Viti 97, Teherani qendër e kontakteve rajonale dhe ndërkombëtare
Viti 1397 i kalendarit iranian për Iranin është shoqëruar me role të rëndësishme rajonale. Roli i Iranit për ruajtjen e sigurisë në rajon është prej politikave të prera dhe të pandryshuara të Republikës Islamike të Iranit. Strategjia e Iranit në rajonin rreth tij është ndërtuar në bazë të bashkëpunimit dhe koordinimit me vullnetin e popujve të këtij rajoni.
Viti 97, Teherani qendër e kontakteve rajonale dhe ndërkombëtare
Republika Islamike e Iranit beson se pa ekzistencën e çfarëdo faktori të jashtëm, është e mundshme që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rajoni të arrijnë në siguri, stabilitet dhe prosperitet ndërsa edhe nëse ekzistojnë probleme të caktuara, ato probleme mund të tejkalohen. Ky qëndrime me padyshim se nuk është në interes të Amerikës dhe të regjimeve ndërhyrëse dhe agresore në rajon. Prandaj, Amerika në mënyra të ndryshme ka bërë përpjekje që të pengojë rolin e Iranit në ekuacionet e sigurisë së rajonit të Lindjes së Mesme.
Dr. Saxhad Abedi në një analizë rreth rolit rajonal të Iranit, shkruan:
“Zhvillimet frontale në Siri, praktikisht kanë ndryshuar ekuacionet rajonale edhe atë deri në atë masë sa që sot analistët bëjnë të ditur vendosjen e një rendi të ri rajonal në Azinë Perëndimore”.
Nga vështrimi i këtij analiste, rezultat i një situate të tillë është organizimi i konferencës së Astanasë pa pjesëmarrjen e shteteve mbështetëse të terrorizmit me një rol shumë të kufizuar të amerikanëve. Edhe pse këto negociata po vazhdojnë në Gjenevë dhe ndoshta në raundet e ardhshme të negociatave për paqe, evropianët mund të luajnë një rol më të madh, por aktualisht situata frontale në Sirisë është bërë shkak që faktorët ndërkombëtarë dalë nga dalë të largohen nga Azia Perëndimore dhe të lënë vetëm aleatët e tyre në Lindjen e Mesme.
Rajoni i Azisë Perëndimore në gjysmë shekullin e kaluar ka përjetuar dy gjendje të ndryshme nga njëra-tjetra. Gjendja e parë ishte krijuar mbi bazën e konfliktit mes shteteve rajonale dhe me rolin e fuqive ndërkombëtare nëpërmjet caktimit të “xhandarit” për rajonin. SHBA pas heqjes graduale të Britanisë së Madhe, ka mirëpritur këtë model dhe duke caktuar ish-regjimin mbretëror Pahlavi si zëvendës të Uashingtonit në rajon, ka ndjekur këtë model. Mirëpo në gjendjen e dytë që u krijua në periudhën e ish-presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, fuqitë ndërkombëtare se Amerika dhe Anglia me praninë ushtarake të drejtpërdrejtë, janë munduar që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përcaktojnë rajonin dhe më të mos shfrytëzojnë modelin e “zëvendësuesit”. Preteksti i atyre për praninë e drejtpërdrejtë nuk ishte vetëm konflikti i brendshëm në rajon, por ishte shfaqja e një fenomeni të krijuar nga vet ata me emrin “Terrorizëm”. Mirëpo dështimi i atyre gjatë viteve të fundit, është bërë shkak që ata të shfrytëzojnë luftërat zëvendësuese duke përdorur veglën e quajtur terrorizëm për të çuar përpara qëllimet e tyre në Azinë Perëndimore.
Ekspertët politikë besojnë se duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm në nivelin e këshilltarëve dhe instruktorëve ushtarak që ka luajtur Garda e Revolucionit Islamik të Iranit në Siri dhe Irak, po vërejmë formimin e një modeli të tretë të rendit rajonal. Në këtë model, një fuqi rajonale siç është Irani, nga aspekti frontal posedon forcën e duhur për të kthyer stabilitetin në vendet e tjera të përfshira nga konfliktet e brendshme dhe nga aspekti diplomatik ka arritur në një forcë aq të madhe sa që të arrijë të bindë edhe faktorët e tjerë rajonal dhe ndërkombëtar si Turqinë dhe Rusinë për t’u shoqëruar me politikat e saj.
Një vështrim në të kaluarën tregon se në disa dekada të fundit, në rajon janë bërë komplote të ndryshme nga ana e perëndimit me rolin e drejtpërdrejtë të Amerikës. Ndërhyrjet ushtarake të Amerikës në rajon nga njëra anë janë bërë shkak për ndikimin më të madh të Amerikës në rajon dhe nga ana tjetër, janë bërë shkak që siguria e rajonit të përfshihet në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u bërë pre e rivaliteteve destruktive ushtarake dhe të sigurisë.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalën e tij duke shpjeguar rolin dhe qëllimin e Amerikës nga ndërhyrja në rajon, ka thënë: “Amerika synon që rajoni të mos e sheh asnjë ditë të bardhë dhe shtetet dhe popujt e rajonit të preokupohen me mosmarrëveshjet mes vete dhe të mos mendojnë për t’u përballur ose për ta luftuar faktorin djallëzor të hegjemonisë perëndimore, do të thotë regjimin sionist”.
Strategjia e Amerikës në rajon përball Iranit është e kufizimi dhe izolimi sa më i madh i Iranit dhe në përgjithësi eliminimin e Iranit nga ekuacionet e rajonit dhe për ta realizuar këtë qëllim dhe për të marrë nën kontroll resurset ekonomike dhe pozitën strategjike të rajonit, ajo po përdorë të gjitha mjetet diplomatike por edhe ushtarake në përmasa të gjera. Mirëpo Irani me të gjithë forcën po qëndron përball kësaj politike dhe sigurinë e vendeve fqinjë e konsideron pjesë të sigurisë së vet. Në këtë kuadër, Republika Islamike e Iranit ishte shteti i parë që iu përgjigj pozitivisht popullit dhe qeverisë së Sirisë për ta ndihmuar në luftën kundër terroristëve.
Në kuadër të këtij solidariteti dhe bashkëpunimi paqësor, Teherani në ditët e fundit të vitit 1397, ishte nikoqir i Bashar Asad, presidentit të Sirisë. Bashar Asad erdhi në Teheran në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me praninë e vet të falënderojë Iranin për mbështetjen e pakursyer ndaj popullit të Sirisë në luftën kundër sulmeve të pamëshirshme të terroristëve.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takim me Bashar Asad, presidentin e Sirisë, deklaroi se sekreti i fitores së Sirisë dhe disfatës së Amerikës dhe mercenarëve të saj rajonal qëndron në qëndresën dhe rezistencën e presidentit dhe të popullit të Sirisë dhe insistimin e tyre në rezistencë, ndërsa theksoi nevojën për të qenë të kujdesshëm ndaj komploteve të ardhshme. Ajetullah Khamenei shtoi se Irani dhe Siria janë partnerë të thellë strategjik për njëri-tjetrin, prandaj identiteti dhe forca e Boshtit të Rezistencës varët nga kjo lidhje e vazhdueshme dhe strategjike. Në bazë të kësaj armiqtë nuk do të mund t’i zbatojnë planet e tyre në veprim.
Vizita e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, në Teheran pas 8 viteve rezistencë, kishte një mesazh të prerë dhe të qartë për të gjitha vendet e botës. Shumë media vizitën e Bashar Asad në Teheran e kanë pasqyruar në faqet kryesore të tyre si simbol të fitores së Iranit në luftën e Sirisë.
Amerika me bashkëpunimin e shteteve aleate të saj për shumë vite në mënyra të ndryshme po bënë përpjekje që ta çojë përpara situatën në rajon në atë drejtim që dëshiron, do të thotë për të marrë nën kontroll qarkullimin e energjisë dhe për të garantuar sigurinë e regjimit sionist. Ndërhyrja ushtarake, krijimi dhe mbështetja e grupeve terroriste, fillimi i luftërave zëvendësuese ose “proxi”, të gjitha dhe të gjitha komplotet e tjera ishin vetëm përpjekje për të ushtuar ndikim sa më të madh mbi zhvillimet e rajonit të Azisë Perëndimore. Në mesin e këtyre zhvillimeve, Republika Islamike e Iranit duke theksuar në parime të tilla si kundërshtimi i pranisë dhe ndërhyrjes së shteteve të huaja në rajon, me të gjithë forcën e saj ka mbështetur paqen, stabilitetin dhe qetësinë në rajon dhe njëkohësisht me mosndërhyrjen në çështjet e brendshme të vendeve të tjera, ka qëndruar në mënyrë të palëkundur përball politikave luftënxitëse në rajon.
Politika parimore e Iranit në këtë drejtim është theksuar edhe gjatë vizitës së Nikol Pashinyan, kryeministrit të Armenisë në Teheran gjatë vitit të kaluar.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, në takim me Nikol Pashinyan, miqësinë dhe bashkëpunimin për çdo ditë e më të madh e konsideroi detyrë dhe në kuadër të interesave të përbashkëta të Iranit dhe Armenisë ndërsa deklaroi: “Natyrisht se amerikanët janë plotësisht të pabesueshëm dhe në çdo vend synon vetëm krijimin e përçarjeve, korrupsionit, mosmarrëveshjeve dhe konflikteve, prandaj ata janë edhe kundër lidhjeve të Iranit dhe Armenisë dhe kundër interesave të popujve, mirëpo ne përball kësaj politike e kemi për detyrë që të forcojmë lidhjet dhe bashkëpunimet tona.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me krizën e Kara Bagh, gjithashtu tha se zgjidhja e kësaj krize është në vazhdimin e dialogut dhe negociatave mes autoriteteve të Armenisë dhe të Republikës së Azerbajxhanit, ndërsa deklaroi gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar procesin e zgjidhjes së kësaj krize.
Këto procese këto role tregojnë se Republika Islamike e Iranit në vitin që e lamë pas, duke luajtur rolin e vet me ndikim dhe duke shfrytëzuar forcën parandaluese, ka administruar me maturi arenën e zhvillimeve rajonale dhe ka reaguar në mënyrë pozitive ose negative në çdo vend dhe kohë që ka qenë e nevojshme. Republika Islamike e Iranit aktualisht me dinjitet po vazhdon rolin e vet në zhvillimet e rajonit dhe ndodhet në kulmin e forcës strategjike të saj në rajon.