Janar 23, 2024 16:45 CET

Në këtë edicion do të hedhim një vështrim kritik ndaj letrës së 300 personaliteteve franceze që me qëndrime islamofobiste kanë kërkuar heqjen e pjesëve të ajeteve të Kur'anit të shenjtë që flasin rreth fesë hebraike.

Rreth 300 personalitete politike, kulturore, artistike dhe shoqërore të Francës me anë të një veprimi islamofobist, kanë shkruar një letër me titull "Veprimet e reja antisemitizëm" ku kanë kërkuar nga myslimanët që të heqin suret e Kur'anit në të cilat është bërë thirrje për vrasjen dhe ndëshkimin e hebrenjve, të krishterëve dhe jobesimtarëve.

Emri i Nikola Sarkozi, ish-presidentit të Francës, gjithashtu vërehet mes nënshkruesve të kësaj letre. Nënshkruesit e kësaj letre duke vë në dukje vrasjen e 11 hebrenjve gjatë muajve të fundit në Francë, këto vrasje i kanë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me myslimanët dhe kanë deklaruar se antisemitizmi në Francë është shumë më i madh dhe shumë më i nxehtë se sa Islamofobia.

Nënshkruesit e kësaj letre ose nuk e njohin mirë historinë dhe ose bëjnë përpjekje për t'i prezantuar të vërtetat në mënyrë të kundërt. Natyrisht se opsioni i fundit është më afër realitetit. Një realitet ky që njihet me emrin Islamofobi dhe drejtimin e kësaj propagande të gjerë në Francë e kanë në dorë sionistët. Këta myslimanë të Francës që me rreth 6 milionë banorë, konsiderohen pjesë e shoqërisë së Francës, për çdo ditë po përballen me kërcënime, kufizime dhe ndalime të mëdha në shoqërinë e Francë. Në kohën kur me protestën më të vogël ose me ofezën më të vogël ndaj një hebraiku, ngjallet një valë shumë e madhe dhe shumë e gjerë propagandës për antisemitizëm. Letra e rreth 300 figurave politike, kulturore, artistike dhe shoqërore të Francës për heqjen e një pjese të sureve të Kur'anit të shenjtë, gjithashtu duhet shqyrtuar dhe analizuar në kuadër të pikërisht kësaj vale propaganduese antisemite në Francë.

Irritimi i myslimanëve të Francës nga kërkesa anti-kur'anore e Sarkozit

Hebrenjtë dhe myslimanët me padyshim që përgjatë gjithë historisë së jetës së tyre, kanë patur edhe konflikte dhe përballje me njëri-tjetrin dhe gjithashtu kanë pranuar ndikime nga njëri-tjetri. Duke marrë parasysh se fetë hyjnore nuk kanë kontradikta dhe mospajtime mes vete, atëherë edhe mes hebraizmit dhe Islamit nuk duhet të ketë mospajtime. Nganjëherë fanatizmi i përkrahësve dhe ndjekësve të feve hyjnore është bërë shkaka edhe për përballje dhe konflikte mes atyre. Në Kur'anin e shenjtë në ajetin 285 të sures Bekare thuhet: "Myslimanët duhet të pranojnë të gjithë profetët e mëparshëm që janë dërguar nga Zoti, përndryshe besimi i tyre nuk është i plotë".

Ajetet të cilat janë kundër hebrenjve në Kur'anin e shenjtë, ato nuk janë për shkak të të qenit të tyre hebre, por për shkak se hebrenjtë e asaj kohe për shkak të mospranimit të së vërtetës dhe organizimit të komploteve kundër Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s., janë qortuar nga ana e Kur'anit të shenjtë.

Nëse hebrenjtë e kohës së tanishme të jenë në atë mënyrë, përsëri ata janë të qortuar nga ana e Kur'anit. Kur'ani i shenjtë çdo njeri – si mysliman dhe si jomysliman – i cili ka moral arrogantë, po me këtë ton e qorton atë dhe në mënyrë të qartë thotë se nuk ka besëlidhje të vëllazërisë dhe miqësisë me askënd dhe nëse ata nuk veprojnë mirë, do të largohet nga ata. Ai grup i ajeteve të Kura'anit të shenjtë të cilët flasin rreth hebraizmit, ato i janë drejtuar një grupi të hebrenjve që kanë shkelur marrëveshjen dhe që ishin bërë arrogantë, por nuk i janë drejtuar hebraizmit. Me një shqyrtim të shkurt të ajeteve kur'anore, e kuptojmë shumë qartë se vërejtje të tilla u janë dhënë edhe myslimanëve të cilët shkelin rregullat dhe parimet. Përballja e parë e hebrenjve me myslimanët, ka qenë e mirë. Hazreti Muhamed s.a.v.s. i ka trajtuar shumë mirë hebrenjtë. Për shembull, ai ka pranuar diçka nga hebrenjtë, mirëpo nuk ka pranuar asgjë nga jobesimtarët. Ajetet e Kur'anit të shenjtë dhe historia dëshmojnë më së miri këtë çështje. Shumë grupe të hebrenjve banonin dhe jetonin në Gadishullin Arabik, si fisi Beni Kinka', Beni Nadhir, Beni Kurejdha dhe hebrenjtë e rajonit Khejbar për të cilët Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. shpresonte se duke marrë parasysh koordinimin intelektual dhe fetar, ata do të bashkëpunojnë dhe do të jetojnë në harmoni me myslimanët, mirëpo në veprim hebrenjtë e qytetit Medine shkelen premtimet dhe zotimet e tyre. Sabotimet e hebrenjve kundër Islamit dhe myslimanëve, sipas pikëpamjes së Kur'anit, buronin nga egoizmi dhe arrogance e tyre, nga besimi jo i vërtetë, nga racizmi etj..

Një prej kalave në rajonin Khejbar

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. përball sabotimeve të hebrenjve dhe shkeljen e zotimeve të vete, ka ndjekur metoda të ndryshme. Në fillim bëri marrëveshje me ata dhe i ftoi ata drejt të vërtetës dhe natyrës qenësore. Në vazhdim, ka treguar tolerancë dhe i ka ftuar ata që t'i përmbahen bindjeve të përbashkëta dhe të largohen nga mosmarrëveshjet. Hazreti Muhamed s.a.v.s. pastaj ka zhvilluar edhe debate paqësore dhe pastaj ka përdorur paralajmërimet dhe kërcënimet, ndërsa në fund është detyruar që edhe të përballet ushtarakisht me ata. Ai grup i hebrenjve të cilët nuk kanë shkelur marrëveshjen dhe kanë pranuar të jetojnë në mënyrë paqësore përkrah myslimanëve, kanë fituar kushte dhe privilegje të mira. Liria e feve në Islam dhe mbrojtja e besimtarëve të feve të tjera duke respektuar të gjitha të drejtat e tyre dhe tolerancën fetare, janë bërë shkak që hebrenjtë në vendet islame të gëzojnë të drejta dhe të zhvillojnë jetën dhe veprimtarinë e tyre pa kurrfarë pengese.

Antisemitizmi ka rrënjë në Evropë dhe jo në vendet islame. Personalitet franceze që kanë kërkuar heqjen e një pjese të sureve të Kur'anit të shenjtë, më mirë është t'i hedhin një vështrim historisë së tyre të kaluar. Hebrenjtë e Evropës përgjatë shekujve me radhë para renesancës, si një minoritet fetar të ngurtë, ishin në një gjendje shumë të vështirë. Kjo gjendje e vështirë ishte shkaktuar nga dy faktor të rëndësishëm: njëri ishte dhuna dhe padrejtësia e sunduesve evropian dhe shoqërive të krishtera të cilët hebraizmin e konsideronin armik dhe të papastër dhe për ata nuk kishin paraparë kurrfarë të drejtash, ndërsa faktori tjetër ishte vetë vështrimi i hebrenjve dhe i mësimeve fetare të tyre që i kishte ndarë ata shumë nga njerëzit e tjerë dhe i mbante të burgosur ata brenda në komunitetet e vogla hebreje. Në lidhje me faktorin e parë, duhet thënë gjithashtu se qëndrimet e ashpra të sunduesve evropianë dhe të krishterë ndaj hebrenjve, datojnë që nga shekulli 4. Në këtë shekull, Kostantin, perandori i Romës në atë kohë, pranoi fenë e krishtere. Pas tij, perandori që e zëvendësoi atë, e shpalli fenë krishtere si të vetmen fe zyrtare të Romës, ndërsa ndaloi fetë e tjera. Ky zhvillim më shumë se për çdo fe tjetër, e vështirësoi situatën për fenë hebraike dhe për vetë hebrenjtë, për arsye se marrëdhëniet mes krishterizmit dhe hebraizmit që nga fillimi i shfaqjes së krishterizmit kanë qenë të errëta. Të krishterët i konsideronin hebrenjtë shkaktarë të vrasjes dhe kryqëzimit të tij. Në këtë mënyrë, gjendja e hebrenjve në Perandorinë Romake u vështirësua shumë. Të krishterët zbatonin çfarëdo lloj keqtrajtimi dhe maltretimi ndaj hebrenjve. Në shumë raste, ata i kanë detyruar hebrenjtë që të ndërrojnë fenë dhe të pranojnë fenë e krishtere. Hebrenjtë të cilët nuk pranonin të ndryshojnë fenë e tyre, përballeshin me lloj-lloj keqtrajtime dhe torturime si skllavërimi, ekzekutimi me vrasje dhe dëbimi në vende të largëta. Kulmi i armiqësisë së sunduesve evropianë dhe komuniteteve të krishtera me hebraizmin, ishte në periudhën e Luftërave të Kryqëzatave.

Hebrenjtë në kampet e përqendrimit në Gjermaninë Naziste

Në fund të shekullit 11, me fillimin e Luftërave të Kryqëzatave, evropianët përsëri ushtruan dhe zbatuan lloj-lloj keqtrajtime, tortura dhe presione kundër hebrenjve. Kjo lëvizje filloi nga Gjermania. Në këtë vend janë kryer edhe vrasje masive ndaj hebrenjve dhe kjo politikë nga Gjermania u përhap edhe në vendet e tjera evropiane. Kryesisht pas vrasjeve masive, të mbijetuarit i dëbonin nga vendi. Në bazë të kësaj politike, hebrenjtë në vitin 1290 u dëbuan nga Anglia, në vitin 1394 u dëbuan nga Franca, në vitin 1492 u dëbuan nga Spanja, në vitin 1496 u dëbuan nga Portugalia, në vitin 1498 u dëbuan nga Navar, Sicilia dhe Sardeni, ndërsa në vitin 1490 hebrenjtë u dëbuan edhe nga Zvicra e Gjermania. Kështu që hebrenjtë u shpërndanë në anë të ndryshme të botës. Disa hebrenj në jug të Evropës, u drejtuan nga lindja. Disa hebrenj nga Spanja emigruan në Sham dhe Turqi dhe disa nga pjesa veriore e Evropës emigruan në Poloni. Disa hebrenj të tjerë mbetën në Gjermani, Itali dhe Austri dhe jetonin në lagje të veçanta në "GETO". Ata nuk kishin të drejtë natën të dilnin jashtë zonave të caktuara, përndryshe vriteshin. Hebrenjtë për t'u njohur dhe dalluar nga njerëzit e tjerë, një pjesë basmë me ngjyrë të verdhë e qepnin mbi rrobat e tyre së bashku me shenjën e hebraizmit dhe e vendosnin në gjoks në mënyrë që njerëzit t'i dallojnë ata dhe të mos përzihen me ata.

Dëbimi i hebrenjëve nga vendet e Evropës në Mesjetë

Ndoshta përshkrimi më i mirë për gjendjen e hebrenjve në Evropë gjatë shekujve të Mesjetes, mund të jetë kjo fjali e Loter i cili ka thënë: "Kisha dhe Papët dhe kardinalët e peshkopët ndaj hebrenjve tregonin sjellje aq të këqija sa që ato nuk ishin të mira as për qenët, e të mos bëhet fjalë për njerëzit". Edhe pse lëvizja e Renesancës në shekujt 14 dhe 15 dhe lëvizja e protestantëve dhe shfaqja e shkollës Loteriane, deri diku arriti të ndryshojë qëndrimet e të krishterëve ndaj hebrenjve dhe hapi rrugën për hebrenjtë që të mund të futen e të jetojnë në qytete të mëdha dhe përkrah të krishterëve, sidomos në Itali, mirëpo ky ndryshim nuk ishte aq shumë i qëndrueshëm dhe së shpejti në shekullin 16 dhe 17, u krijua një valë e re e antisemitizmit në Evropë. Në edicionin tjetër do të shqyrtojmë rrënjë të tjera të antisemitizmit në Evropë.

 

Tags