Imam Musa Kazem, luftëtari i durimit (Speciale për martirizimin e tij)
(last modified Fri, 13 Apr 2018 09:11:56 GMT )
Prill 13, 2018 11:11 Europe/Tirane

Vuajtjet dhe pikëllimet e Imam Musa bin Xhafer (a.s.) në krahasim me imamët e tjerë pas tragjedisë së Qerbelasë, kanë qenë më të dhimbshme dhe më të mëdha. Ai gati gjithë periudhën e imametit të tij, e ka kaluar në internim ose në burg, mirëpo pavarësisht kësaj, morali dinamik dhe veprimtaria e tij e gjerë është bërë shkak që ai edhe në kushtet më të vështira, zemrat e dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) dhe besimtarëve të vërtetë, t'i udhëzojë drejt burimit të së vërtetës dhe lumturisë.

Tani ndodhemi në përvjetorit të martirizimit të Imam Musa Kazem (a.s.) i cili përgjegjësinë e Imametit e mori në një prej periudhave më të vështira të historisë dhe gjatë gjithë jetës së tij ka përjetuar shumë vështirësi dhe vuajtje të mëdha. Ai ishte imami i cili me durimin e rezistencës së tij të pashëshembull në kushtet më kritike të shoqërisë islame, u ka mësuar besimtarëve myslimanë mësimet më të mira për jetë. Besimtarët myslimanë dhe dashamirësit e Ehli Bejtit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. për shumë vite dhe shekuj, jetën dhe veprën dhe mësimet e çmuara të Imam Musa Kazem (a.s.), i kanë bërë program të jetës së tyre që në rrugën e përkryerjes të arrijnë në majat e lumturisë.  

Miq të nderuar pranoni ngushëllimet tona të sinqerta me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Musa Kazem (a.s.), imamit të shtatë nga loza e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe me këtë rast po iu ftojmë të ndiqni programin special që kemi përgatitur për këtë ditë.

Gjatë periudhës së jetës së Imam Musa Kazem (a.s.) kanë sunduar dy prej khalifëve më të fuqishëm të dinastisë Abasite: khalifi Mansur dhe khalifi Harun dhe dy prej khalifëve më diktatorë të dinastisë Abasite: Mahdi dhe Hadi. Territori i Shtetit Islam nëpërmjet pushtimeve të reja, ishte zgjeruar edhe më shumë dhe për çdo ditë pasuria dhe kapitali më i madh, shtonte fuqinë dhe pushtetit e dinastisë Abasite. Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudha gjithashtu u krijuan disa lëvizje dhe rryma të devijuara ideologjike dhe fetare të cilat depërtonin dhe përhapeshin me paturpësi në shoqërinë islame. Në rrethana të tilla, atmosfera e intelektuale e shoqërisë ishte mbushura me kontradikta dhe polemika dhe zhvillimi i këtyre kontradiktave ideologjike, kishte dëmtuar në masë të madhe zgjuarsinë dhe vigjilencën islame dhe politike të shoqërisë. Në këtë periudhë, pushtetarët gjithashtu e keqshfrytëzonin në masë të madhe këtë huti të popullit dhe shtonin pushtetin dhe hegjemoninë e tyre mbi njerëzit. Kjo atmosferë e turbulluar e shoqërisë islame, ishte krijuar në periudhën e imametit të Imam Musa Kazem (a.s.) dhe e kishte ngushtuar dhe vështirësuar sferën e veprimtarisë së dijetarëve të fushave të shkencave islame dhe të njohurive burimeve të Islamit, sidomos për ata dijetarë që ndiqnin rrugën e Ehli Bejtit (a.s.).

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në përshkrimin e periudhës së vështirë në të cilën ka jetuar Imam Musa Kazem (a.s.), ka thënë: "Në këtë periudhë edhe poezia, arti, fikhu, hadithi dhe gjithashtu edhe asketizmi dhe adhurimi ishin vendosur në shërbim të pushtetarëve dhe ishin shndërruar në mjete për të shtuar dhe plotësuar pasurinë dhe pushtetin e tyre. Në atë kohë asnjë kërcënim serioz nuk ekzistonte për ta lëkundur aparatin e khalifatit Abasit dhe khalifi në këto rrethana nuk neglizhonte as për një çast lëvizjen e thellë dhe të vazhdueshme të Ehli Bejtit (a.s.). Në këtë periudhë e vetmja gjë që mund t'i jepte gjallëri dhe forcë lëvizjes intelektuale dhe politike të Ehli Bejtit (a.s.) dhe ndjekësve të saj për të luftuar këtë situatë dhe për të vazhduar rrugën, ishte veprimtaria dhe puna e palodhshme e Imam Musa Kazem (a.s.) dhe ndjekja e metodës hyjnore "Taghijje". Prandaj, vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet e qartë dhe mund të perceptohet veprimtaria dhe lufta e gjerë e Imam Musa Kazem (a.s.)".  

Vuajtjet dhe pikëllimet i Imam Musa bin Xhafer (a.s.) në krahasim me imamët e tjerë pas tragjedisë së Qerbelasë, kanë qenë më të dhimbshme dhe më të mëdha. Ai gjithë periudhën e imametit të tij, e kaloi në internim ose në burg, mirëpo pavarësisht kësaj, morali dinamik dhe veprimtaria e tij e gjerë është bërë shkak që ai edhe në kushtet më të vështira, zemrat e dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) dhe besimtarëve të vërtetë t'i udhëzojë drejt burimit të drejtës dhe lumturisë.

Imam Musa bin Xhafer (a.s.) përgjegjësinë e Imametit dhe udhëheqjes shpirtërore të shoqërisë islame e kishte marrë përsipër në rini dhe në rrethana politike në të cilat khalifi Mansur i dinastisë Abasite, ishte në kulmin e fuqisë së vet dhe kishte një armiqësi të madhe me familjen e Ehli Bejtit (a.s.). Politika e zakonshme e khalifëve të dinastisë Abasite në atë kohë, në mënyrë të veçantë ishte përqendruar në keqtrajtimin dhe vrasjen e përkrahësve të Ehli Bejtit (a.s.). Khalifi Mansur kishte vrarë shumë pjesëtarë të familjes së Ehli Bejtit (a.s.) dhe shumë prej njerëzve të afërt të tij dhe shumë prej figurave dhe personaliteteve të shquara të kohës, ndërsa trupat e tyre të pajetë i kishte hedhur në një vend të paqartë i cili ishte u zbulua vetëm pas vdekjes së khalifit Mansur.

Imam Musa Kazem (a.s.) në kohën e këtij khalifi kishte marrë përgjegjësinë e Imametit dhe që nga fillimi ishte vendosur nën një vëzhgim të ashpër deri në atë masë saqë përkrahësit dhe ndjekësit e rrugës së Ehli Bejtit (a.s.) të cilët dëshironin ta dinin se pas martirizimit të Imam Xhafer Sadik (a.s.), te cili person si imam duhet të referoheshin, me shumë vështirësi mund të takoheshin ose të kenë qasje deri te Imam Musa bin Xhafer (a.s.). Ai gjithashtu kishte kërkuar nga përkrahësit dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) që të ndiqnin rrugën "Taghije" dhe u thoshte atyre: "Nëse pushtetarët do të kuptojnë se ju keni dëgjuar thënie nga unë dhe keni marrë mësime nga unë dhe keni lidhje me mua, atëherë me padyshim do t'iu vrasin, prandaj keni kujdes dhe ndiqeni rrugën "Taghije" (rezistencës me durim)".

Imam Musa Kazem (a.s.) pavarësisht vështirësive dhe kufizimeve të krijuara nga pushteti Abasit, u ka mësuar shumë hadithe atyre që ishin të etur për njohur dhe dituri. Sejed bin Tavus në lidhje me këtë ka thënë: "Një grup i madh i përkrahësve dhe myslimanëve shiitë që kishin lidhje të veçantë me Imam Musa Kazem (a.s.), mblidheshin në kuvendët e tij dhe shënonin fjalët e çmuara të atij dhe përgjigjet që ai u jepte pyetjeve të të pranishmëve".  

Imam Musa Kazem (a.s.) ashtu si paraardhësit e tij, ishte një det i diturisë dhe i virtyteve të larta njerëzore dhe shumë nxënës kanë arritur që duke ndjekur mësimet e tij dhe nën udhëzimet e këtij imami, të arrijnë në pozita të larta në shkencat e ndryshme islame si në fikh, komentimin e Kur'anit dhe në shkencat e tjera. Ibën Haxher Hejthemi, dijetar i njohur sunit, në përshkrimin e pozitës së Imam Musa Kazem (a.s.) në shkencat islame, ka thënë: "Musa Kazem, ishte trashëgues i diturive të babait të tij dhe kishte virtyte të larta morale dhe kishte një pozitë të lartë të përkryerjes. Ai nën dritën e tolerancës dhe durimit të papërshkruar që tregonte ndaj njerëzve të paditur, mori epitetin "Kazem" dhe në atë kohë askush nuk arrinte pozitën e tij në njohurit hyjnore dhe në shkencat islame si dhe në bujari dhe në sjellje morale".

Imam Musa Kazem në një urdhëresë të plotë dhe pragmatike për programimin e jetës, thotë: "Mundohuni që në jetë, kohën tuaj të ndani në katër pjesë: pjesën e parë ndajeni për adhurimin e Zotit dhe bërjen e lutjeve. Pjesën e dytë ndajeni për punë për të siguruar furnizimin në mënyrë të lejuar. Pjesën e dytë të kohës ndajeni për tu shoqëruar dhe kuvenduar me vëllezërit dhe personat në të cilët keni besim dhe të cilët u informojnë juve për të metat që keni dhe me sinqeritet nga zemra janë të drejtë me ju. Pjesën e katërt të kohës ndajeni për shfrytëzimin e kënaqësive të lejuara sepse me ndihmën e kësaj pjese të kohës ju do të keni forcën dhe mundësinë për të kaluara edhe ato tre pjesë të tjera të kohës".

Me këtë ndarje gjithëpërfshirëse të kohës, e kuptojnë se përkundër shkollave që sipërfaqësisht duken si mistike dhe botën e konsiderojnë të urryer dhe ftojnë njerëzit që të largohen nga ajo, shkolla e Islamit paraqet një program të bukur për jetën në këtë botë. Program në të cilin ekziston edhe përkushtimi ndaj botës dhe kënaqësive të saj dhe përkushtimi për botën tjetër. Në lidhje me këtë çështje po sjellim një thënie tjetër nga Imam Musa Kazem (a.s.) e cila edhe pse është e shkurt, gjithashtu është shumë e përshtatshme për tu zbatuar. Imam Musa Kazem (a.s.) ka thënë: "Kërkesave tuaja të brendshme përgjigjuni në atë mënyrë që ato të plotësohen nëpërmjet rrugëve hallall në këtë botë, natyrisht deri në atë masë që ato të mos u dëmtojnë juve dhe të mos bëhet shpërdorim, prandaj merrni ndihmë nga ky përfitim nëpërmjet rrugëve hallall për kryerjen e obligimeve fetare, për arsye se është transmetuar se ai i cili për hir të fesë heq dorë nga bota ose për hir të botës heq dorë nga feja, nuk është në rrugën e Islamit".

Nevojat dhe dëshirat e brendshme janë një e vërtetë e pamohuar dhe këto kërkesa dhe dëshira në vështrimin fetar ndahen në dy pjesë: hallall dhe haram. Nëse njeriu kundërshton tërësisht këto kërkesa, ashtu siç besojnë përkrahësit e shtypjes së vetes, atëherë kjo vetja-egoja e shtypur nuk do të ketë forcën e duhur të bashkëpunojë për kryerjen e obligimeve fetare. Imam Musa Kazem (a.s.) në këtë thënie të çmuar dhe udhëzuese, porosit që njeriu me një përgjigje pozitive dhe të llogaritur ndaj dëshirave hallall, nga vetja dhe egoja e tij mund ta ndërtojë një mjet transportues të përshtatshëm për të kaluara rrugën e të qenit rob i Zotit dhe për të kryer obligimet fetare.

Muhamed bin Sai Shafi'i thotë: "Imam Kazem (a.s.) kishte një pozitë të lartë. Ai ishte i përkushtuar në adhurimin e Zotit dhe ishte i njohur për arritjen e një pozite të lartë të përkryerjes. Ai natën e gdhinte duke qëndruar në përulje dhe duke adhuruar Zotin dhe ditën e përfundonte duke dhënë lëmoshë dhe duke agjëruar. Për shkak të urtësisë së madhe dhe tolerancës së gjerë, ai mori epitetin Kazem. Me ata të cilët silleshin keq ose ofendonin atë, ai sillej me mirësi dhe ndaj atyre që shkelnin normat, ai sillej me tolerancë. Për shkak se bënte shumë adhurim dhe ibadet, ai mori epitetin "Abdusaleh". Në Irak ai njihej me emrin "Babul-Havajixh" për arsye se çdo nevojtarë që trokiste derën e tij, gjithmonë i plotësohej nevoja e tij".

Imam Kazem (a.s.) për një periudhë të gjatë 7 deri 10 vite, ishte burgosur nga khalifi Harun dhe ka qëndruar në burgje të ndryshme. Herën e fundit kur Imam Musa Kazem (a.s.) u burgos dhe në atë periudhë ishte keqtrajtuar shumë dhe kishte përjetuar vuajtje të mëdha, shef i burgut ishte një person me emrin Sendi bin Shahek i cili njihej si një prej funksionarëve më të dhunshëm të aparatit pushtetar të khalifit Harun. Burgu që administrohej nga Sendi, kishte dhoma të errëta dhe të tmerrshme dhe ai në ato dhoma keqtrajtonte në masë shumë të madhe Imam Musa Kazem (a.s.). Në një pjesë të lutjes për vizitën e varrit të Imam Musa Kazem (a.s.), i dërgojmë selame dhe përshëndetje këtij Imami në këtë mënyrë: "Paqja dhe përshëndetja qoftë mbi atë që u torturua në fund të burgjeve dhe në errësirën e burgjeve, mbi atë që këmbët e të cilit ishin shtypur dhe përgjakur nga prangat e zinxhirit!".  

Mauzoleu dhe varri i Imam Musa Kazem (a.s.)

Imam Musa Kazem (a.s.) pas 35 vjet të luftës dhe veprimtarisë së tij, pas shumë burgosjeve dhe internimeve, pas jetës në një ambient të frikshëm, pas shumë vështirësive dhe kufizimeve që pati në kontaktet me përkrahësit e vet, pas përhapjes së mësimeve burimore islame dhe të dispozitave të Sheriatit nën presion të madh të pushtetit Abasit dhe pas një jete të kaluar në këtë mënyrë, në vitin 183 hixhri kameri, me urdhër të khalifit Harun Rashid të dinastisë Abasite dhe nëpërmjet Sendi bin Shahek, u helmua dhe u martirizua në burg. Khalifi Harun pas helmimit të Imam Musa Kazem (a.s.), për ta devijuar opinionin publik kishte lëshuar një mesazh në të cilin thoshte: "Zoti e mallkoftë Sendi bin Shahek! Ai këtë veprim e ka bërë pa lejen time!".

Tags