Shahnameja e Ferdosit, në perden e kinemasë dhe në skenën e teatrit
Shanameja e Ferdosit është vepra më e madhe dhe më e rëndësishme në gjuhën persiane dhe një prej krijimtarive më të dalluara epike të botës. Shahnameja nga aspekti i dramaturgjisë, krijimit të tregimit artistik dhe pranisë së personazheve historike, është një vepër e pashoq dhe pikërisht kjo çështje është bërë shkak që artistët e fushës së teatrit dhe kinematografisë gjithnjë t'a shikojnë atë si një thesar të pafund.
Filmi "Ferdosi" i regjisorit Abdulhusejn Sepanta është filmi i gjashtë i historisë së kinemasë së Iranit. Ky film është prodhuar në bazë të jetës dhe biografisë së Abul-Kasem Ferdosi së bashku me paraqitjen në ekran të disa pjesëve të veprës së tij "Shahname" që tregon njohjen dhe zotërimin që kishte Abdulhosejn Sepanta rreth letërsisë persiane. Sepanta ka prodhuar tre filma "Shirin va Farhad", "Çeshmane Sijah" dhe "Lejli va Maxhnun" që secili prej tyre paraqesin tregimet burimore dhe historike iraniane.
Një version i rinovuar i këtij filmi më 4 dhjetor të këtij viti u transmetua në ekranin e Muzeut të Kinemasë të Iranit në Teheran. Filmi "Ferdos" i prodhuar në vitin 1934 dhe tregimi i tij, fillon nga shtëpia e Ferdosit. Ai me një fytyrë të pikëlluar dhe të mërzitur, nga dritarja e një dhome, shikon urën e shkatërruar të qytetit Tus dhe në vazhdim paraqiten disa pjesë të Shahnames të cilat i reciton Ferdosi para Sulltan Mahmudit të dinastisë Ghaznevij dhe funksionarëve të oborrit mbretëror të tij. Në fund të filmit shikojmë se Ferdosi në periudhë të pleqërisë, e kalon jetën e tij në izolim dhe në kohën kur shikon nga dritarja jashtë, dëgjon që fëmijët kalimtar po recitojnë vargje nga vepra e tij "Shahname". Skena e fundit është vdekja e poetit. Kufomën e tij vetëm dy persona e bartin mbi urën e qytetit Tus dhe prapa kufomës është vetëm një person dhe ajo është vajza e poetit.

Sepanta me rastin e njëmijë vjetorit të lindjes së poetit të madh Ferdosi, e ka prodhuar këtë film që sipas tij, ishte fryt i njohjes së tij me letërsinë persiane përgjatë më shumë se gjysmës së jetës së tij. Me transmetimin privat të këtij filmi, mbreti Reza Khan në atë kohë urdhëron ndryshimin e disa skenave rreth takimit të Ferdosit me sulltan Mahmud Ghaznevi dhe si rezultat këto skena riprodhohen përsëri për transmetim tjetër.
Filmi nga aspekti i tregimit artistik, thuajse deri diku ishte i suksesshëm, siç është një skenë në të cilën Ferdosi në pleqëri shikon nga dritarja e dhomës së tij fëmijët të cilët recitojnë poezitë e tij gjatë lojës së tyre dhe në mënyrë shumë të bukur ky film paraqet ndjenjën e këtij poeti të madh. Në këtë film, Ferdosi e krijon betejën e zhvilluar mes Rrostamit dhe Sohrabit dhe regjisori në këtë mënyrë e transmeton në ekran edhe Shahnamen.
Filmat "Rrostam dhe Sohrab", "Bizhen dhe Manizhe", "Sejavash në fronin e Xhamshidit" dhe "Biri i Iranit nuk di gjë për nënën e tij", janë filmat e tjerë artistikë të kinemasë së Iranit që janë prodhuar gjatë viteve para Revolucionit Islamik të cilët janë krijuar si vepra artistike duke u inspiruar nga tregimet e Shahnames. Mirëpo gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik, qasja e prodhuesve të rinj të dokumentarëve, filmave dhe filmave vizatimor ndaj Shahnames dhe tregimeve të pashembullta të saj, ka qenë më shumë se sa në të kaluarën dhe me këtë qasje janë krijuar shumë vepra artistike të kinemasë. Në fushën e filmave të inspiruar kryesisht nga Shahname në kinemanë amatore dhe dokumentar, mund të përmenden filmat e Shoqatës së Kinemasë së të Rinjve dhe Festivali i Tusit. Filmat si "Zia e një Trimi", "Bukë, Dashuri dhe Tus", "Ngjarja e Shahnames", "Ferdosi", "Zia e Sijavashit", "Zurkhane", "Shahnameja dhe Populli", "Ferdosi dhe Populli", "Simorgh", "Zal dhe Simorgh", "Rrugëtim nëpër perdet e Shahnames", "Rrezja e Epopesë", "Vdekja e Sijavashi" etj..
Shahnameja është një vepër që përmban epope, trimëri, sakrifica dhe flijime si dhe shumë çështje etike, didaktike dhe edukative që kanë shumë tregime dramatike. Për këtë arsye mund të thuhet kjo vepër mund t'a furnizojë botën me shumë përmbajtje të veprave artistike sidomos të arteve vizuale duke u dhënë kështu edhe shpirt të freskët tregimeve tërheqëse dhe atraktive të kryeveprës së Abul-Kasem Ferdosi në skenën me publik të madh të teatrit.
Behruz Gharibpur me operën e tij të parë iraniane me kukulla, tregoi se tregimet e Shahnames mund të riprodhohen edhe me metoda dhe stile të ndryshme duke përdorur edhe kukulla. Ai duke bashkëpunuar me Loris Çeknavarian, kompozitor dhe dirigjent i orkestrës iraniane, ka ringjallur në skenë tragjedinë e Rrostemit dhe Sohrabit me kukulla në mënyrë që me melodinë dhe muzikën e shfaqjen teatrale, të ngjallë edhe një herë epopenë me plotë pasion të Rrostemit dhe Sohrabit për të gjithë publikun.
Opera me kukulla "Rrostam dhe Sohrab" me regji të Behruz Gharibpur dhe me kompozitor Lorisë Çeknavarian, gjatë viteve të fundit shumë herë ka dalë në skenë në sallonin Ferdosi të Teheranit. Opera fillon me skenën e krijimit të vargjeve poetike të Shahnames nga Abul-Kasem Ferdosi. Një personazh ky që është i preokupuar tërësisht me krijimin e këtyre miteve dhe legjendave epike të iranianëve me të gjitha komplikimet e tyre. Ky transmetim tragjik fillon nga atje ku ati i Rrostamit hyn në oborrin mbretëror të mbretit Samangan dhe pas tij, Rrostemi hyn në festën madhështore dhe gjatë kësaj feste dashurohet në vajzën Tohmine, vajzën e mbretit dhe...
Grupi i kukullave "Aran" kanë ndarë kohë shumë të gjatë për të ushtruar realizimin e një shfaqje të tillë shumë të rëndë me kukulla. Dirigjuesit e kukullave kësaj radhe dhe për herë të parë në Iran, duhet të punojnë me disa kukulla që disa prej tyre siç është Rrostami, janë të gjata deri 80 cm. Këto kukulla lëvizin me të paktën 12 penj dhe paraqesin lëvizje natyrale, realiste dhe me ritëm të caktuar. Artistët armenas të operës që kishin për të detyrë të këndojnë në këtë skenë, për tre muaj në mënyrë intensive janë përkushtuar mësimin e gjuhës persiane nën mbikëqyrjen e profesorëve të gjuhës persiane në Universitetin e Irevanit në mënyrë që të lexojnë në mënyrë të drejtë poezitë persiane të Abul-Kasem Ferdosi me dialekt të kuptueshëm.

Shahname jo vetëm që përmban një thesar shumë të pasur letrar dhe artistik, si dhe karakteristikat të thella morale, njerëzor dhe spirituale, por edhe nga aspektet e shfaqjes teatrale dhe dramatike siç është krijimtaria dramaturgjike, krijimtaria e tragjedisë dhe rikrijimi i tregimit, është një vepër e pashoq. Ndërtimi i tregimit, krijimi i personazheve, dialogu, renditja e ngjarjeve dhe atmosfera e tregimit, përgatitja e hyrjes në tregim, përshkrimi i skenave, preciziteti në përdorimin e ngjyrës, zërit dhe talenti në përshkrimin dhe personifikimin e personazheve, si dhe shumë aspekte të tjera artistike për piktorët, artistët, producentët, skenaristët dhe për artistët e tjerë të degëve të artit; janë çështjeje për të cilat Shahnameja e Ferdosit ka shumë mësime për të dhënë.
Ashkan Rahgozar, artisti i ri iranian, pas një eksperience të suksesshme në prodhimin e disa filmave vizatimor të shkurt, kësaj radhe ka filluar një eksperiencë të re filmin kinematografik "Tregimi i Fundit" i cili është një transmetim artistik i Shahnames së Ferdosit. Filmi "Tregimi i Fundit" aktualisht ka dalë në ekran në kinematë e Teheranit.
Tregimi i këtij filmi është një perceptim i lirë nga tregimi i "Zahak" në Shahname. Në periudhën kur hija e djallit kishte vendosur sundimin e vetëm mbi vendet, mbreti Xhamshid me një ushtri të përbërë nga aleatet e tij, ishte pozicionuar në luftë përball ushtrisë së djallit. Me ndihmën e Zotit, mbreti Xhamshid ngadhënjen në luftën kundër Djallit dhe ulët në fronin mbretëror. Mirëpo duke u krenuar me fitoren, mbetet vetëm dhe i zhytur në një lakmi të çmendur dhe të pangopshme, derisa e lë vetëm vajzën e vetë Shehrzad. Xhamshid me një ushtri të përbërë nga ushtarët më të trima, niset për t'a vrarë djallin (Ahrimen) dhe shkon në vendet veriore dhe më kurrë nuk kthehet në shtëpi. Mardasi[1] ka vdekur dhe djali i tij i vetëm dhe pasardhësi i tij që quhet Zahak, si zëvendësues i babait të vetë, ulet në fronin mbretëror, mirëpo shumë dëshpërim që ekzistenca e tij është vetëm një pjesë e errësirës. Errësira i qenies së Zahakut vendos sundimin e vetë mbi vendin dhe bota kaplohet nga errësira.
Zahaku lidh pakt me djallin dhe nëpërmjet këtij pakti, divat bëhet ushtarë të tij. Ai jep urdhër që të dyfishohen taksat dhe nëse njerëzit nuk mund t'i paguajnë këto taksa, atëherë duhet t'i dërgojnë të rinjtë e tyre pallatin mbretëror. Ky veprim i tij u bë shkak për protestën e popullit dhe në kohën kur ai u kërkon ushtarëve që t'i sjellin foshnjat e njerëzve në pallatin mbretëror për t'i ngrënë trurin e tyre, protestat e popullit shtohen edhe më shumë. Kave Ahenger (Kave Farkëtar) është udhëheqësi i këtyre protestave dhe me ndihmën e birit të tij Ruzbeh dhe të njerëzve të tjerë, synon të bëjë kryengritje kundër mbretit.
Triler zyrtar i filmit vizatimor kinematografik "Tregimi i Fundit"
"Tregimi i Fundit" nga aspekti i rrëfimit të tregimit dhe regjisë, përdorimi i zërit dhe muzikës në strukturën e dramës; ka karakteristika të veçanta dhe të pashoqë. Në çdo vend pasqyrohet imazhi i keq dhe i urryer dhe i pasjellshëm i Zahakut, mirëpo në këtë film, Zahaku nuk është kështu dhe gradualisht anon drejt errësirës. Ai ka një personalitet të dheut i cili në realitet është një i djalosh i ri dhe shumë i bukur që ndoshta shumë njerëz e pëlqejnë, mirëpo me zgjedhjet që bënë dhe me metodën e gabuar që ndjek në jetën e vetë, ai shndërrohet në një Zahak i cili posedon të gjitha karakteristikat e një kuçedre.
Fillimi me ritëm të fuqishëm të filmit të animuar "Tregimi i Fundit" nga vështrimi i një ushtari në mes të luftës së njerëzve dhe divave, lajmëron një vepër artistike epike-aksion dhe për fat të mirë ky ritëm e shoqëron këtë film të animuar deri në fund. Ruajtja e ritmit përgjatë gjithë kohës së këtij filmi të animuar, ishte prej çështjeve shumë të vështira dhe skenari i këtij filmi animuar ia ka dalë me sukses kësaj sprove dhe me gjithë periudhën kohore relativisht të gjatë të kësaj vepre, në shumë pak raste ndodhë që teleshikuesi të ndjehet i lodhur apo i mërzitur.
"Tregimi i Fundit" është eksperienca e parë e dublimit në Iran, një punë profesionale dhe me standarde në art-industrinë e filmave të animuar e cila është bërë edhe në të gjitha vendet e botës, do të thotë shfrytëzimi i artistëve të njohur për dublim që ushtron ndikim pozitiv edhe në shitjen e filmit dhe rezulton me një mirëpritje më të madhe nga ana e publikut. Artistët e dublimit që kanë marrë pjesë në dublimin e filmit të animuar "Tregimi i Fundit", të gjithë janë prej yjeve të njohur të kinemasë së Iranit. Përveç këngëve, muzika e filmit të animuar gjithashtu është e krijuar në mënyrë epike dhe plotësisht është e harmonizuar me zhvillimin dhe atmosferën e tregimit.
Tregimi Xhamshid dhe Zahak është transmetuar në shumë libra dhe burime që një prej tyre është edhe Shahnameja e Ferdosit dhe përshtatja që kanë bërë skenaristi dhe regjisori nga këto legjenda, ishte një vepër e komponuar nga versione të ndryshme të transmetuar në Shahname dhe në librat siç është vepra "Bundahishn"[2].
Ky film i animuar i gjatë ka tërhequr vëmendjen e shumë festivaleve me kredibilitet ndërkombëtar dhe vëmendjen e shumë kompanive të mëdha të botës, prandaj ka fituar edhe shumë çmime të ndryshme duke marrë pjesë në festivalet ndërkombëtare.
[1] Mardas ishte një mbret në vendin "Nejzevaran" i racës arabe dhe territori i mbretërisë së tij ndodhej në territorin e Sirisë së Sotshme. Mbretëria e mbretit Mardas në Siri ka përkuar me periudhën e mbretërisë së mbretit Xhamshid në Persinë e Lashtë.
[2] Bundahishn që do të thotë krijimi fillestar, është titulli i një libri e shkruar në gjuhën Parthiane të lashtë dhe editimi i fundit i kësaj vepre është bërë në shekullin 3 hixhri kameri (shek. 9 të erës së re).