Irani në prag të Vitit të Ri
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i71538-irani_në_prag_të_vitit_të_ri
Në vitin 1396 sipas kalendarit diellor, Republika Islamike e Iranit, me praninë e saj të gjerë në spektrin e zhvillimeve në rajon dhe në sistemin ndërkombëtar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbulimin e kërcënimeve serioze për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 23, 2018 10:08 Europe/Tirane

Në vitin 1396 sipas kalendarit diellor, Republika Islamike e Iranit, me praninë e saj të gjerë në spektrin e zhvillimeve në rajon dhe në sistemin ndërkombëtar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbulimin e kërcënimeve serioze për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Republika Islamike e Iranit, si një vend me një pozicion strategjik në Lindjen e Mesme, ka punuar për të zgjidhur krizat rajonale duke luajtur një rol në të madh në grupin NAM dhe në negociatat ndërkombëtare. Ndikimi i Iranit në zgjidhjen e krizës siriane dhe si rezultat i kësaj, konsolidimi i paqes dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, ka qenë rezultat i këtyre qasjeve.

Politika parimore e Iranit mbi krizat rajonale dhe ndërkombëtare ka qenë gjithmonë në mbështetje të paqes dhe sigurisë. Nga këndvështrimi i Iranit, okupimi dhe agresioni i regjimit sionist kanë qenë gjithmonë shkak i dhunës dhe mosmarrëveshjeve në rajon dhe Irani i ka përshkruar botës dimensionet dhe politikat e tij në takime të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Republika Islamike e Iranit është kundër ndarjes së vendeve të rajonit dhe thekson diplomacinë për të zgjidhur çështjet dhe mosmarrëveshjet.

Në këtë drejtim, Irani në vitin 1396 sipas kalendarit diellor u përpoq të forcojë strategjitë rajonale të sigurisë duke zgjeruar ndërveprimet rajonale me vendet fqinje, duke përfshirë Turqinë, Pakistanin dhe Irakun dhe me vendet e tjera fqinje jugor, veçanërisht Omanin dhe Kuvajtin.

 

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në deklaratat e bëra gjatë takimit me zyrtarët e shtetit, të ftuarit e Konferencës së gjashtë të Unitetit Islam, ambasadorët e vendeve islamike dhe shtresa të ndryshme të popullit, vuri në dukje përpjekjet në rritje të sistemit të arrogancës dhe kolonializmit për të ndarë dhe dobësuar myslimanët. Bota islame sot ka shumë plagë dhe pikëllime dhe zgjidhja e këtyre problemeve dhe vështirësive është "bashkimi, unifikimi, bashkërendimi dhe anashkalimi i dallimeve fetare dhe intelektuale, nën ombrellën e të përbashkëtave mes myslimanëve".

 

Ajetollah Khamenei këmbënguli se nëse ekziston uniteti i kombeve dhe i qeverive islamike, atëherë amerikanët dhe sionistët, do të humbasin aftësinë për të imponuar kërkesat e tyre ndaj myslimanëve dhe komploti për të braktisur Palestinën do të dështojë.

Ai theksoi se vrasja e myslimanëve nga Azia e Mesme e deri tek ajo lindore në Tanzani, si dhe në Afrikën Perëndimore dhe konfrontimi i myslimanëve në rajonin më të rëndësishëm aziatik të Azisë Perëndimore janë nga rezultatet e komploteve të arrogancës dhe shtoi se në këtë situatë, shiitët anglezë dhe sunitët amerikanë, si dy anët e një gërshërë, janë angazhuar në përhapjen e zjarrit dhe të përçarjeve.

Irani beson se bashkëpunimi konstruktiv mund të përballet me kërcënimet e përbashkëta, si terrorizmin.

Duke pasur parasysh përhapjen në rritje të pasigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore, e cila është kryesisht për shkak të ekstremizmit dhe implikimit të aktorëve të huaj, krijimi i një sistemi kolektiv të sigurisë është i domosdoshëm; sistem që Republika Islamike e Iranit po mundohet të krijojë.

Republika Islamike e Iranit, bazuar në parimet e saj strategjike, gjithmonë ka kërkuar paqe dhe siguri ndërkombëtare në të gjitha dimensionet e saj. Irani ka hyrë në ekuacionet rajonale dhe ndërkombëtare si një aktor aktiv në kuadrin e politikës së pavarur. Roli dhe natyra paqedashëse  e Sistemit të Republikës Islamike dhe institucionalizimi i këtij parimi në politikën e jashtme të Iranit, e bëri  Republikën Islamike që në vitin 1396 sipas kalendarit diellor, të kishte një prani aktive në realizimin e paqes dhe sigurisë globale.

Prandaj, Republika Islamike e Iranit në konferenca dhe takime ndërkombëtare ka luajtur një rol të përgjegjshëm në trajtimin e krizave rajonale, përfshirë Jemenin dhe ka ndihmuar në zgjidhjen e tragjedisë së myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Në fushën e çarmatimit dhe ndalimin e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, Irani ka punuar gjithashtu aktivisht përgjatë vitit 1396 sipas kalendarit diellor. Republika Islamike e Iranit, që nga pranimi i saj në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, në përputhje me parimet e saj të deklaruara në përpilimin e Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike në vitin 1992 dhe në formimin e Organizatës së Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike, ka qenë një anëtar aktiv i kësaj konvente.

Duke marrë parasysh rolin aktiv të Iranit në këtë drejtim, në maj 2017, Alireza Xhahangiri, ambasadori i Teheranit në Holandë dhe përfaqësuesi i Iranit në Organizatën për ndalimin e armëve kimike në sesionin e 19-të të komisionit të fshehtë të organizatës, me konsensusin e anëtarëve të komisionit kryesoi takimin sekret.  Këto përpjekje dhe role janë të gjitha për arritjen e një bote të sigurt, të një bote ku lufta dhe përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë nuk kanë asnjë vend.

Në vitin 1396, Teherani gjithashtu organizoi Konferencën e 13-të Ndërparlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI). Kazem Xhelali, deputeti i rajonit Shahroud në parlament dhe kreu i Qendrës për Hulumtime në Parlamentin Islamik të Iranit, thotë: "... Sot bota islame ballafaqohet me një problem të quajtur terrorizëm dhe Unioni Ndërparlamentar , në situatën aktuale, mund të mbajë një qëndrim të vendosur kundër ISIS dhe grupeve terroriste anti-islame të pranishme në rajon me qëllim që deklaratat dhe qëndrimet e marra më parë të jenë akoma më efektive".

Duke besuar në një vizion të tillë, delegatët nga 41 vende nga Azia dhe Afrika ndoqën samitin e Teheranit.

Irani beson se bashkëveprimet e parlamenteve të vendeve islamike në këto fusha mund të forcojnë përpjekjet kolektive për të zgjidhur krizat e imponuara ndaj vendeve islamike.

Republika Islamike e Iranit beson se krijimi i një paqeje të drejtë dhe gjithëpërfshirës në Lindjen e Mesme, pa përfundimin e okupimit të territoreve palestineze dhe dhënies të plotë të së drejtës së kombit palestinez, duke përfshirë të drejtën për vetëvendosje, kthimin e të gjithë personave të zhvendosur në atdheun e tyre dhe formimin e një qeverie sovrane të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë, përmes mbajtjes së një referendumi me praninë e të gjitha etnive dhe banorëve autoktonë të vendit, përfshirë myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, është e paarritshme. Irani në këtë fushë thekson në mbështetjen e të drejtave të popullit të shtypur palestinez si prioritet i parë i Konferencës së gjashtë të botës Islame në mbështetje për intifadën e popullit palestinez ku morën pjesë më shumë se 80 delegacione dhe 700 mysafirë të huaj, konferencë e cila u mbajt në Teheran.

Situata e rajonit në vitin 1396 tregoi se sionistët po përpiqen të krijojnë bindjen se palestinezët janë refugjatë, të cilët duhet të jetojnë pa të drejtën e atdheut dhe ta kthejnë emrin e rezistencës në terrorizëm dhe përpjekjet e gjata për normalizimin e nënshtrimin dhe kompromisit janë për këtë arsye.

Lideri suprem Ajetollah Khamenei në një deklaratë me të ftuarit në takimin e trembëdhjetë të unionit ndërparlamentar Islamik tha se çështja e Palestinës është çështja kyçe e botës islame dhe theksoi se nuk duhet imagjinuar se ballafaqimi me  regjimin sionist është i padobishëm, sepse me mbështetjen dhe ndihmën e Zotit, lufta juaj kundër regjimit sionist do të japë rezultat, ashtu siç rrjedha e rezistencës ka përparuar përgjatë viteve të fundit.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, duke iu referuar çështjes së Mianmarit dhe Kashmirit në takimin e unionit ndërparlamentar Islamik dhe njëkohësisht duke iu referuar neglizhimit të çështjeve të rëndësishme të Jemenit dhe Bahrejnit, shtoi: "Ne nuk duhet ta lejojmë perandorinë e rrezikshme propaganduese të perëndimit  e dominuar nga sionistët, që të injorojë çështjet e rëndësishme të botës islame dhe me komplotin e heshtjes, të eliminojnë çështjet kryesore të ummetit islamik.

Saadullah Zarei, një ekspert i çështjeve të Lindjes së Mesme në analizimin e veprimeve të SH.B.A-së mbi Kodsin, thotë:

"... Ajo që ne shohim sot në nivel ndërkombëtar dhe rajonal është nxitimi i Shteteve të Bashkuara dhe i agjentëve të tyre për të përfunduar çështjen palestineze në përputhje me kërkesat e regjimit sionist, në një kohë kur fitoret e njëpasnjëshme të frontit të rezistencës kanë arritur të çlirojnë pjesë të rëndësishme e botës islame nga sundimi amerikan dhe regjimi sionist dhe agjentët e tyre rajonalë ".

Referimi i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, në tre ngjarje historike në çështjen e Palestinës, përkatësisht "pushtimi i tokës", "mërgimi masiv i miliona njerëzve" dhe "vrasja masive dhe krimet masive njerëzore", përveç faktit se janë një dokument i qartë që vërteton shtypjen më të madhe në histori, por ai rikujton përgjegjësitë e harruara që bota islame ka kundrejt okupimit. Republika Islamike e Iranit i ka treguar botës se në asnjë rrethanë nuk do të heqë dorë nga përgjegjësia e saj.