Betohem në lapsin dhe në atë që shkruan!
(last modified Sun, 28 Jul 2019 05:03:38 GMT )
Korrik 28, 2019 07:03 Europe/Tirane
  • Betohem në lapsin dhe në atë që shkruan!

Ditë më parë më 14 të muajit tir sipas kalendarit iranian që përkon me 5 korrik, në Republikën Islamike të Iranit ashtu si për çdo vit, u manifestua Dita e Lapsit. Me këtë rast kemi përgatitur një program special të cilin po e prezantojmë këtu.

Një milingonë e vogël e pa që një laps që lëvizte mbi një letër dhe vizatonte forma të bukura. I tha milingonës tjetër, ky laps po vizaton forma të bukura dhe të çuditshme. Disa forma si lulja “Jasemin” dhe Susan” të cilat shumë mahnitëse dhe të bukura. Milingona tjetër tha: “Kjo nuk është vepër e lapsit. Kryesi i vërtetë i veprimit janë gishtërinjtë të cilët e shtynë lapsin që të lëvizë. Milingona e tretë tha: “Jo, kjo është gabim. Kryesi i vërtet i këtij veprimi nuk janë gishtërinjtë, por krahu. Për arsye se gishtërinjtë marrin ndihmë nga forca e krahut për të lëvizur. Milingonat vazhduan bisedën dhe diskutimin derisa kjo bisedë u shndërrua në një polemik. Çdo milingonë që fliste, paraqiste një mendim më të përkryer derisa çështjen e të dërguan pranë prijësit të milingonave. Ai i cili ishte një milingonë shumë e mençur dhe e zgjuar, tha: “Ky art nuk buron nga bota materiale e formës dhe sipërfaqësores. Ky është veprim i mendjes. Trupi materialist i njeriut me t’i ardhur atij gjumi dhe vdekja, e humb vetëdijen dhe nuk dinë asgjë. Trupi është sikur rrobat. Këto forma i vizaton mendja e atij pronari të lapsit”.

Ndërkohë sipas Mevlana Xhelaludin Rumi, poetit të njohur iranian të shekullit të shtatë hixhri kameri, edhe ajo milingona e mençur nuk e dinte të vërtetën. Ai që vizatonte ato forma të bukura ishte krijuesi i lapsit. Mendja pa dëshirën e Zotit, është si një gur. Zoti i madhëruar nëse edhe vetëm për një çast do ta lë mendjen jashtë kontrollit, atëherë do të vërejmë se edhe kjo mendje e mençur dhe e zgjuar do të bëjë padituri dhe gabime shumë të tmerrshme dhe të dhimbshme. Ai i cili i ka dhënë lapsit shpirtin e të shkruarit është vetëm krijuesi i pashoqë i botës së ekzistencës. Gjithashtu Ai nuk është betuar në lapsin pa ndonjë qëllim të caktuar dhe lapsi e di shumë mirë se në çfarë pozite ndodhet.

Nuk ka qenë i ditur ai që e ka konsideruar mendjen kryes të veprimit

Pa vullnetin e Zotit, mendje është si guri

Nëse Zoti vetëm një herë heq kontrollin nga ajo,

Mendje e zgjuar bënë marrëzira shumë të mëdha

(Masnavi, Fletorja e katërt)

Atë ditë kur më ka krijuar mua Zoti dhe me fuqinë e vet bëri që unë të shkruajë mbi pllakën time për të përcaktuar fatin e të gjithëve mbi atë faqe, u lartësua aq shumë pozita ime sa që Krijuesi i të gjithë krijuesve u betua mbi mua dhe veprën time dhe tha: “Betohem në lapsin dhe në atë që shkruan!”.

Betohem në lapsin dhe në atë që shkruan!

Unë kam ardhur. Me urdhrin e Atij që është krijuesi i të gjithë botës së ekzistencës. Me urdhrin e Atij i cili është krijuesi i të gjitha bukurive. Kam ardhur që të shënoj bukuritë e Tij. Kam ardhur që t’i japë jetës tënde o njeri, një shpirt të ri, të hap horizonte të reja para shikimit tënd dhe t’i jap dashurisë për çdo çast një interpretim të ri. Të shpëtojë ty nga shpellat e errësirës dhe vetmisë dhe të udhëzojë ty drejt burimit të dritës dhe ndriçimit. Unë, lapsi, miku yt i vjetër, kam ardhur me zotimin hyjnor për ty dhe për të udhëzuar ty. Në këtë udhëtim më shoqëro mua në mënyrë të vërtetë dhe të drejtë. Mos shkruaj asgjë, përveçse të vërtetës dhe mos shko, përveçse me të vërtetën!

Data 14 tir në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit është caktuar Dita e Lapsit dhe për çdo vit me këtë rast në të gjithë Iranin Islamik organizohen manifestime të ndryshme dhe vlerësohen veprat e zgjedhura në fushën tregimeve dhe poezisë për të rritur, tregimeve dhe poezive për fëmijë dhe adoleshent si dhe për kritikat dhe hulumtimeve letrare duke ndarë çmimin e lapsit të artë për veprat më të mira.

Emërimi i kësaj dite me emrin “Dita e Lapsit” nuk është edhe pa lidhje me historinë e lashtë të civilizimit dhe kulturës së Iranit. Respekti ndaj lapsit në Iranin e lashtë, ka një historik të vjetër. Shumë shekuj më parë në Iranin e lashtë festa “Tirgan” (që manifestohej në ditën e 13-të muajit tir), ishte prej festave më të rëndësishme të Persisë së Lashtë e cila kishte rituale dhe programe të veçanta dhe një prej tyre ishte ceremoni për respektimin dhe vlerësimin e lapsit. Një prej arsyeve që janë përmendur për këtë festë, është kjo që në këtë ditë mbreti Hushang i dinastisë Pishdadi të Persisë, njohu zyrtarisht pozitën e shkrimtarëve dhe sekretarëve të oborrit mbretëror, populli festoi dhe ajo festë mbeti si një festë që shënohej për vlerësimin e lapsit. Abu Rejhan Birunij në veprën e tij “El-Bakije” thotë se ditën e 13 të muajit tir, iranianët e lashtë e quanin “Dita e Tir-it” (dita e Mërkurit) dhe pasi që besonin se Mërkuri është sekretar (shkrues) i të gjithë yjeve, këtë ditë e konsideronin dhe e festonin si “Dita e Shkrimtarëve”. Në bazë të një bindje tjetër të iranianëve, kjo ditë ishte dita kur roja mitologjike e kufijve të Persisë “Aresh Kemangir” lëshoi nga harku shigjetën (në persishte tir) e tij të njohur për të përcaktuar kufirin e Iranit dhe më pas për ta mbrojtur atë përball armiqve.

Sot lapsi ka një pozitë të veçantë në mesin e të gjithë popujve. Dita e lapsit është një arsye për ta kujtuar pozitën, shenjtërinë dhe vlerën e lapsit. Lapsi jo vetëm që ka rrënjë në besimin historik dhe antik të iranianëve, por edhe në periudhat pas përhapjes së fesë Islame në Iran, pozita e lapsit është ruajtur dhe ka marrë një vlerë edhe më të madhe. Lapsi është betimi i Zotit dhe Zoti i madhëruar u betua në lapsin dhe në atë që shkruan lapsi dhe në këtë mënyrë e ka pastruar dhe lartësuar edhe më shumë pozitën e lapsit. Betimi i Zotit të madhëruar në Kur’anin e shenjtë në emrin e lapsit, është dëshmia më e qartë për vlerën dhe shenjtërinë e lapsit. Vlera e lapsit është aq e madhe sa që në lidhjen e parë të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. me Krijuesin e ekzistencës në shpellën Hira, Zoti i madhëruar e prezanton veten në këtë mënyrë: “Ai që e ka mësuar atë me laps”.

Lapsi është ruajtës i diturive dhe shkencave, është mbrojtës i mendimeve të mendimtarëve, është hallk për lidhjen intelektuale të mendimtarëve dhe urë ndërlidhëse mes të kaluarës dhe të ardhmes së njeriut. Përveç kësaj lidhja mes qiellit dhe tokës është krijuar nëpërmjet pllakës dhe lapsit. Lapsi është urë ndërlidhëse e të gjithë mendimtarëve dhe shkencëtarëve të botës nga e kaluara e deri më tani. Lapsi është ruajtës i sekreteve të njeriut dhe është arka e shkencave dhe mbledhësi o eksperiencave përgjatë shekujve dhe etapave historike të njerëzimit. Lapsi është burim i krijimit të të gjithë civilizimeve njerëzore, i përkryerjes së shkencave dhe zgjimit të mendimeve.

Lapsi është burim i udhëzimit dhe i vetëdijesimit të njeriut deri në atë masë sa jetën e njeriut e ndajnë në dy periudha: periudha e historisë dhe periudha parahistorisë. Periudha e historisë fillon që nga koha kur është zbuluar shkrimi dhe njeriu mori lapsin në dorë dhe arriti të shkruajë aventurat dhe ngjarjet e jetës dhe eksperiencat e tij mbi faqet e letrës.

Lapsi është gjuha e mendjes, e njohurisë dhe e ndjenjës së njerëzve dhe shprehës i mendimit dhe personalitetit të pronarit të lapsit. Lapsi është gjuha e dytë e njerëzve. Identiteti, natyra dhe territori i lapsit është shumë më i gjerë se sa që të mund të përmblidhet me shprehje. Çfarëdo lloj zhvillimi dhe progresi, fitore, qetësie e njohuri e dituri, ka rrënjë në laps. Civilizimet, eksperiencat e hidhura dhe të bukura dhe shkencat, me shkrim e regjistrim bëhen të pavdekshme. Çdo kush mund të kapë lapsin me dorë dhe ta shtrëngojë me gishtërinjtë e tij dhe t’i japë urdhër atij që të shkruan të gjithë atë çfarë buron nga imagjinata e njeriut. Lapsi edhe prish; edhe ndërton. Zbulon realitetet dhe të vërtetat. Mbulon të vërtetat. Lapsi është një mrekulli e pavdekshme. Civilizimet janë rezultat i eksperiencave të hidhura dhe të bukura të lapsit.

Edicionin po e përfundojmë me një fjali të Dr. Ali Sheriati, mendimtar bashkëkohor iranian:

“Lapsi është totemi ynë, është totemi im. Betohem në laps! Betohem në gjakun e zi që pikon nga fyti i tij! Betohem në pikën e gjakut që pikon nga gjuha e lapsit! Betohem nga rënkimet e dhimbjes që burojnë nga gjoksi i tij! Nuk e shes totemin e shenjtë, nuk e vras, nuk ha mishin dhe gjakun e tij, nuk ia dorëzoj atë dorës së forcës, nuk e jap lapsin për qese të floririt, nuk e dorëzoj lapsin në gishtërinjtë e hipokrizisë. Dorën e bëj laps dhe nuk e lëshoj lapsin nga dora, i verboj sytë e mi, i shurdhoj veshët e mi, i thyej këmbët e mia, i këpus gishtërinjtë e mi, e shpoj gjoksin tim, e shkurtoj edhe gjuhën time, mirëpo lapsin tim nuk ia jap të huajit”.

Mora lapsin në dorë që të shkruaj fjalën e të vërtetës

Të shkruaj mbi letër të gjithë atë që nuk mund të thuhet

Jam betuar në shpirtin e lapsit se do të kap fyshtin e lapsit

Dhe me dorën time do të shkruaj deri në frymën e fundit

Betohem në lapsin dhe në atë që gjallëron nga të shkruarit

Betohem në vijën e parë që është shkruar nga vështrimi i lapsit dhe është zgjatur deri në horizontet e pafund të krijimit

Dita e Lapsit, dita e krijimit të njohurisë dhe dita e bukur e krijimit, dita e ndriçimit të shkencave hyjnore, urime për të gjithë!

Tags