Takimi trepalësh në Iran, takim me objektiva rajonale dhe ndërkombëtare
Teherani, kryeqyteti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën u bë pika qendrore për samitin e Iranit, Rusisë dhe Republikës së Azerbajxhanit. Samiti njëditor u përqendrua në një sërë çështjesh, duke përfshirë çështje bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe ndërveprimet më të fundit mes Iranit, Rusisë dhe Republikës së Azerbajxhanit, si dhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit.
Ky samit u vlerësua nga shumë media dhe qarqe politike dhe analitike të cilat nga aspekte të ndryshme atë e cilësuan takimi të nivelit strategjik. Takimi i Teheranit ishte takimi i dytë i përbashkët i presidentëve të të tre vendeve, i cili në gushtin e kaluar u mbajt në Baku. Në intervalin midis këtyre dy takimeve, zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në rajon dhe shumë situata të sigurisë kanë ndryshuar në luftën kundër ISIS në Irak dhe Siri.
Nga njëra anë, me ardhjen e Trump si president i Shteteve të Bashkuara, tensionet janë shfaqur në çështjet ndërkombëtare dhe atmosfera pozitive pas marrëveshjes bërthamore u kërcënua nga Uashingtoni. Por përkundër kësaj atmosfere të tensionuar, roli i Iranit në kontributin ndaj stabilitetit dhe sigurisë në rajon është bërë më i gjallë dhe bisedimet e shtata të Astanasë janë mbajtur me rezultate më shpresëdhënëse për të ndihmuar në vendosjen e paqes në Siri. Tani, përpjekjet e përbashkëta të Iranit dhe Rusisë si mekanizmi më i rëndësishëm i paqes, kanë hapur rrugën për popullin sirian dhe ato janë mbështetur nga faktori rajonal dhe ndërkombëtar.
Qëndrimi vendimtar i Rusisë në mbështetje të marrëveshjes bërthamore dhe konfirmimi i respektimit të plotë të angazhimeve të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje është një çështje tjetër e rëndësishme që në të njëjtën kohë me mbajtjen e takimit të Teheranit, tërhoqi vëmendjen e të interesuarve. Fjalimet e Presidentit rus gjatë takimit me liderin suprem të Revolucionit Islamik e kanë dyfishuar këtë vëmendje. Vladimir Putin, në takimin me liderin suprem të Revolucionit Islamik, përsëriti mbështetjen e Moskës për marrëveshjen bërthamore dhe tha se "Moska konsideron se ndryshimi në parimet bazë të ANEA është i padrejtë dhe kundërshton lidhjen e programit bërthamor të Iranit me çështje të tjera, duke përfshirë çështjet mbrojtëse. "
Në këtë takim, lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei bashkëpunimin për të përballuar sanksionet kundër Iranit dhe Rusisë i cilësoi të dobishme dhe pasi konfirmoi deklaratën e presidentit rus mbi nevojën e respektimit të traktateve shumëpalëshe, tha: Amerikanët, për fat të keq, vazhdojnë rebelimin e tyre dhe duke mbështetur në arsyetimin dhe logjikë, në formë të drejtë duhet të përballemi me ta”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik, rezistencën e përbashkët të Teheranit dhe Moskës kundër terroristëve takfirist, të mbështetur nga disa vende të huaja, gjithashtu i vlerësoi si rezultate të rëndësishme, dhe shtoi se dështimi i koalicionit terrorist të sponsorizuar nga SHBA në Siri është një realitet i pamohueshëm, por ata ende janë të angazhuar në projektimin e komploteve, kështu që zgjidhja e plotë e çështjes siriane ka nevojë për vazhdimësinë e një bashkëpunimi të fortë.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani në një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin deklaroi se bashkëpunimi i ngushtë midis Iranit dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit në rajon ishte shumë i frytshëm dhe premtues dhe është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të vazhdojë deri në fund. Irani beson se paqëndrueshmëria në rajon është në dëm të të gjitha vendeve dhe për këtë mbështet zhvillimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ka thënë presidenti Ruhani.
Duke marrë parasysh zhvillimet e takimit, rëndësia e takimit trepalësh të Teheranit duhet të ndahet në tre aspekte:
Aspekti i parë i rëndësisë së samitit të Teheranit është rëndësia e rolit të Republikës Islamike të Iranit në zhvillimin e marrëdhënieve strategjike dhe të dobishme me fqinjët e saj. Duke i kushtuar vëmendje interesave dypalëshe dhe shumëpalëshe me vendet fqinje të veriut dhe Republikës së Azerbajxhanit, Teherani përsëri tregoi se, jo në slogane e fjalë, por në veprim, kërkon ndërveprime që janë në përputhje me faktet dhe zgjerojnë fushat e veprimit rajonal.
Aspekti i dytë në analizimin e këtij takimi është një vështrim realist në çështjet dhe sfidat e sigurisë dhe se si duhet të përballemi me kërcënimet e përbashkëta. Në këtë fushë, Republika Islamike e Iranit ka organizuar një takim të suksesshëm trepalësh, me një rekord të dobishëm dhe të efektshëm në transferimin e aftësive të veta vendeve të rajonit për të zgjidhur krizat dhe për të eliminuar kërcënimet.
Aspekti i tretë në analizën e takimit, thekson interesat e përbashkëta të të tre vendeve në kuadrin e bashkëpunimit rajonal rreth korridorit Veri-Jug.
Ky korridor tranzit është i rëndësishëm për të tre vendet, pasi ai është një lidhje midis Lindjes dhe Perëndimit. Rruga tranzit veri-jug, e cila lejon lidhjen e shteteve të Gjirit Persik dhe gadishullit përmes Iranit dhe Azerbajxhanit me vende si Rusia, Evropa veriore dhe lindore, në fakt, ka një rol qendror në fushën e tregtisë. Projekti gjithashtu ndjek synime të tjera në formën e projekteve ekonomike si Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, i cili shtrin marrëdhëniet midis Azisë Qendrore dhe Kaukazit me Iranin dhe nxit zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve rajonale.
Në aspektin bilateral, takimi i Teheranit dha një mundësi për të forcuar marrëdhëniet e Iranit me vendet e Kaukazit Jugor dhe Rusisë. Ndoshta një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve Iran-Rusi në vitet e fundit është përqendruar në zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit, por tani niveli i marrëdhënieve midis dy vendeve ka hyrë në një fazë të re. Kjo fazë është ndikuar nga kërcënimet e përbashkëta dhe është përshtatur me kushtet dhe krizat rajonale. Përveç kësaj disa analistë besojnë se ky bashkëpunim ka hyrë në çështje strategjike.
Dr. Mahmoud Shoori, një hulumtues i njohur në Euroazi, thotë: "Me infrastrukturën që është krijuar në marrëdhëniet Iran-Rusi gjatë tre viteve të fundit, në qoftë se do të krijohen disa kapacitete të brendshme, në një të ardhme të afërt marrëdhëniet midis dy vendeve mund të bëhen akoma më të qëndrueshme dhe më stabile”. Këtë e tregojnë edhe fjalët e presidentit rus gjatë takimit me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik. Vladimir Putin, duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën në Teheran dhe takimin me liderin suprem, theksoi se Irani është një "partner strategjik" dhe "fqinj i madh" dhe Rusia do të shfrytëzojë çdo mundësi dhe element për të zgjeruar dhe konsoliduar të gjitha llojet e marrëdhënieve bilaterale. Putin gjithashtu i konsideroi të efektshme pozicionet e Liderit Suprem të Revolucionit në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta në Siri dhe tha se çdo ndryshim në çdo vend, përfshirë Sirinë, duhet të vijë nga brenda.
Marrëdhëniet dypalëshe mes Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit gjithashtu kanë hasur në një evoluim të mirë në vitet e fundit. Në tre vitet e fundit presidenti Ilham Aliyev ka ardhur në Iran tre herë dhe marsin e kaluar midis dy vendeve u nënshkruan më shumë se 120 dokumente të rëndësishme bashkëpunimi. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyaf gjithashtu u takua me Liderin Suprem në Iran dhe në këtë takim tha: "Azerbajxhani po forcon lidhjet e tij ekonomike dhe kulturore me Iranin dhe shprehet i vendosur dhe serioz që këto marrëdhënie të jenë të përhershme dhe të qëndrueshme.
Midis Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit, ekziston një lidhje tjetër e fortë, e cila gjithmonë ka qenë e rëndësishme. Në lidhje me këtë, lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, gjatë takimit me Presidentin Ilham Aliyev presidentin e Azerbajxhanit, duke iu referuar lidhjeve të thella mes dy vendeve dhe nevojës për bashkëpunim më të madh tha se “shumica e popullsisë së Azerbajxhanit, Iranit dhe Irakut, janë pasuesit e shkollës së Ehli Bejtit dhe Islamit të pastër . Duhet ta vlerësojmë këtë mundësi të mrekullueshme të ceremonisë së lavdishme të zisë së shiitëve në Azerbajxhan, sepse këto do të forcojnë identitetin e kombit dhe vendit në Azerbajxhan.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, gjatë takimit me presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, gjithashtu vuri në dukje ndërtimin e hekurudhës Rasht-Astara si një projekt i përbashkët i të dy vendeve duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tranzitit në korridorin veri-jug dhe tha: Duhen bërë akoma më shumë përpjekjet për përmbushjen e nevojave të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit.
Tani mund të themi se me futjen e këtyre çështjeve, ekzistojnë më shumë fusha për zhvillimin e marrëdhënieve trepalëshe. Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë dhe Republikës së Azerbajxhanit, si dhe deklaratat e rëndësishme dhe strategjike të Liderit Suprem, tregojnë vullnetin e të tre vendeve për të ecur përpara dhe për një transformim të rëndësishëm në marrëdhëniet shumëpalëshe ndërmjet tre vendeve fqinje, të cilat janë në interes të popujve të rajonit, të solidaritetit dhe të sigurisë kolektive.