Janar 23, 2024 17:59 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth transferimit të ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades dhe vrasjen e palestinezëve në mënyrë sistematike.   

Transferimi i ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades është bërë me vrasjen e përgjakshme të palestinezëve, pronarë të vërtetë të vendit të Palestinës. Ushtria e regjimit sionist ka vrarë dhe gjakosur shumë palestinezë gjatë protestave të tyre kundër transferimit të ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades. Palestinezët ishin mbledhur në protestën e tyre kundër transferimit të ambasadës amerikane në Bejtul-Mokades, mirëpo përgjigjja ndaj tyre ishte plumbi dhe pretenduesit amerikan për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk u thanë izraelitëve se protesta është e drejtë qytetare e të gjithë njerëzve.

Hapja e ambasadës së SHBA në Bejtul-Mokades

Në historinë e botës, asnjëherë nuk ka ndodhur që hapja e një ambasade të shoqërohet me 58 persona të vrarë dhe me dhjetëra të tjerë të plagosur. Ky rekord çnjerëzor i përket në mënyrë të përbashkët vetëm Donald Trump dhe Beniamin Netanjahut. Netanjahu dhe vajza dhe dhëndri i Donald Trump duke përfaqësues presidentin e Amerikës organizuan festë brenda ambasadës së re të Amerikës dhe qeshnin e gëzoheshin dhe pinin verë, shtrëngonin duart dhe flisnin për paqe në kohën kur në territoret e pushtuara të Palestinës, ushtria e regjimit fals sionist duke hapur zjarr drejt palestinezëve, kishte krijuar një “hamam të gjakut” të palestinezëve. Në këtë vrasje të pamëshirshme u martirizuan 58 palestinezë dhe u plagosen 2700 persona të tjerë.

Vrasja e palestinezëve nga pushtuesit izraelitë

Në mesin e të vrarëve ishin edhe 6 fëmijë dhe të rinj të moshës nën 18 vjeçare. Gjysma e të plagosurve ishin qëlluar me plumba lufte. Një foshnje gjithashtu kishte humbur jetën për shkak të thithjes së gazit lotsjellës. Krahasimi i asaj çfarë ndodhi në ditën e hapjes së ambasadës së Amerikës në Bejtul-Mokades brenda dhe jashtë ambasadës së Amerikës, në mënyrë të vetme mjafton për t’i hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Amerikës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nëse krime të tilla do të kryheshin në një vend që ec kundër politikës së Amerikës, atëherë pikërisht ky Trump dhe shoqëruesit e tij deri në çfarë mase do të flisnin për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe do të shprehnin shqetësime dhe do të kërcënonin dhe do të vendosnin sanksione ndaj atij vendi për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.  Dita e përgjakshme e hapjes së ambasadës së Amerikës në Bejtul-Mokades do të mbetet e paharruar në memorien e palestinezëve, myslimanëve dhe të të gjithë njerëzve liridashës dhe drejtësidashës të botës si një ditë e zezë në historinë e pushtimit të sionistëve në territorin e Palestinës.

Transferimi i ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades u realizua në një ditë të cilën palestinezët e kanë quajtur “Dita e Nekbatit” që do të thotë dita e fatkeqësisë dhe mjerimit. Sionistët ditën e Nekbatit e kanë shndërruar në një ditë të përgjakshme dhe kanë shtuar një shprehje të re në historinë e agresionit të tyre. Dita e Nekabatit është emri të cilin e përdorin palestinezët për të treguar përvjetorin e dëbimit dhe shpërnguljes me dhunë të dhjetëra mijëra palestinezëve nga dhjetori i vitit 1947 deri në janar të vitit 1949, gjatë agresionit dhe pushtimit të sionistëve në territorin e Palestinës. Sionistët nuk kanë kursyer kurrfarë krimi për t’i detyruar me dhunë palestinezët të shpërngulen nga fshatrat, qytetet dhe nga vendi i tyre. Ata kanë djegur dhe shkatërruar rreth 600 fshatra palestineze. Njerëzit të cilët rezistonin përball këtyre krimeve, vriteshin. Vrasja barbare dhe e egër e banorëve të fshatrave Dejr Jasin dhe Kefer Kasim është regjistruar në mënyrë më të dalluar në historinë e krimeve dhe agresionit të sionistëve në territoret e pushtuara të Palestinës. Data 15 maj është data e deklarimit të regjimit fals dhe pushtues sionist. Palestinezët këtë ditë e kanë quajtur “Dita e Nekbatit” dhe për çdo vit në këtë ditë duke organizuar protesta në drejtim të territoreve në pushtimin e sionistëve, u tregojnë gjeneratave të reja pushtimin e territoreve dhe vendit të tyre. Këto protesta janë quajtur “Protesta për të Drejtën e Kthimit” duke shpresuar në ditën kur territoret e Palestinës do të çlirohen nga pushtimi i sionistëve. Mirëpo protesta për të drejtën e kthimit këtë vit mori ngjyer të gjakut me vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades. Trump me anë të një qëndrimi çnjerëzor dhe anti-islam, iu përgjigj pozitivisht kërkesës disa dhjetëra vjeçare të sionistëve pushtues për ta shndërruar Bejtul-Mokades në kryeqytet të regjimit fals të Izraelit. Asnjëri prej presidentëve të Amerikës nuk ishte nën ndikimin e lobit sionist dhe krerëve të regjimit fals sionist aq sa është tani Donald Trump.

Transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades

Donald Trump, presidenti i Amerikës, me anë të një video-mesazhi, ja uruar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades dhe duke u shprehur i kënaqur në lidhje me këtë çështje, deklaroi se kjo ngjarje duhej të ndodhte shumë vite më parë. Ai gjithashtu tha: “Transferimi i ambasadës amerikane në Bejtul-Mokades është shpresa më e madhe për vendosjen e paqes në rajon”. Në vazhdim presidenti i Amerikës deklaroi: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu janë plotësisht të zotuara për lehtësimin e marrëveshjes për paqe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë do të jenë mik i madh dhe partner në fushën e lirisë dhe paqes”.

Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit fals sionist, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikane në Bejtul-Mokade, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajti mikun dhe aleatin më të mirë të Izraelit. Trump me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades foli për paqe dhe stabilitet në rajon në kohën kur edhe aleati më i afërt i Amerikës, do të thotë Britania, ishte kundër kësaj çështje dhe këtë veprim të presidentit të Amerikës e konsideroi në në kundërshtim të plotë me procesin për paqe. Brenda në Amerikës gjithashtu një pjesë e partisë politike në pushtet në këtë vend ka kundërshtuar këtë veprim të Trump duke e quajtur atë një gozhdë të ngulur mbi tabutin e procesit të negociatave për paqe. Presidenti i Amerikës e ka bërë zakon t’i paraqesë tërësisht mbrapshtë dhe ndryshe realitetet deri në atë masë sa që edhe aleatet evropianë të Amerikës po shikojnë me dyshim dhe shumë dilema politikën e Amerikës. Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, në reagim ndaj daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe shteteve të Grupit 5+1, deklaroi: “Vendimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës për daljen nga marrëveshja bërthamore, tregon ndryshimin e marrëdhënieve Gjermani-Amerikë dhe të marrëdhënieve Evropë-Uashington”.

Dalja e Donald Trump nga marrëveshja bërthamore

Sionistët kanë armiqësi dhe urrejtje të thellë ndaj myslimanëve dhe çdo mysliman që reziston përball agresionit të tyre, e quajnë atë terrorist, rebel dhe e akuzojnë atë për ekstremizëm. Faktorët kryesorë që qëndrojnë në prapaskenën e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në perëndim, gjithashtu janë sionistët. Ata po bëjnë përpjekje që me këtë politikë të mbulojnë agresionin dhe krimet e tyre në territoret e pushtuara të Palestinës dhe luftëtarët e Hamasit dhe të Xhihadit Islamik të Palestinës dhe të Hezbullahut të Libanit për shkak se ata po luftojnë për çlirimin e vendit të tyre, po i akuzojnë për terrorizëm dhe ekstremizëm ndërsa edhe mbështetësit e këtyre grupeve po i akuzojnë për mbështetje ndaj terrorizmit.

Në një atmosferë të tillë Donald Trump e konsideron lëvizjes e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) fajtorë për vrasjen e palestinezëve nga ana e sionistëve në Ditën e Nekbatit. Natyra e regjimit kriminel izraelit dhe mbështetësve të tyre është bërë më se e qartë për të gjithë opinionin publik të botës dhe jehona e vrasjes së palestinezëve në protestën për të drejtën e kthimit në ditën e Nekbatit në nivel të gjerë të mediave perëndimore, tregon shumë mirë këtë realitet përkundër politikës së presidentit amerikan. Gazeta majtiste franceze “Liberation” një ditë pas vrasjes së palestinezëve në protestat e Ditës së Nekbatit, duke publikuar një fotografi të marrë nga afër nga një palestinez i plagosur në përleshjet e përgjakshme në Rripin e Gazës, faqen e parë të numrit të vetë me titull “Jerusalem-Gaza, një ambasadë dhe një vrasje masive”, ia ka kushtuar transferimit simbolik të ambasadës amerikane në Bejtul-Mokades dhe ngjarjeve vrasëse ndaj popullit palestinez. Sipas raportit të gazetës “Liberation”, “faktorët që ndezin zjarrin e ngjarjeve vrasëse në Ditën e Nekbatit, janë dy persona: Donald Trump, presidenti i Amerikës dhe Beniamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit”.

Kjo gazetë franceze në vazhdim të raportit të saj shkruan: “Këta dy persona duke kremtuar transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades, në realitet në mënyrë simbolike lëshuan verdiktin për heqjen dorë nga programi për themelimin e shtetit të pavarur të Palestinës”. Gazeta franceze “Liberation” gjithashtu ka publikuar edhe një karikaturë të Donald Trump. Kjo karikaturë e tregon Donald Trump duke ecur në kohën kur një re e zezë është ngritur në qiell nga flakët e zjarrit i cili është ndezur nga koka e tij. Në këtë karikaturë Donald Trump duke bërtitur, thotë: “Unë po vijë për të vendosur paqen në Lindjen e Mesme”.

 

Tags