Irani në prag të Vitit të Ri
Viti 1396 ishte një vit i vështirë për Bashkimin Evropian në aspektin e marrëdhënieve me Iranin dhe në qëndresën ndaj përpjekjeve amerikane kundër marrëveshjes bërthamore.
Ashtu siç ishte parashikuar me nisjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, pritej një faqe e re në marrëdhëniet mes Iranit dhe Evropës të cilat me gjithë sabotimet e përsëritura të presidentit Donald Trump këto marrëdhënie vazhduan me ritëm të mirë. Bashkëpunimet e Iranit dhe Evropës në fushën ekonomike, kulturore dhe bërthamore janë zgjeruar nga dita në ditë dhe janë organizuar takime si “ Njohja me programin e perspektivës se BE deri në vitin 2020”. Të tilla bashkëpunime tregojnë dëshirën serioze të BE për të përmirësuar marrëdhëniet. Me zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga viti 2016 e deri tani, Irani dhe Evropa kanë nisur bashkëpunimin e tyre bërthamore në kuadër të shtojës së tretë të akordit të zbatimit, programi i të cilit është quajtur “ bashkëpunimet paqësore bërthamore”. Me gjithë disa çështje teknike dhe teknologjike, marrëdhëniet ekonomike të Iranit dhe Evropës dhe përpjekjet e tyre për të eliminuar faktorët që pengojnë zbatimin e marrëveshjes bërthamore, kanë qenë të pëlqyeshme. Në ambientin e krijuar pas marrëveshjes bërthamore, u krijuan hapësira për kontakte të vazhdueshme mes Iranit dhe BE-së dhe shumë delegacione nga Franca, Italia dhe Gjermania të cilët janë partnerët më të mëdhenj në fushën e energjisë, industrisë së transportit ajror, tokësor dhe detar kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me Iranin. Edhe pse ekzistojnë disa pengesa për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, mirëpo niveli i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Evropës është rritur dukshëm. Në këtë periudhë ajo që ka ndikuar tek marrëdhëniet dypalëshe, është veprimtaria e presidentit Donald Trump. Tarxha Kroneberg dhe Tito Arasto dy analistë të institutit Siperi thonë: Qeveria Trump, si një rrugë të mesme ka propozuar nisjen e negociatave të reja për marrëveshjen bërthamore ose një pjesë të saj dhe për këtë ka lobuar tek pala evropiane. Evropa nga ana e saj me anë të një deklarate ka kundërshtuar rinisjen e negociatave për marrëveshjen bërthamore. Ky union si një prej palëve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, përpiqet të ruajë interesat e veta që dalin nga marrëveshja bërthamore dhe për këtë mbështet zbatimin e plotë të saj dhe nga të gjitha palët kërkon të ulë pasojat e konfrontimit me sanksionet amerikane dhe për këtë përpiqet të ndajë marrëveshjen bërthamore nga çështja raketore apo çështje të tjera.
Institutit i paqes në Stokholm shkruan: Në rast se krijohet një situatë ku sanksionet amerikane bien ndesh me ligjet aktuale tregtare dhe të biznesit të Evropës me Iranin, atëherë Evropa mund të jetë një faktor përcaktues në fatin e marrëveshjes bërthamore. Duke qenë se kanë kaluar afro dy vjet nga zbatimi i marrëveshjes bërthamore, vendet evropiane për arsye dhe shkaqe të ndryshme dhe në disa raste për arsye të njëjta, janë të interesuar që të kenë marrëdhënie ekonomike të mira me Iranin. Mirëpo në të njëjtën kohë marrëdhëniet mes Iranit dhe Evropës janë lidhur me politikat ndërhyrëse të Amerikës në çështje të tilla si kapaciteti raketor dhe politika rajonale e Iranit dhe me pretendimet në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat kanë krijuar tematika sekondare në marrëdhëniet BE-Iran. P.sh. Emannuel Macron president i Francës në deklaratat e tij ka akuzuar iranian se po destabilizon rajonin dhe për këtë duhen marrë vendime për tu përballur me aktivitetet rajonale të Iranit dhe programin raketor të këtij vendi. Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane në një artikull për gazetën Uashington Post ka shkruar: Rinegocimi i marrëveshjes bërthamore nuk është opsion i BE. Ne theksojmë se BE ka shqetësime të përbashkëta me Amerikën lidhur me gjendjen në rajonin dhe programin e raketave balistike të Iranit. Instituti amerikan për “ Mbrojtjen e Demokracisë” duke analizuar mundësitë e veprimeve të Amerikës kundër marrëveshjes bërthamore shkruan: Investimet e evropianëve në Iran, deri më sot ishin më shumë një ëndërr sesa realitet. Bankat evropiane akoma nuk janë të interesuara të kryejnë transaksione bankare me Irani. Ulja e interesimit tregtar të Evropës në bashkëpunim me Iranin, nuk është një punë e vështirë për Shtëpinë e Bardhë.
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, në një prej fjalimeve të tij, i është drejtuar Evropës me disa këshilla dhe ka thënë: Evropa duhet të bëjë qëndresë përballë veprimeve të qeverisë amerikane që shkel marrëveshjen bërthamore nëpërmjet sanksioneve të nxjerra nga Kongresi dhe të heqë dorë nga ndjekja e Amerikës në çështje të tilla si kapaciteti mbrojtës i Iranit dhe prania e Iranit në rajon pasi ne me padyshim nuk e pranojmë që Evropa të jetë e një zëri me imponimet amerikane.
Tani në ditët e fundit të vitit 1396, nuk mund të thuhet me siguri se Evropa ka vullnet dhe unitet politik që të futet në një përballje ekonomike me Amerikën. Ekziston pyetja se sa është e fuqishme Evropa për të ndikuar tek Amerika? Sergei Mikhajev kreu i qendrës për strategjike politike të Rusisë thotë: Situata në botë ka ndryshuar dhe sistemi njëpolar i pretenduar nga Uashingtoni që mbizotëroi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, është shndërruar me sistemin shumë polar. Pra shkeljet që bëhen nga Amerika nuk mund të jenë tregues të fuqisë dhe potencialit të Uashingtonit. Shumë vende të botës mes tyre ato evropiane, të tillë si Gjermania janë duke u larguar nga partneriteti me Shtëpinë e Bardhë. Sa i përket kësaj Federika Mogherini ka thënë se mbi Iranin mund të trajtohet çdo çështje por jo çështja e marrëveshjes bërthamore. Përgjatë vitit 1395 janë kryer shumë vizita të autoriteteve të Iranit dhe Evropës dhe janë organizuar takime të ndryshme. Edhe pse Evropa deri tani ka treguar se nuk dëshiron që interesat e krijuara nga zbatimi i marrëveshjes bërthamore nuk dëshiron t’i lidhë me kërkesat e Donald Trump, mirëpo në qëndrime të tjera që janë sekondare, Evropa nuk ka mbajtur qëndrime transparente. Instituti Karneki shkruan: Irani është një mundësi e mirë për evropianët dhe Evropa nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi. Faktet tregojnë se disa vende evropiane si Franca, marrëveshjen bërthamore e analizojnë nga aspekti i interesave ekonomike dhe për këtë insistojnë në ruajtjen e kësaj marrëveshjeje dhe zbatimin e saj. Mirëpo autoritetet franceze të cilët kanë nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve ekonomike me Iranin pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, herë pas here mbajnë qëndrime të dyanshme duke ndjekur qëndrimet e Amerikës dhe shprehin shqetësime mbi programin raketor të Iranit. Mirëpo është e qartë se balanca e marrëdhënieve të Iranit dhe BE është strategjike dhe e hartuar në atë mënyrë që të mbulojë të gjitha sektorët politikë, të sigurisë, socialë, ekonomik, biznesit dhe ato financiare në sektorin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Nga pikëpamja e BE, theksimi i Donald Trump për gjoja moszbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, është një çështje e brendshme e Amerikës. Kjo tregon faktin se Evropa nuk dëshiron që interesat e saj të krijuara pas marrëveshjes bërthamore, t’i sakrifikojë për çështje të brendshme të Amerikës. Mirëpo Evropa ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, mban një qëndrim të dytë lidhur me çështjet e pretenduara mbi Iranin. BE është e detyruar që të zgjedhë një nga dy rrugët ekzistuese. Rruga e parë është të marrë vendim duke ruajtur pavarësinë e saj dhe të tregojë se unioni respekton sjelljet e pranueshme në nivel ndërkombëtar dhe kjo do të ruajë kredibilitetin dhe pozitën e BE në botë. Ndërsa rruga e dytë është dorëzimi përballë presioneve të Amerikës që me padyshim kjo nuk përfshin vetëm çështjen e marrëveshjes por që në të ardhmen do të shkaktojë dëme të shumta për BE. Mesa duket Evropa ka ndërmarrë një rrugë të mesme, apo rrugën e një guri për dy zogj, duke ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe interesat ekonomike dhe politike të dala prej saj dhe nga ana tjetër mundohet të evitojë kundërshtimin e plotë dhe 100% të Amerikës. Autoritet e Brukselit në këtë mes mundohen t’i prezantojnë Amerikës, opsionet e tyre. Mirëpo politika e lëshimeve për Amerikën do të ketë pasoja të ndërsjella. Megjithatë për momentin qëndrimet e palës evropiane kundrejt marrëveshjes bërthamore, janë qëndrime të dyanshme.