Një delegacion bektashian arrin në Teheran
Një delegacion i kryegjyshatës botërore ka arritur në Teheran për të marrë pjesë në festivalin e 15-të ndërkombëtar të imam Rezait (as).
Muhamed’taki Bakhtiari, përgjegjësi i përkohshëm i konsullatës kulturore të ambasadës iraniane ne Tiranë, njoftoi se delegacioni i Kryegjyshatës Bektashiane të Shqipërisë, është nisur dje i kryesuar nga Baba Sadik Ibrokodheli. Ai shoqërohet nga Gazmend Shara dervishi i zonave jugore të Shqipërisë dhe nga Ledio Demolli përgjegjës për tarikatet alavi në konsullatën kulturore të Iranit. Përpara nisjes nga aeroporti Nënë Tereza, Baba Sadiku tha se duke vizituar mauzoleun e imam Rezait (as) ai plotëson një nga dëshirat dhe ëndrrat e tij. Z. Bakhtiari lidhur me programin e vizitës së delegacioni bektashian në Iran, shpresoi që kjo vizitë do të shërbejë për të gjithë dashamirësit e Ehli Bejtit në Shqipëri dhe do të ndikojë në thellimin e marrëdhënieve mes konsullatës kulturore të Iranit në Tiranë dhe Kryegjyshatës Bektashiane. Në festivalin ndërkombëtar imam Rezai(as) organizohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe shkencore dhe çdo vit organizohet nga data e ditëlindjes së hazretit Masume (as) deri në datën e lindjes së imam Rezait(as). Ky evenimet organizohet nga provinca Ilam për 9 vite me radhë.