20 Farvardini, dita kombëtare e teknologjisë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i72978-20_farvardini_dita_kombëtare_e_teknologjisë_bërthamore
20 Farvardini i vitit 1385 sipas kalendarit diellor që përkon me 9 prillin e vitit 2006, është dita kur Irani arriti të posedojë ciklin e pasurimit të uraniumit. Në një ditë si kjo u vu në funksion cikli i plotë i pasurimit ë uraniumit në Natanz. Pas dhënies së këtij lajmi dhe me miratimin e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, për të falënderuar përpjekjet e dijetarëve të rinj në Iranin Islamik 9 prill u caktua si dita kombëtare e Teknologjisë Bërthamore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 13, 2018 11:13 Europe/Tirane

20 Farvardini i vitit 1385 sipas kalendarit diellor që përkon me 9 prillin e vitit 2006, është dita kur Irani arriti të posedojë ciklin e pasurimit të uraniumit. Në një ditë si kjo u vu në funksion cikli i plotë i pasurimit ë uraniumit në Natanz. Pas dhënies së këtij lajmi dhe me miratimin e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, për të falënderuar përpjekjet e dijetarëve të rinj në Iranin Islamik 9 prill u caktua si dita kombëtare e Teknologjisë Bërthamore.

Pas kësaj, Irani u rendit në rangun e vendeve poseduese të teknologjisë për pasurimin e uraniumit. Posedimi i teknologjisë dhe dijes bërthamore, sipas traktatit për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve atomike, është e drejtë e çdo vendi i cili ka nënshkruar dhe zbaton këtë traktat. Përdorimi i teknologjisë bërthamore për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, sot është një domosdoshmëri. Teknologjia bërthamore është fuqia e kthimit të uraniumit natyror në një uranium të pasuruar nëpërmjet procesit të shpërbërjes së atomit gjë e cila prodhon energji të madhe. Për momentin vetëm 10 vende të botës posedojnë këtë teknologji të avancuar. Energjia bërthamore ka përdorime të ndryshme. Në një klasifikim të përgjithshëm mund të thuhet se energjia bërthamore ka përdorim ushtarak dhe civil. Mirëpo progresi dhe suksesi në teknologjinë bërthamore pasohet nga progrese në degë të ndryshme të shkencës dhe dijes. Një prej përdorimeve të teknologjisë bërthamore është shfrytëzimi i kësaj teknologji në prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet centraleve bërthamore. Duke pasur parasysh se burimet fosilike si nafta dhe gazi, janë në burime të shterueshëm, Irani për të zhvilluar shoqërinë dhe ekonominë e vendit, përdorimin e teknologjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike e konsiderojë nevojë të domosdoshme dhe për këtë është përkushtuar në ndërtimin e centraleve atomike. Shkenca bërthamore është e lidhur edhe me shkencën e mjekësisë. Në vendet e zhvilluara kjo shkencë përdoren në mjekësi dhe degët e saj. Teknologjia bërthamore përdoret në rrezet X dhe në aparate e ndryshme të radiografisë për zbulimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve me kancer. Teknologjia bërthamore përdoret edhe për zbulimin e burimeve ujore nëntokësore, administrimin e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësor, zbulimin dhe kontrollimin e rrjedhjeve dhe sigurinë e digave, etj. Për kthimin e ujërave të detit në ujëra të ëmbël gjithashtu përdoret po kjo teknologji. Teknologjia bërthamore përdoret edhe në bujqësi dhe në industrinë e ushqimit. Përdorimi masiv i kësaj teknologjie është për përdorimi për parandalimin shfaqjes së sytheve në produktet ushqimore, kontrollimi dhe zhdukja e insekteve dëmtuese, vonimi i pjekjes së produkteve bujqësore, shtimi i kohës së ruajtjes së produkteve bujqësore, diagnostikimi dhe kurimi i sëmundjeve të kafshëve blegtorale, përdorimi në shtimin dhe shumëfishimin e kafshëve, ndryshimin e tyre gjenetik, përdorimi në higjienë dhe sigurinë e produkteve të nevojshme në blegtori dhe bujqësi. Irani ashtu si shumë vende të tjera nuk është vetëm importues i shkencës dhe teknologjisë por ai duke u mbështetur tek kapacitetet vendase ka arritur suksese të konsiderueshme duke forcuar infrastrukturën e vendit. Posedimi i teknologjisë bërthamore gjithmonë ka qenë një ëndërr e shumë vendeve. Sot emri i Republikës Islamike të Iranit, ndodhet në mesin e atyre vendeve që posedojnë këtë teknologji dhe sot Irani është futur në zbatimin e projekteve të mëdha teknologjike dhe të bashkëpunimit bërthamor në nivel botëror dhe ndërkombëtar.

Kjo lëvizje e fuqishme kombëtare së bashku me dekretin fetar të liderit suprem të revolucionit islamik i cili e ka shpallur haram prodhimin, përhapjen dhe përdorimin e armëve atomike dhe armët e shkatërrimit në masë, ka arritur të neutralizojë të gjitha komplotet dashakeqe të armikut. Sot Irani është duke bashkëpunuar me vendet që kanë eksperiencë të gjerë në këtë fushë. Irani është vendi i katërt në botë dhe vendi i parë në Lindjen e Mesme që përfiton nga dobitë e kësaj teknologjie. Ndër frytet e shfrytëzimit të teknologjisë paqësore bërthamore, është eksportimi i medikamenteve të prodhuar me teknologjinë bërthamore në vende si India, Pakistani, Egjipti dhe Libani. Sot Irani po bën progrese edhe në teknologji të reja si nano-teknologjia, energjia e rinovueshme, mikro-elektronika dhe qelizat staminale. Me shtimin e kompanive novatore, në Iran janë shtuar shumë produktet e prodhuar me teknologji të mesme dhe teknologjinë e avancuar ose Hi-Tech. Politika që po ndjek Irani është e atillë se ky vend megjithëse ka burime të shumta natyrore, ai mundohet ta kthejë ekonominë e vet nga një ekonomi të bazuar në burimet natyrore në një ekonomi të mbështetur nga novacion dhe teknologji. Irani për të realizuar objektivat e zhvillimit në fushën e energjisë atomike ka ngritur qendra hulumtuese me dijetarë dhe studiues të fushave të ndryshme që kryejnë aktivitetet e tyre hulumtuese. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit vitin e kaluar në takimin e parë të bashkëpunimit shkencor të vendeve islamike, takim që u mbajt në Astana të Kazakistanit ka thënë: Ne kemi ardhur t’iu themi se mundemi dhe në emër të shkencës dhe dijes dhe duke u mbështetur tek diplomacia shkencore të krijojmë fusha të përbashkëta për të ngritur kapacitetet dhe potencialet e botës islame. Zhvillimi i centraleve energjetike dhe shtimi i përdorimit të rrezeve në mjekësi, janë disa nga objektivat e Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ( AEAI ). Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i AEAI lidhur me përpjekjet e kësaj agjencie për të shtuar potencialet e centraleve atomike ka thënë se për prodhimin e energjisë elektrike dhe ujit të ëmbël, ndërtimi i centraleve të vogla atomike gjithashtu është në prioritet të AEIA. Ashtu siç theksoi z. Kamalvandi, AEAI për momentin po programon përdorimin e ujit të rëndë si lëndë e parë për produkte të tjera që një pjesë e këtyre produkteve do të publikohen në ditën kombëtare të teknologjisë bërthamore. Ai gjithashtu njoftoi nisjen e punës për ndërtimin e  spitalit atomik super-profesional në provincën Alborz. Në perëndim të Iranit. Ndërsa Ali Akbar Salehi, kryetari i AEAI, lidhur me programet e kësaj agjencie ka thënë: Spitali super-profesional në perëndim të Iranit pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe ky spital do të përqendrohet në kurimin e sëmundjeve të vështira dhe pothuajse të pashërueshme. Salehi vuri në dukje se produktet e reja të AEAI do të prezantohen më 9 prill dhe ka thënë: Kjo agjenci ka hartuar programe për tu përballur me mungesën e ujit dhe thatësirën dhe në këtë fushë ekspertët iranianë kanë arritur të prodhojnë aparate që me energji shumë të pakët i japin lagështi ambientit dhe ajrit. Në bazë të traktatit NPT, në çështjen bërthamore ekzistojnë tre pika kyçe të cilat duhet të zbatohen në bashkëpunim me ANEA ( Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike). Së pari është eliminimi i të gjitha armëve atomike, me fjalë të tjera çarmatosja bërthamore. Pika e dytë është ndalimi i përhapje së armëve atomike dhe monitorimi i saktë i zbatimit të këtij kësaj pike. Fatkeqësisht në këto dy pika ANEA nuk ka bërë një punë të suksesshme. Për momentin jo vetëm që armët atomike nuk janë shkatërruar por Amerika dhe disa vende të tjera poseduese të këtyre armëve, po shkojnë drejt një brezi të ri të armëve atomike. Pika e tretë e traktatit NPT thekson ndihmën e ANEA për inkurajimin e përdorimit të teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore. Edhe në këtë fushë kjo agjenci ka qenë e ndikuar nga interesat dhe qëllimet politike. Fatkeqësisht ato vende që kanë rënë dakord për hartimin e traktatit NPT për ndalimin e përhapjes së armëve atomike, sot kanë akorduar buxhete kolosale për prodhimin dhe rinovimin e brezit të ri të armëve atomike. Duke pasur parasysh dobitë e përdorimit të teknologjisë paqësore bërthamore, shumë vende anëtare dhe sidomos vendet në zhvillim, kërkojnë ndihmë nga ANEA për programe si mënyra e përdorimit paqësor të energjisë bërthamore, trajnimi i ekspertëve në këtë fushë, si dhe trajnimi i ekspertëve në fushën e radioterapisë dhe administrimit të rrezatimeve atomike. Pas fitores së revolucionit islamik, sanksionet atomike dhe jo atomike gjithmonë kanë ushtruar presion mbi Iranin, mirëpo dijetarët dhe shkencëtarët iranianë me gjithë kushtet e sanksioneve kanë arritur suksese të konsiderueshme dhe të habitshme. Posedimi i teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore, është një prej sukseseve të këtyre dijetarëve dhe shkencëtarëve iranianë.