Panairi i librit në Teheran eveniment i madh kulturor
(last modified Wed, 06 Jun 2018 09:36:34 GMT )
Qershor 06, 2018 11:36 Europe/Tirane

Ceremonia e mbylljes së  panairit të 31-të ndërkombëtar të librit u mbajt më 12 maj në Teheran. Në këtë emision do të njihemi me punimet e panairit ndërkombëtar të librit që është një prej evenimenteve më të mëdha kulturore në Iran.

Panairi i librit në Teheran është një prej panaireve më të mëdha në botë i cili për nga madhësia konsiderohet panairi i dytë më i madh i botës. Panairi i librit është një prej evenimenteve më të rëndësishme sociale dhe kulturore pasi me miliona njerëz e vizitojnë atë. Përveç dashamirësve vendas të librit, ky panair vizitohet nga shumë të ftuar dhe dashamirës nga vende të ndryshme të botës të cilët kishin ardhur në Teheran për të parë nga afër librat e prezantuar në panair.

 

Një prej programeve të rëndësishme të panairit të librit në Teheran, ishte dhënia e bursave për shkrimtarët, përkthyesit dhe botuesit e huaj për të marrë pjesë në këtë eveniment të madh. Qëllimi i këtij programi është inkurajimi i përkthimit dhe botimit të librave nga gjuha perse në gjuhë të tjera, si dhe forcimi i karakterit shkencor të panairit të librit në Teheran. Për këtë janë ftuar shumë figura të njohura botërore dhe të ftuar specialë. Në panairin ndërkombëtar të librit duke respektuar ligjin e kopjimit dhe botimit, të ftuarit nga shumë vende të botës gjetën mundësinë për të bashkëpunuar me shkrimtarët dhe botuesit iranianë. Bursat e panairit të 31-të ndërkombëtar të librit në Teheran u janë dhënë të ftuarve nga Bangladeshi, Algjeria, Azerbajxhani, Kina, Armenia, Gjermania dhe Tunizia. Në këtë panair mori pjesë edhe dr. Abdul’sabur Khan kreu i grupit të gjuhës dhe letërsisë perse në universitetin Daka dhe përkthyes i disa librave nga gjuha perse në gjuhën angleze. I ftuar tjetër special e panairit ishte edhe Nureman Shamardanev, drejtori i shtëpisë botuese të librave persianë “ Nënshkrimet e Ndritura”. Fras al-Xhehmani nga Algjeria ishte një tjetër i ftuar i panairit i cili prezantojë 8 libra persianë të botuar nga shtëpia e botimit “ Shkenca”. Librat kryesisht ishin për fëmijët. Ai edhe më herët ka botuar 6 libra në Iran. Tahmie Bigam, profesor i gjuhës dhe letërsisë perse në universitetin Raxh, i cili ka mbaruar studimet për gjuhën dhe letërsinë perse në Bangladesh, si dhe Ci Hua drejtor i Agjencisë letrare të Kinës, ishin të pranishëm në panairin ndërkombëtar të librit në Teheran.

George Asaturian, përkthyes iranian I librave Tre Mollët dhe librave të ndryshëm iranianë me tregime dhe profesor I universitetit të Armenisë, ishte një tjetër I ftuar i panairit ndërkombëtar të librit. Znj. Betea Shefer mësuese me eksperiencë të gjerë në Gjermani, gjithashtu ka qenë e ftuar e veçante e panairit të librit. Në panairin e 31-të ndërkombëtar të librit, përkrahje dhe interesim të gjerë ka gjetur edhe departamenti i Tunizisë.

Panairi i librit ka ndikim të gjerë në lidhje dhe diplomacinë kulturore dhe ai është një mundësi për komunikimin dhe lidhjen e shkrimtarëve dhe botuesve iranianë me ata të huaj. Departamenti i Italisë në panairin ndërkombëtar të librit me një video-mesazh të titulluar “ Italia, kulturat dhe Mesdheu 2018”, është vizituar me interesim të gjerë nga vizitorët iranianë të panairit. Ky departamenti përcolli një mesazh virtual për popullin iranian nga Italo Kenti shkrimtar i tregimeve komedi. Në një pjesë të këtij mesazhi thuhet: Për mua është krenari e madhe që në formë virtuale mu mundësua vizita këtu. Kjo është vizitë e artit, traditës dhe e novacionit. Kjo është vizitë që shërben për shkëmbimin e vlerave, identitetit kulturor dhe një mjet për forcimin e dialogut mes vendeve tona. Ajo me kalimin e kohës mund të kthehet në një virtyt të vlefshëm social. Në hapin tjetër pas dialogut krijohen kushtet për kuptim të ndërsjellë që e gjitha bota ndjen nevojën e saj. Ne jetojmë nën të njëjtin qiell dhe të gjithë e dimë se kuptimi i karakterit të kulturave të ndryshme dhe i të përbashkëtave mes tyre, është hap i përbashkët për lumturinë e të gjithëve. Padyshim kultura është mjet shumë i mirë për të gjetur pikat e përbashkëta.

Një tjetër çështje e rëndësishme e panairit të librit, është ndikimi i tij në ekonomi. Sa i përket punësimit në botimin dhe shkrimin e librave mund të thuhet se në këtë sektor ekzistojnë të paktën 20 fronte pune përpara dhe pas shkrimit, botimit dhe publikimit të librit. Me gjithë sektorin e punësimit, një prej sektorëve të rëndësishëm të panairit të librit është sektori i shitjes që sivjet ishte 130 miliard tuman ( monedha vendase e Iranit), nivel ky që ka shënuar rritje me 10% në krahasim me vitin e kaluar.

Panairi i 31-të ndërkombëtar i librit në Teheran

Dr. Tahmie Bigam, asistente e gjuhës dhe letërsisë perse në universitetin Raxh’shahi të Bangladeshit, ka marrë pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar të librit në Teheran. Ajo është habitur shumë nga pjesëmarrja e gjerë e vizitorëve në këtë panair.

Tahmie Bigam thotë: "Unë që nga koha kur kam mësuar gjuhën dhe letërsinë persiane jam njohur me një botë tjetër dhe kjo është shumë interesante për mua.

Ajo për Panairin e Librit të Teheranit tha: Klasifikimi i librave në secilin departament siguron lehtësisht akses në seksione të ndryshme për çdo fushë me qëllim që e gjithë familja iraniane në panairin e librit të Teheranit të ketë mundësi të plotësojë lehtësisht nevojat e saj dhe kjo është një nga pikat e forta të panairit.

Konsulli i ambasadës së Finlandës, përgjegjës për departamentin e vendit të tij në seksionin ndërkombëtar të Panairit Ndërkombëtar të Teheranit, u impresionua nga panairi dhe tha: "Panairi është i njohur ndërkombëtarisht për madhësinë që ka dhe nuk ka shembuj të ngjashëm si në asnjë vend të botës. " Një pikë interesante e organizimit të panairit të librit, është dedikimi i një sektori të caktuar për librit për fëmijë.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në Panairin e Librit të Teheranit ishte vizita e liderit suprem Ajetollah Khamenei. Ai qëndroi në panairin Ndërkombëtar të Librit të Teheranit ditën e premte për 1 orë e gjysmë ku vizitoi 50 sektorë dhe departamente të ndryshme dhe bisedoi me botuesit dhe dëgjoi shqetësimet dhe nevojat e tyre gjatë kushteve të reja.

Ajetollah Khamenei në panairin e Ndërkombëtar të Librit në Teheran

Lideri suprem i Revolucionit Islamik pasi vizitoi panairin, në një fjalim të shkurtër mbi librat dhe leximin e librave, ato i cilësoi si një nga nevojat e jetës së të gjithë njerëzve, veçanërisht të rinjve, dhe shtoi: "Roli i librit është i pazëvendësueshëm, por librat më të mirë janë ato libra që njeriun e afrojnë me Zotin dhe me vlerat e larta dhe revolucionare dhe shpresojmë se libri do të gjejë vendin e tij të vërtetë në shoqëri.

Pas kësaj vizite, lajmi dhe fotografitë përkatëse u pasqyruan në të gjitha agjencitë e lajmeve. Një nga fotot më interesante ishte fotoja ku  lideri suprem i revolucionit islamik po studionte librin "Zjarri dhe Euforia, Brenda Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump", libër i shkruar nga Michael Wolf. Kjo ndodhi vetëm disa ditë nga shpallja e tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore vendim të cilin e mori presidenti Donald Trump. Kanali televiziv CBS i Amerikës duke reaguar ndaj kësaj fotoje thotë: Ditën e premte u publikua një foto e liderit të Iranit ku ai po lexonte librin Zjarri dhe Euforia i përkthyer në gjuhën perse. Libri i Wolf ka qenë libri më i shitur në muajin janar në Amazon dhe shkrimtari pretendon se jep detaje mbi atë çka ndodh brenda Shtëpisë së Bardhë. Kanali CBS më tej thotë: javën e kaluar lideri suprem në përgjigje të deklaratës së Trump mbi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ka thënë se në këtë deklaratë janë bërë 10 gënjeshtra të mëdha dhe deklarata e Trump është kërcënim për popullin iranian dhe për Republikën Islamike të Iranit, ndërsa shtoi se trupi i këtij njeriu dridhet në kohën kur Republika Islamike e Iranit është akoma në këmbë. Kanali CBS reagoi ndaj fotos së liderit suprem dhe ka thënë: Lideri suprem vizitoi panairin ndërkombëtar të librit dhe ai është fotografuar në momentin kur po shikonte librin kushtuar trazirave në Shtëpinë e Bardhë të kryesuar nga Donald Trump.

Reagimi ndaj fotos ku lideri suprem analizon librin Zjarri dhe Euofria

Agjencia informative Hill gjithashtu ka reaguar ndaj fotos së publikuar mbi vizitën e liderit suprem tek panairi ndërkombëtar I librit dhe thotë: Ditën e premte Lideri Suprem ka analizuar librin e shumëpërfolur që kritikon presidentin amerikan Donald Trump. Në raportin e kësaj agjencisë thuhet se janë publikuar foto ku lideri suprem shikon librin e shumëpërfolur të vitit 2018. Ky libër ka magjepsur botën për shkak të përkufizimit që është bërë ndaj Donald Trump dhe rrethit të afërt të tij.

Në fund duhet të themi se në panairin ndërkombëtar të librit është ngritur edhe një departament i veçantë për shitjen dhe të drejtën e botimit të librave. Drejtori i departamentit të marketingut në panairin ndërkombëtar të librit thotë se në këtë panair është dhënë e drejta për botimin e 100 librave iranianë. Në këtë fushë agjencisë letrare dhe përkthyese Ura ka shitur të drejtën për botimin e 22 librave, agjencia letrare Kia shiti të drejtën për botimin e 20 librave, instituti botues Shabviz shiti të drejtën për botimin e 61 librave në gjuhën perse dhe atë arabe. Në ceremoninë e përfundimit të Panairit të librit në Teheran, janë prezantuar botuesit, shkrimtarët dhe departamentet më të suksesshme të këtij panairi. Në sektorin e botimeve publike, kompania botuese dhe përkthyese Parsa, shtëpia e botimit Karname dhe ajo Mersal janë cilësuar më të suksesshmit në panair. Në sektorin e botimeve universitare, çmim ka marrë shtëpia e botimit Rajan dhe në sektorin e botimeve për fëmijët ka marr çmim shtëpia e botimit Zaferan, Tuti, Hadithi Ninva. Në sektori e botimeve arsimore, si botues më të mirë janë zgjedhur shtëpia e botimit Takhte-Siah dhe shtëpia e botimit Vale. Në sektorin e botimeve dixhitale ka marrë çmim departamenti “ Ideologët e epokës së re”.