Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (8) : Xhalal Ale Ahmed
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i96309-takimet_gjatë_novruzit_me_të_zotët_e_penës_(8)_xhalal_ale_ahmed
Xhalal Ale Ahmed është shkrimtar, kritik dhe teoricien politik-shoqëror dhe një prej intelektualëve më të njohur të jetës shoqërore bashkëkohore të Iranit dhe prania e tij në lëvizjet intelektuale të viteve 1330-1350 të kalendarit iranian, konsiderohet prej kthesave të mëdha të jetës së këtij shkrimtari dhe mendimtari iranian. Nga ky autor kanë mbetur rreth 50 vepra. Sot në ditën e tetë të Novruzit shkojmë ta takojmë këtë shkrimtar.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 18, 2020 10:15 Europe/Tirane
  • Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (8) : Xhalal Ale Ahmed

Xhalal Ale Ahmed është shkrimtar, kritik dhe teoricien politik-shoqëror dhe një prej intelektualëve më të njohur të jetës shoqërore bashkëkohore të Iranit dhe prania e tij në lëvizjet intelektuale të viteve 1330-1350 të kalendarit iranian, konsiderohet prej kthesave të mëdha të jetës së këtij shkrimtari dhe mendimtari iranian. Nga ky autor kanë mbetur rreth 50 vepra. Sot në ditën e tetë të Novruzit shkojmë ta takojmë këtë shkrimtar.  

Xhalaludin Sadat Ale Ahmed, i njohur me emrin Xhalal Ale Ahemd, ka lindur në vitin 1302 të kalendarit iranian (1924). Jeta e tij 46 vjeçare është shoqëruar me shumë batica dhe zbatica dhe Xhalal Ale Ahmed përveç se ka provuar prirej të ndryshme në fushat fetare dhe politike dhe shoqërore, mirëpo pasionin e tij kryesor e ka ndjekur me seriozitet si shkrimtar dhe autor.

 Në vitin 1324 të kalendarit iranian (1946), ai me publikimin e tregimit “Zijaret” në revistën “Sokhan” hyri në botën krijimtarisë letrare dhe në po atë vit ky tregim së bashku me disa tregime të tjera të shkurta u botuar në përmbledhjen e tregimeve me titull “Did o Bazid”. Xhalal Ale Ahmed ka pas një prani aktive dhe të vazhdueshme edhe në fushën e gazetarisë dhe mediave të shtypit ku publikonte shkrimet e veta në revista dhe gazeta të ndryshme.  

Një çështjeje që është interesant në jetën e Xhalal Ale Ahmed, është jeta e tij letrare e vazhdueshme që nëse do të krahasohet me shkrimtarët dhe autorët e tjerë bashkëkohanik të tij, atëherë vërehet më shumë rëndësia e kësaj çështjeje. Ky krijues me shumë potenciale i cili gjithnjë mendonte për të vërtetën dhe shmangej nga mendimi në bazë të interesave, në fund të jetës së tij u shpërngul në rajonin Asalem në veri të Iranit.

Xhalal Ale Ahmed ka disa vite që ka ndërtuar një shtëpi në brigjet e Asalemit dhe ka shtuar shkuarjet dhe ardhjet në këtë rajon. Një qytet i vogël në veri të Iranit që ka klimë shumë të mirë dhe natyrë shumë të bukur dhe të virgjër. I ngjan pak Talekanit që në periudhën fëmijërore ai shkonte shumë në atë qytet. Një fshat që siç thotë poeti Sohrab Sepehri, është shumë afër me fillimin e tokës. Tani janë pushimet e festës së Novruzit dhe udhëtimi ka një lidhje të pandashme me këtë festë. Në radhë të parë shkojmë ta takojmë Xhalal Ale Ahmed dhe pastaj nisemi drejt rajon Asalem për të udhëtuar në veriun magjeps dhe të bukur. Ky rajon për shkak se ndodhet në pjesën veriore të Iranit, ka klimë të veçantë. Në mënyrë që në të gjitha stinët e vitit, ka një klimë të freskët me lagështi dhe mjegull të bukur.

Natyra e virgjër dhe shumë e bukur e rrugës drejt këtij rajoni, krijon një eksperiencë jashtëzakonisht të veçantë. Shtëpia e Xhalal Ale Ahmed është pak më larg nga shtëpitë e tjera të fshatit Khalif Abad. Është mbrapa pyllit dhe shumë afër pranë liqenit Kaspik dhe heshtjen e kësaj zone e thyejnë vetëm valët e vogla të liqenit Kaspik. Është një kasolle e vogël dykatëshe në të cilën jeton z. shkrimtar me gruan e tij. Natyrisht ata kanë shkuarje e ardhje edhe në Teheran, mirëpo ata gjatë këtyre viteve më shumë e preferojnë qetësinë e këtij rajoni.

Xhalal Ale Ahmed na mirëpret me çaji dhe ëmbëlsirë dhe thotë se edhe vetë ai i pëlqen më shumë ëmbëlsirat se sa ushqimet e tjera. E pyes, a ka manifestim të veçantë Novruzi në letërsinë artistike bashkëkohore të Iranit?

Ai merr një cigaret në dorë dhe thotë: “Edhe pse letërsia klasike persiane me veprat “Novruzname” dhe pranverore ka krijuar kryevepra, letërsia artistike bashkëkohore është shumë e varfër nga ky aspekt. Tregimi më i njohur në të cilin flitet për festën e Novruzit, është po ai tregimi “Did o Bazdid” të cilin e kam shkruar në vitin 1326 të kalendarit iranian (1948) dhe që është botuar në një përmbledhje po me këtë titull”.

Kjo është e vërtetë dhe ai e konsideron vetën pionier të tregimit të shkurt e novelave. Biseda me Xhalal Ale Ahmed është sikur shkrimet e tij: e thjeshtë dhe e lehtë. E tërheq publikun me vete. Natyrisht la edhe satirë cinike që shoqërohet me kritikë ndaj çështjeve shoqërore dhe ndaj disa bindjeve të gabuara dhe kjo shton edhe më shumë atraksionin e veprave të tij.

Ai thotë: “E dua narratorin e tregimit. Është një poet i ri i cili në vizitën e parë të Novruzit, shkon ta vizitojë një profesor të letërsisë. Ky profesor i letërsisë i cili gjithnjë shtiret se është zhytur në një grumbull të veprave letrare dhe artistike, ka mysafirë të klasës borgjeze dhe funksionarë të pushtetit. Edhe vetë ai është një njeri pa dhimbje i cili e kujton shoqërinë përvuajtur në poezitë e tij, mirëpo synon vetëm interesat e veta”.

E pyes, ti vet në rolin e narratorit të tregimit ke hyrë në tregim? Ai qesh dhe përgjigjet: “Unë më shumë se vetë ai jam i mbushur nga kjo shtresë shoqërore që sapo ka arritur në një nivel për të qenë dikush. Janë njerëz të mërzitshëm që për të mos i shikuar ata, unë kam ardhur këtu”.

Takimet dhe vizitat e Novruzit

Tregimi “Did o Bazdit” përveç një përfundimi dhe konkludimi të mirë, na kujton edhe satirat dhe dramat e programeve të radios gjatë viteve 1330-1340 të kalendarit iranian dhe ka një qasje kritike ndaj sjelljes së disa njerëzve gjatë ditëve të Novruzit. Edhe pse nganjëherë lavdëron disa personazhe të tij. Aludimet e Xhalal Ale Ahmed në këtë tregim aty ku merr aspekt pozitiv, vërehen në veprimet e “Zonjës së Madhe” e cila sipas zakonit për t’u dhënë dhurata mysafirëve për festën, vendos disa monedha në dorën e narratorit të tregimit dhe i mbush xhepat atij me ëmbëlsira, bonbone e fruta të thata. Mirëpo aty ku merr aspekt negativ, shfaqet në veprimet dhe sjelljet e atyre të cilët në ditët e fundit të muajit esfand lajmërojnë se gjatë festës së Novruzit janë në udhëtim dhe nuk mund të presin miqtë për vizitë në shtëpitë e tyre!!!  

Xhalal Ale Ahmed shtoi: “Keni vëmendjen se tregimin “Did  o Bazdid” e kam shkruar pas muajit shahrivar (në vjeshtë) të vitit 1320 dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Irani ishte pushtuar nga forcat aleate dhe pikëllimi im për shoqërinë e Iranit në atë tregim vërehet plotësisht. Për mua kanë rëndësi shumë të madhe çështjet e jetës së përditshme të popullit të thjeshtë dhe ndoshta gjuha ime me kritika të ashpër është pikërisht për këtë arsye”.

Kur të vjen koha për të shkuar, ai thotë: “Në të vërtetë pas meje në letërsinë e tregimit është përmendur edhe një zonjë shkrimtare e cila ka folur për festën e Novruzit”. E pyes çfarë vepre? Thotë: “Në një tregim të shkurt në përmbledhjen e tregimeve me titull “Qyteti si parajsa” dhe në romanin “Ishulli i hutimit””.

E falënderova atë dhe u nisa drejt rrugës. Gjatë kërkimit për të gjetur këta dy libra, e kuptova se zonja Simin Daneshvar është autore e këtyre dy librave. Një zonjë që ishte bashkëshortja e shkrimtarit Xhalal Ale Ahmed dhe unë për fat të keq e humba rastin për të biseduar edhe me atë.