Dhjetor 13, 2020 18:27 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth shtimit të propagandës islamofobistenë fushatën elektorale të Gjermanisë.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Islamofobia në Perëndim".

Edicionin e sotshëm të programit "Islamofobia në Perëndim" do t'ia kushtojmë Gjermanisë, një vend ky në të cilin myslimanët gjatë viteve të fundit po përballen me një falë të gjerë dhe të ashpër të Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit. Që nga 12 gushti kur filloi fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 24 shtatorit në Gjermani, partia islamofobiste "Alternativa për Gjermaninë", propagandën e vetë anti-islame e ka zhvilluar në një nivel shumë të gjerë. Fjalia "Islami nuk i përket Gjermanisë" ishte paraparë moto kryesore e programit të partisë së ekstremit të djathtë "Alternativa për Gjermaninë. Kjo parti gjithashtu në programin e vet është kundër pranimit të mbulesës së plotë islame në Gjermani dhe dëshiron të bëjë përpjekje për ta ndaluar tërësisht mbulesën islame në Gjermani. Partia "Alternativa për Gjermaninë" gjithashtu është kundër aktivitetit të shoqatave islame në Gjermani si pjesë e të drejtave të qytetarëve të huaj në këtë vend. Gjatë viteve të fundit një lëvizje me emrin "PEGIDA" që është shkurtesë për emërimin e lëvizjes "Patriotët e Evropës kundër islamizimit të Perëndimit", është shfaqur në Gjermani. Kjo lëvizje në veprimtarinë e saj kundër pranisë së myslimanëve në Gjermani, ka bërë përpjekje që të shtrijnë veprimtarinë e saj në të gjithë Evropën. Kjo lëvizje ka organizuar disa protesta në vende të ndryshme evropiane. Gjithashtu për të mbajtur aktiv të menduarin anti-islam të saj, kjo lëvizje ka programuar protesta javore në qytetin Dresden të Gjermanisë. Mirëpo kjo program nuk u vazhduar për shkak të mos mbështetjes nga qytetarët e Gjermanisë. Dresdeni është një qytet në të cilin disa vite më parë, saktësisht në vitin 2009, një femër myslimane egjiptiane me emrin Dr. Marva Sharbini me qëndrim në Gjermani para një gjykate është vrarë duke u goditur 18 herë me thikë nga një racist gjerman ndërkohë që ajo ishte shtatzënë. Sulmuesi ishte një person që znj. Sharbini kishte ngritur padi kundër tij për shkak të veprimeve ngacmuese dhe sjelljeve raciste.

Frauke Petry, kryetarja e partisë Alternativa për Gjermaninë, në kongresin e pestë në qytetin Shtutgard

Aleks Vinez, vrasësi i Dr. Marva Sharbini kishte shkuar në gjykatë vetëm për ta ofenduar znj. Sahrbini. Në vitin 2008, Aleks Vinez përgjatë disa minutave kishte ofenduar dhe fyer znj. Marva Sharbini kur ajo ishte në park së bashku me djalin e saj. Pas ofendimeve dhe fyerjeve të rënda të Aleks Vinez, znj. Sharbini kishte kërkuar ndihmën e policisë dhe më pas gjatë procesit gjyqësore Vinez ishte dënuar me pagimin e një gjobe të konsiderueshme. Vinez në një prej gjyqeve të apelit kishte deklaruar: "Myslimanët nuk janë njerëz, prandaj nuk mund të bëhen objekt të ofendimit". Mbulimi medial i vrasjes tronditëse të znj. Marva Sharbini nga ana e mediave gjermane ishte në nivel shumë të dobët deri në atë masë sa që shkrimtari i gazetës "The Guardian" të Anglisë në një artikull të tij ka shkruar: "Mediat gjermane në fillim vetëm në faqet e fundit shkruanin rreth kësaj ngjarje dhe pas protestave të gjera të mijëra qytetarëve egjiptianë në Kajro, qeveria federale e Gjermanisë e cila kishte heshtur përgjatë një jave, më në fund u detyrua të shpreh keqardhjen e saj për këtë ngjarje". Gjatë tetë viteve të kaluara nuk është reduktuar aspak niveli i Islamofobisë dhe sjelljet diskriminuese ndaj 4 milionë myslimanëve me qëndrim në Gjermani. Zhvillimi i partive të ekstremit të djathtë islamofobiste dhe në krye të tyre zhvillimi i partisë "Alternativa për Gjermaninë", dëshmon më së miri përhapjen e të menduarit islamofobistë në nivel të gjerë në shoqërinë e Gjermanisë. Pankartat e partisë "Alternativa për Gjermaninë" (AfD) në prag të zgjedhjeve parlamentare të Gjermanisë në krahasim me partitë e tjera, janë shoqëruar me polemika më të mëdha. Si për shembull kjo pankartë mbi të cilën është shkruar: "Jo Burkës? Ne kërkojmë bikini". Motot e partisë populiste AfD më shumë janë përqendruar në kontradiktat kulturore dhe në kufijtë me myslimanët dhe Islamin. Sipas sondazheve më të fundit, kjo parti ka një simpati rreth 10 % në mesin e qytetarëve të Gjermanisë. Prandaj në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë, partia Alternativa për Gjermaninë u radhit partia e tretë në Parlamentin e këtij vendi pas partisë demokristiane dhe partisë socialdemokrate. Ky nivel i ndikimit të partisë i një partie islamofobiste në shoqërinë e Gjermanisë ka dhënë alarmin për shtimin e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Gjermani. Kjo është në kohën kur liria e feve në Gjermani është një çështje e garantuar në Kushtetutën e këtij vendi.

Përhapja e Islamofobisë në Gjermani

Natyrisht se në zbatimin e të drejtave qytetare në vendet evropiane si në Gjermani, gjithnjë ekzistojnë përjashtime sidomos kur të bëhet fjalë për myslimanët. Në ligjet e vendeve evropiane dhe në Kartën Sociale të Evropës dhe në Deklaratën Botërore për të Drejtat e Njeriut autorët e të cilave janë vendet evropiane, është theksuar liria e feve dhe liria e shprehjes dhe jeta e lirë e ndjekësve të çfarëdo feje në bazë të mësimeve të feve të tyre. Mirëpo theksimet ndaj myslimanëve dobësohen dhe qeveritë evropiane dhe partitë e ekstremit të djathtë nuk janë të gatshme për respektimin dhe zbatimin e të drejtave qytetare ndaj myslimanë. Me Islamofobinë që po ndjekin qeveritë dhe mediat perëndimore në vendet evropiane, ata Islamin e kanë perceptuar si përhapës të dhunës dhe ekstremizmit dhe terrorizmit, prandaj në bazë të kësaj arsyetojnë çfarëdo lloj veprimi që shkel të drejtat qytetare ndaj myslimanëve. Në këtë kuadër, mbulesa e femrave myslimane në vendet evropiane si në Gjermani është shndërruar në një çështje politike dhe sfiduese në vendet evropiane. Landet e Gjermanisë secili ka vendosur ligje të veçanta për të krijuar kufizime sa më të mëdha për femrat myslimane që mbajnë hixhabin. Nga pikëpamja e disa organizatave që mbrojnë të drejtat e grave në Gjermani si organizata "Terren des Femmes" dhe disa shkrimtar si shkrimtari i revistës feministe EMMA, mendojnë se Hixhabi për vajzat e shkollës së fillore është veprimi i padrejtë. Shkrimtarët dhe gazetarët në Gjermani e kanë vendosur në pikëpyetje këtë pikëpamje të lëvizjeve feministe duke marrë parasysh pretendimet e tyre në mbrojtje të të drejtave të grave. Veshja e femrave me hixhab në Gjermani është një zgjedhje e bërë me vetëdije, ashtu siç ka edhe femra myslimane që zgjedhin veshje të ndryshme për vete, prandaj askush nuk mund që në bazë të perceptimeve të gabuara nga mësimet e Islamit, t'i akuzojë myslimanët për terrorizëm dhe të krijojë kufizime për veshjen e femrave myslimane.

Masat policore të Parlamentit të Gjermanisë ndaj Burkës

Një prej gazetareve e cila ka vendosur në pikëpyetje pikëpamjen e kufizimit të femrave myslimane me hixhab në Gjermani, sidomos atë të organizatave feministe, është gazetarja Meredith Haaf. Ajo në një intervistë me gazetën "Deutsche welle Zaitun" thotë: "Etiketimi i njerëzve me emra etnik dhe fetar, është një skenar në duar të atyre të cilët me arsye plotësisht të ndryshme ruajnë dhe mbështesin akoma linjën e diskriminimit dhe sulmit kundër myslimanëve". Meredith Haaf në një artikull të publikuar me titull "Shamia apo jo Hixhabi?" në mënyrë të përsëritshme dhe të qartë tregon se pikëpamja feministe nganjëherë mund ta dëmtojë shoqërinë. Ajo thotë se ata të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve seksual, bëjnë përpjekje për heqjen e hixhabit nga koka e femrave dhe kjo është për të ardhur keq, për arsye se nëse dëshirojmë t'i referohemi edhe kuptimit feminist, kjo çështje i përket të drejtave të grave, mirëpo aktualisht po vërejmë që këto aktivistë nuk e kanë kuptuar në mënyrë të drejtë as konceptin e feminizmit dhe nuk po respektojnë të drejtat e femrave. Këtu nuk synojmë të mbështesim idetë feministe sepse në shumë prej çështjeve, mendimet e feministëve janë në kontradiktë me mësimet e Islamit. Këtu vetëm është aluduar në mendimet feministe për të treguar se Islamofobistët mbështesin çdo lloj ideje që kundërshton Islamin dhe janë të gatshëm të shkelin edhe parimet themelore të ideve të tyre. Kjo tregon urrejtjen dhe armiqësinë ndaj myslimanëve e cila është përkundër logjikës dhe racionalizmit që evropianët pretendojnë se mbajnë qëndrime racionale ndaj çfarëdo lloj fenomeni dhe kundërshtarët e tyre i akuzojnë për ekstremizëm dhe indiferencë. Kjo është në kohën kur islamofobistët kanë sjellje dhe parime ideologjike në kundërshtim me bazat ideologjiket të vendeve të tyre. Idetë anti-islame të feministëve u përmendën këtu vetëm si një shembull.