Irani në prag të Vitit të Ri
Një nga qëllimet kryesore të Shteteve të Bashkuara në rajon është të shtypë dhe të angazhojë kombet e rajonit në kriza përmes krijimit të ndasive dhe mosmarrëveshjeve të brendshme që shfaqen për çdo ditë në formën e popullizmit dhe në kohë të tjera duke krijuar lëvizje përçarëse dhe komplotuese nga brenda.
Në fjalimet e tij, Lideri Suprem shumë herë i është referuar përpjekjeve të pandërprera të Shteteve të Bashkuara për të ndarë dhe thurur komplote në rajon.
Deklaratat e Liderit Suprem janë në fakt një anakronizëm i Shteteve të Bashkuara në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, i cili zbulon rrënjët e shumë problemeve të kombeve të rajonit dhe të botës.
Një vështrim në sjelljen, qëndrimet dhe qasjen amerikane ndaj politikës së jashtme amerikane gjatë dekadave të fundit ka treguar se qëllimi kryesor i politikanëve amerikanë ka qenë të fitojë influencë dhe ndikim në brendësi të Revolucionit Islamik dhe në sigurinë e Republikës Islamike. Veprimet dhe politikat amerikane në vitin 1396 sipas kalendarit diellor, gjithashtu janë një nga shembujt më të hapura të qëllimeve të Amerikës në këtë drejtim. Influenca dhe depërtimi janë në fakt dy fjalë kyçe që janë dëgjuar nga Lideri Suprem mbi shpjegimin e politikave amerikane ndaj Iranit dhe rajonit. Në këtë drejtim, deklaratat e Liderit të Revolucionit Islamik, përmbajnë pika kyçe që na kujtojnë nevojën për vigjilencë të vazhdueshme në përballje me planet afatgjata të Shteteve të Bashkuara në rajon.
Pika e parë është fakti se amerikanët, ndryshe nga pretendimet e tyre, në asnjë mënyrë nuk po kërkojnë ta zhdukin terrorizmin. Shtetet e Bashkuara kanë treguar natyrën e tyre të devijuar dhe të korruptuar duke mbështetur terroristët e ISIS dhe takfiristët dhe duke bashkëpunuar me qeveritë e pamëshirshme dhe diktatoriale si Al Saud, si dhe duke u dhënë mbështetje kriminelëve sionistë dhe kriminelëve të tjerë që çdo ditë vrasin njerëzit në Jemen.
Pika e dytë është shprehja se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë kundër autoritetit të vendeve islamike dhe në veçanti të Republikës Islamike, si një model shembullor i sistemit për të shpëtuar nga sistemet hegjemoniste.
Por pika e tretë është theksimi i sigurisë në zhvillim, i cili është me rëndësi strategjike jo vetëm për Republikën Islamike, por për të gjitha kombet e rajonit.
Ajetollah Khamenei në një deklaratë të hapur në një leksion në fushën e jurisprudencës duke iu referuar nënshtrimit të ISIS-it dhe vrasjen e qindra njerëzve në ngjarjet e muajve të fundit në Afganistan, tha: të njëjtat duart që krijuan ISIS-in si një mjet për shtypje dhe krime kundër popullit në Siri dhe Irak, sot pas disfatës në ato zona, ata po ndjekin transferimin e ISIS-it në Afganistan dhe vrasjet e fundit janë një fakt i vërtetë për fillimin e këtij plani.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik shtoi: "për terroristët e mbështetur nga Amerika, nuk ka dallime midis shiitëve dhe sunitëve, pasi objektivat e tyre janë civilët, duke përfshirë shiitët dhe sunitët".
Ai tha se angazhimi i popujve të rajonit në çështje sekondare është një politikë me prioritet të lartë e amerikanëve, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që rajoni, qeveritë e tij dhe popujt e rajonit të mos shohin dritë të bardhë dhe të mos mendojnë që të angazhohen në përballje me faktorin së keqes d.m.th., sionizmin.
Amerikanët në fakt janë burimi kryesor i pasigurisë në rajon dhe shkatërrimet dhe krizat që janë imponuar në Azinë Perëndimore gjatë dekadave të fundit janë hartuar direkt ose indirekt nga agjentët amerikanë dhe tani amerikanët po kërkojnë të krijojnë pasiguri për të justifikuar praninë e tyre afatgjatë dhe që të ndjekin qëllimet e tyre politike dhe ekonomike në rajon.
Noam Çamski, një teoricien i njohur amerikan, kritikon zyrtarët amerikanë duke thënë:
"Amerika e sheh Iranin si kërcënimin më të madh për paqen, ndërsa bota beson se Amerika është kërcënimi më i madh për paqen globale ..."
Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për shumë luftëra dhe konflikte ndërkombëtare dhe për shkak të përmbysjes së qeverive nëpërmjet grushteve të shtetit, si grushti i shtetit i 28 gushtit 1953, kundër qeverisë legjitime të Iranit.
Pa dyshim, siç theksoi Lideri Suprem, shpenzimet e shumta dhe planet e komplikuara të Shteteve të Bashkuara për të krijuar ndasi politike, fetare, etnike dhe gjuhësore në Iran kanë qenë të padobishme dhe të dështuara dhe sigurisht rritja e Iranit gjatë presidencës aktuale të Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojë.
Ajetollah Ali Khamenei në një takim me zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit Koordinues të propagandës islamike nga i gjithë vendi, duke shtjelluar përpjekjen e pandërprerë të Shteteve të Bashkuara për të shpërndarë dhe eliminuar "shpresën dhe vetëbesimin e kombit", kritikoi ashpër ndjekjen e padëshiruar ose të dëshiruar të disa individëve të objektivave të armikut dhe pasi rikujtoi propagandën e dështuar të dyzet viteve të armikut për dështimin ose dobësimin e Republikës Islamike, tha: Me ndihmën hyjnore dhe duke u mbështetur në vigjilencën dhe këmbënguljen e popullit , ashtu si në të kaluarën dhe me përpjekjet e pandërprera të autoriteteve për të zgjidhur problemet jetësore dhe problemet ekonomike të popullit, ne do të vazhdojmë të përparojmë dhe do të vazhdojmë rrugën e progresit.
Ajetollah Khamenei theksoi: Natyrisht, lufta e butë e sotme nuk është një luftë ushtarake, sepse ata nuk luftojnë dhe bëjnë një gabim nëse duan një luftë ushtarake.
Ai e quajti luftën e butë të armikut më të rrezikshme se sa luftërat ushtarake dhe shtoi se arsyet kryesore të armiqësisë me sistemin islamik, gjatë dyzet viteve të fundit, janë se revolucioni islamik ka ndryshuar strukturën dhe formulën e rreme të pushtetit në botë dhe ka treguar se një komb nuk mund të jetë një sundimtar por as i sunduar, nuk mund të jetë dhunues por as i nënshtruar.
Ai regjimin e Shteteve të Bashkuara e konsideroi nga qeveritë më të korruptuara dhe më shtypëse në botë, dhe tha: Mbështetja e këtij regjimi për terroristët ISIS dhe takfiristët, bashkëpunimi me qeveri të pamëshirshme dhe diktatoriale si Al Saud dhe mbështetja për kriminelët sionistë dhe kriminelët që në Jemen për çdo ditë gjakosin njerëzit, tregon natyrën e pistë të regjimit amerikan.
"Natyrisht disa zyrtarë amerikanë, që mbanin dorashka kadifeje dhe me pamje të maskuar, në një moment arritën të ngrohnin disa prej nesh, por shpejt ata u demaskuan dhe sot realiteti i qëllimeve të liga të Shteteve të Bashkuara ndaj Islamit dhe Republikës Islamike është zbuluar plotësisht".
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara përpiqen të përdorin çdo mundësi për të ndikuar dhe influencuar. Theksi dhe paralajmërimi i Liderit Suprem për vigjilencë dhe vetëdijesim të plotë përballë përpjekjeve të armikut dhe në të Shteteve të Bashkuara për të influencuar, është e rëndësishme për faktin se armiku po përdor armën e negociatave dhe justifikimet bërthamore, për tu futur dhe për të ndikuar tek revolucioni dhe sistemi dhe në këtë mënyrë, të dyfishojnë varësinë e brendshme të Iranit dhe më pas të arrijë qëllimin e fundit atë të përmbysjes dhe mposhtjes.
Nuk ka dyshim se ajo që u tha në deklaratat e Liderit Suprem në vitin 1396 sipas kalendarit diellor, mbi natyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara, duhet të shihet si një paralajmërim serioz rreth veprimeve të liga të Shteteve të Bashkuara në rajon. Paralajmërimet e përsëritura të liderit suprem dhe paralajmërimet për infiltrimin e armikut, duhet të jenë të ndjeshme për autoritetet dhe elitat e vendit. Paralajmërimet dhe theksimet e përsëritura të bëra nga Lideri Suprem i revolucionit islamik gjatë vitit të kaluar gjithashtu janë rezultat i largpamësisë së tij, pasi armiku gjithmonë kërkon një mënyrë për të depërtuar dhe për t'i imponuar kërkesat e veta në Iran.