Panairi ndërkombëtar i librit në Teheran bëhet 32 vjeçar
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i87611-panairi_ndërkombëtar_i_librit_në_teheran_bëhet_32_vjeçar
Panairi i 32-të ndërkombëtar i librit në Teheran është hapur më 3 ordibehesht. Ky panair ndërkombëtar i librit në Teheran do të jetë i hapur nga 24 prilli deri më 4 maj në Mosalan Imam Khomejni në Teheran me moton “Leximi është aftësi”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 30, 2019 07:24 Europe/Tirane
  • Panairi ndërkombëtar i librit në Teheran bëhet 32 vjeçar

Panairi i 32-të ndërkombëtar i librit në Teheran është hapur më 3 ordibehesht. Ky panair ndërkombëtar i librit në Teheran do të jetë i hapur nga 24 prilli deri më 4 maj në Mosalan Imam Khomejni në Teheran me moton “Leximi është aftësi”.

Panairi ndërkombëtar i Teheranit, është një panair i librit i cili për çdo vit hapët në fund të prillit në qytetin e Teheranit. Ky panair është një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në Iran i cili për herë të parë është zhvilluar në vitin 1987 dhe që nga ajo kohë e deri më tani për çdo vit mirëpret me miliona dashamirës dhe të interesuar të librit.

Organizimi i panairit ndërkombëtar të librit në Teheran si nga aspekti i krijimit të rrethanave për individë dhe për blerjen e librit dhe si nga aspekti i sigurimit të burimeve shkencore të bibliotekave, konsiderohet një rast për zhvillimin dhe progresin e industrisë së botimit dhe publikimit të librit. Përveç kësaj, organizohen edhe shumë programe të ndryshme me bashkëpunimin e institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore për të respektuar dhe vlerësuar librin gjatë ditëve që zhvillohet ky panair. Këtë viti rreth 2400 botues së bashku me 300 mijë tituj të librit në sektorin vendor dhe 800 botues të huaj me rreth 137 mijë tituj të librave në sektorin ndërkombëtar, marrin pjesë në këtë panair ndërkombëtar të librit në Teheran. 150 botues publik dhe 355 botues të fëmijëve dhe moshës adoleshente, 300 botues universitar dhe 100 botues digjital iranian marrin pjesë gjithashtu në panairin e 32-të ndërkombëtar të Teheranit.

Image Caption

Ceremonia e përhapjes së panairit të 32-të ndërkombëtar të librit në Teheran

Qasja ndërkombëtare e panairit të librit në Teheran edhe me vështirësitë dhe sanksionet ekzistuese, vazhdon të jetë i hapur dhe pjesëmarrja e shumë vendeve në panairin ndërkombëtar të librit të Teheranit, dëshmon më së mirë këtë pretendim. Në sektorin ndërkombëtar të librit në Teheran marrin pjesë 800 botues të huaj në mesin e tyre 150 botues janë arab dhe 650 botues të gjuhëve latine. Në këtë sesion 30 vende janë mysafirë të Iranit ndërsa mysafir special në sektorin ndërkombëtar të panairit ndërkombëtar të librit në Teheran, është Kina.

Republika Islamike e Iranit në vitin 2017, ka marrë pjesë si mysafir special në panairin ndërkombëtar të Pekinit dhe sipas protokollit të nënshkruar mes të dy vendeve, në vitin 2019, Kina merr pjesë në panairin e 32-të ndërkombëtar të librit në Teheran si mysafir special. Prania e Iranit në panairin ndërkombëtar të Pekinit ishte një prej pjesëmarrjeve më të fuqishme e panairit të librit të Teheranit në qarqet ndërkombëtare. Motoja të cilën e kishte zgjedhur Irani për vete në panairin ndërkombëtar të librit në Pekin ishte “Ëndrra me ngjyra e Rrugës së Mëndafshit”. Kina me një delegacion të përbërë nga 200 persona dhe 94 botues dhe përgjegjës së “Copy Right”, merr pjesë në këtë panair dhe janë paraparë 35 programe brenda në panair dhe 15 programe jashtë panairit për mysafirët kinezë. Lin Lijing si realizues i programeve delegacionit të Kinës në panairin ndërkombëtar të librit në Teheran, thotë se motoja e jonë është njohja me vendin e Kinës dhe qëllimi ynë nga krijimi i kësaj moto ishte ky që populli i madh i Iranit dhe ai Kinës nëpërmjet leximit të librit, të njohin më shumë bukuritë e njëri-tjetrit.

600 metër katror hapësirë është vendosur në dispozicion të botuesve dhe 100 metër katror hapësirë është vendosur në dispozicion të ilustruesit ku do të ekspozohen me dhjetëra vepra nga 50 ilustrues kinez në këtë sesion të panairit ndërkombëtar të librit në Teheran.15 mijë libra do të ekspozohen në këtë panair dhe përkthimi në gjuhën kineze të veprave të letërsisë klasike të Iranit është përgatitur me një prej botuesve iranian dhe qëllimi i këtyre përkthimeve është njohja e lexuesve kinez me vendin e Iranit.

Takimi i përbashkët i tregimit të Kinës në kujtim të periudhave të tregimit të kinezëve, 4 takime për bashkëmendim me shkrimtarëve dhe hulumtuesve të Iranit dhe Kinës, ceremonia e librit të zgjedhur të Kinës, ceremonia e nënshkrimit të përbashkët të përkthimit në gjuhën persiane të librit “Tregimi i Kinës”, ceremonia e hapjes së qendrës së librave kinez dhe java e shitjes së drejtpërdrejtë të librave profesional të Kinës, janë një pjesë e aktiviteteve të mysafirit special në këtë sesion të panairit ndërkombëtar të librit në Teheran.

Image Caption

Kina, mysafire speciale në sesionin e 32-të të panairit ndërkombëtar të librit në Teheran

Në kuadër të qëllimeve të përcaktuara në panairin ndërkombëtar të librit në Teheran, “Tregu Global i Librit” është një sektor i cili mundohet me pjesëmarrjen e institucioneve dhe qendrave të ndryshme kulturore, botuesve, agjencive letrare dhe institucioneve të pavarura iraniane dhe të huaja, shkrimtarëve, përkthyesve dhe ilustruesve dhe ekspertëve të sferës së botimeve të ndihmojë në njohjen dhe zgjerimin e kësaj industrie.

Disa prej aktiviteteve të këtij sektori në sferën ndërkombëtar janë si në vijim: identifikimi dhe thirrja e agjencive letrare iraniane aktive, identifikimi dhe thirrja e agjencive letrare të huaja dhe mbështetja e pjesëmarrjes së tyre në një kuadër të përcaktuar, identifikimi dhe thirrja e përfaqësuesve të panaireve të haja, thirrja e botuesve, autorëve dhe shoqatave të brendshme për të prezantuar dhe dërguar veprat të cilat kanë potencial për t’u bërë ndërkombëtar. Përveç kësaj, ndarja e tryezave për negociata në sferën e tregut botëror dhe qendrën e të drejtës së panairit për të biseduar mes botuesve dhe shitjen e të drejtës së autorësisë dhe organizimin e takimeve shumëpalëshe, ndarja e një hapësire për lidhjen e botuesve dhe autorëve me agjencitë letrare iraniane dhe të huaja, si dhe prezantimin e letërsisë persiane dhe inkurajimin e agjencive letrare ndërkombëtare për të investuar në këtë sferë, janë prej programeve të tregut botëror të librit.

Drejtori shkencor kulturor i sektorit të botuesve arsimor në panairin ndërkombëtar të librit në Teheran ka njoftuar për organizimin e mbi 60 programeve në sallonin e konferencave shkencore-kulturore dhe sektorit arsimor të sesionit të 32-të panairit ndërkombëtar të librit në Teheran. Tema e konferencave është ndryshme dhe 20% e tyre përfshinë përurimin dhe festën e nënshkrimit të librit. Gjithashtu janë paraparë edhe programe të tjera duke përfshirë seminare trajnuese, përurimin e fenomeneve të startupeve kulturore. Organizimi i takimeve për kritikë dhe analizë me bashkëpunim të shoqatave të tjera dhe sektorëve arsimor për fëmijë, universitarë dhe botuesve të Revolucionit Islamik, gjithashtu mund konsiderohen programe të tjera të këtij sektori që zhvillohen njëkohësisht me panairin e librit në Teheran.

Ditën e premte me 26 prill  është quajtur Dita e Rezistencës që në këtë ditë do të përurohet posteri i çmimit global i Palestinës. Në këtë program i cili do të realizohet në praninë e Dr. Mohsen Xhavadi, sekretari për çështje kulturore dhe kryetari i sesionit të 32-të të panairit të librit në Teheran, do të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të lëvizjeve çlirimtare të sektorit të Palestinës dhe botues iranian e të huaj aktiv në sferën e rezistencës. Shprehja e mirënjohjes ndaj familjeve të 5 martirëve të mbrojtjes së vendeve të shenjta është pjesë tjetër e programeve të kësaj dite. Gjithashtu organizohet edhe një takim me temë “Roli i letërsisë në zhvillimin e kulturës së rezistencës islamike”. Kongresi i martirëve të rezistencës dhe përurimi i veprave të publikuara nga martirët e luftës për mbrojtjen e vendeve të shenjta, janë prej programeve të tjera të kësaj dite.

Me motiv të organizimit të panairit të 32-të ndërkombëtar të librit në Teheran, në vazhdim do të hedhim një vështrim të shkurt në statistikat që ka publikuar Shtëpia e Librit të Republikës Islamike të Iranit me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Në bazë të informacioneve të faqes informative të Shtëpisë së Librit deri në fund në mars të vitit 2017, mbi një milion e 230 mijë tituj librash (duke përfshirë botimin e parë dhe ribotimin), janë botuar në Iran. Numri vjetor i librave gjatë këtyre katër dekadave e deri më tani, gjithnjë ka kaluar një linjë të rritjes, me përjashtim të vitit 2011, do të thotë në vitin e fundit të qeverisë së njëmbëdhjetë ku për shkak të ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare dhe inflacionit të madh dhe shtimit të çmimit të papritur të letrës, bëri që situata e prodhimit të librit të futet në një stagnim. Edhe pse këtë vit gjithashtu për shkak të rikthimit të sanksioneve të padrejta nga ana e qeverisë së Amerikës, përsëri industria e botimit të librit në Iran po përballet me shtimin e çmimit të letrës për shkak të rritjes së çmimit të valutës dhe kjo deri diku ka ushtruar ndikim negativ mbi industrinë e botimit.

Në përgjithësi numri i titujve të librave të botuara për herë të parë dhe ribotimeve të publikuara përgjatë 40 viteve pas fitores së Revolucionit Islamik që është regjistruar në faqen informative  të Shtëpisë së Librit, deri në vitin 2017, ka arritur në 1.231.510 tituj. Numri më i madh i titujve të publikuar gjatë një viti ka qenë 99.114 tituj në vitin 2017.

Duke hedhur një vështrim në statistikat mund të vërehet se numri i titujve të librave gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik në përgjithësi ka kaluar një linjë të rritjes.

Image Caption

Nga pikëpamja e numrit të titujve, do të thotë prodhimi i përmbajtjes, zhvillimit dhe rritjes, natyrisht është i pakrahasueshëm në krahasim me periudhën para revolucionit. Në fushën e kulturës ndoshta në asnjë sferë në masë të sferës së librit, nuk është vërejtur një zhvillim kaq i dukshëm. Numri i titujve në dekadën e dytë në krahasim me dekadën e parë ka shënuar një rritje më 272 % dhe në dekadën e tretë në krahasim me dekadën e dytë, ka shënuar rritje me 394% dhe vetëm në gjashtë vitet e para të dekadës së katërt, ky numër është i barabartë me gati të gjithë numrin e dekadës së tretë. Numri i titujve të librit sipas ndarjes së dekadave është si në vijim:

Në dekadën e parë të Revolucionit Islamik janë publikuar 35.025 tituj

Në dekadën e dytë janë publikuar 95.364 tituj

Në dekadën e tretë janë publikuar 375.261 tituj

Në dekadën e katër janë publikuar 726.860 tituj

Në këtë faqe të informacioneve librat janë ndarë në 12 tema kryesore në këtë mënyrë: të përgjithshme, filozofi dhe psikologji, feja, shkencat shoqërore, gjuhë, shkenca natyrore dhe matematikë, shkencë ekzakte, art, letërsi, histori, gjeografi, për fëmijë dhe moshën e adoleshentëve, libra ndihmuese arsimore.

Librat nga aspekti i llojit të veprës kanë lloje të ndryshme duke përfshirë editimin, hulumtimin, shkrimin, hartimin, përkthimin, këngën, etj..

Në përgjithësi numri i librave të regjistruar në faqen informative të Shtëpisë së Librit në 40 vjet pas fitores së Revolucionit Islamik është 960.207

Tituj (78%) të shkruar dhe 272.303 tituj (22%) të përkthyer.

Çështje e fundit që duhet të kujtohem këtu nga i gjithë numri 1.232.510 tituj të librave të regjistruara në faqen informative të Shtëpisë së Librit në dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, 77% i përkasin provincës së Teheranit, 16% i përkasin provincave Kum, Khorasan Razavi dhe Esfahan, ndërsa 7% i përkasin provincave të tjera.