Memorial me rastin e vdekjes së Ajetullah Muhjedin Haeri Shirazi
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i66247-memorial_me_rastin_e_vdekjes_së_ajetullah_muhjedin_haeri_shirazi
Ajetullah Muhjedin Haeri Shirazi ka qenë një prej dijetarëve të shquar fetar dhe profesor i lëndës së etikës dhe shkencave të tjera islame në shkollat fetare, si dhe ish-përfaqësues i Vilajeti Fakih në provincën Fars. Ai pas një jete me plotë përpjekje dhe pasi dha një kontribut të madh në shkollat fetare dhe në fushën predikimit të mësimeve të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.), vdiq në moshën 81 vjeçare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2018 07:49 Europe/Tirane

Ajetullah Muhjedin Haeri Shirazi ka qenë një prej dijetarëve të shquar fetar dhe profesor i lëndës së etikës dhe shkencave të tjera islame në shkollat fetare, si dhe ish-përfaqësues i Vilajeti Fakih në provincën Fars. Ai pas një jete me plotë përpjekje dhe pasi dha një kontribut të madh në shkollat fetare dhe në fushën predikimit të mësimeve të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.), vdiq në moshën 81 vjeçare.

Imam Ali (a.s.) në një rast ka thënë: “Pronarët e arkave të pasurisë kur janë gjallë, janë shkatërruar, mirëpo pronarët e diturisë dhe poseduesit e arkave të diturisë, do të jenë të gjallë derisa do të ekzistojë bota dhe fytyra e tij do të mbetet e pavdekshme në mendjet e njerëzve edhe pse trupi i tyre nuk do të vdesë”. Në realitet dallimi i një qenie të gjallë nga qenia e vdekur është në ushtrimin e ndikimit të saj, prandaj ata të cilët mbledhin pasuri dhe nuk përfitojnë nga ajo as vet as të tjerët, janë sikur të vdekur sepse nuk duket kurrfarë ndikimi nga ata. Kur’ani i shenjtë në ajetin 80 të sures Neml njerëzit të cilët nuk kanë kurrfarë ndikimi, i krahason me “të vdekurit” dhe thotë: “Me padyshim se ti nuk mund të dërgosh zërin tënd në veshët e të vdekurve dhe fjalët e tua nuk i dëgjojnë personat e shurdhër atëherë kur ata të kthejnë shpinën ty dhe të largohen”.

Mirëpo dijetarët të cilët kanë vdekur shumë vite dhe shekuj më parë, por që kanë lënë pas vete nxënës dhe vepra të çmuara, në të vërtetë ata janë të gjallë. Kjo është për arsye se ata përveçse kanë edukuar nxënës, kanë udhëzuar njerëzit dhe kanë mbrojtur të vërtetën. Prandaj veprat e tyre, gjithashtu veprat e tyre do ta bëjnë të njëjtën punë sikur të ishin gjallë vet ata. Dijetarët të cilët kanë ndërruar jetë, ata me trupat fizikë nuk janë në mesin tonë, por nëse do t’i referohemi zemrave të njerëzve, do ta vërejmë se ekzistenca e tyre është prezent me anë të veprave të tyre. Do të thotë ashtu sikur gjatë jetës së tyre, ata japin mesazhe dhe edukojnë njerëz.  

Javën e kaluar bota shiite ka humbur një prej dijetarëve të shquar të saj. Ajetullah Muhjedin Haeri Shirazi, ka qenë një prej dijetarëve të shquar fetar dhe profesor i lëndës së etikës dhe shkencave të tjera islame në shkollat fetare, si dhe ish-përfaqësues i Vilajeti Fakih në provincën Fars. Ai pas një jete me plotë përpjekje dhe pasi dha një kontribut të madh në shkolla fetare dhe në fushën predikimit të mësimeve të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.), vdiq në moshën 81 vjeçare. Ky dijetar i dalluar, shkollimin në shkollat fetare e filloi nga shkollat "Mansuri", "Sejed Alaudin Husejn" dhe më pas në shkollën fetare "Agha Babakhan". Gjatë kësaj periudhe, ai ka mësuar pranë dijetarëve të njohur si Bahaudin Mahalti dhe Muhamed Ali Movahed. Ai më pas për të vazhduar shkollimin shkoi në qytetin Kum. Ajetullah Muhjidin Haeri Shirazi në shkollën fetare në Kum mësoi pranë dijetarëve të njohur si Profesor Muhamedi dhe Sejed Husejn Tabatabai Boruxherdi dhe më pas edhe pranë dijetarëve të tjerë si Imam Khomejni, Ajat Mohakik Damad, Araki etj..

Ajetullah Haeri Shirazi

Ajetullah Haeri Shirazi në vitet pas dëbimit të Imam Khomejnit nga Irani, hyri në veprimtarinë politike në kuadër të Revolucionit kundër ish-regjimit të Shahut. Ai që nga viti 1963 e më pas, ka zhvilluar veprimtarinë e tij në xhaminë Shamshirgerha të Shirazit duke zhvilluar klasë mësimore për të rinjtë dhe sidomos për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve që shumë prej tyre luajtën rol aktiv në zhvillimet e Revolucionit Islamik në Shiraz. Aktualisht shumë prej nxënësve të edukuar pranë këtij dijetari, janë figura dhe personalitete të shquara të fushës kulturore, shoqërore dhe politike në provincën Fars të Iranit. Ajetullah Haeri Shirazi që nga viti 1971, në mënyrë të vazhdueshme ka lëvizur mes qyteteve Shiraz dhe Kum dhe jepte mësim në shkollën fetare Haghani. Ai për shkak të veprimtarisë politike kundër ish-regjimit mbretëror, sidomos për shkak të veprimtarisë së tij që zhvillonte në xhaminë Shamshirgerha të Shirazit, disa herë është arrestuar, burgosur dhe dëbuar. Ajetullah Haeri Shirazi në lidhje me këtë periudhë ka thënë: "Zoti i madhëruar nga njëra anë në mënyrë të llogaritur, na vendoste neve nën presion dhe nga ana tjetër, Ai na ndihmonte  që të mos humbim shpresat. Njëherë kur më dërguan mua në sektorin e torturave në burg, më lidhën duart nga mbrapa, e varën një thes me zall mbi duart e mia dhe pastaj më ngacmonin stomakun. Unë këtë gjendje thash: "O Zot, Ti po shikon këtë situatë!" Kur polici i torturave të SAVAK, z. Rezvani i cili së bashku me disa të tjerë më shikonte mua në atë gjendje, e dëgjoi këtë fjali dhe më pyeti: "Çfarë the?" Unë e përsërita atë fjali. Ai më pas i dërgoi jashtë torturuesit dhe hodhi me një anë kamxhikun që mbante në dorë dhe e hodhi vetën mbi një kanape që ndodhej aty dhe me zhgënjim të madh, tha: "Djalli e marrtë këtë bukë që ne po e hamë!".

(Një pjesë e filmit dokumentar në lidhje me jetën dhe veprën e Ajetullah Haeri Shirazi)

 

Ajetullah Haeri Shirazi në një rast tjetër në lidhje me periudhën në të cilën ishte arrestuar dhe burgosur, ka thënë: "Ka qenë një person që quhej Dr. Fakhraji i cili kishte aftësi të mëdha në goditjen me shuplakë. Njëherë ai më goditi aq shumë me shuplakë saqë akoma ndjej gjurmët e saj mbi shqisën e të dëgjuarit". 

Jeta modeste, asketizmi dhe largimi nga jeta luksoze dhe devotshmëria fetare, ishin prej karakteristikave të dalluara të këtij dijetari fetar. Ndoshta mund të thuhet se një prej faktorëve për tërheqjen e njerëzve drejt fesë Islame, është modestia e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe shmangia e tij nga jeta luksoze e kësaj bote. Imam Aliu (a.s.) duke përshkruar personalitetin e Hazretit Muhamed s.a.v.s ka thënë: "Ai ulej në tokë dhe jetonte në mënyrë shumë modeste dhe kjo modesti e tij u bë shkak që ai ta ndryshojë botën dhe të pushtojë zemrat e njerëzve dhe mesazhi i tij zbuti zemrat e ngurta". Prandaj klerikët dhe dijetarët fetarë të Islamit gjithashtu gjatë historisë duke u ndikuar nga personaliteti i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., gjithmonë i janë shmangur jetës luksoze dhe gjithmonë kanë qenë të kujdesshëm që jeta e tyre të mos bëhet sikur e dijetarëve të cilët diturinë dhe shkencën e shfrytëzojnë vetëm për përfitime materiale dhe financiare. Prandaj ata gjithnjë kanë jetuar sikur njerëzit e thjeshtë dhe në mesin e popullit të thjeshtë në mënyrë që njerëzit të mos i konsiderojnë ata të huaj, por nga mesi i tyre. Ajetullah Haeri Shirazi ishte një dijetar me një jetë modeste. Khuxhetul-islam Gharvijan i cili ka qenë një prej nxënësve të tij, në lidhje ma atë ka thënë: "Ajetullah Haeri Shirazi ka zhvilluar një jetë shumë modeste. Njëherë shkova në shtëpinë e tij dhe ai më ftoi të hanim drekë bashkë. Më kujtohet shumë mirë se dreka e tij në atë kohë ishte shumë e thjeshtë dhe përbëhej vetëm nga buka dhe gjiza. Ai përgjatë 27 viteve që ka qenë imam i namazit të së premtes në Shiraz, ka jetuar një jetë askete".

Khuxhetul-islam Gharvijan në vazhdim duke cituar një kujtim nga Ajetullah Haeri Shirazi, thotë: "Disa vite më parë, do të thotë rreth vitit 1962-3, Ajetullah Haeri Shirazi të premten në mëngjes mbante klasë mësimore në xhaminë Xhame' Narmak të Teheranit dhe unë aty mbaja një klasë fetare për të rinjtë dhe klasa ime zhvillohej pas përfundimit të klasës së Ajetullah Haeri Shirazi. Në realitet, unë në atë klasë shfrytëzoja mësimet e Ajetullah Haeri Shirazi. Ai nuk ka qenë njeri i formaliteteve, por gjithmonë kishte një kënaqësi të brendshme të veçantë. Në përgjithësi, ai ishte njeri i gnosticizimit, sinqeritetit dhe moralit dhe për një kohë të gjatë ka dhënë mësime në shkollat fetare të Kumit.

Ajetullah Muhjidin Haeri Shirazi

 

Shkencat islame si jurisprudenca, komentimi i Kur'anit, filozofia, apologjetika dhe etika të cilat aktualisht ndodhen në dispozicion të botës islame, janë rezultat i përpjekjeve dhe kontributit të mendimtarëve fetarë. Dijetarët fetarë në këtë drejtim, kanë luajtur rol në dy fusha. Së pari, çështjet e shkencave islame i kanë nxjerrë nga burimet kryesore: Kur'ani dhe suneti i Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe i kanë përpiluar ato në bazë të tematikave përkatëse. Së dyti, ata kanë punuar shumë në ruajtjen dhe në mbrojtjen e parimeve kryesore dhe sekondare nga përpjekjet për devijim që bëheshin nga persona që komentonin burimet fetare në bazë të mendimit të tyre. Ajetullah Haeri Shirazi pas fitores së Revolucionit Islamik për një kohë të gjatë ka dhënë mësim edhe në fakultetin teologjik dhe në zgjedhjet e para parlamentare ai u zgjodh deputet i Shirazit në Parlamentin Islamik të Iranit. Pas martirizimit të Ajetullah Sejed Abdulhusejn Destghaib Shirazi nga grupi terrorist Monafekin, Imam Khomejni me anë të një dekreti emëroi Ajetullah Haeri Shirazi së pari në postin e imamit të namazit të së premtes dhe më pas përfaqësues të Vilajeti Fakih në provincën Fars. Ajetullah Haeri Shiriazi gjithashtu në zgjedhjet e para dhe të dyta për Këshillin e Ekspertëve, u zgjodh përfaqësues i provincës së Shirazit në këtë Këshill.

Padyshim se një prej arsyeve të superioritetit të njeriut ndaj krijesave të tjera, është forca e arsyes, e mendimit dhe forca për të mësuar. Ajo çfarë e zbulon të menduarin e njeriut, janë dy mjete: gjuha dhe lapsi. Ajetullah Haeri Shirazi përveç oratorisë së lartë, ishte edhe një shkrimtar i mirë. Ai ka shkruar dhe botuar mbi 20 vepra që disa prej tyre janë si në vijim: "Proverbat dhe Këshillat", "Monedha e përhapur botërore dhe monedha e Islamit", "Vilajeti Fakih", "Namazi" "Njeriu Hyjnor", "Shëtitje në horizontet e dritës" etj..

Fjalimi i Ajetullah Haeri Shirazi në një tubim me të krishterët e Shirazit

 

Ajetullah Haeri Shirazi ditë më parë me datë 10 dhjetor 2017, ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare dhe trupi i tij u varros në ambientin e mauzoleut të Hazretit Ma'sume (s.a.) në qytetin Kum në jug të Teheranit.

Ceremonia mortore për Ajetullah Shirazi në Kum