Janar 23, 2024 19:59 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth çështjes së Hixhabit në Islam dhe sulmeve ndaj femrave myslimane në Evropë.

Hixhabi në Islam ka rëndësi të veçantë. Hixhabi islamik konsiderohet një prej simboleve më të rëndësishme të dallimit të hapur mes shoqërive islame dhe joislame dhe mes femrave myslimane dhe jomyslimane. Në librin qiellor, Kur’anin e shenjtë dhe në sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe në porositë e prijësve të mëdhenj të Islamit janë dhënë mësime të veçanta për respektimin e Hixhabit. Shumica e myslimanëve gjithashtu mundohen që të praktikojnë këto mësime në jetën e tyre të përditshme. Ndërkohë islamofobistët në perëndim gjithashtu me pretekstin e lirisë dhe çlirimit të femrave, kanë vendosur kufizime të caktuara për myslimanëve në shtetet perëndimore. Kjo politikë e shteteve perëndimore është bërë shkak që islamofobistët në vendet perëndimore t’i keqtrajtojnë dhe maltretojnë në forma të ndryshme femrat myslimane të mbuluar me Hixhab.

Hixhabi nuk është pengesë

Franca që pretendon se është “djep i lirisë së shprehjes dhe besimit” në perëndim, është një prej vendeve pioniere në krijimin e kufizimeve për femrat myslimane të mbuluara me Hixhab. Nxënëset myslimane që mbajnë Hixhabin islam në kokë në Francë, përbëjnë grupin e parë të myslimanëve në Francë që u goditen më së rëndi nga kjo politikë, sepse me urdhrin e qeverisë së Francës dhe me miratimin e këtij urdhri në formë ligji në Parlamentin e këtij vendi, u ndaluar hyrja e nxënëseve myslimane me Hixhabin islam në shkollat e këtij vendi. Në bazë të këtij ligji, njerëzit nuk duhet të përdorin shenja ose simbole të cilat tregojnë se ata i përkasin një feje të veçantë. Kjo është në kohën kur zgjedhja e llojit të veshjes konsiderohet prej të drejtave më elementare dhe natyrore të çdo njeriu dhe qytetari. Çfarë liri e besimit është kjo kur besimtarët e një feje nuk mund të zgjedhin veshjen e tyre në bazë të mësimeve të fesë së vetë?! Vajzat dhe gratë myslimane të mbuluara me Hixhab kanë zgjedhur mbulesën e Hixhabit në bazë bindjeve të tyre fetare dhe gjithashtu nuk kanë qenë dhe nuk janë nën kurrfarë presioni. Qeveria dhe aparati gjyqësor i Francës me pretekste të ndryshme po bëjnë përpjekje që t’i detyrojnë femrat myslimane që ta heqin Hixhabin nga koka e tyre dhe kanë paraparë edhe gjoba të ndryshme në këtë drejtim thuajse femrat myslimane me vendosjen e Hixhabit islam në kokë, kanë kryer kundërvajtje ligjore. Së fundi një gjykatë në qytetin Toluz të Francës ka dënuar me gjashtë muaj burg një grua myslimane e cila nuk ka pranuar ta heqë nga koka Hixhabin e saj përpara forcave të policisë. Krimi i kësaj femre myslimane është deklaruar “Mbulimi i Fytyrës” në vendet publike.

6 muaj burg për krimin e mbulimit të fytyrës në vende publike!

 

Franca është vend pionier në krijimin e kufizimeve për femrat myslimane që mbajnë mbulesën e Hixhabit. Këto kufizime dhe ndalesa janë përhapur edhe në vendet e tjera evropiane dhe gati në të gjitha vendet evropiane janë miratuar ligje për të kufizuar hyrjen e femrave myslimane me Hixhab në vendet publike dhe në institucionet arsimore. Në një prej ngjarjeve më të fundit në këtë drejtim, gjykata e punës e Berlinit ka ndaluar praninë e një mësuese myslimane me Hixhab në një shkollë fillore. Kjo gjykatë në bazë të “Ligjit të Paanshmërisë” në Berlin, ka deklaruar se prania e një mësuese myslimane të mbuluar me Hixhab në klasën mësimore në një shkollë fillore, është e paligjshme dhe ka arritur në këtë përfundim se “Ligji i Paanshmërisë” në Berlin nuk vepron në kundërshtim me Kushtetutën e Gjermanisë. Gjykatësit e Gjykatës së Punës, kanë refuzuar kërkesën për drejtësi që ishte paraqitur nga femra myslimane dhe në këtë mënyrë ajo në bazë të Ligjit të Paanshmërisë me mbulesën e Hixhabit nuk mund të hyjë dhe të punojë në atë shkollë fillore. Ligji i Paanshmërisë, ka ndaluar punonjësit të veshin uniforma fetare. Ky vendim i gjykatës kishte edhe shumë kundërshtime brenda në Gjermani. Dirk Behrendt, senator i Gjykatës së Drejtësisë të Berlinit nga partia të gjelbërve, ka protestuar ndaj këtij ligji. Ai në një intervistë me Radio Berlinin, ka thënë se dëshiron të ndryshojë Ligjit e Paanshmërisë. Behrendet ka thënë: “Ligji i Paanshmërisë në Berlin në bazë të Gjykatës Kushtetuese Federale, nuk është i besueshëm. Ndalimi publik kundër atyre të cilët dëshirojnë të përdorin simbolet fetare, është diskriminues”.

Dirk Behrendt

Kristien Bukholz, zëdhënës i partisë majtiste në Bundestag, gjithashtu në lidhje me këtë çështje ka deklaruar: “Gjendja e femrave myslimane në tregun e punës, është diskriminuese. Gjykatësit me këtë vendim, kanë dërguar një sinjal sekret për shoqërinë e Gjermanisë që nuk është në harmoni me sfidat e një qyteti siç është Berlini”. Në vitin 2017, një mësuese myslimane me Hixhab në Gjykatën e Punës ka arritur të marrë një dëmshpërblim 8680 euro nga Ministria e Arsimit e Berlinit. Ajo ka thënë se për shkak të mbajtjes së shamisë, është privuar nga dhënia e mësimit në shkollë dhe në këtë mënyrë ajo është bërë viktimë e diskriminimit. Kjo tregon se sa kanë dallim perceptimet rreth ligjit në Gjermani dhe gjithashtu kjo tregon përmasat e depërtimit të lëvizjeve islamofobiste në strukturat shtetërore dhe në organet gjyqësore të shoqërive evropiane. 

Krijimi i kufizimeve për femrat myslimane me Hixhab në Evropë kanë filluar me shtimin dhe intensifikimin e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Perëndim. Kjo çështje nuk ka kurrfarë lidhje me lirinë e besimit dhe me çlirimin e femrave nga prangat dhe mësimeve të Islamit ose me shkeljen e ligjeve laike në Francë. Hixhabi është theksuar në mësimet e Islamit dhe femrat myslimane me vetëdije të plotë zbatojnë këtë parim të mësimeve islame. Nëse femrat myslimane nuk zbatojnë këtë parim të mësimeve islame, gjithashtu tregon se nuk ekziston kurrfarë detyrimi në zbatimin e mësimeve të Islamit. Feja Islame ashtu sikur fetë e tjera hyjnore, është një strukturë e urdhëresave dhe ndalesave për ndërtimin e një shoqërie në bazë të mësimeve të Zotit të madhëruar dhe në bazë të virtyteve morale dhe profetët janë dërguar nga ana e Zotit të madhëruar për udhëzimin e njerëzve drejtë këtyre virtyteve morale. Prandaj në asnjë mënyrë nuk bënë që mësimet e një feje të akuzohen për ekstremizëm dhe përhapje të dhunës dhe për shkelje të lirive elementare të njerëzve vetëm për arsye se janë në kundërshtim me idetë e liberalizmit që sundon në Perëndim. Shtetet perëndimore edhe në bazë të ideve të liberalizmit, nuk mund të vendosin kufizime dhe ndalesa për myslimanët. Kjo është për arsye se jeta në bazë të bazave fetare dhe ideologjike, është pjesë e lirisë individuale të një parimeve të liberalizmit dhe kjo është njohur zyrtarisht. Mirëpo islamofobistët në perëndim me pretekste të ndreyshme, po bëjnë përpjekje që t’i prezantojnë myslimanët si burim të pasigurisë dhe kërcënimeve të terrorizmit në Perëndim dhe në bazë të kësaj, krijojnë edhe kufizime dhe ndalesa të ndryshme për myslimanët. Grupet e ekstremit të djathtë dhe raciste gjithashtu pikërisht për këto arsye po keqtrajtojnë dhe maltretojnë në forma të ndryshme myslimanët dhe sidomos femrat myslimane. Në një veprim racist, një grua myslimane është sulmua në Gjermani vetëm pse kishte mbulesën e Hixhabit mbi kokë. Një grua myslimane me mbulesën e Hixhabit në zonën e quajtur Shepandao në Berlin u viktimë e këtij sulmi racist. Një burrë në stacionin e autobusit e kishte pyetur atë se për çfarë arsye ajo e mban shaminë mbi kokë. Gruaja myslimane i ishte përgjigjur se kishte dëshirë të vendosë shami mbi kokën e saj dhe është myslimane. Ndërsa burri në atë moment e kishte goditur atë grua me shuplakë në fytyrë. Në fillim të muajit prill, dy persona racist gjermanë në Berlin kanë sulmuar një grua myslimane dhe shoqëruesin e saj dhe ua tërbuan qenin e vetë kundër atyre. Në po atë muaj, në qytetin Snabruk një burrë i kishte hequr shaminë nga koka një vajze 11 vjeçare myslimane. Gjithashtu pas sulmit kundër xhamisë “Rainiken Duref”, në po atë javë janë kryer sulme të paktën ndaj dy xhamive të cila u është vënë zjarri.

Urrejtja ndaj Hixhabit islamik në Gjermani

Këto sulme kanë bërë jehon të gjerë në nivel të komunitetit mysliman të Gjermanisë. Imen Mazik, kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve, në lidhje me këtë çështje thotë: “Ne për çdo ditë në faqet e internetit, po përjetojmë urrejtjen ndaj myslimanëve dhe gati për çdo javë ne pranojmë një letër kërcënuese për shkatërrimin e myslimanëve dhe të Islamit. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar që sulmet fizike vërehen pas urrejtjes së deklaruar me gojë dhe mendimet populiste po ushtrojnë ndikim shumë të madh mbi këto sulme”.

Imen Mazik

Gjithashtu Bernard Frank, drejtori Agjencisë për të Luftuar Diskriminimin në Gjermani, ka paralajmëruar në lidhje me mostolerancën fetare në shoqëri. Bernard Frank në intervistë me gazetën “Tags Spiegel”, ka thënë: “Kjo ngjarje është e turpshme. Ne nuk mund t’i durojmë sulmet anti-fetare pavarësisht se a kryen ato kundër hebrenjve apo kundër myslimanëve. Edhe në raste kur individët janë në kërkim të punës, apo punojnë në një klub sportiv ose në një shkollë, ata nuk duhet të largohen për shkak të simboleve fetare. Mirëpo për fat të keq ne po vërejmë se po ndodhin ngjarje të tilla. Një prej krenarive të shteteve evropiane dhe perëndimore është përpjekje për krijimin e një shoqërie multikulturore dhe me liri fetare, mirëpo islamofobistët në këto vende kanë krijuar dhe po krijojnë vazhdimisht sfida të mëdha për bazat e pajtimit dhe bashkëjetesës mes besimtarëve të feve të ndryshme.

 

Tags