Takimet gjatë Novruzit me të zotët e penës (10) : Mehrdad Bahar
Sipas mendimit të Dr. Mehrdad Bahar, studiues iranian, tre mijë vite para erës së re, dy festa festoheshin në rajonin e Azisë Perëndimore që një prej tyre festohej në fillimin e pranverës (Festa e Ripërtëritjes) dhe tjetra festohej në fillim të vjeshtës. Ai beson se duke marrë parasysh faktin se në librin “Avesta” nuk është përmendur asnjë emër në përshkrim të Novruzit, atëherë mund të konkludojmë se Novruzi konsiderohej festë kombëtare dhe që i përket të gjithë iranianëve.
Studimet e mitologjisë dhe legjendave në Iran janë të lidhura me emrin e Mehrdad Bahar, ai i cili të gjithë jetën e vet ia ka kushtuar studimeve në fushën e kulturës, mitologjisë dhe besimeve dhe traditave iraniane si dhe ka qenë themelues i shumë projekteve shkencore të çmuara në këtë fushë.
Ai është fëmija i pestë i Muhamed Taghi Bahar i njohur me epitetin “Melik Shuara”. Ai ka lindur në vitin 1308 të kalendarit iranian (1930) dhe ka vdekur në vitin 1373 të kalendarit iranian (1995. Ai ka studiuar në degën e letërsisë, studimeve të periudhës antike dhe të mesme të Iranit dhe linguistikës dhe gjuhëve iraniane dhe ka qenë studiuesi i parë në Iran që është përkushtuar me seriozitet në hulumtimet në fushën e mitologjisë dhe ka edukuar shumë studentë në këtë drejtim.

Fusha kryesore e studimeve të Mehrdad Bahar është mitologjia dhe religjionet iraniane që në këtë drejtim më shumë është i përqendruar në studimin e rrënjëve indoevropiane dhe larminë e religjioneve dhe besimeve të Persisë së lashtë dhe ndikimin e miteve dhe feve të Mesopotamisë mbi një pjesë të këtyre besimeve. Mehrdad Bahar është projektues i pikëpamjeve hulumtuese dhe hipotezave shkencore të çmuara në fushën e studimeve të miteve iraniane që kanë ushtruar ndikim shumë të thellë në njohjen e kulturës iraniane.
Kam dëgjuar në lidhje me atë se ai ishte një njeri i lartë dhe që kishte përjetuar ngjarje të mira e të këqija të kohës dhe që ka potenciale dhe aftësia shumë të mëdha për të shikuar ngjarjet në një kornizë më të lartë se sa ajo e kohës së tanishme. Ai është në kërkim të modeleve shoqërore për ta lexuar historinë. Nuk është njeri sentimental dhe më shumë beson në analizë se sa në përshkrim. Ashtu si babai i tij, ai ka brengën për ngritjen sa më shumë kulturore dhe shoqërore të Iranit dhe e kaluara e punës së tij në këtë drejtim është shumë e shkëlqyeshme. Studentët e tij thonë se mësimi për atë kishte rëndësinë e shkallës së dytë dhe ata më tepër ishin të pasionuar pas personalitetin dhe sjelljen morale të tij dhe nuk kanë parë asnjë personalitet tjetër që t’i japë kaq shumë rëndësi moralit dhe në sjelljen e tij të manifestojë në mënyrë konkrete parimet morale dhe etike.
Sipas mënyrës së zakonshme të hulumtuesve, ai punën edhe në ditët e pushimit të festës dhe mundohet t’i sistemojë projektet dhe planet e veta. E takojmë atë në zyrën e punës. Ai thotë se e pëlqen Novruzin dhe ka shumë vite që studion dhe hulumton në lidhje me Novruzin. Në vazhdim thotë se ka bërë studime 30 vjeçare në hulumtimin e rrënjëve dhe rindërtimin e miteve iraniane në bazë të teksteve të Avestas dhe kryesisht në bazë të teksteve dhe burimeve në gjuhën Pahlavij. Për të kryer hulumtime në lidhje me Novruzin, nuk kisha rrugë tjetër përveçse shumicën e teksteve dhe burimeve iraniane nga periudha e mesme të cilat nuk janë përkthyer në persishten e re, t’i lexoj në gjuhën origjinale Pahlavij dhe t’i përkthej ato dhe në bazë të tyre, të rindërtoj mitet iraniane. E pyes, sipas mendimit tuaj, si është festa e Novruzit në Iran dhe në përgjithësi në rajonin e Azisë Perëndimore?
Mehrdad përgjigjet: “Në Iran, festa e Novruzit është në fillim të pranverës dhe ka një të kaluar historikë edhe në Mesopotami. Novruzi ka qenë festë e përgjithshme në rajon dhe nuk është huazuar nga ndonjë vend tjetër. Duhet të kemi parasysh se Mesopotamia banohet nga rrafshnaltat e Iranit dhe është e mundshme që kjo traditë të ketë qenë një prej traditave të lashta të rrafshnaltës së Iranit e cila më pas me shpërnguljen dhe zhvendosjen e banorëve autokton të vendit të Iranit në periudhën rreth 5000 vite para erës së re, të ketë shkuar e përhapur edhe në Mesopotami dhe në të gjithë rajonin e Azisë Perëndimore”.

Unë e pyes Mehrdad Bahar në lidhje me lidhjen e traditave të Novruzist me mitet dhe ai përgjigjet: “Unë gjatë hulumtimeve të mia, e kam kuptuar se ritualet e festës së Novruit janë botërore dhe fenomenologjinë e miteve dhe në pikëpamjen e Mircea Eliade, studiuesit rumun të mitologjisë, mund të vërehet shumë qartë një gjë e tillë. Në çdo vend të botës për festën e vitit të ri, ekzistojnë gjëra dhe elemente të përbashkëta, mirëpo miti i Novruzit të Mesopotamisë së lashtë, më shumë është vendor dhe lokal. Në bazë të miteve antike, kryesisht pesë ditë para fillimit të vitit të ri, vritej hyjnia Someri ose po ai Sejavashi iranian dhe njerëzit shkonin edhe në varreza dhe çonin atje fanar të ndezur dhe vajtonin për të vdekurit. Sjellja e një feneri të ndezur bëhej për këtë arsye që ta ndriçojnë rrugën e shpirtrave me këtë shpresë që ata të kthehen. Në mitet dhe legjendat e tyre thuhet se perëndia e vrarë, ngjallet dhe kthehet në mesin e njerëzve. Novruz ishte koha e kthimit të perëndisë dhe për këtë arsye kjo ditë shoqërohej me festime e gëzime. “Naxhi Firuz Novruzi” është një personazh simbolik i mbetur nga po kjo bindje mitologjike. Fytyra e tij e zezë është simbol i kthimit nga bota e të vdekurve dhe rrobat e tij me ngjyrë të kuqe janë simbol nga gjaku i kuq i Sejavashit dhe ardhjes së tij përsëri në jetë. Edhe gëzimi i tij është gëzimi i rilindjes përsëri që sjell me vete zhvillim dhe begati”.
Dr. Mehrdad Bahar është prej atyre të cilët festat 12 ditore të vitit të ri i konsideron të lidhura me 12 muajt e vitit dhe me 12 mijë vite të jetës së botës në bindjet e miteve. Ai thotë: “Në bazë të miteve, njerëzit të gjithë atë çfarë ndodhë në këto 12 ditë, e mendonin si fat të jetës së vitit të tyre dhe mundoheshin që gjatë këtyre 12 ditëve të jenë të gëzuar dhe lumtur. Ashtu sikur që pas 12 mijë viteve, bota arrinte në fund dhe kthehej trazimi dhe shkatërrimi i parë. Edhe 12 ditët e festës së Novruzit gjithashtu pasoheshin me një ditë trazimi dhe ajo ditë ishte dita e 13-të që për të qëndruar të sigurt nga trazimi, njerëzit strehoheshin në prehrin e natyrës”.
Me një pyetje tjetër po e përfundoj takimin dhe bisedën me Dr. Mehrdad Bahar. E pyes, disa thonë se Novruzi është festë e besimit Zoroastrian dhe nuk është festë kombëtare. Çfarë mendoni për këtë? Ai në mënyrë të qartë e hedh poshtë këtë mendim dhe thotë: “Në Avesta që është libri fetar i Zoroastrian, nuk është përmendur fare festa e Novruzit. Ata kanë festat e tyre të veçanta të cilat kremtohen në bazë të besimit dhe religjionit të tyre. Novruzi është një festë kombëtare dhe iraniane e cila ka ekzistuar edhe para Zoroastrës, prandaj i përkiste dhe i përket të gjithë iranianëve”.