Speciale për javën e Mbrojtjes së Lavdishme (1)
Ky program është përgatitur me rastin e Javës së Mbrojtjes së Lavdishme ku do të trajtohen të arriturat dhe sukseset e tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme përball agresionit të ish-regjimit të Sadam Husejnit.
Ndodhemi në ditët e përvjetorit të Javës së Mbrojtjes të Lavdishme të popullit të Iranit përball agresionit ushtarak të ish-regjimit të Sadam Husejnit kundër Republikës Islamike të Iranit. Ish-regjimi Ba'thist i Sadam Husejnit më 22 shtator të vitit 1980, filloi sulmet dhe një agresion të gjerë nga toka, deti dhe ajri kundër Iranit. Ky agresion ishte fillimi i mbrojtjes së lavdishme të popullit të Iranit përgjatë tetë viteve përball sulmeve dhe agresionit të një regjimi i cili mbështetej nga superfuqitë e Lindjes dhe Perëndimit dhe nga aleatët e tyre.
Sadam Husejni, ish-diktatori i Irakut, disa ditë para fillimit të agresionit kundër Iranit, doli përpara kamerave televizive dhe grisi paktin kufitar të nënshkruar në vitin 1975 në Algjeri. Ky pakt u kishte dhënë fund mosmarrëveshjeve kufitare disa dekadash mes Iranit dhe Irakut. Sadam Husejni vet ishte nënshkrues i paktit kufitar të vitit 1975 në Algjeri. Mirëpo Sadam Husejni me pretekste të kota e grisi këtë pakt kufitar dhe duke ëndërruar ndarjen e provincës Khuzestan nga Irani dhe rrëzimin e sistemit të ri shtetëror të Republikës Islamike, filloi agresionin ushtarak kundër Iranit.
Edward Wood Luck, një ekspert i çështjeve të mbrojtjes së Amerikës, vetëm katër ditë pas fillimit të agresionit ushtarak të Irakut kundër Iranit, kishte deklaruar: "Sipas të gjitha gjasave, Iraku në agresionin ushtarak kundër Iranit ndjek tre qëllime: qëllimi i parë i irakianëve është marrja nën kontroll të lumit Arvand dhe marrja nën kontroll të këtij korridori ujor në grykën e Gjirit Persik; qëllimi i dytë i irakianëve është pushtimi i provincës Khuzestan; ndërsa qëllimi i tretë i tyre është rrëzimi i regjimit të Khomejnit".
Ai në lidhje me mekanizmin e realizimit të këtyre qëllimeve të Irakut, ai këtë e përshkruan në formë të fazave dhe shkruan: "Pas realizimit të qëllimit të parë, do të thotë vendosjen e kontrollit dhe hegjemonisë së Irakut mbi lumin Arvand, Sadam Husejni e vazhdon luftën për realizimin e qëllimit të dytë, do të thotë pushtimin e provincës Khuzestasn dhe ndarjen e saj nga territori i Iranit dhe atëherë do të insistojë për realizimin e qëllimit të tretë". Taha Jasin Ramadan, ish-zv/presidenti i parë dhe komandanti i ushtrisë popullore të Irakut, në një intervistë ekskluzive me gazetën zyrtare të Partisë Ba'th në janar të vitit 1980, deklaroi: "Ne theksojmë në këtë çështje se lufta nuk do të përfundoi përveçse të shkatërrohet tërësisht sistemi shtetëror në Iran".
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, i cili në kohën e agresionit ushtarak të Sadam Husejnit kundër Iranit ishte përfaqësues i Ajetullah Khomejnit në Këshillit e Lartë të Mbrojtjes, në lidhje me arsyen agresionit ushtarak të Sadam Husejnit kundër Iranit, thotë: "Edhe kjo është një çështje e qartë. Ata e krijuan luftën për ta shkatërruar sistemin shtetëror islamik në Iran ose për ta detyruar atë që të dorëzohet. Për ata nuk ka dallim. Ata dëshironin që Republika Islamike e Iranit të rrëzohet ose për shkak të problemeve të përballjes me luftën dhe vështirësive të tjera ose nëse nuk rrëzohet, të paktën ashtu si shumë vende të tjera që për shkak të pushtimit dhe problemeve më në fund i drejtohen një fuqie dhe i shtrinë dorën për të kërkuar ndihmë, ndoshta edhe populli i Iranit dhe Imam Khomejni do të detyrohen të dorëzohen në përballje me armiqtë dhe të shtrijnë dorën për të kërkuar ndihmë dhe të thonë, shumë mirë, ne u dorëzuam, prandaj ju mos e lejoni Irakun që të na shtypë kaq shumë. Me padyshim ky ishte qëllimi kryesor i tyre, mirëpo edhe kjo dëshirë iu ka mbetur atyre në zemër dhe nuk u realizua!".
Lufta e Irakut kundër Iranit filloi me fjalimin e Sadam Husejnit para ushtarëve irakianë dhe me sulm artilerik.
Një prej karakteristikave të luftës imponuese të ish-regjimit të Sadam Huejnit kundër Republikës Islamike të Iranit, ishte mbështetje e dy blloqeve të perëndimit dhe lindjes dhe aleatëve të tyre ndaj regjimit të Sadam Husejnit. Ata as në periudhën gjatë agresionit ushtarak dhe as në vitet pas luftës nuk lejuan që në Këshillin e Sigurisë së OKB regjimi i Sadam Husejnit të përmendet si forcë agresore dhe në çdo deklaratë dhe rezolutë që është miratuar nga ky Këshill, vetëm kërkohej nga të dy palët e përfshira në luftë të vetëpërmbahen dhe të vendosin armëpushim. Sadam Husejni përgjatë tetë viteve të luftës së imponuar, mbështetej në aspektin ekonomik, ushtarak dhe inteligjencë nga Amerika dhe nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe nga më shumë se 50 vende të tjera të botës. Ish-diktatori irakian në vrasjen e civilëve dhe përdorimin e armëve të ndaluara kimike gjatë kësaj lufte, nuk kishte kurrfarë brengosje. Sadam Husejni për të kompensuar disfatat në fushëbetejat e luftës, filloi të bombardojë qytetet dhe fshatrat dhe qendrat arsimore dhe industriale të Iranit. Amerika dhe shtetet evropiane pretenduese të humanizmit, armët më të sofistikuara i vendosnin në dispozicion të Sadam Husejnit në mënyrë që diktatori irakian si rezultat i fitoreve të Iranit në fushëbeteja, të mos vendoset në pozitën e rrëzimit. Çështje e rëndësishme është kjo që pas përfundimit të luftës imponuese në vitin 1988, në vitin 2003 Amerika me pretekst të posedimit të armëve të shkatërrimit në masë, sulmoi ushtarakisht Irakut për ta rrëzuar regjimin e Sadam Husejnit. Republika Islamike e Iranit në rrethana të tilla të pabarabarta u gjend përball një agresioni të gjerë ushtarak në vijën kufitare 12000 kilometër me Irakut. Të gjitha shtresat e popullit në çfarëdo mënyre që kishin mundësi dhe pasi kishin kaluar vetëm 19 muaj nga fitorja e Revolucionit Islamik në Iran, u mobilizuan për ta mbrojtur vendin dhe revolucionin e tyre. Kjo ishte gjithashtu në një kohë kur Republika Islamike e Iranit përballej me urrejtje dhe armiqësi nga ana e të dy blloqeve të superfuqive, atij lindor dhe perëndimor dhe ndodhej nën lloje të ndryshme të sanksioneve ekonomike dhe ushtarake. Populli dhe sidomos të rinjtë iranianë gjatë tetëve viteve të rezistencës përball ushtrisë së regjimit të Sadam Husejnit, me pajisjet dhe mjetet më të vogla dhe më të pakta ushtarake, krijuan një prej epopeve më të pavdekshme duke treguar për të gjithë botën trimëritë dhe sakrificat më të bukura në mbrojtje të vendit dhe revolucionit të tyre. Tetë vite të mbrojtjes përball agresionit ushtarak të një armiku të pajisur me lloj-lloj armatime të sofistikuara perëndimore, u shndërruan në një skenë të shfaqjes së një prej kapitujve më të pavdekshëm të rezistencës, epopesë dhe heroizmit në historinë e luftërave të botës. Historia e tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme të popullit të Iranit përball agresionit ushtarak të një regjimi diktatorial dhe të mbështetur nga dy superfuqitë e lindjes dhe perëndimit, është me plotë ngjarje dhe zhvillimeve të rëndësishme.
Mbrojtja tetë vjeçare e popullit të Iranit përball agresionit të regjimit të Sadam Husejn kishte edhe të arritura dhe suksese të pavdekshme për Republikën Islamike të Iranit. Këto të arritura dhe suksese mund të shqyrtohen dhe analizohen nga shumë aspekte të ndryshme kulturore, shoqërore, politike dhe ekonomike. Forcimi i vetëbesimit është një prej suksese më të rëndësishme të kësaj periudhe. Mbrojtja e Lavdishme është bërë shkak që të rinjtë iranianë ta besojnë veten dhe duke u mbështetur në aftësitë dhe kapacitetet e veta, të administrojnë vendin dhe në fushëbeteja me trimëri dhe iniciative në veprim, ta vendosin në pozitë mbrojtëse ushtrinë irakiane të pajisur me armët më të sofistikuara nga ana e të dy superfuqive të perëndimit dhe lindjes, si dhe ta dëbojnë atë jashtë kufijve të Iranit. Ndikimi i këtij vetëbesimi është manifestuar në nivel të gjerë dhe të vazhdueshëm edhe pas luftës në fusha të ndryshme shoqërore, ekonomike dhe të teknologjive moderne mbrojtëse. Republika Islamike e Iranit aktualisht në shumë fusha të ndryshme ekonomike dhe ushtarake dhe teknologjike është pozicionuar në nivelin e shteteve më të zhvilluara të botës. Imam Khomejni, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, në lidhje me të arriturat dhe sukseset politike të tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme, ka thënë: "Çfarëdo që po zhvillohet në këtë luftë të padëshiruar dhe imponuese, fuqia e Islamit dhe Republikës Islamike dhe e forcave ushtarake dhe të sigurisë së Iranit dhe qëndresa dhe rezistenca e popullit, po shfaqen gjithnjë e më shumë ndërsa skandalet dhe krimet e shteteve hegjemoniste dhe shteteve të varura për at po bëhet më e qartë gjithnjë e më shumë, ndërsa edhe grupet destruktive dhe hipokrite dhe të devijuara, po dobësohen gjithnjë e më tepër".
Prej aspekteve politike të Mbrojtjes së Lavdishme, mund të përmendet manifestimi i fuqisë ushtarake dhe politike të Iranit si dhe forcës për administrimin e vendit në përballje me superfuqitë botërore. Ajetullah Khomejni në lidhje me Mbrojtjen e Lavdishme, ka thënë: "Nëpërmjet trimërisë dhe sakrificës së ushtarëve trima, populli ynë ka arritur ta vërtetojë këtë fakt se askush nuk mund ta sulmojë këtë vend dhe askush nuk mund ta dëmtojë këtë popull sipas dëshirës dhe interesave të veta". Mbrojtja e Lavdishme është bërë shkak për shtimin dhe forcimin sa më shumë të unitetit mes partive dhe grupeve etnike të ndryshme të Iranit dhe gjithashtu për forcimin e bashkimit mes shtetit dhe popullit. Një prej rezultateve të tjera të rëndësishme të Mbrojtjes së Lavdishme ishte forcimi i unitetit kombëtar mes të gjithë qytetarëve iranianë dhe sidomos mes grupeve dhe partive politike të vendit deri në atë masë që gjithë vendosen interesat partiake dhe grupore në shërbim të interesave të shtetit dhe sigurisë së vendit. Në aspektin rajonal dhe botëror, gjithashtu Republika Islamike e Iranit pas tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme për të gjithë armiqtë e ka vërtetuar kapacitetin dhe fuqinë e vetë në mënyrë që më askush të mos guxojë të kryejë agresion ndaj Republikës Islamike të Iranit. Nëse Republika Islamike e Iranit sot është një prej vendeve të rëndësishëm dhe me ndikim në ekuacionet politike dhe të sigurisë së rajonit të Lindjes së Mesme dhe ka luajtur një rol me ndikim shumë të madh në luftën kundër terrorizmit dhe garantimit të sigurisë së rajonit dhe në luftën kundër lëvizjeve destruktive dhe destabilizuese të rajonit të Lindjes së Mesme, e gjithë kjo është rezultat i tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme.