Amerika 67 vjet pas grushtit të shtetit të 19 gushtit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i99671-amerika_67_vjet_pas_grushtit_të_shtetit_të_19_gushtit
Shtetet e Bashkuara kanë kryer veprime të shumta armiqësore kundër popullit iranian. Një nga këto veprime armiqësore është grusht shteti i 19 gushtit  i quajtur Operacioni Ajax, i cili u hartua dhe u zbatua me qëllim të rrëzimit të qeverisë legjitime të Iranit në vitin 1953.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 23, 2020 12:32 Europe/Tirane
  • Amerika 67 vjet pas grushtit të shtetit të 19 gushtit

Shtetet e Bashkuara kanë kryer veprime të shumta armiqësore kundër popullit iranian. Një nga këto veprime armiqësore është grusht shteti i 19 gushtit  i quajtur Operacioni Ajax, i cili u hartua dhe u zbatua me qëllim të rrëzimit të qeverisë legjitime të Iranit në vitin 1953.

Grushti i shtetit i 19 gushtit, i sponsorizuar nga Shërbimi Sekret Britanik dhe Agjensia Qendrore e Inteligjencës (CIA), kishte për qëllim rrëzimin e qeverisë legjitime të kryeministrit të atëhershëm Muhamed Mosadegh. Dokumentet që u deklasifikuan nga qeveritë amerikane dhe britanike shumë vite pas grushtit të shtetit tregojnë rolin e tyre në rrëzimin e qeverisë legjitime të Iranit në grushtin e shtetit të 19 gushtit. Në qershor 2017, CIA konfirmoi rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë grusht shteti dhe publikoi ​​dokumente në lidhje me këtë. Më parë në vitin 2000, Sekretarja e atëhershme e shtetit Madeleine Albright riafirmoi rolin e Shteteve të Bashkuara në grushtin e shtetit të 19 gushtit në Iran. Gjithashtu në vitin 2009, ish Presidenti amerikan Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Kajro, pranoi se grushti i shtetit i 19 gushtit 1953 ishte aprovuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Revista amerikane Foreign Policy në një raport mbi publikimin e dokumenteve të CIA-s për grushtin e shtetit amerikan shkroi:

"Shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike filluan njëkohësisht projekte me shumë shtresa dhe komplekse për të arritur qëllimet e tyre në kryerjen e grushtit të shtetit; "Përdorimi i makinës së tyre të propagandës për të dëmtuar imazhin politik të Muhamed Mosadegh, korruptimi i  disa anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Iranit në atë kohë, organizimi i ushtrisë dhe përfundimisht organizimi i mitingjeve dhe protestave në rrugë."

Ndërhyrja, është bërë një pjesë integrale e politikës amerikane, dhe Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të drejtpërdrejtë në rrëzimin e shumë qeverive. Mehdi Alikhani, një analist politik, në një artikull në lidhje me ndërhyrjen globale të SHBA-së në periudha të ndryshme të sundimit republikan dhe demokrat dhe pasojat e këtyre ndërhyrjeve, shkruan: "Vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XX, Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar dhe udhëhequr rreth 100 grushte shteti ushtarak dhe përmbysje të qeverive, dhe dhjetëra herë pushtuan drejtpërdrejt ose kërcënuan me ndërhyrje ushtarake. Dislokimi i ushtrisë, kërcënimi apo përdorimi i grushteve të shtetit, dhe përpjekja për përmbysje me qëllim rrëzimin e qeverive dhe popujve nacionalistë, të cilët nuk janë të gatshëm t'u nënshtrohen planeve dhe kërkesave të njëanshme dhe të sundohen nga qeveritë kapitaliste janë ndër metodat e përdorura. Në shekullin e kaluar, dhe veçanërisht që nga fillimi i viteve 50, Shtetet e Bashkuara i kanë përdorur këto komplote për të ndjekur dhe avancuar interesat e tyre në vendet e botës, veçanërisht në Botën e Tretë. Provat tregojnë se agjensi të ndryshme të inteligjencës amerikane dhe agjensi të spiunazhit ishin përfshirë në mënyrë aktive në komplotimin dhe kryerjen e grushteve të shtetit për të rrëzuar qeveritë popullore. Këto ndërhyrje kanë ekzistuar gjithmonë gjatë presidencave demokratike dhe republikane, por lloji i tyre ka ndryshuar nga ndërhyrjet politike gjatë mandatit demokratik, në ndërhyrjet ushtarake gjatë mandatit republikan. Historiani amerikan David Peter duke folur për efektet e ndërhyrjes amerikane në punët e brendshme të Iranit, veçanërisht grusht shteti i 28 gushti, thotë: "Kostoja e ndërhyrjes në Iran ka qenë shumë e lartë për ne. Nevoja për të bashkëpunuar me kompanitë amerikane të naftës ka implikuar Shtetet e Bashkuara në ndërhyrjen në Iran, dhe pasoja ka qenë një shkelje e parimeve të mos ndërhyrjes në punët e vendeve të tjera."

Ekzistojnë prova të bollshme të shkeljeve të SHBA që nuk mund të fshihen. Bota tani e di se Shtetet e Bashkuara janë burimi kryesor i pasigurisë në botë. Pranimi i zyrtarëve amerikanë të mbështetjes së kryengritësve dhe lidhjet e elementëve kryesorë organizatorë të skenave të trazirave në rrugë në Iran me agjentët dhe rrjetet e CIA-s dhe Mossad-it dhe rrjetit të tyre në rajon kundër Republikës Islamike të Iranit kanë zbuluar natyrën dhe thellësinë e vërtetë të armiqësisë së SHBA kundër Iranit. Ish Sekretarja e Shtetit e SHBA Hillary Clinton në librin e saj "Zgjedhje të vështira" duke iu referuar trazirave pas zgjedhjeve presidenciale në Iran, shkruan: "Në vitet e trazirave pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009 në Iran, administrata e Presidentit Barack Obama harxhoi dhjetëra miliona dollarë duke trajnuar më shumë se 5,000 disidentë iranianë në të gjithë botën. " Këto deklarata dhe dokumente konfirmojnë faktin se zyrtarët amerikanë që nga e kaluara e deri më sot kanë bërë gjithçka që mundën për të goditur Iranin, nga grusht shteti deri në sanksione dhe mbështetje për grupet terroriste dhe armiqtë e sistemit shtetëror të Iranit. Grupi terrorist Tondar u formua në vitin 2004 nga një person i quajtur "Fathullah Manuçehri" me nofkën "Forod Fuladvand". Ky person kishte njoftuar qëllimin e tij për formimin e këtij grupi për rrëzimin e Republikës Islamike brenda një viti. Në fakt, ka shumë ngjashmëri midis politikave të tanishme amerikane dhe sjelljes së shkuar arrogante të Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan Trump shpreson se me presionin politik dhe me sanksionet ekonomike, do ta kthejë situatën në të kaluarën dhe do ta detyrojë kombin iranian të dorëzohet para diktatit amerikan. Armiqësia dhe urrejtja e qeverisë amerikane ndaj Iranit është përsëritur shumë herë në dyzet e një vitet e fundit. Rasti i fundit i veprimeve armiqësore të SHBA-së është rrëfimi i Xhamshid Sharmahd, udhëheqësi i grupit terrorist anti-iranian Tondar, i cili ka punuar nën mbështetjen e SHBA për shumë vite. Ai u arrestua kohët e fundit nga forcat e Ministrisë iraniane të Inteligjencës në një operacion kompleks.

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, në një fjalim me rastin e 13 Abanit, Ditës Kombëtare të Luftës kundër Arrogancës Globale, duke iu referuar vazhdimit të armiqësisë së thellë të Amerikës ndaj kombit iranian, e konsideroi grushtin e shtetit të 19 gushtit 1953 si fillimin e armiqësisë së hapur të djallit të madh kundër kombit iranian. Ai kujtoi disa nga veprimet e amerikanëve gjatë 41 viteve të fundit, përfshirë kërcënimet, grusht shteti, sanksione, nxitje etnike, separatizëm, trazira, bllokada ekonomike  dhe metoda të tjera. "Gjatë kësaj periudhe, ata bënë gjithçka që dinin dhe që mundnin që të kundërviheshin dhe të vepronin kundër institucioneve që dolën nga revolucioni, veçanërisht kundër principit të Republikës Islamike". Këto sjellje armiqësore tregojnë se pushtetarët amerikanë ende e shikojnë Iranin me të njëjtat mendime hegjemoniste dhe me pozitën e kolonializmit dhe supremacisë së shekullit të kaluar. Kjo armiqësi nuk ka fund, sepse është pjesë e natyrës arrogante të Amerikës.