Memorial për përvjetorin e vdekjes së Alame Amini
(last modified Sun, 09 Jul 2017 08:36:43 GMT )
Korrik 09, 2017 10:36 Europe/Tirane

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së juristit fetar, historianit, ekspertit të shkencës së hadithit, apologjetikës, komentimit të Kur'anit, shkrimtarit dhe reformatorit të madh të botës islame, Ajetullah Abdulhusejn Tabrizi Naxhafi i njohur me epitetin Alame Amini, kemi përgatitur këtë program special.

Kur të shfletojmë historinë, vërejmë shumë personalitete të cilët kanë luajtur dhe luajnë rol të rëndësishëm në jetën tonë materiale dhe spirituale. Në këtë mes ata të cilët veprojnë në fushën shpirtërore, kanë disa karakteristika të cilat janë bërë shkak që të mbetet i pavdekshëm emri i tyre duke ushtruar ndikim gjithnjë e më shumë në udhëzimin e njerëzve drejt jetës së përhershme. Ajetullah Abdulhusejn Tabrizi Naxhafi i njohur me epitetin AlameAmini, është një prej personaliteteve të tilla. Ai ishte jurist fetar, historian, ekspert i shkencës së hadithit, apologjetikës, komentimit të Kur'anit, ishte shkrimtar dhe reformator i madh i botës islame në 14 shekuj, i cili përveçse ka shkruar shumë vepra të rëndësishme shkencore, ka themeluar edhe bibliotekën "Emir El-Muminin (a.s.)" në qytetin Naxhaf të Irakut, një bibliotekë e cila ka mbi 70 mijë tituj librash.

Ajetullah Abdulhusejn Tabrizi Naxhafi i njohur me epitetin Alame Amini, ka lindur në vitin 1320 hixhri kameri (1902) në qytetin Tabriz të Iranit. Babai i tij ishte Ajetulla Mirza Ahmed Naxhafi, një prej dijetarëve të njohur fetar në qytetin e Tabrizit. Abdul Husejn mësimet e para i mori në shkollën fetare në vendlindjen e tij. Në moshën 15 vjeçare shkoi në qytetin Naxhaf të Irakut dhe në bazë të përpjekjeve të mëdha dhe punës së palodhshme, shumë shpejt arriti në shkallët e larta të jurisprudencës islame. Ai më pas në mënyrë të vazhdueshme ka studiuar dhe punuar në lidhje me çështje të ndryshme të fikhut, apologjetikës (akaidit), komentimit të Kur'anit dhe historisë. Rezultat i këtyre studimeve të thella të tij janë veprat e njohura dhe të çmuara si "Shuhedael-Fadiletu" dhe "El-Ghadirfiel-kitab va el-sunetu va el-edeb". Alame Amini në veprën e tij të parë, ka kryer një punë novatore që para tij nuk kishte arritur ta kryejë askush. Ai duke studiuar burime të vjetra fetare, ka përgatitur një raport shkencor në lidhje me 130 dijetarë dhe figura të shquara të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.) nga shekulli 4 e deri në shekullin 14 hixhri kameri, duke krijuar kështu veprën e tij të njohur "Shuhedael-Fadiletu". Ai për të shkruar këtë vepër, ka kërkuar në të gjitha bibliotekat e Iranit dhe të Irakut duke hulumtuar edhe manuskripte të rralla për tu njohur me jetën e atyre të cilët u martirizuan në rrugën e të vërtetës. Alame Amini këtë punë të madhe e filloi në kohën kur kolonialistët duke organizuar luftërat botërore, synonin të pushtonin, kolonizonin dhe plaçkitin vendet islame. Alame Amini duke shkruar veprën "Shuhedael-Fadiletu", prezantoi figura shëmbëlltyrë të trimërisë, sakrificës dhe flijimit dhe i bëri thirrje të gjithë myslimanëve për të rezistuar kundër kolonializmit.

Alame Amini duke studiuar burime të vjetra fetare, bëri një editim të librit "Kamilel-Zijarat" të Ibn Kuluvije Kumi, një prej figurave të shquara të shkollës shiite, duke ofruar kështu për shoqërinë myslimane tekstin më të vlefshme të lutjeve gjatë vizitës së vendeve të shenjta. AlameAmini, gjithashtu, duke shkruar veprën "Edebel-Zairlimenjemimmuel-Hair" e cila është shpjegim i principeve të vizitës së varrit të Imam Husejnit (a.s.), në realitet ka treguar domethënien e vizitës së vendeve të shenjta. Alame Amini ka shkruar edhe veprën "Themeratuel-Asfar" në dy vëllime e cila është rezultat i studimeve disa vjeçare të tij në fushën e filozofisë islame, ndërsa shkroi shpjegime shtesë edhe mbi veprat "Resail" dhe Mekasib" të ShejkhA'dham Ansari. Ai gjatë veprimtarisë së tij shkencore ka shkruar edhe një libërth (risale) në lidhje me "Qëllimin" (Nijjet)  dhe një risale tjetër rreth degës shkencore të transmetimit të haditheve. Në fushën e komentimit të Kur'anit të shenjtë ai shkroi veprën "Mithakel-Aval" dhe pastaj veprën "Al-Itretuel-Tahiretufiel-Kitabel-Aziz" për të treguar të drejtat e familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në mësimet islame.

Alame Amini jetonte në një periudhë kohore në të cilën ishte shpartalluar Perandoria Osmane. Kjo perandori në kulmin e zhvillimit të saj në shekullin 16 kishte nën sundim territorin e Azisë së Vogël,  shumicën e territoreve të Lindjes së Mesme, një pjesë të konsiderueshme të Afrikës Veriore, pjesën Juglindore të Evropës dhe rajonin e Kaukazit. AlameAmini si një studiues i çështjeve shoqërore, besonte se nuk duhet lejuar shtetet kolonialiste që të bëhen zëvendësuese të Shtetit Islam në vendet islame. Ai për këtë qëllim shkroi veprën "El-Ghadirfiel-Kitab va el-Sunetu va el-Edeb". AlameAmini duke shkruar këtë vepër, ringjalli madhërinë e Ummetit Islam në mendjen e myslimanëve. Ai duke vë në dukje parimin bosht të qeverisjes kur'anore, do të thotë ngjarjen e Ghadirit, i kujtoi shoqërisë islame këtë çështje se nëse do të zbatohej "Parimi i Ghadirit" dhe udhëheqja e Ummetit Islam ashtu siç kishte porositur Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s., kolonialistët e huaj si Anglia kurrë nuk do të guxonin të pushtonin Irakun dhe vendet e tjera islame dhe t'i bënin ato koloni të veta.

Alame Amini gjatë veprimtarisë së tij duke u bazuar në Kur'an dhe në hadithe të Profetit s.a.v.s. dhe gjithashtu duke respektuar standardet e njohjes së zinxhirit transmetues të hadithit dhe kritikës së hadhit, është munduar të mënjanojë mosmarrëveshjet mes sunizmit dhe shiizmit, si dhe duke kritikuar veprat e autorëve si Ibn Tejmije, Alusi, Kusejsi dhe Rashid Rida, synoi të krijojë unitetin dhe vëllazërinë islame në botën myslimane. Alame Amini në një libër me titull "Nakd va Islah", pasi citon transmetimet e pavërteta të këtyre personave gjoja se shkolla shiite nuk i pranon dhe i konsideron armiq disa pasardhës të EhliBejtit (a.s.) si Zejdbin Alibin El-Husejn, shkruan: "Këto gënjeshtra dhe akuza të pabaza mbjellin farën e korrupsionit dhe të armiqësive mes Ummetit Islam dhe e përçajnë shoqërinë myslimane duke krijuar tensioneve dhe janë në kontradiktë të plotë me interesat e myslimanëve". Ai në faqen 268 të këtij libri citon akuzën e Sejed Rashid Rida ndaj shkollës shiite gjoja se "shiizmi gëzohet nga çdo disfatë që pësojnë myslimanët" dhe shkruan: "Shiizmi pa kurrfarë përjashtimi respekton plotësisht personat, gjakun, dinjitetin dhe pasurinë e të gjithë myslimanëve duke përfshirë myslimanët shiitë dhe ata sunitë. Çdo herë kur ka ndodhur ndonjë fatkeqësi për botën islame dhe për myslimanët në çdo rajon, myslimanët shiitë kanë shprehur solidaritet dhe kanë ndarë dhimbjen me myslimanët e tjerë, Shkolla shiite në asnjë mënyrë vëllazërinë islame të cilën e porosit Kur'ani i shenjtë, nuk e kufizon vetëm me myslimanët shiitë. Prandaj në këtë drejtim, nuk konsideron dallim mes myslimanëve shiitë dhe sunitë". AlameAminiduke hulumtuar rreth zinxhirit të hadithit të Ghadirit, gjen si burim 24 libra, 27 muhadith (njohës të haditheve), 14 komentues të Kur'anit dhe shtatë njohës të apologjetikës të cilët kanë transmetuar dhe vlerësuar hadithin e GhadiriKhum. Më pas transmetuesit të hadithit të Ghadirit nga mesi i shokëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i përmend sipas renditjes së shkronjave të alfabetit. Ai përmend 110 shokë të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. të cilët kanë transmetuar hadithin e Ghadirit, si dhe përmend emrat e 84 tabeinëve (gjeneratës së dytë) që kanë transmetuar këtë hadith. Më pas, Alame Amini përmend kategoritë e transmetuesve të hadithit të Ghadirit duke përfshirë dijetarët e shekullit të dytë deri në shekullin e 14-të hixhri kameri, duke renditur emrat e 360 dijetarëve.

Alame Amini 40 vjet të jetës së tij i ka kushtuar shkrimit të kësaj vepre. Ai për të studiuar burimet e ngjarjes së Ghadirit, ka lexuar të gjitha veprat në dorëshkrime (manuskriptat) nëpër biblioteka të Irakut si dhe burimet e botuara. Më pas ai u kthye në Iran ku për një kohë të gjatë studioi burime të vjetra dhe manuskripte të bibliotekave të mëdha. Alame Amini pastaj, ka qëndruar për një kohë edhe në Indi për të studiuar manuskriptet dhe burimet e vjetra të cilat ndodhen në bibliotekat e këtij vendi. Transmetohet se ai gjatë studimit në një bibliotekë të Indisë, shkonte nga mëngjesi dhe nganjëherë thellohej aq shumë në leximin e burimeve dhe manuskripteve të vjetra saqë harronte edhe kalimin e kohës. Njëherë drejtori i bibliotekës pasdite vonë del i fundit nga biblioteka dhe e mbyll derën e saj duke harruar se Alame Amini ndodhet akoma brenda bibliotekës. Të nesërmen në mëngjes kur të kthehet në bibliotekë dhe e shikon atë brenda duke lexuar, e pyet: "Ju kur keni ardhur në bibliotekë?" Alame Amini përgjigjet: "Që nga dje kur ju më mbyllët këtu në bibliotekë!".

Alame Aminis pas Indisë, ka shkuar në Siri ku ka vazhduar studimin e burimeve të vjetra në bibliotekat e Damaskut dhe Alepos, ndërsa pastaj ka shkuar për një kohë edhe në Turqi për të njëjtin qëllim. Alame Amini gjatë kësaj rrugë studimore, ka lexuar dhe studiuar burimet më të vjetra dhe më të çmuara në lidhje me temat që ai kërkonte. Ai vetë në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Unë për të shkruar veprën El-Ghadir, mbi 10 mijë libra i kam lexuar nga faqja e parë deri në të fundit, ndërsa janë referuar në mënyrë të vazhdueshme në mbi 100 mijë libra dhe burime të tjera".

Në fund çdo studiues shkencëtar që ka lexuar veprën El-Ghadir edhe nëse ka lexuar vetëm një pjesë të saj, nuk e ka lënë pa shkruara disa rreshta në vlerësimin e personalitetit dhe punës së Alame Amini. Për shembull Muhamed Ghulab, filozof egjiptian dhe profesor në Universitetin e Az'harit, në lidhje me veprën El-Ghadir, thotë: "Vepra e juaj El-Ghadir më ka ardhur në dorë në një kohë shumë të duhur, sepse unë aktualisht jam duke hulumtuar dhe shkruar në lidhje me disa çështje islame. Prandaj për mua është me rëndësi që parimet themelore dhe idetë e drejta të shkollës shiite të më paraqiten në mënyrën më të qartë dhe të dokumentuar".Shejkh Muhamed Sa'id Dahduh, një studiues i njohur i çështjeve fetare në Alepo të Sirisë, në lidhje me këtë vepër shkruan: "Ishte një nevojë e madhe për shkrimin e një vepre të tillë në mënyrë që të njihemi me të vërteta të rëndësishme për t'i ndërtojmë nga fillimi bazat e mendimeve dhe bindjeve tona në bazë të dokumenteve të besueshme duke u njohur me të vërtetat e ngjarjeve". Profesor Alaudin Kharufe, një prej dijetarëve të Universitetit të Az'harit të Egjiptit, shkruan: "Unë kamë patur interesim të madh për tu njohur me parimet e shkollës shiite, prandaj me leximin e këtyre 6 vëllimeve të veprës El-Gadir, kam gjetur një ndihmë të madhe në njohjen e të vërtetave". Një tjetër dijetar sunit shkruan: "Unë duke lexuar veprën e çmuar El-Ghadir, e kuptova se deri më tani kam kaluara jetën duke lexuar materiale të kota në lidhje me çështjet që ju keni trajtuar në këtë vepër dhe vetëm me leximin e kësaj vepre e kuptova që kam akuzuar kot dhe pabazë myslimanët shiitë për idhujtari dhe mosbesim!...".Muhamed Abdulghani Hasan Misri, dijetar sunit, gjithashtu ka thurur në poezi në lidhje me atë. Ai në këtë poezi e lut Zotin e madhëruar që ta shpërblejë Alame Amini për mbrojtjen e mirë ndaj ngjarjes së Ghadirit. Alame Amini pas një jete të zellshme dhe frytdhënëse, në mesditën e së premtes më 12 tir 1349 sipas kalendarit iranian që përkon me 28 rabi'uel-thani të vitit 1390 hixhri kameri, vdiq në moshën 68 vjeçare në Teheran dhe kufoma e tij u varros në bibliotekën "Emir El-Muminin (a.s.)" në qytetin Naxhaf të Irakut.

 

Tags