Irani dhe konventat ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i56422-irani_dhe_konventat_ndërkombëtare
Terrorizmi është padyshim një nga shqetësimet më të rëndësishme globale. Kjo është për shkak se përdorimi i mjetit të terrorizmit është duke u bërë një problem i madh global. Fatkeqësisht, shumë nga ngjarjet tronditëse që ndodhin çdo ditë në pjesë të ndryshme të botës nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit janë rezultat i kësaj dyfytyrësie dhe e fshehjes së objektivave politike nën maskën e luftës kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Gusht 01, 2017 05:10 Europe/Tirane

Terrorizmi është padyshim një nga shqetësimet më të rëndësishme globale. Kjo është për shkak se përdorimi i mjetit të terrorizmit është duke u bërë një problem i madh global. Fatkeqësisht, shumë nga ngjarjet tronditëse që ndodhin çdo ditë në pjesë të ndryshme të botës nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit janë rezultat i kësaj dyfytyrësie dhe e fshehjes së objektivave politike nën maskën e luftës kundër terrorizmit.

Ka dy pyetje themelore në këtë drejtim. Para së gjithash, sfida kryesore e luftimit të terrorizmit vjen nga mungesa e detyrimeve ndërkombëtare dhe angazhimeve që kanë çuar në përhapjen terrorizmit në botë, apo ka sfida të tjera që pengojnë zbatimin e konventave ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit. Gjetja e përgjigjeve për këto dy pyetje është temë për të cilën do të flasim në 3 pjesë të këtij programi. Gjatë programit, ne do të diskutojmë mbi konventat ndërkombëtare mbi luftën kundër terrorizmit dhe rolin e Iranit në këtë fushë.

Në epokën bashkëkohore dhe në epokën e globalizimit, bota është e përmbytur me flukse të pa frenuara të akteve terroriste që kërcënojnë jetën e njeriut dhe privojnë qeniet njerëzore nga të drejtat dhe liritë themelore të tyre dhe rrezikojnë marrëdhënie miqësore midis qeverive, si dhe vënë në rrezik integritetin territorial dhe sigurinë e shtetit. Sot, terroristët janë bërë aktorë ndërkombëtarë, ku asnjë rajon, shtet, komb ose person, nuk janë të sigurt përballë veprimeve të tyre. Ndërkohë, përkufizimi i terrorizmit asnjëherë nuk ka qenë i njëjtë. Ndoshta kjo shumëllojshmëri ka penguar një luftë serioze kundër terrorizmit dhe dhunës.

Në këtë cikël të rrezikshëm, terrorizmi nga një kërcënim kombëtar është kthyer në kërcënim ndërkombëtar dhe global. Terroristët trajnohen, komandohen, marrin armë dhe strehohen pas kryerjes së një vepre penale. Shumë shembuj të kësaj dyfytyrësie mund të shihen në pjesë të ndryshme të botës. Shitja e një sërë armësh të ndaluara nga perëndimi për të regjimet mbështetëse të terrorizmit, si Arabia Saudite dhe Izraeli dhe operacionet e tyre në Siri, Jemen dhe Irak, Afganistan, të cilat deri më tani kanë rezultuar me vdekjen e mijëra grave dhe fëmijëve të pafajshëm, janë shembuj të qartë të këtij trendi. Kështu, me një vështrim më të thellë në këtë çështje, mund të shihet se në kulturën politike perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, mbështetja e grupeve terroriste është bërë një mjet për të arritur qëllimet e tyre të caktuara.

Natyrisht, terrorizmi dhe dhuna sot janë problemi i të gjitha qenieve njerëzore dhe qytetërimeve njerëzore, progresit dhe zhvillimit. Në epokën e globalizimit dhe të teknologjisë, aktet terroriste nuk kufizohen më në kufijtë kombëtarë ose rajonalë. Trendi në rritje i udhëtimeve ajrore, revolucioni i komunikimit, ekonomia globale private dhe bota pa kufij në të cilën jetojmë, kanë krijuar kushte që mund të shfrytëzohen nga terroristët. Terroristët, me ndihmën e aleatëve transatlantikë dhe komunikacioneve dhe rrjeteve financiare, mund të organizojnë dhe zbatojnë veprimet e tyre terroriste pothuajse kudo. Terroristët gjithashtu kanë përparuar në përputhje me procesin e globalizimit, por ata kurrë nuk e shohin veten zbatues të nromave dhe dispozitave ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, sipas statistikave, vetëm grupi terrorist ISIS në vitin 2016 ka kryer 1141 operacione kamikaze (që janë 95 operacione në muaj) në pjesë të ndryshme të botës. Gjithashtu, sipas dokumenteve, 30,000 terroristë të huaj nga 100 vende kanë shkuar në Siri dhe Irak, ku janë angazhuar në akte destruktive.

Në këtë mënyrë mund të thuhet se sot, ekstremizmi dhe dhuna nuk njohin kufij dhe nuk kufizohen brenda kufijve të një vendi. Sot, terrorizmi dhe dhuna janë problem i të gjithë njerëzimit dhe ato janë pengesë e qytetërimit, përparimit dhe rehatisë njerëzore. Prandaj, lufta kundër terrorizmit kërkon një vendosmëri kombëtare dhe universale. Një luftë që duhet të bëhet pa diskriminim, pavarësisht dallimeve etnike, fetare ose fetare, pa motive të caktuara dhe pa paragjykime.

Mirëpo veprimtaria e perëndimit në fushën e luftës kundër terrorizmit, pavarësisht se vetë perëndimi është dëmtuar dhe kërcënuar nga terrorizmi, është tregues i kundërthënieve të qarta. Fjalët dhe veprimet e shumicës së vendeve perëndimore përfaqësojnë një lloj ndarje që ballafaqohet me dykuptimësi serioze. Kjo situatë sugjeron që lufta kundër terrorizmit është e rëndësishme në Perëndim. Por pretenduesit e luftës kundër terrorizmit, duke fshehur fytyrën e tyre të vërtetë dhe duke akuzuar të tjerët për mbështetjen e terrorizmit, po përpiqen të tregojnë veten si një anije në luftën kundër terrorizmit. Ky trend është në kundërshtim me pritjet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me luftën kundër terrorizmit dhe kërkesat reale në këtë drejtim.

Si shembull, mund të përmendim veprimet e perëndimit në rajonin e Lindjes së Mesme. Disa vende në rajon, me anë të ndërhyrjeve të huaja gjatë tre dekadave të fundit, e kanë kthyer perëndimin e Azisë në qendër të tensioneve. Këto ndërhyrje kanë shkaktuar destabilitet në rajon dhe rritjen e rrymave terroriste. Ndërkohë është e nevojshme që të gjitha vendet të punojnë në luftën kundër terrorizmit. Në këtë drejtim, në dekadat e fundit Republika Islamike e Iranit ka filluar një luftë masive kundër terrorizmit. Sipas një raporti të titulluar Indeksi Global i Terrorizmit, renditja e Iranit në lidhje me përballjen me kërcënimet nga terrorizmi, e cila vitin e kaluar ishte 39, tani është përmirësuar në 47. Një përmirësim i tillë është tregues i seriozitetit të Iranit në rritjen e sigurisë së vendit dhe luftimin e terrorizmit.

Në këtë fushë, mbi të gjitha nga Kombet e Bashkuara pritet të përdorë të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat e saj ndërkombëtare. Struktura e parë e OKB që ka për detyrë që të merret me luftën kundër terrorizmit është Këshilli i Sigurimit. Këshilli i Sigurimit ka nxjerrë në mënyrë specifike disa rezoluta për të luftuar terrorizmin. Midis tyre janë rezolutat 1267, 1373, 2178 dhe 2179. Midis këtyre rezolutave, Rezoluta 1373 ka rëndësi të veçantë. Rezoluta në fjalë përcakton një regjim të veçantë në luftën kundër terrorizmit. Në bazë të këtij regjimi, ne mund të trajtojmë terrorizmin e organizuar në tre mënyra:

Konfiskimi i kapitaleve të terroristëve

Ndalimi i sigurimit të armëve për terroristët

Ndalimi i qarkullimit dhe udhëtimit të terroristëve.