Vështrim mbi veprat e Festivalit të Filmit Faxhr
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i86674-vështrim_mbi_veprat_e_festivalit_të_filmit_faxhr
Festivali i trembëdhjetë i Filmit Faxhr, ngjarja më e madhe kinematografike iraniane, përfundoi më 11 shkurt, njëkohësisht me 40 vjetorin e Revolucionit Islamik duke prezantuar veprat e zgjedhura.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 23, 2019 11:02 Europe/Tirane
  • Vështrim mbi veprat e Festivalit të Filmit Faxhr

Festivali i trembëdhjetë i Filmit Faxhr, ngjarja më e madhe kinematografike iraniane, përfundoi më 11 shkurt, njëkohësisht me 40 vjetorin e Revolucionit Islamik duke prezantuar veprat e zgjedhura.

Në ceremoninë finale të festivalit, paneli i jurisë prezantoi veprat më të mira të kinematografinë dhe protagonistëve të këtyre veprave u ndau çmime. Në këtë emision të nderuar miq, i kemi hedhur një vështrim Fesdtivalit të Filmit Faxhr. Ju lutemi qëndroni me ne!

"Viti 1397 ishte viti më i shquar i kinemasë iraniane në dy dekadat e fundit dhe është viti më i pasur dhe më i suksesshëm në kinemanë iraniane", tha Ebrahim Boroghizadeh, sekretar i Festivalit Faxhr në ceremoninë e 37 të këtij festivali. Në këtë mes vlen të përmendet pritja e mirë e veprave të ndryshme të kinemasë me tematikë të mbrojtjes së shenjtë, rezistencës, fëmijëve nga publiku. Këtë viti mbi 100 sallone të reja u shtuan në kompleksin e salloneve kinematografike të vendit. Ai ka shtuar: Prania e suksesshme e veprave kinematografike iraniane, përfshirë ngjarjet e shkurtra, dokumentare dhe kinematike, vazhdoi në ngjarjet globale, dhe pavarësisht luhatjeve ekonomike të shkaktuara nga sanksionet mizore të armiqve të Iranit, kinemaja ka shënuar progres. Sekretari i Festivalit të Filmit Faxhr ka thënë: Prania e diversitetit të veprave në festival, shumëllojshmëria e zhanreve, e situatave, krijimi i historive dhe efektet gjeografike të veprave në të gjithë Iranin, kanë qenë konceptet më të rëndësishme që kanë mbizotëruar këtë Festival duke shtuar këtu edhe tema të rëndësishme si uniteti i interesave kombëtare gjatë krijimit të filmave, kanë arritur që të kënaqin spektatorët dhe kritikët e festivalit, për faktin se kinemaja iraniane në këto 40 vite pas Revolucionit islamik, ka prishur dëshirat e armiqve dhe artistët janë përpjekur maksimalisht që të krijojnë vepra sa më atraktive për spektatorin.

Në pjesën e deklaratave të jurisë së këtij festivali, përmenden karakteristikat pozitive të veprave të periudhës së festivalit, disa prej të cilave janë: Rritja dramatike teknike dhe industriale në kinemanë e Iranit, llojllojshmëria e tonaliteteve dhe stilet e ndryshme kinematografike, përpjekjet e filmave në festival për të mbushur shtresat themelore të historisë së luftës tetëvjeçare të imponuar dhe historisë bashkëkohore të këtij shekulli, si dhe pozita e kinemasë në kuptimin e frymës dhe nevojave të kohës së sotme.

Filmi "23 persona", i regjisorit Mehdi Xhaferi, mori Çmimin Kombëtar të Filmit për Imazhin më të Mirë. Ky film paraqet një histori të një grupi të luftëtarëve adoleshent iranianë të kapur nga forcat irakiane në fillim të luftës së imponuar. Ky grup përbëhej nga fëmijë të moshës midisi 13 dhe 17 vjeç. Sadam Husejni kishte bërë përpjekje të përfitonte nga kjo ngjarje në favor të tij, dhe duke shfrytëzuar propagandën, kishte urdhëruar dërgimin e këtyre fëmijëve në pallatin e tij.

Në takimin e parë që këta fëmijë patën me njeriun e parë të Irakut Sadam Husejn, ai u përpoq që duke shprehur keqardhje, të tregoj se fëmijët nuk duhet dërguar me forcë në luftë dhe vajzës së tij të vogël Halas i thotë që t’u japë nga një lule dhe më pas fotografohet me ta dhe thotë që Kryqi i Kuq Ndërkombëtar sa më shpejt të jetë e mundur t’i kthejë në Iran. Mediat irakiane publikuan pamjet e kësaj ngjarje me 23 personat të cilët ishin futu në grevë urie për t’u kthyer me pjesën tjetër të të burgosurve. Ata mbetën në robëri deri në vitin 1988.

Padyshim ylli më i ndriçuar i Festivalit të 37 të Filmit Faxhr dhe ceremonia përmbyllëse, ishte filmi “Nata që hëna është kompletuar” e regjisores Narges Abiar. Filmi që ishte nominuar në 13 mundësi për të marrë tituj dhe arriti të marrë 6 Simorg, përfshirë aktoren më të mirë, aktorin më të mirë, aktoren më të mirë në rolin plotësues, regjinë më të mirë, filmin më të mirë (producentin) dhe çmimin më të mirë Fytyra më e mirë dhe dizajni i veshjes. Historia e filmit është shumë tërheqëse: Abdulhamid në tregun e Teheranit, dashurohet në sytë e Faezes, vajza e një prej klientëve të tij. Gruaja që në mungesë të babait, ka rritur 2 fëmijët e saj, Faezen dhe Shahabin dhe në mungesë të martesës, nuk ka rrugë tjetër për vajzën e vetë. Me gjithë këtë dashuri dhe kundërshtimit të djalit të saj Shahabit, Faeze bëhet gruaja e Abdulhamidit. Pas martesës me Abdulhamidin, fillojnë probleme jetësore dhe familjare për Faezen. Familja e Abdulhamid përfshihet në probleme. Këto probleme e shtyjnë Faezen të qëndrojë larg familjes për shkak të rrezikut dhe merr vendim që të braktisë atdheun dhe të shkojë në Evropë edhe përkundër kundërshtimeve të nënës, ajo me të vëllain niset në drejtim të Pakistanit për të rregulluar proceduat e migrimit.

“Nata që hëna është kompletuar” bëhet shkak që Nagres Abiar të ballafaqohet me një rast të veçantë në mesin e kinematografeve iraniane, sepse ajo kishte punuar në një temë që pak deri më tani artistet femra kishin punuar, terrorizmin. Ajo ka punuar në një histori të vërtetë rreth grupit terrorist-takfirist Xhundullah në juglindje të Iranit. Një grup që i është nënshtruar akteve terroriste dhe vrasjeve brutale në rajonin Sistan-Baluchistan bazuar në ideologjinë xhihadiste vehabiste dhe anti shiite, si dhe me motive që rrjedhin nga urrejtja etnike dhe të gjitha këto veprime kanë çuar në kaos.

“Nata që hëna është kompletuar” jo vetëm që pasqyron aftësitë e Narges Abiar dhe aftësinë e saj për të krijuar një film të madh ushtarak luftarak, por gjithashtu shpreh aftësitë teknike dhe industriale të kinemasë iraniane në rindërtimin e ngjarjeve të kushtueshme dhe masive historike. Narges Abiar në këtë film, si edhe në shumë filma të saj të kaluar, paraqet një narrativ të grave në këtë vend. Filmi fillon me një ritëm të relaksuar dhe një narrativ romantike dhe pastaj audienca kalon nëpër historinë e jetës së çiftit, me gjeografinë dhe orientimin e njerëzve Baluch.

Një nga çmimet më të rëndësishme të Festivalit të Filmit Faxhr, Simorg Kristal është filmi më i mirë nga perspektiva e audiencës, që bazohet në një sondazh të shikuesve të filmave në kinema.  Në këtë periudhë të Festivalit çmimi i audiencës i nda filmit “Metri 6 e gjysmë” i regjisorit Said Rustai dhe producentit Sejed Xhemal Sadatian. Filmi “Metri 6 e gjysmë” paraqet një tregim për një përpjekjeje të policisë për të kapur një grup të shpërndarjes së drogës dhe përshkruan problemet sociale dhe pasojat e varësisë nga droga. Filmi shfaq një imazh të vërtet dhe të dhimbshëm të të varurve nga droga.