Speciale me rastin e dhjetëditëshit të Faxhrit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i69701-speciale_me_rastin_e_dhjetëditëshit_të_faxhrit
Në shkurt të vitit 1979, historia e Iranit përjetoi një ndryshim të madh i cili habiti të gjithë analistët dhe mendimtarët e shkencës politike dhe shumë politikanë të botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 23, 2018 11:23 Europe/Tirane

Në shkurt të vitit 1979, historia e Iranit përjetoi një ndryshim të madh i cili habiti të gjithë analistët dhe mendimtarët e shkencës politike dhe shumë politikanë të botës.

Fitorja e revolucionit islamik i dha fund sundimit të Amerikës në Iran. Kjo fitore e futi popullin iranian në një rrugë të re të madhështisë, dinjitetit, pavarësisë dhe vigjilencës. Fitorja e revolucionit e detyroi Uashingtonin dhe aleatët e tij që të thurin çdo komplot për të rrezuar revolucionin. Mirëpo kjo ëndërr e perëndimit nuk u realizua si gjatë periudhës së luftës ashtu edhe pas veprimeve armiqësore kundër Iranit. Siç ka thënë lideri suprem i revolucionit islamik, numri i madh i kërcënimeve tregon për fuqinë e shtetit islamik, pasi në rast se Republika Islamike e Iranit nuk do të kishte fuqi dhe ndikim të lartë, dashakeqët e kombit iranian do të arrinin të zbatonin çdo kurth dhe komplot të tyre kundër popullit iranian. Sot revolucioni islamik ka arritur 39-vjetorin e fitores së tij dhe ai vazhdon të jetë burim inspirues për popujt liridashës dhe të zgjuar të botës. Noam Çamski, shkrimtar dhe teoricien e njohur amerikan, është i mendimit se armiqësitë, komplotet dhe intrigat e ndryshme të Amerikës dhe vendeve perëndimore kundër Iranit, janë për shkak të pavarësisë dhe mosnënshtrimit të Iranit ndaj sundimit dhe kolonializmit perëndimor.

Çamski thotë: Deri në kohën kur Irani të jetë i pavarur dhe të mos nënshtrohet përballë sundimit amerikan, armiqësitë dhe kundërshtimet e Amerikës do të vazhdojnë. Për Amerikën, Republika Islamike e Iranit është e papranueshme sepse ajo ruan dhe nuk heq dorë nga pavarësia e saj.

Republika Islamike e Iranit është shembulli i parë i revolucionit të suksesshëm politiko-islamik në botë, shembull i cili shfrytëzohet nga myslimanët dhe popujt e shtypur të botës për të arritur aspiratat për liri dhe pavarësi. Fjalimi i sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Botërore të Zgjimit Islamik, në takimin e 10-të të kësaj asambleje thotë: Sot me anë të islamit dhe vlerave islame, zgjimi islamik në nivel rajon ka dhënë një mësim të madh. Thirrja në protesta dhe shprehja e irritimit ndaj arrogancës dhe sundimtarëve, është suksesi dhe mesazhi më i madh i valës së zgjimit islamik në rajon. Kthim në identitet që do të thotë kthim në vlerat dhe aspiratat e islamit të pastër Muhamedian (s.a.v.s), është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve të rajonit, tek i cili janë ngulitur sytë e të gjithë dhe që prej disa vitesh me përdorimin e takfiristëve është kthyer në qendrën vërshuese të interesave perëndimore, arabe dhe hebraike. Revolucioni islamik i Iranit përveç ndikimit të tij të thellë në marrëdhëniet sociale të kombit iranian dhe vlerave ekzistuese në shoqërinë islame, ka ndikuar edhe në sistemin ndërkombëtare duke tronditur themelet e padrejta që ekzistonin në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sistemin botëror.

Lideri suprem në një takim me studentët ka thënë: Sistemi sundues, nënkupton sistemin dypolar ku në një pol ndodhet sistemi shtypës dhe arrogant dhe në polin tjetër ndodhet i shtypuri.

Ajetollah Khamenei në një fjalim tjetër të tij të mbajtur në ceremoninë e betimit të presidentit të 12-të të Iranit ka thënë: Brezi i ri dhe rinia e vendit, nuk e kanë parë periudhën përpara revolucionit, mirëpo roli efikas i popullit në shtet është një sukses i madh të cilën imami e realizoi duke vënë në lëvizje oqeanin e kombit dhe duke i dhënë fund shumë viteve dhe shekujve të pushtetit monarkist, trashëgues dhe ndërhyrjes së të huajve. Ai duke përmendur disa nga raste të viteve të kaluara ka thënë: Vitet e kaluara disa si zyrtarët aktualë amerikanë, haptazi kanë shprehur armiqësinë e tyre me kombin iranian dhe disa palë të tjera kanë thurur plane të luftës së butë por të gjitha këto plane dhe armiqësi u bënë shkak për shtimin akoma më të madh të besimit të popullit dhe funksionarëve të Iranit për tu përballur me armiqtë. Revolucioni islamik i Iranit për shumë arsye tronditi sistemin arrogant dhe hegjemonist. Ky revolucion më shumë se çdo gjë tjetër tregoi se një komb edhe me duar bosh mund të kthehet në burim të ndryshimeve të mëdha dhe faktor i ndryshimit të llogaritjeve të fuqive të mëdha. Manucher Muhamed, analist i çështjeve të rajonit, në një takim me drejtuesit e formacioneve politike islame të universitetit privat Azad Islamik të Iranit ka thënë:

Me fitoren e revolucionit islamik, mes Amerikës dhe Irani nisi një luftë e gjithanshme. Republika Islamike si një shtet ideologjik, përballjen me hegjemonizmin e vendosi në krye të prioriteteve të saj. Amerikanët që në vigjilje të fitores së revolucionit islamik, thurën shumë komplote dhe intriga kundër Iranit. 17 masat që Amerika ndërmori në fillimet e fitores së revolucionit islamik janë 3 grushte shteti, 5 konflikte etnike, formimi i 4 grupeve terroriste për të vrarë funksionarët iranianë, 2 luftëra dhe 3 komplote të mëdha përçarëse. Me gjithë këto sabotime dhe komplote, rrjedha e ndryshimeve në Lindjen e Mesme u anua në anë të rezistencave popullore të cilat rezultuan me disfatat e njëpasnjëshme të Amerikës dhe të aleatëve të saj.