Pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik në takimin me studentët
(last modified Thu, 28 May 2020 06:29:38 GMT )
May 28, 2020 08:29 Europe/Tirane
  • Pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik në takimin me studentët

Për çdo vit një grup i përfaqësuesve të organizatave dhe unioneve të ndryshme studentore zhvillojnë takim me Ajetullah Khamenei, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Për çdo vit një grup i përfaqësuesve të organizatave dhe unioneve të ndryshme studentore zhvillojnë takim me Ajetullah Khamenei, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, i cili shpjegon pikëpamjet dhe qëndrimet e veta në lidhje me çështjet më të rëndësishme të vendit dhe programet e universiteteve. Muaji i shenjtë i Ramazanit dhe masat e veçanta për shkak të përhapjes së virusit Korona, i kanë dhënë një formë tjetër këtij takimi këtë vit. Studentët në Fakultetin e Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit nëpërmjet mjeteve virtuale kanë zhvilluar këtë takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik.

Takimi virtual i studentëve me Ajetullah Khamenei

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit takimin me të rinjtë e konsideron një prej takimeve me pasion dhe gjallëri më të madhe dhe beson se nëse në çdo vend do të shqyrtohen në mënyrë të drejtë çështjet përkatëse me të rinjtë, ai vend në rrugën e progresit do të shënojë suksese shumë më të mëdha. Kjo është për arsye se të rinjtë kanë elemente të ndryshëm si shpresën, iniciativën, qartësinë, pranimin e rrezikut dhe punën e palodhshme dhe të gjitha këto elemente dhe karakteristika janë të domosdoshme për administrimin e shoqërisë dhe janë shumë të çmuara, ndërsa disa probleme aktuale janë rezultat i mungesës së disa prej këtyre elementëve. Ajetullah Khamenei tha: “Insistimi im i përsëritshëm për të folur e për të dëgjuar mendimet e të rinjve është i ndërtuar mbi këtë faktor të rëndësishëm, sepse e ardhmja është e të rinjve dhe gjenerata e të rinjve në të ardhmen e afërt ose afatmesme do të marrë përsipër shumë përgjegjësi për administrimin e vendit. Prandaj, secili që është i interesuar për të ardhmen e vendit, duhet t’i inkuadrojë sa më shumë të rinjtë për të ndihmuar zhvillimin e vendit”.

Ajetullah Khamenei, pasi dëgjoi fjalët dhe kritikat e përfaqësuesve të organizatave studentore, së pari tërhoqi vëmendjen e studentëve ndaj pozitës së ndjeshme të Iranit dhe tha: “Kjo është një e vërtetë e qartë që Republika Islamike e Iranit sot është palë e një përballje të gjerë dhe të madhe në nivel botëror. Një përballje serioze që njëra palë e saj është Republika Islamike e Iranit dhe në anën tjetër, qëndron fronti i padrejtësisë dhe arrogancës. Përballja e frontit të arrogancës me Republikën Islamike të Iranit është për arsye që të mos prezantohet një model i ri dhe atraktiv për popujt e tjerë. Ne nuk mund të mbyllim sytë përball këtyre shkeljeve e sabotimeve apo t’i anashkalojmë atë. Prandaj, një prej këndvështrimeve tona ndaj pozitës së vendit tonë, lidhet me këtë çështjeje që ta dimë se Republika Islamike e Iranit për çfarë arsye është futur në një betejë të tillë politike, në një betejë mendor, në një luftë të butë e nganjëherë edhe në përballje me mjete të forta me frontin e gjerë të dhunës, mosbesimit dhe arrogancës botërore. Megjithatë eksperiencat e kaluara kanë treguar se ne posedojmë potencialin e nevojshëm për një përballje me këtë front të madh”.  

Takimi virtual i studentëve me Ajetullah Khamenei

Ajetullah Khamenei në këtë drejtim tha se faktorët e tillë si shpejtësia e zhvillimit shkencor, zhvillimi kulturor dhe zhvillimi shoqëror janë bërë shkak që vendi të ndodhet në një pozitë të fuqishme për t’u përballur me çështjet rajonale, ndërsa shtoi: “Duke marrë parasysh këto potenciale, ne shumë lehtë mund të ngadhënjejmë kundër frontit të armikut. Kjo do të thotë shpesa për fitore nuk është një iluzion, por një optimizëm i mbështetur në këtë realitet të qartë”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit një këndvështrim tjetër të pozitës së Republikës Islamike të Iranit e konsideroi ndjenjën e fuqisë dhe dinjitetit e cila është institucionalizuar në vend. Sipas tij, kjo ndjenjë, ka rëndësi shumë të madhe në përballjen e popujve me despotikët dhe kolonialistët, për arsye se një prej metodave të fuqive kolonialiste dhe hegjemoniste për të sunduar popujt dhe vendet e tjerë është kjo që këto fuqi e poshtërojnë një popull dhe krijojnë ndjenjën e poshtërimit dhe paaftësisë te ai popull. Një ndjenjë e tillë ka ekzistuar më parë në ish-regjimin mbretëror të Iranit para Revolucionit Islamik. Ajetullah Khamenei shtoi: “Rinia iraniane dhe populli i Iranit së bashku me vullnetin e vet, me fuqinë e vet kanë arritur t’i zhdukin rrënjët e një regjimi të tillë. Ata në këtë mënyrë, kanë bërë një punë të pamundur dhe kanë mahnitur botën. Do të thotë se kur u themelua Republika Islamike e Iranit dhe kur u shkatërrua regjimi mbretëror i varur për perëndimin, bota u çudit dhe e gjithë bota për një kohë mbeti e habitur duke pritur se çfarë ngjarje është kjo që po ndodhë. Me kuptimin e plotë të fjalës, ndodhi një “tërmet” në botë. Pas asaj ngjarje, u krijuan njëri pas tjetrit faktorët e fuqisë dhe dinjitetit në Iran dhe për fat të mirë këto faktor e kanë ngritur nivelin e fuqisë kombëtare deri këtu. Do të thotë ne jemi një vend që rezistojmë në mënyrë të hapur dhe fuqishëm përball politikës së dhunshme dhe arrogante”.

Takimi virtual i studentëve me Ajetullah Khamenei

Ajetullah Khamenei me këtë rast gjithashtu kujtoi: “Armiku gjithashtu po mundohet ta dobësojë dhe ta shkatërrojë këtë ndjenjë të dinjitetit, të fuqisë dhe të vetëbesimit kombëtar të popullit iranian. Mirëpo Zoti i madhëruar ka përcaktuar të kundërtën e dëshirës së armikut. Edhe kjo kriza e virusit Korona është bërë shkak që populli të ndjejë edhe më shumë ndjenjën e dinjitetit. Ju mund të shikoni se çfarë po ndodh në Perëndim, çfarë po ndodh në Amerikë. E njëjta epidemi ka ardhur edhe këtu, por është përhapur edhe atje. Shikoni se çfarë gjendje është atje dhe çfarë gjendje është këto. Administrimi që është bërë, bashkëpunimi i qytetarëve etj., kanë rezultuar me kryerjen e veprimeve të mëdha. Ose për shembull, dërgimi i satelitit ose projektet e ndryshme shkencore të cilat po kryhen tani për njohjen dhe studimin e këtij virusi. Këto gjithë janë ngjarje të cilat po realizohen me ndihmën e Zotit”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke marrë parasysh realitet shpresëdhënëse të Iranit në përballje me frontin e arrogancës botërore, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve dhe studentëve për ta mbajtur lartë flamurin e vërtetë të idealizmit dhe kërkimit të drejtave legjitime dhe në vazhdim ka dhënë dhjetë këshilla të rëndësishme në lidhje me çështje të ndryshme si dallimin mes kërkesave të drejta nga fyerjet dhe akuzat, nevojën për zhvillimin e diskursit, përpjekjet për të zgjeruar frontin revolucionar nëpërmjet afrimit të aleatëve, mos dhënia rëndësi dallimeve mes shijeve të ndryshme, distancimi nga ata që krijojnë dilema në bazat e Revolucionit dhe vigjilenca përball investimeve të armikut në mesin e të rinjve.

Ajetullah Khamenei në këshillën e parë të tij ka theksuar vetëndërtimin e të rinjve dhe ka thënë: “Të mos jetë kështu që tani pasi që është muaji i Ramazanit dhe ju jeni me agjërim dhe ekziston një gatishmëri për lutje dhe dua, të kryejnë disa punë të mëdha, ndërsa kur të përfundojë muaji i Ramazanit të gjitha ato veprime të lihen anash. Mishërimi me Kur’anin e shenjtë, lidhja me Kur’anin e shenjtë, falja e namazit me praninë e zemrës, falja e namazit në kohën e saktë, përkushtimi në lutje etj., janë çështje dhe veprime të cilat janë të nevojshme për vetëndërtim. Këto u ndihmojnë juve që të kaloni me sukses nëpër rrugët e vështira. Ndjenja e dobësisë është një lëkundje, motivet jo të shëndosha janë një lëkundje. Në përgjithësi ekzistojnë shumë lëkundje dhe rrëshqitje në rrugën para nesh, sidomos për aktivistët e çështjeve shoqërore. Prandaj, këta aktivistë kanë nevojë më shumë për vetëndërtim dhe ata kanë nevojë për ta forcuar bazën e tyre shpirtërore dhe morale. Unë mendoj se kur ju të keni bazë të fortë shpirtërore dhe morale, atëherë do të keni më shumë aftësi edhe në fushën e të menduarit, edhe në fushën e vendimmarrjes, edhe në fushën e veprimit. Ne kemi nevojë për karakteristika të tilla në gjeneratat e reja”.

Takimi virtual i studentëve me Ajetullah Khamenei

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim tërhoqi vëmendjen në dy faktorë të dëmshëm, pasiviteti dhe devijimi që dëmtojnë të rinjtë në hapësira të ndryshme si në universitete dhe në aktivitete të tjera të rinisë. Pasiviteti, ndjenja e të qenit me duar të lidhura, ndjenja e të qenit i padobishëm shkaktojnë pesimizëm në përballje me ngjarje të vështira dhe devijim dhe dobësi në bazat epistemologjike. Kur të dobësohen bazat epistemologjike, natyrisht ato nuk mund t’i mbrojnë njerëzit përball ngjarjeve, përball dilemave e paqartësive dhe t’i ruajnë ata në rrugën e drejtë. Prandaj të rinjtë duhet të tregojnë përkushtim më të madhe ndaj çështjeve të besimit dhe çështjeve fetare dhe epistemologjike”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në një këshillë tjetër, kërkoi nga të rinjtë që të mos e lëshojnë në tokë flamurin e idealeve dhe kërkesave të tyre për drejtësi, pavarësi, luftën kundër korrupsionit dhe në fund ta ndjekin rrugën e krijimit të civilizimit islam. Është ideali kryesor dhe i vërtetë ai që siguron njeriut të mos e humbë rrugën dhe njeriu të mos shkojë djathtas e majtas. Ajetullah Khamenei tha: “Ndjekja e kërkesave nuk është vetëm kritikat dhe protestat... ndjekja e kërkesave është edhe me këtë kuptim se ekziston një mangësi dhe ne kërkojmë mënjanimin e asaj mangësie. Në Islam gjithashtu urdhërimi i veprave të mira është theksuar së bashku me ndalimin e veprave të ndaluara. Ndalimi i veprave të ndaluara është po ajo protestë qytetare dhe urdhërimi në vepra të mira do të thotë ofrimi i propozimeve, ndjekja e kërkesave gjithnjë duke ofruar rrugëzgjidhje me të mira dhe më të pranueshme”.  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në pjesën tjetër të fjalës së tij kujtoi se Amerika pavarësisht shpenzimeve shumë të mëdha që ka bërë përgjatë viteve me radhë për ta bërë ta prezantuar këtë vend si një ekzistencë atraktive për të gjithë botën, mirëpo krimet dhe luftërat, kultivimi i terrorizmit, padrejtësitë dhe së fundi administrimi shumë i keq i tyre në krizën e virusit Korona, ka shtuar në përmasa shumë të mëdha urrejtjen ndaj Amerikës në të gjithë botën. Ajetullah Khamenei duke folur për veprimet e Amerikës në shumë vende si Afganistan, Irak, Siri etj., shtoi: “Ata në mënyrë të hapur deklarojnë se ata dërgojnë forca ushtarake në një rajon të caktuar për arsye se ai rajon ka burime nafte. Do të thotë në mënyrë të hapur deklarojnë plaçkitjen që po bëjnë ndaj vendeve të tjera. Natyrisht amerikanët nuk do të kenë qëndrim të përhershëm as në Siri dhe as në Irak dhe duhet të largohen dhe me patjetër do të largohen. Nuk ka kurrfarë dyshim në këtë çështjeje. Ata do të dëbohen”.

Progresi shkencor ishte një prej temave kryesore të fjalimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit i cili theksoi: “Dituria dhe shkenca është fuqi dhe të rinjtë duhet të jenë në kërkim të shkencës. Ambientet universitare, ambientet hulumtuese dhe studimore duhet të kushtojnë vëmendjen të plotë ndaj çështjes së progresit shkencor. Duhet të keni parasysh faktin se kjo që po theksoj unë në progresin shkencor, është për zhvillimin sa më shumë të vendit. Progresi shkencor është për të hapur horizonte të ardhshme. Progresi shkencor është për atë arsye që unë kam thënë disa vite më parë, pas 50 viteve duhet të arrijmë deri në atë nivel që çdo kush që dëshiron të njihet me të sukseset më të fundit të shkencës në botë, duhet ta mësojë gjuhën persiane. Prandaj të rinjtë duhet ta ndjekin progresin shkencor me këtë qëllim”.