Irani në prag të Vitit të Ri
Viti 1396 sipas kalendarit diellor në Iran, ishte një vit shëmbëlltyrë e unitetit dhe e fuqisë së kombit të bashkuar iranian në përballje me kërcënimet dhe komplotet. Kombi iranian këtë vit po e përfundon në kohën kur ai ka bërë të mundur dështimin e komploteve puçiste të armiqve dhe në kohën kur u ka bërë ballë të gjitha intrigave dhe kurtheve të armikut.
Që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik deri më sot, Republika Islamike e Iranit u ka bërë ballë komploteve puçiste dhe përçarëse të armiqve të saj dhe autoritetin dhe fuqinë e saj ka dëshmuar pa depërtueshmërinë e saj përballë armiqve. Udhëheqësi suprem gjatë vitit të kaluar në raste të ndryshme ka theksuar në mënyrë të përsëritur se popullit duhet të jetë i fuqishëm përballë kërcënimeve, por ka theksuar se fuqia nuk ka të bëjë vetëm me armë, por me njohuri, besim, këmbëngulje, identitetin revolucionar, islam dhe Kuran dhe nga elementet e prodhimit të energjisë. Në këtë proces, ruajtja e identitetit islam dhe zbatimi i mësimeve kuranore duhet të jetë përparësia e parë e ummetit të Islamit. Lideri suprem në një takim me të ftuarit e konferencës “ Dashamirësit e Ehli Bejtit dhe çështja e takfiristëve”, pasi theksoi fitoren e madhe në luftën kundër ISIS në Irak dhe në Siri, përmendi 40 vite komplote, presione dhe sanksione të Amerikës dhe sionistë kundër sistemit islamik dhe tha: Me gjithë këto presione qartazi deklaroi se Republika Islamike e Iranit është në gjendje të japë ndihmën e saj për të luftuar takfirizmin dhe hegjemonizmin kudo që të jetë e nevojshme dhe ajo nuk druhet aspak nga shprehja e këtij fakti. Armiqtë e kombit iranian me në krye Amerikën, përgjatë vitit 1396, kanë bërë përpjekje të shumta për të sfiduar dhe përçarë kombin me anë të shfaqjes së trazirave të programuara më herët me qëllim që të dëmtonin shtetin e Republikës Islamike të Iranit nga brenda. Edhe pse armiqtë përdorën të gjithë kapacitetin e tyre propagandues, komplotet e tyre dështuan dhe këtë e tregoi pjesëmarrja masive e popullit iranian në përvjetorin e fitores së revolucionit islamik më 22 Bahman. Populli iranian me vetëdije të plotë rreth planeve të armikut, gjithmonë ka treguar se është në gjendje tu bëjë ballë çdo lloj komploti dhe intrige dhe pikërisht qëndresa e këtij populli ka bërë të mundur forcimin gjithnjë e më të madh të shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Populli iranian më 22 Bahman të vitit 1396 mori pjesë masivisht në marshin kombëtar të fitores së revolucionit islamik, marsh që shkaktoi disfatën e luftës së butë të armikut pasi kombi iranian tregoi se nuk lejon elementët përçarës dhe të devijuar që të shkatërrojnë vendin. Kombi iranian në këtë ditë i ka dhënë përgjigje të fortë kërcënimeve dhe iluzioneve të Shtëpisë së Bardhë dhe luftës së saj të botë. Ashtu siç ka thënë edhe lideri suprem i revolucionit islamik, fuqia dhe besnikëria e kombit iranian, ka krijuar një epope të madhe e cila e detyroi armikun të tërhiqet pasi dështoi plotësisht në planet e tij. Kombi iranian i ka treguar botës së revolucioni islamik është i gjallë dhe se ky popull ndjek aspiratat e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, është shprehur Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik. Kombi iranian edhe në marshin e tij të ditës 9 Dei, ku shprehu besnikërinë ndaj vilajetit dhe unitetit kombëtar, edhe një herë tregoi se gjithmonë është në gjendje të përballet me armikun dhe komplotet e tij. Pjesëmarrja masive e popullit iranian në marshin e 9 Deit 1396, tregoi se ky popull është gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur revolucionin, vlerat e shtetit dhe të lidershipit. Këtë epope lideri suprem i revolucionit islamik e ka quajtur kulmin e lëvizjes për besnikëri, njohjen e situatës dhe lëvizjes me besim dhe vullnet të popullit përgjatë historisë së revolucionit islamik. Pjesëmarrja aktive e popullit iranian më 9 Dei 1388 që përkon me 30 Dhjetorin e vitit 2009, në realitet ishte pasqyrë e besnikërisë dhe e unitetit të popullit iranian në lëvizjen përballë komploteve. Procesi i zhvillimeve në ngjarjet komplotuese të vitit 2009, kishte për qëllim rrëzimin e shtetit në Iran. Trazirat nëpër rrugë që ndodhën pas zgjedhjeve presidenciale nuk ishin një ngjarje normale dhe e zakontë por ishin një fenomen i dalë nga revolucionet më ngjyrë. Të tilla revolucione janë thurur nga Amerika me qëllim që popujt të ftoheshin dhe të distancoheshin nga shteti i tyre. Amerika përgjatë viteve pas fitores së revolucionit islamik, gjithmonë është munduar të thyejë unitetin e kombi iranian dhe gjithmonë është përpjekur të sfidojë revolucionin duke krijuar mosmarrëveshje politike dhe sociale. Mirëpo qëndresa e popullit iranian përballë rrjedhave komplotuese dhe përçarëse të zgjedhjeve të dhjeta presidenciale në vitin 2009 dhe në përsëritjen e disa trazirave në rrugë përgjatë vitit 2017, tregoi se aktivizimi I popullit iranian është një prej organeve të fuqishme në ruajtjen e revolucionit dhe të shtetit të Republikës Islamike të Iranit, organ që nuk do të lejojë kurrë armikun që të influencojë dhe depërtojë në Iran. Në dhjetor 2017, në disa qytete të Iranit janë organizuar protesta për të sqaruar gjendjen e personave që kishin humbur kursimet e tyre në shoqëritë kreditore.
Këto protesta u shfrytëzuar nga elementë oportunistë që kishin mbështetjen nga faktori i huaj. Mirëpo populli iranian i vetëdijshëm u ngrit për të dëshmuar edhe virtytin e tij të njohjes së armikut dhe u përball me rrymat përçarëse dhe komplotuese. Ashtu siç ka thënë lideri suprem, kjo përballje është lufta e kombit me anti-kombëtarët, lufta e Iranit me anti-iranianët, lufta e islamit me anti-islamistët, lutë e cila do të vazhdojë edhe më tej. Sa i përket disa nga zhvillimeve të vitit të kaluar në Iran, lideri suprem ka thënë: Vitet e undit disa prej funksionarëve amerikanë ashtu si funksionarët aktualë, qartazi kanë shprehur armiqësinë e tyre me kombin iranian dhe kanë thurur komplote me anë të luftës së botë, mirëpo të gjitha planet e tyre janë bërë shkak për ngritjen e vetëdijes së kombit iranian dhe të ndjenjës së përgjegjësi së këtij populli në përballje me komplotuesit dhe përçarësit. Faktet që kanë dalë pas rrjedhave komplotuese dëshmojnë se ngjarjet e vitit 1396 ishin pjesë e komploteve të projektuara nga armiqtë që kishin për qëllim rrëzimin e shtetit.
Ajetollah Khamenei me rastin e përvjetorit të shprehjes së besnikërisë së forcave ajrore të Iranit ndaj imam Khomeinit (ra), pati një takim me komandantët dhe oficerët e forcave ajrore të ushtrisë iraniane dhe tha: Faktet dhe dëshmitë tregojnë se këto ngjarje janë të programuara në projektimin e tyre ka qenë aktiv një trekëndësh i kryesuar nga Amerika dhe sionistët. Elementët përbërës të këtij trekëndëshi kishin programuar nisjen e trazirave nga qytetet e vogla dhe përhapjen e tyre deri në qendër. Lideri suprem tha se këndi i tretë i këtij trekëndëshi përbëhet nga një prej vendeve të pasura të Gjirit Persik i cili ka garantuar fondet për organizatorin e këtij komploti që është organizata vrasëse MEK.
Lideri suprem i revolucionit islamik tha se plani për kryerjen e këtyre trazirave është hartuar në dy baza në fqinjësi të Iranit dhe për këtë ai ka theksuar se nuk duhen neglizhuar faktorët e huaj dhe roli i tyre. Marjam Raxhavi, kryetare e grupit terroristët MEK më 13 shkurt 2018 në një intervistë për gazetën Akadh të Arabisë Saudite ka thënë: Në trazirat e fundit në disa qytete të Iranit, kanë luajtur rol bazat e varura nga grupi MEK. Bahman Nezhad, ekspert i çështjeve politike thotë: Komploti dhe përçarja ka dy burime të brendshëm dhe të huaj. Aktivizimi i komplotit është një prej metodave të arrogancës botërore për të rrëzuar shtetet në vendet e tjera të botës. Armiqtë kanë arritur përfundimin se për rrëzimin e një shteti duhen përdorur elementët e brendshëm dhe për këtë arsye në të gjithë botën ekzistojnë zyra speciale të Amerikës për trajnimin e këtyre elementëve. Vendosja e sanksioneve dhe ushtrimi i presioneve sidomos presionet politike, janë pjesë e metodave të arrogancës për të lodhur sa më shumë popullin dhe distancuar atë nga shteti. Mirëpo pjesëmarrja aktive e popullit iranian në marshin e 9 Deit dhe të 22 Bahmanit tregoi se shpirti revolucionar i kombit iranian nuk është zbehur aspak por është shtuar edhe më shumë me vullnetin për të mbrojtur vlerat dhe sukseset e revolucionit islamik.