Me komandantët (1) (Muhamed Ibrahim Hemat)
Historia e Mbrojtjes së Lavdishme krenohet me të rinjtë e saj. Të rinjtë e guximshme dhe trima kanë shkruar historinë e Mbrojtjes së Lavdishme të Republikës Islamike të Iranit. “Me Komandantët” është titulli i një programi me 6 edicione në të cilin do të prezantojmë disa figurave të shquara të tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme të luftëtarëve të guximshëm të Islamit në përballje me agresionin e padrejtë të regjimit Ba’th të Irakut.
Historia e Mbrojtjes së Lavdishme të luftëtarëve të guximshëm iranianë përball agresionit barbar të regjimit Ba’th të Irakut krenohet me të rinjtë e saj. Të rinjtë e guximshëm të cilët kanë përcaktuar fatin e Mbrojtjes së Lavdishme të Republikës Islamike të Iranit, ata janë të cilët në vitet e para të dekadës së tretë të jetës së tyre dhe në eksperiencën e parë serioze të luftës, kanë krijuar epope dhe heroizma të pabesueshme. Ndoshta përvjetori i luftës imponuese dhe java e Mbrojtjes së Lavdishme mund të jetë rasti më i mirë për të prezantuar komandantët e rinj të Mbrojtjes së Lavdishme të Iranit të cilët në mënyrë burrërore kanë qëndruar dhe rezistuar përball agresionit ushtarak të ish-regjimit Ba’th të Irakut duke mbrojtur vendin dhe atdheun e vet. Në programin me gjashtë edicione “Me Komandantët” do të njihemi me një pjesë të heroizmit të këtyre burrave trima.
Muhamed Ibrahim Hemat ka lindur më 12 farvardin 1334 të kalendarit iranian (2 prill 1955) në qytetin Shereza të provincës Esfahan. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Ai në vitin 1352 (1973) pasi mori diplomën e shkollës së mesme me nota të shkëlqyeshme, hyri në shkollën e lartë “Daneshsara” të Esfahanit. Muhamed Ibrahim pas diplomimit në këtë shkollë, shkoi në shërbimin ushtarak dhe gjatë kësaj periudhe u njoh me disa të rinj revolucionarë dhe kundërshtar të ish-regjimit të mbretit. Muhamed Ibrahim Hemat pas përfundimit të shërbimit ushtarak, filloi të punojë si mësues në fshatrat e vendlindjes së tij dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe u vendosi kontakte me disa klerikë dhe figura fetare revolucionare ku nëpërmjet tyre u njoh edhe me personalitetin e Imam Khomejnit (ra). Me zgjerimin gradual të protestave dhe veprimtarive kundër regjimit të mbretit, ai projektonte dhe realizonte veprimtari të ndryshme si organizimin e protestave kundër regjimit mbretëror, shpërndarjen e deklaratave, lëshimin e deklaratës për shpërbërjen e ish-Organizatës së Shërbimeve Sekrete të Iranit (SAVAK) dhe shumë e shumë veprimtari të tjera.
Muhamed Ibrahim Hemat me fillimin e luftës imponuese të Irakut kundër Iranit, në mënyrë aktive ka qenë i pranishëm edhe në frontet e luftës. Përgjegjësitë dhe misionet më të rëndësishme të cilat i ka komanduar Muhamed Ibrahim Hemat janë: formimi i brigadës “Muhamed Resulullah s.a.v.s.” së bashku me Haxh Ahmed Motevasilian me urdhrin e komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare të Iranit, komandimin e një pjese të të gjithë operacionit “Fet’hul-Mubin”, komandimin e operacionit “Bejtul-Mokades” në postin e zv/komandantit të brigadës “Muhamed Resulullah s.a.v.s.”, komandant i bazës “Zafar” në operacionin “Muslim bin Akil”, komandën e Korpusit 11 “Kadr” në operacionin “Val-Faxhr”, komandant i përgatitjeve dhe komandant i operacionit “Khajbar”. Korpusi 11 përbëhej nga divizioni 27 “Hazreti Resul s.a.v.s.”, divizioni 31 “Ashura”, divizioni 5 “Nasr” dhe brigada 10 Sejedu-shuheda”.
Përgjegjësi i radiolidhjes i jep radion në dorë të Haxh Hemat dhe i thotë të kërkojnë ty. Haxh Hemat merr radion dhe thotë: “Jam Hemati, po dëgjoi...”. Pikërisht në atë çast, predhat e granatat vijnë duke vishkulluar. Përgjegjësi i lidhje përsëri fillon të frikësohet. Zëri vishkullus dhe i tmerrshëm i predhës për të disatën herë trondit zemrën e tij. Predha shpërthen pak më larg. Ushtime e tmerrshme e shpërthimit trondit perden e veshëve të përgjegjësit të radiolidhjeve dhe nga vala e shpërthimit të fuqishëm të granatës lëkundët sikur djepi. Një re e pluhurit të rëndë së bashku me pjesët e nxehta të predhës bie mbi ata dy. Të gjitha këto ndodhen për një çast sa hap e mbyll sytë. Haxh Hemad pa lëviz fare nga vendi, me buzëqeshje shikon përgjegjësin e radiolidhjes dhe vazhdon të flasë. Përgjegjësi i radiolidhjes e kishte ngjitur trupin e tij për toke dhe me të dy duart mbante veshët. Kur shuhet pluhuri dhe tymi, atij i bie në mend Haxh Hemati. Ngrihet nga vendi. Kur Haxh Hemati e shikon në sy atë, ai ul kokën nga turpi dhe zhytet në mendime. Ati fillon të mendojë për frikën dhe brengosjen e vet dhe për trimërinë e Haxh Hematit. Ai bëri shumë përpjekje që ta largojë frikën nga vetja, mirëpo nuk mundi. Kur dëgjohet zhurma e tmerrshme e shpërthimit të predhës, duket se trupi i tij i del më nga kontrolli. Vetvetiu gjunjët i dobësohen dhe zemra fillon t’i rrah më shpesh dhe trupi i tij bie për toke.
Përgjegjësi i radiolidhjes u mundua shumë në mënyrë që të ngadhënjejë mbi frikën e vet, mirëpo nuk pati sukses në asnjë mënyrë. Në shkretëtirë, e pa Haxh Hematin i cili në vetmi dhe në errësirë ishte duke falur namaz. Frika e vetmisë nuk ishte frikë e vogël. Ai kaloi pranë Haxh Hematin dhe atë frikë dhe atë vetmi e duroi derisa agoi mëngjesi, mirëpo përsëri nuk iu largua frika atij. Më në fund vendosi që t’i tregojë këtë çështje Haxh Hematit, mirëpo çdoherë që deshi të hapë gojën, turpërohej dhe nuk mund të fliste. Ai tani ishte lodhur nga kjo gjendje. Më në fund, vendos të shpërthejë dhe të bëjë pyetjen të cilin ka qenë dashur ta bënte shumë kohë më parë. Ai tani pyet: “Haxh Hemat pse unë po frikësohem? Pse ju nuk frikësoheni? Në realitet unë po mundohem shumë që të mos frikësohem, mirëpo për Zotin, kjo nuk është në dorën time. Njeriu nuk mund t’a ndalojë zemrën e vet që të mos rrahë shpesh! Njeriu mund t’a ndalojë fytyrën që të mos bëhet e verdhë! Në realitet unë me pavetëdije shtrihem në tokë. Nuk mund ta kontrolloj veten...”. Para se përgjegjësi i radiolidhjes të mbarojë fjalët, Haxh Hemat i cili siç duket kishte kohë që e priste një çast të tillë, e vendos dorën mbi supe të tij dhe me buzëqeshje dhe dashuri, i thotë: “Edhe unë një ditë isha sikur tij. Edhe unë një ditë e kisha mendjen plotë me pyetje të tilla, mirëpo më në fund Ima Khomejni më dha përgjigjet e të gjitha pyetjeve të mia”.
Imam Khomejni të ka dhënë përgjigjen e pyetjeve të tua?
Po... Imam Khomejni!
Ishte fillimi pas fitores së Revolucionit. Akoma nuk kishte filluar lufta. Me disa të rinj të qytetit tonë, një ditë shkuam në Xhamaran dhe thamë se dëshirojmë të takohemi me Imam Khomejnin. Numri ynë ishte i vogël. U ulëm rreth e rrotull Imam Khomejnit dhe dëgjonin këshillat e tij kur papritur një u dëgjua një goditje e madhe në qelqin e dritares dhe u thye njëri prej qelqeve të dritareve. Të gjithë kërcyen nga vendi nga kjo zhurmë e papritur që u shkaktua nga goditja e dritares me përjashtim të Imam Khomejnit. Imam Khomejni ashtu siç ishte duke folur, me ngadalë e ktheu kokën dhe shikoi drejt dritares. Akoma nuk kishin përfunduar fjalët e tij, kur u dëgjua thirrja e ezanit. Ai menjëherë tha “Vesalam” (përfundoi) dhe u ngrit nga vendi. Aty ishte kur unë e kuptova se të gjithë njerëzit frikësohen, për arsye se në atë ditë të gjithë ne në realitet u frikësuam nga thyerja e qelqit të dritares. Ai frikësohej nga Zoti dhe ne nga diçka tjetër, përveç Zotit. Edhe Imam Khomejni ishte frikësuar edhe ne ishim frikësuar. Imam Khomejni frikësohej nga vonesa e kohës së namazit dhe ne u frikësuam nga zhurma e thyerjes së qelqit. Ai frikësohej nga Zoti dhe ne frikësoheshim nga diçka tjetër. Aty e kuptova se çdo kush e cili me të vërtetë frikësohet nga Zoti, më kurrë nuk frikësohet nga diçka tjetër, përveç Zotit. Ndërkohë që çdo kush që frikësohet nga diçka tjetër përveç Zotit, ai nuk frikësohet nga Zoti.
Përgjegjësi i radiolidhjes me pasion dëgjonte fjalët e Haxh Hemat dhe mendonte me vete duke thënë: “Haxh Hemat në kohën e namazit, gjunjëzohet në atë mënyrë dhe qanë aq shumë sa që duke në çdo çast do të vdes, mirëpo në çastin e shpërthimit edhe të predhave më të mëdha, nuk i trembët syri fare!”
Një video interesante nga Haxh Muhamed Ibrahim Hemat në frontet e luftës imponuese, kur ishte komandant i divizionit 27 “Muhamed Resulullah s.a.v.s.” dhe kërkonte dua nga Imam Khomejni.
Komandanti i ri, trim dhe i guximshëm iranian Haxh Muhamed Ibrahim Hemat gjatë zhvillimit të operacionit “Khajbar” në perëndim të datës 17 esfand të vitit 1362 (7 mars 1984), në kohën kur ai kishte shkuar për të shqyrtuar situatën e frontit në vijën e parë në venin e kryqëzimit të rrugëve të ishujve Maxhnuni Verior dhe Maxhnuni Jugor, si pasojë e goditjes së një predhe të artilerisë së armikut në afërsi të tij, ai së bashku me zëvendësin e tij Akbar Zoxhaxhi u martirizua dhe u varros në vendlindjen e vet.