29 Farvardini (18 prill) dita kombëtare e ushtrisë në Iran
18 prilli është dita e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit. Kjo ditë që të kujton një nga ngjarjet e mëdha pas fitores së Revolucionit Islamik.
Emërimi i 29 prilli si Dita e Ushtrisë u bë me iniciativë të Imam Khomeinit (RA). Ajo u përcaktua në një kohë kur ushtria e Republikës Islamike u përball me sabotime të ndryshme të brendshme dhe të jashtme. Pas fitores së revolucionit, në një situatë ku armiqtë kishin rënë viktimë e revolucionit, shkatërrimi i ushtrisë dhe në kushtet kur ushtria po kalonte periudhat më të ndjeshme të jetës së saj, Imam Khomeini (RA), si mbështetësi më i madh i ushtrisë, me vendosmërinë më të madhe shpallnin domosdoshmërinë e ruajtjes së ushtrisë dhe në këtë kuadër nxori një dekret të rëndësishëm dhe historik në drejtim të solidaritetit, unitetit dhe bashkimit të ushtrisë, duke e quajtur 18 prillin si dita kombëtare e ushtrisë. Ushtria e Republikës Islamike të Iranit gjatë luftës së imponuar, rezistoi me fuqi kundër armiqve dhe atyre që ëndërronin për shkatërrimin e Iranit i tregoi se nuk asnjë moment nuk dyshon për tu përballur agresorin.
Amir Hatami, ministri i mbrojtjes dhe i mbështetjes së forcave të armatosura të Iranit, thotë: "Sot ushtria ka një pozitë të mirë dhe respektohet nga populli. Theksimet e autoriteteve, liderit suprem dhe fjalimet e Komandantit Suprem të forcave të armatosura, janë shenjë e dinjitetit dhe autoritetit të ushtrisë dhe ushtria gjithashtu është mirënjohëse dhe gjithmonë përpiqet të afrohet me standardet e ushtrisë së Hezbollahut. Ashtu siç theksoi gjeneral Hatami, sot nën udhëheqjen largpamëse të komandantit suprem të forcave të armatosura, forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë fuqinë e nevojshme për të garantuar sigurinë e vendit dhe të popullit dhe në këtë mes ushtria e Republikës Islamike të Iranit luan rol tepër efikas dhe tepër të rëndësishëm në rritjen e kapacitetit mbrojtës. Ushtria duke u mbështetur tek eksperienca e përfituar nga lufta e imponuar dhe tek kapaciteti i saj mbrojtës, nivelin e gatishmërisë së saj e ka çuar në nivelin më të lartë të mundshëm duke u kthyer në një forcë përvetuese që parandalon çdo veprim të armikut në kufijtë e Iranit. Kapaciteti përvetues i ushtrisë gjate viteve pas luftës së imponuar, është bazuar në potencialet novatore vendase. Në këtë mes janë bërë suksese të konsiderueshme në sektorin e forcave tokësore, detare, ajrore dhe hapësinore, duke arritur standardet më të larta ndërkombëtare. Irani sot ka arritur të posedojë teknologjinë e avancuar të prodhimit të raketave balistike, teknologji e cila posedohet nga një numër i vogël vendesh në botë. Ushtria dhe forcat e tjera të Republikës Islamike të Iranit nën drejtimin largpamës të liderit suprem të revolucionit silamik dhe duke pasur mbështetjen e popullit, ka kontribuar në sistemin mbrojtës të vendit duke e bërë këtë sistem të paprekshëm përballë veprimeve ushtarake dhe agresive të armikut. Në kushtetutën e Iranit, përballja me çdo lloj agresioni ushtarak kundër pavarësisë, tërësisë territoriale dhe interesave të vendit, është përgjegjësi e ushtrisë. Forcat e armatosura sot përveçse janë burim i rendit dhe qetësisë për Iranin, ata janë burim rendi dhe qetësie edhe për vendet e rajonit. Ushtria dhe forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë një shembull i përkryer i një ushtrie të fuqishme dhe paqedashëse në rajon. Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka deklaruar se forcimi i potencialit të saj mbrojtës ka vetëm karakter mbrojtës dhe kurrë nuk i kundërvihet ndonjë vendi tjetër. Irani Islamik gjithmonë kërkon sigurinë dhe paqen për popujt e rajonit dhe të botës dhe kjo është në kohën kur sistemet hegjemoniste gjithmonë mundohen të krijojnë luftëra dhe pasiguri në rajon me qëllim që të përfitojnë nga shitja e armëve të tyre. Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me studentët dhe oficerët e diplomuar të akademisë ushtarake Imam Ali (as), pasi theksoi se “sherri i sistemit arrogant me ne është për arsye se përse fuqia juaj ka përfshirë rajonin”, tha: “Shumë herë e kam deklaruar dhe përsëri po e deklaroj se fuqia mbrojtëse e vendit nuk është një çështje për të cilën mund të negociohet. Ejani e thoni se përse ju keni të tilla mjete mbrojtëse, përse e keni të këtij lloji, përse prodhimi, përse hulumtoni. Mirëpo ne për atë që shton fuqinë e kombit dhe është garantuese nuk futemi në bisedime me armikun dhe nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi. Ne do të vazhdojmë rrugën e fuqizimit të kombit dhe kjo është në dorën tonë”.
Sejed Bager Huseini, anëtar i shtabit drejtues të komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në parlamentin iranian, pasi theksoi se ngritja e fuqisë ushtarake dhe mbrojtëse të Iranit është në interes të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, shtoi: Roli i Republikës Islamike të Iranit në kontrollimin e krizave të viteve të fundit në rajon, tregon rëndësinë e gatishmërisë dhe pozitës së forcave të armatosura të Iranit. Irani ndodhet në një pozitë gjeografike që sipas shumë analistëve politikë dhe strategë të botës, është pozita më e rëndësishme gjeografike në botë. Kjo pozitë gjeografike, për nga aspekti ideologjik, histori, kulturë, civilizim dhe ekonomi ka rëndësi tepër të madhe. Për këtë arsye ruajtja e stabilitetit dhe e sigurisë në këtë rajon, gjithashtu ka rëndësi tepër të madhe. Në këtë kuadër forcat e armatosura të Iranit duke zbatuar përgjegjësinë e tyre përballen në formë më të mirë me veprime agresive të armiqve dhe atyre që synojnë destabilizimin e rajonit apo rrezikojnë sigurinë e rajonit. Kjo politikë është bërë shkak që Irani të prezantohet si struktura më e fuqishme dhe më me ndikim politik, social dhe ushtarak në rajon. Armiqtë me analizat e ekspertëve të tyre kanë arritur në konkluzionin se nuk janë në atë pozitë që të bëjnë kërcënime kundër Iranit. Për këtë qëllimi i tyre është kufizimi i influencës së Iranit në rajon dhe kufizimi i kapacitetit mbrojtës të këtij vendi. Ky qëllim vihet re tek deklarata e Mike Pompeo, ish kreu i CIA-s amerikane dhe këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë i cili ka thënë se Irani është një vend i fuqishëm që ka influencë të gjerë në rajon dhe përballja me të është e pamundur. Rritja e fuqisë dhe e gatishmërisë së forcave të armatosura të Iranit, si të ushtrisë ashtu edhe gardës revolucionuare, është një faktor që ka bërë të mundur neutralizimin e çdo agresioni të armikut. Kjo fuqi që vjen nga lidhja e popullit me forcat e armatosura, ka bërë të mundur dështimin e politikave dhe planeve të Amerikës në rajon. Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit në një prej fjalimeve të tij ka thënë: Forcat e armatosura të Iranit dhe ushtria janë një shembull i një ushtrie të fuqishme dhe paqedashëse në rajon dhe të tjerët duhet të mësojnë nga kjo ushtri dhe të mos ndjekin rrymat përçarëse të rajonit, të mos sulmojnë fëmijët e pambrojtur dhe të mos sulmojnë burrat dhe gratë e moshuara dhe të pambrojtur në vende si Jemeni. Ushtria e Republikës Islamike të Iranit, që në vigjilje të Revolucionit Islamik e deri më sot, gjithmonë ka treguar rolin e saj në lidhjet e veta me popullin, në sakrificat për vlerat e larta të Islamit dhe Iranit dhe është e vendosur për të vazhduar këtë rrugë.