Dosja e sanksioneve Amerikane kundër Iranit
Në dy emisionet e kaluara folëm mbi mënyrën e formimit të sanksioneve të qeverisë Amerikane kundër Iranit. Sanksionet e para u vunë pas marrjes së ambasadës Amerikane në Teheran dhe pas akuzave të Uashingtonit kundër Iranit për gjoja mbështetjen e terrorizmit, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kundërshtimin e procesit të ashtuquajtur të paqes në Lindjen e Mesme.
Përveç kësaj thamë se pas dështimit të Irakut në përpjekjet për të pushtuar Kuvajtin, qeveria e atëhershme Amerikane ndërmori politikën e bllokimit të dyanshëm të Iranit dhe nisi vendosjen e sanksioneve të reja apo sanksioneve sekondare. Në bazë të këtyre sanksioneve, ndëshkohej çdo kompani Amerikane dhe jo amerikane e cila investonte në industrinë e naftës së Iranit. Ky vendim ngjalli reagime në të gjitha vendet e botës dhe sidomos reagimin e partnerëve tregtarë të Uashingtonit në Evropë. Në këtë emision do të njihemi me një tjetër fazë të sanksioneve Amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit. Ideja e sanksioneve të reja kundër Iranit, lindi njëkohësisht me sulmin ushtarak të Amerikës kundër Sadamit dhe me planin për Lindjen e Mesme të Madhe. Mirëpo realizimi i kësaj teorie, ishte i pamundur nëse Irani nuk gjunjëzohej. Për këtë u hartua një skenar i ri me qëllim që Irani të prezantohej si vetmi faktor destabilizues i rajonit dhe si kërcënimi më i madh i sigurisë botërore. Për zbatimin e këtij skenari, Amerika përdori grupin terrorist MEK ( Organizata Moxhahedin-e-Khalk), të cilët pretendonin se Irani në qendrën e tij të fshehtë Natanz po mundohet të prodhojë bombën atomike. Edhe pse ky pretendim u hodh poshtë nga ana e Iranit, mirëpo aparati propagandues i perëndimit nisi një fushatë të gjerë kundër Iranit dhe në këtë mënyrë arriti të bindë Këshillin e Sigurimit që të nxjerrë një rezolutë sanksionuese kundër Iranit. Deri në atë kohë sanksionet e vendosura nga Amerika, mbështeteshin vetëm nga disa aleatë të ngushtë të Uashingtonit, mirëpo pas rezolutës së KS të OKB këto sanksione dhe dosja bërthamore e Iranit mori karakter botëror. Sigurisht që përpara kësaj Iranit për të vërtetuar karakterin paqësor të programit të tij bërthamor, ka negociuar dhe biseduar me tre vende evropiane d.m.th. Gjermaninë, Francën dhe Britaninë. Në këto bisedime Irani dakord për zbatimin vullnetar të protokollit shtesë të traktatit NPT. Me këtë vendim u ul disi polemika e krijuar nga ish qeveria amerikane e kryesuar nga Xhorxh Bushi. Por duke qenë se Amerikanët mundoheshin të gjunjëzonin Iranin për të realizuar planin e tyre të Lindjes së Mesme të Madhe, akordi i arritur mes Iranit dhe tre vendeve evropiane, akord i quajtur Saad Abad, u hodh poshtë dhe nuk u pranua. Pas presioneve të shumta të Amerikës, pala evropiane që kishte arritur akord me Iranin, nuk zbatoi angazhimet e saj dhe Teherani për të mbrojtur të drejtën e tij bërthamore u detyrua të aktivizojë centrifugat për prodhimin e karburantit atomik. Ky vendim u dha shkas perëndimorëve që në vitin 2006 dosjen bërthamore të Iranit ta nxjerrin nga ANEA dhe ta fusin si çështje të KS të OKB. Që nga koha e futjes së dosjes së Iranit në KS të OKB në vitin 2006 e deri në kohën e arritjes së marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 në vitin 2013, KS i OKB nxori 6 rezoluta kundër Republikës Islamike të Iranit. Rezoluta e miratuar nga ky këshill janë rezoluta 1696 e vitit 2006, 1737 e vitit 2006, 1747 e vitit 2007, 1803 e vitit 2008, 1835 e vitit 2008 dhe rezoluta 1929 e vitit 2010. Të gjitha këto rezoluta u miratuan në kuadër të kapitullit shtatë të kartës së OKB gjë e cila lejonte anëtarët e këshillit që me pretekstin e përballjes me rrezikun e sigurisë botërore të marrin masa ndëshkuese si vendosja e sanksioneve. Sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit, nisën të zbatohen që në rezolutën e tretë të KS të OKB. Në fillim u vendosën sanksione vetëm kundër aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe kompanive të lidhur me këto aktivitete, mirëpo me kalimin e kohës dhe pas përpjekjeve të shumta të Amerikanëve, perimetri i sanksioneve u zgjerua dhe përfshirë shumë sektorë të ekonomisë Iraniane si bankat, kompanitë e sigurimit, kompanitë e transportit dhe ato të shitjes së naftës. Edhe shitja e produkteve ushqimore dhe farmaceutike të cilat ishin përjashtuar nga sanksionet e KS të OKB, për shkak se bankat e huaja nuk pranonin të kryenin transaksione bankare me palën Iraniane, u ndikuan nga sanksionet e përgjithshme. Amerikanët këto sanksione i kanë quajtur sanksionet më të gjera në histori dhe Hillari Klinton, ish sekretare amerikane e shtetit duke i cilësuar sanksionet kundër Iranit si sanksione inteligjente deklaroi se ky veprim do të thyejë kurrizin ekonomik të Iranit. Njëkohësisht me zgjerimin e perimetrit të sanksioneve kundër Iranit, aktiviteti paqësor i këtij vendi u zgjerua. Numri i centrifugave në Iran nga 1 mijë që ishte para sanksioneve arriti në 20 mijë në kulmin e sanksioneve. Gjithashtu Irani u fut në fazën e prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradën 20% i cili ishte karburant i nevojshëm për reaktorin hulumtues të Teheranin dhe për prodhimin e radiomedikamenteve. Ky sukses i Iranit tregoi se politika sanksionuese e perëndimit e kryesuar nga Amerika, nuk kishte asnjë efekt. Megjithatë Amerikanët vazhduan politikën e tyre të shtimit të presioneve. Ata për të justifikuar veprimet e tyre u mbështetën tek sanksionet e KS të OKB. Megjithatë rrethanat e mëtejshme treguan se presionet e Amerikës dhe të disa vendeve të tjera të botës, nuk ndikuan në programin paqësor bërthamor të Iranit. Për të realizuar qëllimet e tij Uashingtoni ushtroi presion ndaj vendeve të tjera duke u imponuar atyre vetëm dy rrugë ose të ndërprisnin plotësisht bashkëpunimin e tyre ekonomik me Iranin ose do të largoheshin nga sistemi financiar i Amerikës. Si rezultat shumë vende dhe kompani të huaja që kishin bashkëpunim me Iranin për shkak të shqetësimit nga ndëshkimet e palës amerikane, morën vendim që të largohen nga tregu i madh i Iranit. Në këtë mes disa vende aziatike të cilat kishin leje për të blerë naftë nga Irani, u detyruan që një herë në 6 muaj të ulin nivelin e importit të tyre nga Irani dhe në fund sasinë e blerjes së naftës nga Irani ta çojnë në nivelin zero. Amerikanët pas sanksionimit të bankës Qendrore të Iranit dhe ndalimit të transaksioneve me monedhën Rial, monedha kombëtare e Iranit, veprim që në historinë ekonomike të botës është i pashoq, pengoi Iranian që të shfrytëzonte të ardhurat e tij nga shitja e naftës dhe që ishin depozituar jashtë vendit. Përveç kësaj Amerika ndaloi Bashkimin Evropian që të kryejë transaksione në euro dhe më pas ndërpreu sistemin SWIFT për Iranian. Në kohën kur në nivel botëror Amerika është munduar të zbatojë rezolutat e KS të OKB dhe sanksionet kundër Iranit, ajo brenda saj ka shtuar numrin e sanksioneve të vendosura kundër Teheranit. Pash në janar të vitit 2010 mirëpo ligjin për sanksione, përgjigje dhe për mos-investim në Iran. Me anë të këtij ligji u shtuan presionet e mëparshme të ligjit për sanksione kundër Iranit dhe Libisë të vitit 1996. Ky ligj preku më shumë persona që ishin të lidhur me aktivitetet bërthamore dhe të blerjes së benzinës jashtë Iranit. Amerika shpresonte se pas sanksioneve kundër industrisë së naftës dhe bankës Qendrore, ajo do të mund të pengonte shitjen e benzinës për Iranin me qëllim që të ushtronte sa më shumë presione ndaj Teheranit. Gjatë kësaj periudhe, përveç sanksioneve Amerika ndërmori edhe disa veprime jo ekonomike që treguan se Uashingtoni nuk kursen asnjë veprim për të bllokuar dhe ndërprerë programin bërthamor të Iranit. Në vitin 2006, një gjykatë federale në Amerikë, dha urdhër për të konfiskuar një prej koleksioneve më të madh të kompleksit Poltroni Xhamshid i Iranit, në interes të regjimit sionist. Edhe pse kompanitë Microsoft dhe Yahoo deklaruan se do ta nxjerrin Iranin nga lista e vendeve që marrin shërbime nga këto kompani, mirëpo ashtu siç u tha edhe më herët, këto veprime nuk arritën të bllokojnë vullnetin e qeverisë dhe popullit Iranian për të shfrytëzuar të drejtën bërthamore të garantuar nga kuadri juridik ndërkombëtar. Më në fund Barack Obama, ish president i Amerikës pas disa kontakteve me autoritetet e larta të Republikës Islamike të Iranit, pranoi se Amerika do të respektojë të drejtën bërthamore të Iranit. Pas kësaj ai mori rrugën e reformimit të sjelljeve të kaluara dhe krijoi kushtet për arritjen e marrëveshjes bërthamore. Në negociatat e zhvilluara në Gjenevë, Irani dhe grupi 5+1 u ra dakord që deri në arritjen e marrëveshjes, Amerika dhe aleatët e saj të ndalojnë procesin e nxjerrjes së rezolutave të reja nga KS i OKB. Në emisionin e ardhshëm do të njihemi mbi gjendjen e sanksioneve amerikane gjatë procesit të negociatave bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1, negociata që përfunduan me nxjerrjen e programit të përbashkët të veprimit.