Me komandantët (2) (Husejn Kharazi)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i91240-me_komandantët_(2)_(husejn_kharazi)
Dëshmor Husejn Kharazij një prej komandantëve ushtarak më të dashur dhe më të aftë në historinë e Mbrojtjes së Lavdishme.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2019 11:55 Europe/Tirane
  • Me komandantët (2) (Husejn Kharazi)

Dëshmor Husejn Kharazij një prej komandantëve ushtarak më të dashur dhe më të aftë në historinë e Mbrojtjes së Lavdishme.  

Ke kujdes!

Ai është aq shumë modest sa që atë nuk mund ta dallosh në mesin e shoqëruesve të tij.

Nëse dikush nuk e njihte atë, kurrë nuk mund të besonte se është përball komandantit të divizionit 14 “Imam Husejn (a.s.)”.

Ne si njerëz të kësaj bote, komandantët e divizioneve i mendojmë në atë mënyrë që i kemi shikuar në filmat kinematografik. Mirëpo komandantët e ushtrisë së Islamit sot kanë thyer të gjitha ato standarde.

Dëshmor Husejn Kharazi një prej komandantëve ushtarak më të dashur dhe më të aftë në historinë e Mbrojtjes së Lavdishme.  Thoshin se forcat e divizionit 14 “Imam Husejni (a.s.)” ishin të gatshëm për ta sakrifikuar edhe jetën për komandantin e tyre. Ai ishte një burrë i drejtë, i thjeshtë dhe shumë modest që nga fytyra e tij rridhte vetëm mëshira dhe besimi e sinqeriteti. Ai së bashku me një komandant tjetër nga provinca e Esfahanit, kishte formuar divizionet më të mira luftarake të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Dëshmor Husejn Kharazi dhe Dëshmor Ahmed Kazemi kishin një rol të rëndësishëm për të çuar përpara luftën dhe divizionet e tyre kanë luajtur rol shumë të madh në periudha të rëndësishme të luftës.

Dëshmor Husejn Kharazi (në anën e djathtë) dhe Dëshmor Ahmed Kazemi (në anën e majtë)

Në një ditë të premte në muajin muharrem të vitit 1336 (1957), në një prej lagjeve të varfra të Esfahanit me emrin “Kuje Kalam”, ka lindur Husejn Kharazi. Zgjuarsia dhe edukata ishin zbukurim i periudhës së fëmijërisë së tij dhe pikërisht në atë periudhë së bashku me babanë e vetë, ai ka marrë pjesë në ceremoninë e namazit me xhemat dhe në ceremonitë e tjera fetare dhe njëkohësisht në mënyrë të sistemuar ka vazhduar arsimimin në shkollë. Në të shumtën e rasteve, ai pas përfundimit të detyrave të shkollës, shkonte në xhaminë e lagjes që quhej xhamia “Sejed” dhe me zërin e tij të bukur, këndonte ezanin dhe takbiret. Në vitin 1355 (1967), pasi kreu shkollën e mesme në shkencat natyrore, shkoi në qytetin Mashhad për të kryer shërbimin ushtarak. Ai duke kryer shërbimin ushtarak, është përkushtuar me zell në nxënien e shkencave kur’anore nëpër qendra fetare.

Me fillimin e luftës imponuese, në mënyrë vullnetare ka shkuar në rajonet jugore dhe ka shërbyer në linjën mbrojtëse përball forcave irakiane në rajonin Darkhuijn përgjatë 9 muajve ku me pajisje luftarake dhe me mundësi logjistike shumë të vogla, arriti të edukojë luftëtarë trima dhe të guximshme. Në vitin 1360 (1981) pas çlirimit të “Bustanit” (Kopshtit), ai e zyrtarizoi brigadën “Imam Husejn (a.s.)” ndërsa pastaj me shkëlqimin e tij dhe të forcave të tij në luftën dhe sakrificën e tyre, kjo brigadë u ngrit në Divizionin Imam Husejn (a.s.). Husejn Kharazi personalisht shkonte në vëzhgimin e forcave të armikut dhe maturia e komandimit të tij ka qenë e bazuar mbi parimin e kryerjes së sulmeve të papritura, prandaj edhe në operacionet “Val-Faxhr 3 dhe 4”, ai personalisht ka marrë pjesë në operacionin për hapjen e tuneleve dhe vijës së frontit dhe në të gjitha operacionet ka qenë prijës.

Dëshmor Husejn Kharazi ishte mishëruar me Kur’anin dhe konceptet e tij dhe e lexonte Kur’anin e shenjtë me një zë shumë të bukur. Ditën e Ashurasë, ai këmbëzbathur së bashku me vëllezërit luftëtarë në divizionin “Imam Husejn (a.s.)” në shkretëtirat e provincës Khuzestan organizonte ceremoni të zimbajtjes dhe ishte i zotuar që në këtë ditë ai personalisht ta këndonte lutjen e “Ziojaretname Ashura”. Përveç maturisë ushtarake, Husejn Kharazi kishte edhe një trimëri të pashembullt. Me të gjitha problemet dhe vështirësitë, përgjatë gjithë viteve të luftës, kurrë nuk ka treguar dobësi dhe dilema. Vendosmëria dhe bindja e tij në veprime ishte shembull për të gjithë komandantët e tjerë të forcave sepse tregonte një madhëri të veçantë të udhëheqjes.

Dëshmori Husejn Kharazi

Nga viti 1358 (1979) e deri në çastin e fundit të pranisë së tij në skenën e zhvillimit dhe luftës, pushimi i vetëm i tij që e ka shfrytëzuar në mënyrë të plotë, ka qenë atëherë kur ai ka shkuar të vizitojë “Shtëpinë e Zotit” në muajin shahrivar të vitit 1365 (1985), ndërsa në raste të tjera për çdo vit një herë shkonte në pushim dhe pasi vizitonte familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, ulej me shokët e tij te varrezat e dëshmorëve dhe sa më shpejtë kthehej përsëri në frontin e luftës. Përgjatë periudhës së pranisë së tij në frontin e luftës, trupin e tij e kanë goditur 30 copëza të predha të cilat i mbetën në trupin e tij kurse në operacionin “Khajbar” ai sakrifikoi dorën e tij në rrugën e Zotit. Megjithëkëtë ai pavarësisht se nuk e kishte njërën dorë, bënte shumë përpjekje në sigurimin dhe plotësimin e nevojave logjistike të luftëtarëve në vijën e parë të frontit.

Ishim zënë në kurth. Fusha ishte e rrafshët dhe pa asnjë ultësire dhe kodrine. Nuk kishte as edhe një kaçubë që njeriu mund të fshihej ose strehoj prapa saj. Të gjithë ishim shtrirë dhe ngjitur për toke. Ishte natë dhe errësira e natës ishte e vetmja mbrojtje për ne përball zjarrit të rëndë të forcave irakiane. Nëse çonim kokën lartë, menjëherë një copës e predhës ose një plumb qëllonte ballin tënd. Një ushtar ishte vendosur prapa mitralozit DSHK dhe vazhdimisht qëllonte pandërprerë. Disa prej ushtarëve tanë shkuan që ta shuanin, mirëpo nuk patë dobi. Ishte afër që të agojë mëngjesi. E dija se nëse do të agojë mëngjesi në atë mënyrë, të gjithë ushtarët tanë do të vriteshin në mënyrë masive. Në atë gjendje doli përpara një makinë e cila dal nga dalë afrohej te ne dhe pastaj u ndal. Ishte e jona, mirëpo kush ishte ai trim kaq i madh?! Shoferi me shpejtësi nga prapa timonit kërceu poshtë. Prapa kokës së tij një person që i dukej vetëm pjesa e epërme e radiolidhjes, filloi të flasë me radiolidhje. Sa hap e mbyll sytë, e pash që ai kishte hipur mbi kapakun e përparmë të makinës në një situatë kur të gjithë ishin shtrirë për toke nga frika e plumbave, ai qëndronte përball plumbave të armiqve dhe kishte vendosur në sy dylbinë për të shikuar natën dhe filloi t’i tregojë përgjegjësit të radiolidhjes se çfarë duhet të bënte. Ai me dorën e tij tregonte të gjitha pikat e ndjeshme të armikut në atë mënyrë thuajse ishte në bunker dhe urdhëronte ushtrinë. Ai qëndronte në këmbë dhe thuajse plumbat dhe predhat kishin frikë nga ai. Po, ai ishte Haxh Husejn Kharazi i cili me një dorë, komandonte forcat në këtë mënyrë.

Spikeri...

Sadam Husejni i cili shumë vite para operacionit “Qerbela-5” kishte caktuar shpërblim të madh për vrasjen e Husejn Kharazi, më datë 8 esfand 1365 (27 shkurt 1987), gjatë operacionit “Qerbela-5”, më në fund realizoi dëshirën e tij dhe komandanti trim i divizionit 14 “Imam Husejn (a.s.)” gjatë këtyre operacioneve u martirizua si pasojë e goditjes së një pjese të predhës në zemrën e tij.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me personalitetin e këtij dëshmori të madh, ka thënë: “Ai ishte një gjeneral trim i Islamit dhe flamurtar i luftës dhe martirizimit i cili me rezerva të mëdha të besimit, devotshmërisë, luftës dhe përpjekjeve natë e ditë në rrugën e Zotit ka luftuar kundër armiqve të Islamit dhe më në fund fluturoi në qiellin e martirizimit dhe zbriti pranë fronit të mëshirës hyjnore dhe iu bashkua takimit me Zotin”.