Ndërhyrja e Amerikës në grushtin e shtetit të 19 gushtit 1953
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i57994-ndërhyrja_e_amerikës_në_grushtin_e_shtetit_të_19_gushtit_1953
Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, SHBA- ja gjithmonë ka pasur sjellje armiqësore dhe agresive kundër Iranit. Ngjarja e 19 gushtit 1953 (28 Mordadit 1332) gjithashtu është ndërhyrjen direkte dhe e hapur e dy qeverive të huaja për të rrëzuar një qeveri kombëtare në Iran e cila u njoh si grushti i shtetit 28 Mordadit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2017 07:39 Europe/Tirane

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, SHBA- ja gjithmonë ka pasur sjellje armiqësore dhe agresive kundër Iranit. Ngjarja e 19 gushtit 1953 (28 Mordadit 1332) gjithashtu është ndërhyrjen direkte dhe e hapur e dy qeverive të huaja për të rrëzuar një qeveri kombëtare në Iran e cila u njoh si grushti i shtetit 28 Mordadit.

Cilat ishin qëllimet e kësaj ndërhyrjeje?

Dokumentet historike tregojnë se dr. Mossadegh ishte kryeministri legjitim i cili u bë kryeministër pas një sërë ngjarjesh politike në Iran. Veprimet e qeverisë së Mossadegh ishin një pikë kthese në Iran dhe shtetëzimi i industrisë së naftës nën kryeministrinë e tij sfidoi interesat dërrmuese të fuqive ndërhyrëse në Iran.

Christian Science Monitor në kohën e rënies së qeverisë së kryeministrit Mossadegh shkroi:

"Pa dyshim, nëse qeveria e Mossadegh nuk do të binte, brenda dy muajve të ardhshëm qeveria britanike do të rrëzohej dhe qeveria e ardhshme do të detyrohej të demonstronte më shumë fleksibilitet me qeverinë e Mossadegh për të zgjidhur problemin e naftës iraniane në një formë njerëzore dhe mënyrë miqësore dhe në këtë mënyrë Anglia të çlirohej nga bllokada e krijuar”.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kishin objektivat e veta në përfshirjen e drejtpërdrejtë në grushtin e shtetit të 28 Mordadit. "Shpesh është thënë se motivi kryesor i grushtit ishte se SHBA gjithashtu donin që kompanitë amerikane të naftës të merrnin një pjesë të prodhimit të naftës së Iranit".

Por të tjerë, e justifikojnë sjelljen e Amerikës në këtë grusht shteti, si përpjekje parandaluese e politikanëve amerikanë nga frika e rrezikut që komunistët të vinin në pushtet në Iran. Që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara e konsideruan Iranin si një aleat të rëndësishëm për Perëndimin për shkak të pozicionit strategjik të iranit midis Bashkimit Sovjetik dhe fushave të naftës në Gjirin Persik. Eisenhower, presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka thënë: "Qeveria e SHBA do të ndërmarrë hapa për të parandaluar zhvillimin e ndikimit komunist në vendet aziatike, përfshirë Iranin dhe për ta bërë këtë ka disa plane. Herët a vonë, mënyra e infiltrimit të komunizmit në Azi duhet të bllokohet. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë. "

Me këtë qasje në qershor të vitit 1951, udhëheqësit e partisë konservatore Winston Churchill dhe Anthony Eiden i sugjeruan Ministrisë së Jashtme britanike se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara bashkërisht t’i bënë thirrje Shahut që të shkarkonte Mossadeghun dhe ky propozim nënkuptonte zbatimin e një grushti shteti. Kermit Roosevelt ka thënë: "Grushti i shtetit në Irani ishte operacioni i parë sekret kundër një qeverie të huaj të hartuar nga CIA gjatë muajve të fundit të pushtetit të Trumanit".

Historiani amerikan, David Peter, përshkruan implikimet e SHBA në çështjet e brendshme të Iranit, veçanërisht në grushtin 28 Mordadit dhe thotë: "Kostoja e ndërhyrjes në Iran për ne u bë shumë e shtrenjtë. Nevoja për të shoqëruar kompanitë amerikane të naftës, e futën SHBA në procesin e ndërhyrjeve në Iran dhe pasoja e saj ishte shkelja e parimit të mos ndërhyrjes në çështjet e brendshme të vendeve të tjera”.

Kongresmeni demokrat Bernie Sanders në një intervistë me rrjetin CNN mbi ndërhyrjen e SHBA në grushtin e shtetit të 28 Mordadit në Iran ka thënë: "Përmbysja e kryeministrit Mossadegh gjatë kryeministrit i zgjedhur në një proces demokratik në Iran ishte një fatkeqësi. Pika kryesore në vërejtjet e mia është se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përpiqen të përmbysin qeveritë ... Sipas mendimit tim, përmbysja kryeministrit të zgjedhur me një proces demokratik në Iran ishte një katastrofë. Prandaj unë nuk mendoj se Amerika nga aspekti juridik apo moral ka të drejtë të përmbysë qeveritë dhe këto përpjekje zakonisht kanë pasur rezultat të ndërsjellë dhe kanë shkaktuar paqëndrueshmëri të shumta në rajone të ndryshme".

Doktrina e Shteteve të Bashkuara pas fitores së Revolucionit Islamik, vazhdoi objektivin e përmbysjes së Republikës Islamike të Iranit. Veprimet agresive të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe ngjarjen në Tabas, që ishte grusht shteti, gjithmonë ka dështuar. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë plane për të mposhtur Revolucionin Islamik. Me ardhjen e neo-konservatorëve, ndryshimi i regjimit në Iran u vendos në axhendën e administratës së George Bush dhe ndryshimi i Republikës Islamike të Iranit qartazi u bë një nga qëllimet kryesore të strategjisë së George W. Bushit në Lindjen e Mesme. Disa funksionarë amerikanë, të cilët ishin më të fokusuar në Departamentin e Shtetit, sipas teorisë së luftës së butë, besonin se Republika Islamike e Iranit mund të rrëzohej nëpërmjet mjeteve sociale siç është revolucioni kadife, forcimi dhe zgjerimi i forcave të brendshme kundër regjimit dhe presionet ekonomike.  Disa të tjerë duke përfshirë zëvendës presidentin Dick Cheney, besojnë se nuk ka alternativë tjetër për rrëzimin e shtetit në Iran përveç përdorimit të ofensivës ushtarake, sipas teorisë së luftës reale.

Me ardhjen në pushtet të demokratëve në zgjedhjet presidenciale dhe me fitoren e presidentit Obama, i cili në kohën e zgjedhjeve theksoi sloganin e ndryshimit në politikën e brendshme dhe të jashtme të Amerikës, Uashingtoni në trajtimin e Iranit përdori fuqinë e butë. Në fakt, kryqëzimi i mendimeve të teoricienëve neoliberal, veçanërisht shpikësit të teorisë së fuqisë së butë, Joseph Nye, e përshpejtoi këtë proces. Në teorinë e tij, Joseph Nye ka prezantuar fuqinë inteligjente si një kombinim i fuqisë së fortë dhe fuqisë së butë. Në kuadër të kësaj strategjie,  u bënë përpjekje për të krijuar një ndasi ndërmjet shtetit dhe kombit në Iran me qëllim që të krijohen kushtet për shfaqjen e revolucioneve të buta të stilit të revolucioneve me ngjyra. Këto ishin pjesë e strategjisë amerikane kundër Iranit në projektin e rrëzimit të shtetit me fuqinë e butë.

Megjithatë, me ardhjen e Trump në pushtet, armiqësitë kundër Iranit u futën në një qark të ri, elementet kryesorë të të cilit janë sanksionet dhe kërcënimi i përdorimit të opsionit ushtarak. Si përfundim, politikat anti-iraniane që nga grushti i shtetit të 28 Mordadit e deri tani mund të klasifikohen në tre nivele:

1. Niveli i parë i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në Iran me qëllimet politike dhe ekonomike ishte të formonte gjendjen e dëshiruar prej Shteteve të Bashkuara në Iran. Grushti i shtetit i 28 Mordadit ishte një veprim konkret në këtë aspekt.

2. Niveli i dytë i analizës së qëndrimeve politike të SHBA ndaj Iranit fokusohet në qëllimet rajonale. Këto qëllime u bënë më të rëndësishme, veçanërisht pas epokës së Luftës së Ftohtë.

3. Ndërsa niveli i tretë i analizës së politikave ndërhyrëse dhe armiqësitë e drejtpërdrejta të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, është sjellja në nivel ndërkombëtar në çështje të tilla si çështja bërthamore dhe fobia nga Irani me qëllim izolimin e Iranit.

Ngjarja e 28 Mordadit, përveç objektivave politike të projektuesve të grushtit të shtetit, zbuloi edhe natyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara ndaj popullit iranian dhe herë pas here është parë si një moment historik në ndërhyrjen e huaj në Iran. Dokumentet e këtij grushti shtypi që shumë vite më vonë u zbuluan nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike nën emrin e dokumenteve të klasifikuara, treguan se si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, me qëllimet e planifikuara për të mbizotëruar Iranin, ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë grusht shteti. Sipas pohimeve të vetë Amerikës, e cila u pasqyrua në dokumentet e botuara nga CIA dhe Departamenti i Shtetit i SHBA në qershor 2000, përfaqësuesit e shërbimit britanik të sigurisë propozuan rrëzimin e qeverisë së Mossadegh dhe zëvendësimin e tij me një qeveri plotësisht të varur nga CIA-s, propozim që mori përgjigjen pozitive të amerikanëve në mars të vitit 1952.

Dokumentet që janë klasifikuar dhe mbrojtur për 64 vjet tani flasin për të kaluarën.

Fakti është se Shtetet e Bashkuara, ndërhyrjen në Iran prej vitesh e kishin konsideruar të drejtën e tyre dhe për këtë nuk e pranonin prirjet e popullit iranian për pavarësi. Kur Revolucioni Islamik i Iranit arriti fitoren, dora e Amerikës u shkëput nga Irani, mirëpo ajo nisi një raund tjetër me veprime dashakeqe dhe komplote kundër kombit e Iranit me qëllim që të sfidojë Republikën Islamike të Iranit.

Ish presidenti amerikan Barack Obama dy herë ka pranuar në mënyrë të qartë rolin e Shteteve të Bashkuara në grushtin e shtetit të 28 Mordadit 1332 në Iran, që çoi në rrëzimin e qeverisë kombëtare të dr. Mossadegh dhe konsolidimin e kompetencave të Shahut gjatë 25 viteve të ardhshme. Ai e përmendi këtë çështje një herë në 2009 në një fjalim të tij në Universitetin e Kajros dhe e përsëriti atë në një tjetër fjalimin të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2013.

Obama gjithashtu iu referua grushtit të shtetit të 28 Mordadit në librin e tij "Guximi i Shpresës", i shkruar në vitin 2006 dhe në kohën kur ai ishte senator ai ka përmendur rolin e Amerikës në grushtin e shtetit në Iran. Ai këtë fakt e cilësoi tregues i ndërhyrjes së tepruar të qeverisë amerikane në punët e brendshme të të tjerëve dhe të krijimit të aleancës së Amerikës me vendet e kryesuara nga një burrështeti i fuqishëm.

Ngjarja e 28 Mordadit, nga të gjitha këndvështrimet, është një dëshmi dokumentare e skandalit të Amerikës dhe në të njëjtën kohë është një nga mësimet historike të Iranit për të kuptuar natyrën e vërtetë të Amerikës, i cili gjithmonë i thotë kombit iranian: Se kurrë nuk i duhet besuar Amerikës.