Reagimet mbi shpalljen e gardës revolucionare si grup terrorist
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump, mbi shpalljen e gardës revolucionare të Iranit si grup terrorist, është pasur me reagime të shumta, me të cilat do të njihemi në vazhdim të këtij programi.
Njohja dhe shpallja e gardës revolucionare si grup terrorist nga ana e presidentit amerikan, në një kohën kur kjo forcë është një prej organeve të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, ka ngjallur reagime të shumta në Iran, rajon dhe në botë. Qeveria amerikane përgjatë 40 viteve të jetës së Republikës Islamike të Iranit nuk ka kursyer as edhe një veprim armiqësor kundër popullit dhe revolucionit iranian duke ndjekur iluzionin e saj atë të rrëzimit të shtetit në Iran. Për këtë arsye vendimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump duke pasur parasysh historikun e veprimeve të Amerikës, nuk është fort i habitshëm. Mirëpo ky veprim në këto kushte dhe situatë ndjek qëllim të caktuara. Kjo është hera e parë në botë që një forcë e armatosur e një vendi konsiderohet grup terrorist. Vendimi i Donald Trump bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare mirëpo presidenti amerikan në dy vitet e kaluara ka treguar se për të realizuar qëllimet raciste dhe hegjemoniste të Amerikës, për atë nuk ka vlerë asnjë parim njerëzor dhe asnjë e drejtë ndërkombëtare.
Mbrojtja për politikat agresive të regjimit sionist dhe mbrojtja e qeverive mbështetëse të terrorizmit si Arabia Saudite, përbëjnë boshtin kryesor të politikave të Amerikës në rajon. Krerët e regjimit sionist dhe të qeverisë së Arabisë Saudite ishin të vetmit që haptazi mbështetën vendimin e presidentit Donald Trump për shpalljen e gardës revolucionare si grup terrorist. Mirëpo grupet e rezistencës të cilët përballen me politikat agresive të regjimit fals të Izraelit dhe luftojnë kundër grupeve terroriste dhe takfiriste menjëherë kanë dalë kundër veprimit të Donald Trump. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut i Libanit, Sejed Hasan Nasrullah, në një fjalim që dënoi veprimin e Trump në emërimin e Trupave të Gardës Revolucionare në listën terroriste të SHBA, tha se marrëzia që po dëshmojmë sot është se Garda Revolucionare që një forcë ushtarake e njohur zyrtarisht, po konsiderohet si grup terrorist.
Sa i përket zbulimit të karakterit terrorist të Amerikës, Sejed Hasan Nasrullah ka parashtruar dy çështje të rëndësishme. Së pari Amerika është mbështetëse e terrorizmit dhe vetë është terroriste. Me fjalë të tjera Amerika grupet terroriste ose i krijon vetë ose i mbështet ato dhe në të njëjtën kohë vetë Amerika kryen akte terroriste. Si shembull të qartë Sejed Hasan Nasrullah përmendi vrasjen masive të popullatës civile në Hiroshima. Pilotët amerikanë në vitin 1945 kanë lëshuar një bombë atomike 4.5 ton mbi kokat e banorëve në Hiroshima duke kryer një vrasje e cila nuk ka përfunduar ende. Së dyti Amerika ka një qeveri e cila mbështet veprimet dhe krimet terroriste të regjimeve që përhapin terrorizmin si regjimi i Izraelit. Sejed Hasan Nasrullah është i mendimit se Amerika ka futur në listën e saj të grupeve terroriste, gardën revolucionare të Iranit, për të mbrojtur Izraelin. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut ka thënë: Garda Revolucionare sot është me e fuqishme se kurdoherë tjetër dhe ajo ka një rol themelor në rajon dhe është pikërisht kjo që ka frikësuar amerikanët.
Lëvizja islamike palestineze Hamas, në një deklaratë që dënon veprimet e SHBA kundër Gardës Revolucionare, tha se masa tregon se qeveria e SHBA po ndërmerr hapa drejt interesave të sionistëve dhe planeve të tyre dhe vazhdon paragjykimin e tyre të verbër në të gjitha çështjet e rajonit. Deklarata thotë: "Veprimi amerikan kundër Kodsit dhe Golanit dhe më pas kundër Gardës Revolucionare burojnë nga i njëjti vendi dhe synojnë goditjen e rezistencës dhe të përballjes me okupimin". Xhihadi islamik palestinez në një deklaratë të tij tha se masa ishte në kuadër të politikave armiqësore të Amerikës që synojnë rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit. Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e terrorizmit dhe një ndihmës i luftërave dhe konflikteve në botë dhe politikat e Trump nuk janë të fshehura për askënd, politika këto që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e botës.
Veprimet e Donald Trump kundër gardës revolucionare çuan në reagime rajonale si: Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij të Katarit në Ankara, në përgjigje të njoftimit të qeverisë amerikane për emërimin e Trupave të Gardë Revolucionare në listën e grupeve terroriste të Uashingtonit tha se "Ne nuk miratojmë vendime të njëanshme". Ministria siriane e Punëve të Jashtme ka dënuar këtë vendim të SHBA-së kundër Trupave të Gardës Revolucionare Iraniane për ta renditur atë në listën e grupeve terroriste, duke e quajtur këtë veprim një shkelje të integritetit të një vendi.
Brenda Republikës Islamike të Iranit, njoftimi i Donald Trump për përfshirjen e Gardës Revolucionare në listën e grupeve terroriste ka çuar në një valë solidariteti të popullit dhe autoriteteve me rojet Revolucionare edhe në zonat e prekura nga përmbytjet e Iranit. Një ditë pas këtij vendimi të Donald Trump, deputetët u paraqiten në parlament me veshje të gjelbër të Gardës Revolucionare. Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare iraniane gjithashtu vendosi në listën tij të grupeve terroriste pjesëtarët e Ushtrisë Amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore të njohur me emrin CNTCOM. Vendimi u mor me kërkesën e Dr. Zarif, ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe vendim nga Hasan Ruhani, kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se shkaku i armiqësisë së amerikanëve nda Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit është ky që këto forca qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së vendit dhe Revolucionit, ndërsa shtoi: "Amerika dhe armiqtë për shkak të injorancës së tyre, kanë përdorur të gjitha potencialet e veta kundër Republikës Islamike të Iranit dhe nuk kanë korrur kurrfarë rezultati". Ajetollah Khamenei komplotet dyzetvjeçare që Amerikës kundër Revolucionit Islamik të Iranit dhe njëkohësisht progresin e Revolucionit e vlerësoi si shenjë të pamundësisë së amerikanëve për ta ndaluar lëvizjen dhe progresin e popullit të Iranit dhe tha: "Armiqtë e Iranit kanë dyzetë vite që kanë zbatuar lloje të ndryshme të presioneve politike, ekonomike dhe propagandistike kundër popullit të Iranit, mirëpo nuk kanë mund të bëjnë asgjë as edhe atëherë kur Republika Islamike e Iranit ishte shumë e re".
Ajetollah Khamenei vuri në dukje potencialet dhe pozitën e dalluar të Republika Islamike të Iranit në rajon dhe shtoi: "Përkundër asaj që mendojnë armiqtë, dinjiteti dhe fuqia e sotshme e Republikës Islamike të Iranit nuk është si rezultat i bombës bërthamore, për arsye se ne që nga fillimi kemi theksuar se armët bërthamore janë në kundërshtim me bazat tona fetare dhe nuk kemi nevojë për armë të tilla. Prandaj dinjiteti dhe fuqia e sotshme e Republikës Islamike të Iranit në sytë e botës islame është për shkak të rezistencës, sakrificës dhe vigjilencës së popullit".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Garda e Revolucionit Islamik të Iranit është mbrojtëse e lirisë në rajon dhe në krye të luftës kundër terrorizmit. Presidenti iranian Hasan Ruhani ka dënuar vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump në etiketimin e Gardës së Revolucionit Islamik si një organizatë terroriste, duke thënë se Shtetet e Bashkuara si "terroristët kryesorë në botë" nuk janë në pozitë të marrin një vendim të tillë. "Ju bëtë një tjetër gabim dhe e quajtët terrorist Gardën Revolucionare të Iranit; askush nuk shqetësohet për atë që bëni ", tha Ruhani në një fjalim të mbajtur të martën në Teheran me rastin e Ditës Kombëtare të Energjisë Bërthamore. "Ju menduat se mund të mbillni përçarje në Iran ose të dëmtoni popullaritetin e Gardës Revolucionare duke folur kundër saj?" pyeti Ruhani duke shtuar: "Të jeni të sigurt se sot Garda Revolucionare është më popullore se kurrë më parë në zemrat e kombit iranian, si dhe në rajon". Presidenti iranian vuri në dukje se zemërimi i SHBA nuk ishte i habitshëm për shkak se Garda Revolucionare e Iranit ka mbrojtur gjithë rajonin nga ISIS dhe grupe të tjera terroriste të mbjella nga Uashingtoni. "Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta përdorin ISIS-in si një instrument dhe janë në majën e terrorizmit global. Ishte Garda Revolucionare e Iranit që shpëtoi popujt e rajonit nga krimet terroriste, prandaj Amerika dhe sionistët kanë mllef kundër Gardës Revolucionare, sepse ajo gjithmonë ka qenë flamurtare e rezistencës ", deklaroi Ruhani. "Sot, arroganca globale dhe Shtetet e Bashkuara janë duke shfryrë armiqësinë e tyre duke e etiketuar terrorist një grup, motoja kryesore e të cilit ka qenë gjithmonë lufta me terrorizmin", tha Presidenti iranian.
Garda e Revolucionit Islamik të Iranit në reagim ndaj vendimit të Amerikës kundër këtij institucioni popullor, ka theksuar: "Garda Revolucionare e Iranit duke ndjekur strategjinë për kundërpërgjigje reciproke, në rast të paraqitjes së nevojës do t'i japë mësim pendues dhe të paharrueshme armikut". Garda e Revolucionit Islamik të Iranit të mërkurën me anë të një mesazhi duke vlerësuar qëndrimet revolucionare dhe mbështetjen e gjerë iraniane dhe të huaj ndaj këtij institucioni popullor, deklaroi: "Mbështetjet e shumta dhe kuptimplote ndaj Gardës Revolucionare të Iranit tregojnë se veprimi i qeverisë aventuristë të Amerikës nuk ka kurrfarë kredibiliteti dhe vetëm e bënë më të madhe përgjegjësinë e këtij institucioni popullor në mbrojtjen e sukseseve të Revolucionit Islamik dhe në garantimin e sigurisë kombëtare të Iranit". Në këtë mesazh gjithashtu thuhet: "Veprimi jashtë normave i Amerikës e ka bërë edhe më të vendosur Gardën Revolucionare për të forcuar sistemet dhe kapacitetet mbrojtëse dhe sulmuese si dhe për të rritur fuqinë rajonale të Iranit". Ndaj vendimit të Amerikës ka reaguar edhe ministri i jashtëm iranian. Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se veprimi i çmendur dhe i marrë i Amerikës kundër Gardës Revolucionare të Iranit është bërë shkak për forcimin edhe më tepër të unitetit dhe solidaritetit të iranianëve. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjatë takimit me komandantët e lartë të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi: "Veprimi i çmendur dhe qesharak i amerikanëve kundër Gardës Revolucionare të Iranit tregon dështimin e plotë të politikave të tyre në rajonin e Azisë Perëndimore". Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se roli i gardës revolucionare për të parandaluar ISIS-in që të arrinte portat e Evropës, ka qenë i rëndësishëm dhe jetik. Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të tij në Twitter ka publikuar dialogun elektoral të Donald Trump dhe Hillari Klinton në vitin 2016 dhe ka thënë: Donald Trump në këtë dialog ka pohuar se Irani po shkatërron ISIS-in në Siri. Nëse Garda Revolucionare nuk do të luftonte përkrah popullit trim të Irakut dhe Sirisë, ISIS sot do të kishte marrë kontrollin e kryeqyteteve të këtyre dy vendeve arabe dhe në portat e Evropës do të kishte dërguar një ushtri terroriste. Amerika me një tjetër veprim armiqësor kundër Iranit, ka futur gardën revolucionare në listën e saj të grupeve të huaja terroriste, në një kohë kur garda revolucionare ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit të mbështetur nga Amerika në rajon dhe në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe në Siri me kërkesë zyrtare të qeverive të këtyre vendeve ka dërguar konsulentë ushtarakë. Me të tillë veprim Donald Trump ka hapur rrugën që Amerika të mbështesë akoma më shumë terroristët në rajon si grupi terrorist ISIS.