Irani, zanafillë dhe djep i besimit në një Zot
(last modified Sun, 28 Jul 2019 09:24:21 GMT )
Korrik 28, 2019 11:24 Europe/Tirane
  • Irani, zanafillë dhe djep i besimit në një Zot

Ditë më parë u organizua një ceremoni për promovimin e librit “Ceremonitë fetare dhe kishat lindore asiriane e Orumijes” ku u prezantua për tregun e librit në Iran ky studim i dokumentuar dhe antropologjik vizual.

Ky është një libër i cili ka trajtuar ritualet dhe ceremonitë e ndryshme që organizohen në kishat lindore asiriane në qytetin Orumije të Iranit. Rezultati i arritur nga ky studim antropologjik tregon se larmia kulturore ekzistuese në Iran gjithnjë është shoqëruar me një solidaritet të thellë dhe historik të të gjithë grupeve etnike dhe minoriteteve fetare.

Irani është një vend me plotë çudira që sipas Mehrdad Bahar, Irani është një praj djepeve dhe qendrave të besimit monoteist dhe besimit në Zot. Fakti se një pjesë e trashëgimisë së këtij vendi është e mishëruar me trashëgimin e lutjeve dhe besimit në Zotin me praninë e grupeve fetare në Iran si të krishterët, asirianët, armenët dhe zoroastrianët, e bënë edhe më tërheqëse dhe të vlefshme trashëgiminë e këtij vendi. Për këtë arsye mund të themi se larmia kulturore ka lidhje të thella me trashëgimin e lutjes dhe unitetit spiritual, prandaj luan një rol shumë të rëndësishëm për të kaluar kufijtë e ngjyrës dhe racës me të cilët po lufton bota e sotshme.

Aktivitetet e qendrës hulumtuese antropologjike gjatë viteve të kaluara janë zhvilluar në fushën e komuniteteve fetare të Iranit, si për shembull të zoroastrizmit, armenëve, hebrenjve, studimin e gjendjes shoqërore-politike të besimtarëve hebrenj në Iran, e kaluara historike e komuniteteve armenas dhe të krishterë, kishat katolike të Iranit, qendra informative e kishës lindore asiriane, tradita e ndjekësve të zoroastrizmit, studime mbi kukullën “Gjyshja Kog” e zoroastrizmit dhe regjistrimi kombëtar i kësaj trashëgimie, kultura e donacionit në mesin e ndjekësve të zoroastrizmit, dosja e dhurimeve të ndihmave me rastin e festës “Mehregan” që një pjesë e saj buron nga kultura e zoroastrizmit etj., janë disa prej projekteve studimore të kësaj qendre. Me një vështrim mbi studimet e kryera do të kuptojmë shumë lehtë se trashëgimia kulturore e Iranit ka dimensione dhe potenciale shumë të gjera dhe hulumtuesit gjithnjë e më tepër po mundohen të ritregojnë, të bëjnë kritika dhe të publikojnë në përmasa të gjera trashëgiminë kulturore të këtij vendi.

Përurimi i librit “Ceremonitë fetare dhe kishat lindore asiriane të Orumijes”

Ceremonia e përurimit të librit “Ceremonitë fetare dhe kishat lindore asiriane të Orumijes” është shoqëruar me vlerësimin e kontributit të Abas Tahvildar që është autor i këtij libri i cili më parë ka shkruar edhe tre skenar të filmave të gjatë artistik dhe ka prodhuar 30 filmave dokumentar për kanalet televizive si “Lufta e fiseve endacake”, “Monumentet historike të Dehli”, “Irani, vend i dashurisë”, “Ashura Bixhar” etj..

Në këtë studim janë trajtuar ceremoni dhe rituale të veçanta të kishës lindore asiriane si ceremonia “Sekreti i shenjëtares”, “Festa e lindjes së Isaut”, “Festa e ngritjes”, ceremoni të dasmës, ceremoni mortore etj..

Abas Tahvildar, fotograf, prodhues i dokumentarëve dhe realizues i këtij projekti, thotë: “Disa qytete të Iranit janë të njohura për larminë kulturore dhe klimatike që një prej këtyre qyteteve është edhe qyteti Orumije që kuptimi mitologjik i këtij qyteti do të thotë “Ujë”. Në qytetin Orumije ekzistojnë 80 kisha që shumica e tyre i përkasin kishës lindore asiriane dhe ky libër pasqyron trashëgimin e vjetër të 20 kishave që me padyshim se trashëgimia e tyre është pjesë e trashëgimisë iraniane”.

Autori i këtij libri thotë: “Pavarësisht se kisha një numër të madh të fotografive rreth kishave asiriane në arkiv, mirëpo për këtë libër nuk kam përdorur asnjë fotografi të vjetër dhe kam fotografuar përsëri të gjitha ceremonitë përkatëse. Ceremonitë dhe ritualet e ndryshme asiriane zhvillohen në këto kisha dhe priftërinjtë dhe dhjakët luajnë rol shumë të rëndësishëm në organizimin e këtyre ceremonive”.  

Darjavesh Azizijan, peshkop i kishës lindore asiriane në Orumije, botimin e librit “Ceremonitë fetare dhe kishat lindore asiriane të Orumijes” e quajti një ngjarje të pashembullt dhe e konsideroi atë të rëndësishme aq sa 2000 vite prani të kësaj kishe në Iran, ndërsa tha: “Botimi i këtij libri me vlerë të madhe dhe të çmuar që pasqyron në imazhe veprimtarinë e kishave lindore asiriane të Orumijes, është rezultat i përkushtimit të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit. Ky libër është një dhuratë e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për komunitetin asirian të Iranit dhe këtë libër ne mund t’i japim dhuratë miqve tanë”.

Ai duke folur për pozitën e kishës lindore dhe kohën e formimit dhe pranisë së saj në Iran, tha: “Në librin e shenjtë, vendi i Iranit është quajtur me emrin Persia dhe gjithnjë ka një prani të gjelbër në atë. Kisha lindore për ngritjen e kulturës iraniane, ka zhvilluar aktivitete të gjera që një pjesë prej tyre është paraqitur për publikun me kontributin e Abas Tahvildar në këtë libër dhe qendrës hulumtuese antropologjike si dhe me kontributin e Organizatës për Trashëgimi Kulturore dhe Turizëm të Iranit.

Godina e re e kishës “Hazreti Marjam” ose lindore asiriane

Kisha “Nëna Marjam” e cila njohët edhe me emrin “Kisha Lindore Asiriane”, ndodhet në rrugën Khajam të qytetit Orumije dhe është ndërtuar në një hapësirë të madhe ku gjatë viteve të fundit është ndërtuar edhe një oborr i ri për kishën dhe një kullë e re për krah saj.

Për të hyr nëpërmjet derës së ulët në kishës, duhet ulur koka. Në fillim të hyrjes, sytë e çdo vizituesi shkojnë te një mbishkrim i cili na kujton mesazhin e Zotit për Hazretin Musa a.s. në të cilën është shkruar kjo fjali: “Zbathi këmbët, këtu ku po qëndron, është vendi i shenjtë”.

Brendësia e kishës aspak nuk i ngjanë asaj që kemi në mendjen tonë në lidhje me kishat e tjera dhe vëmendjen na tërheqin korridoret e ndërthurura me harqe të ndërtuara me gur dhe baltë dhe me një tavat të ulët.

Një mehrab i thjeshtë mbrapa të cilit ndodhet një hark i kaltër dhe i zbukuruar me fotografinë e Hazreti Isaut a.s. që konsiderohet vendi ku qëndron prifti gjatë zhvillimit të ceremonive të ndryshme. Kisha “Nëna Marjam” përkundër shumë kishave të tjera, është shtruar me tapete të punuar me dorë dhe aty ndodhet vetëm një ulëse (karrige) e vogël për personat e moshuar në fund të sallonit.

Mehrabi i kishës në realitet është një dhomë e vogël në formë kupole të ndërthurur dhe vetëm priftërinjtë kanë të drejtë të hyjnë aty, ndërsa mbi shkallë dhe mbi një hark të vogël para mihrabit vërehet imazhi i Hazretit Isa a.s. në forma dhe gjendje të ndryshme. Figurat dhe pikturat e punuara qëndisje me dorë, tablotë e punuara me gdhendjen e drurit me dishepujt, Hazretin Isa në prehrin e Hazretit Marjam dhe qirinjtë të cilët e paraqesin fytyrën e Hazretit Isa a.s. duke buzëqeshur, gjithashtu mund të vërehen në këtë pjesë.

Korridori i cili i çon vizitorët drejt vendit të pastrimit të pagëzimit dhe ndezjes së qirinjve dhe një dhomë 12 metra e zbukuruar me piktura të punuara në mënyra dhe stile të ndryshme të cilat pasqyrojnë Hazreti Isaun a.a., ndodhen në anën e djathtë të mihrabit.

Pamje nga mihrabi i kishës “Nëna Marjam”

Sipas transmetimeve dhe burimeve historike të asirianëve, ky objekt fetar është një prej kishave më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë, për arsye se në bazë të burimeve historike, tre klerikë zoroastrian të cilët kishin parashikuar lindjen e Hazretit Isa a.s., pas udhëtimit dhe informimit për lindjen e Profetit Isa dhe kthimit në qytetin Orumije, këtë vend e kanë shndërruar në kishë. Në burimet historike janë përmendur emrat e dy prej tyre “Malkum” dhe Bakht Nasr”, ndërsa nuk ka informacione për klerikun e tretë.

Ky objekt është ndërtuar në shekullin e parë të erës së re dhe gjatë shekujve të ndryshëm është meremetuar disa herë, mirëpo struktura kryesore e tij nuk është ndryshuar dhe të gjitha meremetimet ose rindërtimet janë bërë mbi objektin origjinal.

Ndërtesa aktuale e kësaj kishe ka harqe shumë interesante dhe një dekorim plotësisht të bukur dhe mund të krahasohet me faltoret e zoroastrizmit të periudhës së dinastisë Sasanite.

Një princeshë kineze me emrin “Baperi” së bashku me 50 personalitete dhe funksionarë të Kinës në vitin 642 të erës së re, kishin shkuar në Mesopotami për t’u takuar me kryepeshkopin e Nejnevas dhe pastaj kishin shkuar edhe në qytetin Orumije të Iranit dhe pasi kishin qëndruar për një kohë në kishën “Nëna Marjam, kishin bërë edhe meremetimin e këtij objekti fetar. Në lidhje me udhëtimin e kësaj princeshe kineze, një mbishkrim asirian ndodhej brenda në kishë i vendosur mbi murin e saj dhe ka qenë aty deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, mirëpo aktualisht nuk ekzistojnë kurrfarë informacione se ku ndodhet ai mbishkrim.

Paraqitja e kishës si një vend për mbledhjen e besimtarëve të krishterë, ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e krishterizmit. Edhe pse kishat e para në bazë të dëshmive historike janë ndërtuar mbi faltoret e zoroastrizmit dhe më pas këto faltore kanë ushtruar ndikim edhe në strukturën e brendshme dhe të jashtme të kishave, mirëpo shumica e besimtarëve të krshterë më tepër dëshirojnë që ndërtimin e kishave t’ia dedikojnë Hazretit Isa a.a.. Prandaj as asirianët nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull. Edhe pse kisha ka kuptimin e mbledhjes së besimtarëve dhe në bazë të kësaj struktura e kishës nuk duhet të jetë e rëndësishme, mirëpo siç duket me kalimin e kohës jo vetëm objekti i kishës ka ushtruar ndikim mbi mbledhjen e besimtarëve, por edhe organizata e kishës si një qendër dhe autoritet me ndikim, ka drejtuar dhe kontrolluar besimtarët.

Provinca Azerbajxhani Perëndimor ka shumë kisha në rajone të ndryshme urbane dhe rurale që një prej kishave më të dalluara është “Kara Kelisa” që ndodhet në veri të kësaj province kufitare. Kjo kishë konsiderohet kisha më e vjetër e botës së krishterë dhe ndodhet 20 kilometra në verilindje të qytetit Çaldaran dhe është ndërtuar mbi varrin e dishepullit të Hazretit Isa a.a. me emrin “Tataus” dhe është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ceremonia botërore dhe ritualet e pelegrinazhit të armenëve të botës e njohur me emrin “Bodarak”, zhvillohet për çdo vit në këtë kishë dhe një numër i madh i pelegrinëve krishterë të botës shkojnë në qytetin Çaldaran në veri të provincës Azerbajxhani Perëndimor për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Ceremonia Bodarak në Kara Kelisa

Kishat lindore asiriane ndjekin traditat e përgjithshme të kishave. Kishat ekzistuese në qytetin Orumije dhe në fshatrat për rreth tij, kanë një formë të ndryshme nga aspekti i arkitekturës. Këto kisha janë krijuar dhe ndërtuar vetëm në bazë të nevojave të veçanta të periudhës së tyre dhe kryesisht vetëm për kryerjen e adhurimeve. Për shembull, kisha “Nëna Marjam” në qytetin Orumije nuk ka ndonjë arkitekturë të veçantë. Në një vështrim të parë, ajo duket si një ndërtesë e thjeshtë, mirëpo hapësira e brendshme e saj përfshinë disa dhoma të vogla dhe të ndërthurura. Në pjesën e hyrjes ndodhen dy dhoma të vogla me tavan të ulët dhe nëpërmjet një korridori shumë të ngushtë, lidhen me pjesën më të madhe të kishës në të cilën ndodhet edhe mihrabi. Mihrabi është i drejtuar drejt lindjes dhe përfshinë vetëm një platformë gati tre metra. Brenda në këtë hapësirë nuk ekziston karrige ose perde që do ta ndanin mihrabin nga pjesët e tjera të kishës dhe duke marrë parasysh faktin se në të kaluarën ceremonia fetare zhvillohej duke qëndruar në këmbë, 70 deri 100 persona në mënyrë të dendur kishin mundësi të marrin pjesë në ceremonitë dhe ritualet fetare të kësaj kishe.

Kisha “Nëna Marjam” është një pasqyrim i bukur i historisë dhe civilizimit dhe kulturës së Iranit dhe vendit multientik dhe multifetar. Ekzistenca e kishës së dytë më të rëndësishme në botë në qytetin e Orumijes dhe mesin e një popullsie të madhe myslimane, tregon unitetin e grupeve etnike dhe fetare dhe unifikimin e tyre përgjatë viteve me radhë në këtë rajon dhe njëkohësisht me këtë posedon një potencial të madh për tërheqjen e turistëve të huaj.

Tags