May 02, 2024 11:03 Europe/Tirane
  • Haaretz: Të rinjtë izraelitë po largohen nga Izraeli

Gazeta hebraike Haaretz shkroi në një raport se të rinjtë izraelitë aktualisht janë të frustruar dhe mendojnë të largohen nga Izraeli.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, gazeta hebraike Haaretz, në një raport të saj, duke theksuar se të rinjtë izraelitë kanë humbur shpresat e tyre dhe se kjo shtëpi është në prag të rënies dhe shembjes shkroi: "Kjo nuk është një fatkeqësi e papritur, por një proces. Izraeli nuk është më i sigurt dhe ata e kanë humbur besimin te institucionet qeveritare".

Më tej, në këtë raport thuhet: "Të rinjtë izraelitë po largohen nga kjo tokë sepse kanë humbur shpresat. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në formacionet ushtarake rezervë dhe para se të thirren sërish, sot ata shkojnë kudo që të munden për shkak të humbjes së shpresës. Nuk ka lidership që t'u premtojë një të ardhme të mirë dhe duket se lufta, gjithashtu, do të vazhdojë për një kohë të gjatë".

Tashmë, kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga fillimi i operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga grupet e rezistencës palestineze, pasojat e tij mendore dhe psikologjike për sionistët vazhdojnë dhe mediat e regjimit sionist kishin zbuluar më parë se një tjetër sionist kishte kryer vetëvrasje.

Kanali 12 i regjimit sionist njoftoi kohët e fundit në një raport se 520 mijë kolonë sionistë pësuan çrregullime mendore pas operacionit "Stuhia Al-Aksa" dhe kanë nevojë për trajtim për çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) si pasojë e operacionit të 7 Tetorit dhe luftës kundër Gazës.

Më herët, uebsajti sionist “Walla” kishte publikuar një hulumtim në bazë të të cilit 1600 ushtarë dhe oficerë të regjimit izraelit vuajnë nga trauma të luftës dhe sipas këtij hulumtimi, të paktën 250 prej tyre janë liruar nga lufta.

 

 

Tags