Irani në prag të Vitit të Ri
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i71532-irani_në_prag_të_vitit_të_ri
Në vitin që po kalojmë, politikat armiqësore të Amerikës kundër Iranit nuk janë ndërprerë. Donald Trump përgjatë një viti ka insistuar në vendosjen e sanksioneve dhe kërcënimet e tij kundër Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 23, 2018 10:08 Europe/Tirane

Në vitin që po kalojmë, politikat armiqësore të Amerikës kundër Iranit nuk janë ndërprerë. Donald Trump përgjatë një viti ka insistuar në vendosjen e sanksioneve dhe kërcënimet e tij kundër Iranit.

Trump për të detyruar Iranin  që të futet në bisedime dhe negociata jo bërthamore, ka përdorur marrëveshjen bërthamore si një mjet për të ushtruar presion ndaj palëve të tjera nënshkruese dhe është përpjekur të pengojë bashkëpunimin e vendeve evropiane me Iranin . Pretendimi për gjoja mbështetjen e Iranit ndaj terrorizmit në rajon, ndërprerja e burimeve financiare dhe mbështetja e Iranit për grupet e rezistencës, janë disa nga këto politika. Aktivitetet e Iranit në sektorin raketor gjithashtu ka qenë pjesë e politikave të Trump kundër Iranit.

Presidenti amerikan është munduar ta mbajë marrëveshjen bërthamore në një status-qou me qëllim që investitorët e huaj të mos guxojnë të investojnë në Iran dhe duke bllokuar futjen e investitorëve në Iran, të krijojë kushtet për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore pa pasur pasoja ligjore.

Amerika prej shumë vitesh dhe që nga koha e marrjes së folesë së spiunazhit amerikan nga studentët myslimanë ndjekës të vijës së imam Khomeinit (ra), ka nisur veprimet e saj politike, kërcënimet ushtarake dhe hapjen e bazave ushtarake në Gjirin Persik, me qëllim që të jetë e gatshme për të sulmuar Iranin . Mirëpo ajo ka dështuar në të gjitha skenarët e saj. Amerika dështoi në operacionin e saj ushtarak në shkretëtirën Tabas, dështoi në grushtin e maskuar, dështoi në distancimin dhe izolimin e Iranit në arenën ndërkombëtare, dështoi në përpjekjet për ta futur Iranin  në boshtin e sherrit. Të gjitha këto janë  veprime armiqësore dhe agresive që ka ndërmarrë Amerika kundër Iranit pas fitores së revolucionit islamik.

Duke pasur parasysh këto veprimet armiqësore mund të thuhet se në vitin 1396, Amerika ka thurur shumë komplote, ka vendosur sanksione, ka nxjerrë pretendime të shumta kundër Iranit dhe në zonat përreth Iranit ka bërë veprime për të izoluar Iranin , për të krijuar përçarje dhe për të formuar një imazh pesimizmi ndaj Iranit. Amerika ka mbështetur trazirat në rrugë në Iran. Noam Cmaski, teoricien dhe analist i njohur politik në Amerikë, në një intervistë të tij ka analizuar rrënjët e sjelljeve të Amerikës kundër Iranit dhe ka thënë; Amerika dhe Izraeli nuk mund ta pranojnë dhe durojnë praninë e një force të pavarur në rajon pasi veten e tyre e konsiderojnë padronë të rajonit.

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, duke shtjelluar karakterin e Amerikës, në një fjalim të tij përpara mijëra nxënësve dhe studentëve me rastin e 13 Abanit, ka thënë: Amerika me kuptimin e vërtetë të fjalës është armiku djallëzor dhe kryesor. Kjo është jo për arsye të ndjeshmërisë apo pikëpamjeve pesimiste por për shkak të eksperiencës se përfituar nga kuptimi i drejtë i çështjeve dhe vështrimi i realitetit.

Autoritetet amerikane si në të kaluarën ashtu edhe sot, bëjnë çdo përpjekje për të goditur Iranin  mirëpo ata duhet ta dinë se çdokush që i kundërvihet popullit iranian, dëmton veten e tij.

 

Lideri suprem ka thënë: Armiqësia e madhe e Amerikës ndaj kombit iranian, ia ka mbyllur sytë duke e çuar atë në gabime të përsëritura. Amerikanët vazhdojnë të kryejnë komplote të dështuara pasi kanë armiqësi dhe urrejtje që nuk i lejojnë të shohin realitetin dhe të analizojnë siç duhet.

Nga pikëpamja e shumë analistëve, fuqia rajonale e Iranit dhe paralelisht dobësia e aleatëve rajonalë të Amerikës, është një prej faktorëve dhe shkaqeve që detyroi Donald Trump të mos konfirmojë zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Mos konfirmimi i zbatimit të angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore, me gjithë raportet e shumta dhe bashkëpunimin konstruktiv të Iranit dhe grupit 5+1, është vetëm një anë e çështjes. Ana tjetër përbëhet nga deklarata të qëllimshme dhe plane mashtruese që thuren kundër kombit dhe shtetit iranian. Armiqësia e Amerikës kundër Irani nuk është një çështje  e re pasi ajo ka një historik të gjatë, mirëpo për momentin Donald Trump po përsërit gabimet e së kaluarës dhe ai nuk i kushton rëndësi akordeve ndërkombëtare dhe shumëpalëshe, shpërfill OKB dhe ANEA dhe kjo tregon se Trump nuk njeh mirë ligjet ekzistuese në botë.

 

Trump po luan një komedi pasi ai në njërën anë e paraqet veten si mbështetës dhe mik të populli iranian dhe nga ana tjetër përgjatë një viti ka kryer sabotime të shumta kundër këtij populli. Pengimi i shtetasve iranianë për të shkuar në Amerikë, është një prej veprimeve që tregon qartë falsitetin e pretendimeve të presidentit amerikan dhe tregon qartë këndvështrimit që Trump ka ndaj Iranit dhe iranianëve. Autoritetet amerikane përgjatë 40 viteve të kaluara më shumë se çdo gjë tjetër janë shqetësuar nga fuqizimi i Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme. Për këtë arsye ata kanë bërë çdo përpjekje për të penguar fuqizimin e këtij vendi. Prania e drejtpërdrejtë ushtarake në vende si Afganistani dhe Iraku dhe bazat ushtarake të krijuara në vendet e tjera, janë pjesë e këtyre përpjekjeve. Qeveria amerikane e akuzon iranian për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe shpreh dyshime mbi testimet raketore të Iranit në një kohë kur ajo vetë u ka shitur armë vendeve të rajonit duke e kthyer rajonin në një depo armatimesh. Mbështetjet politike dhe ushtarake për Arabinë Saudite dhe regjimin sionist, janë pjesë e programi të Trump për tu përballur me Iranin  në rajonin e Lindjes së Mesme. Në analizimin e sjelljeve politike të Amerikës kundrejt Iranit përgjatë vitit të kaluar, duhet thënë se qëllimet armiqësore të saj janë ndarë në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Në nivel ndërkombëtar Amerika ka ndërmarrë veprime të tilla si çështja bërthamore dhe iranofobia për të izoluar Iranin  sa më shumë. Mirëpo Iranit ka bërë qëndresë përballë komploteve të Amerikës dhe ka treguar se mbështetja tek parimet dhe aspiratat e revolucionit mund të sfidojë fuqitë hegjemoniste të botës. Ashtu siç ka theksuar lideri suprem i revolucionit islamik, të tilla veprime bëhen vetëm nga ata që janë të prapambetur mendërisht dhe imagjinojnë se Iranin  mund ta përdorin si pretekst për realizimin e qëllimeve të tyre.

 

Ajetollah Khamenei në një prej fjalimeve të tij në prani të familjeve të dëshmorëve mbrojtës të heramit dhe të kufijve, përmendi deklaratat armiqësore dhe kërcënuese të Donald Trump dhe duke i quajtur ato të ekzagjeruara tha:  Ekzagjerimet e presidentit amerikan nuk janë një temë e re pasi shteti islam që në fillim është përballur me komplote të këtilla mirëpo armiqtë e kombit iranian nuk guxojnë të bëjnë ndonjë gabim. Gazeta Uashington Post, në vitin 216 ka folur mbi grushtin e shtetit të vitit 1953 në Iran dhe mbi rolin e Amerikës në këtë grusht shteti dhe duke përmendur deklaratat e funksionarëve të rinj të Amerikës ka thënë: Autoritetet amerikane duke harruar historinë e tyre, janë futur në një lojë të rrezikshme e cila mund të rezultojë me dështimin e  tyre. Autori i artikullit thotë:

Veprime si rrëzimi i shtetit nga brenda, përdorimi i forcës ushtarake, kërcënimet dhe sanksionet për ndryshimin e shtetit të Republikës Islamike të Iranit, janë elementë që formojnë themelin e mendimeve të autoriteteve amerikane kundrejt Iranit. Donald Trump për të realizuar objektivat e tij kundër Iranit përgjatë vitit 1396 ka përsëritur po ato gabime të së kaluarës dhe Republikën Islamike të Iranit e ka konsideruar një shtet të dobët dhe ka imagjinuar se ashtu si në të kaluarën mund të bëjë kërcënime dhe ta detyrojë Iranin  që të dorëzohet. Këtë iluzion e ka pohuar vetë Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit i cili në një fjalim të mbajtur në komitetin për marrëdhëniet me jashtë të Senatit amerikan ka thënë: Amerika mbështet elementët e brendshëm në Iran të cilët mund të ndihmojnë Uashingtonin në tranzicionin paqësor të shtetit. Trump me të tilla veprime idioteske ka treguar se nuk ka një vizion real mbi të kaluarën dhe të tashmen e Amerikës dhe Iranit. Ashtu siç ka theksuar lideri suprem, Irani në kohën e Amerikës së Obamës, e cila grushtin e hekurt e kishe mbuluar me doreza mëndafshi dhe fliste për ndryshim, nuk u gëzua aspak dhe tani nuk frikësohet aspak kur ajo flet me gjuhën e kërcënimeve të Trump. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit në takimin që ai ka pasur me intelektualët dhe talentet e rinj shkencorë, rikujtoi armiqësinë e Amerikës kundër kombit iranian që në ditët e para të fitores së revolucionit dhe tha: Në atë kohë nuk ekzistonte as çështja bërthamore, as çështja raketore dhe as çështja e influencës në rajon, mirëpo Amerika e kishte kuptuar se me fitoren e revolucionit islamik, Irani të hiqej nga rangu i vendeve të nënshtruara dhe me interes të lartë. Lideri suprem, regjimin tepër agresor të Amerikës e ka cilësuar pikërisht me shprehjen e imam Khomeinit(ra) që Amerikën e ka quajtur Djalli i Madh dhe ka thënë: Shteti amerikan është shërbëtor i rrjetit të rrezikshëm të sionizmit ndërkombëtar, armik i popujve të pavarur dhe shkaktar i luftërave të rajonit dhe të botës dhe si shushunjë është në pritje që të thithë pasurinë dhe kapitalin e popujve. Një pikë e rëndësishme që shumë herë është theksuar në fjalimet e liderit suprem, është domosdoshmëria e kuptimit të thellë të kësaj çështje je se shkaku kryesor i armiqësisë së Amerikës me Iranin  është neutralizimi i rolit të Amerikës në rajon dhe veçanërisht në Siri, Liban dhe në Irak, si dhe neutralizimi i skenarëve ndarës dhe përçarës të Amerikës dhe Izraelit. Autoritet amerikane janë të detyruar të pranojnë faktin se edhe kësaj here kanë gabuar kundrejt Iranit.