May 02, 2024 11:00 Europe/Tirane
  • 300 sanksione të reja amerikane kundër Rusisë, Kinës dhe disa vendeve të tjera me pretekstin e luftës në Ukrainë

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vazhdimësi të politikave sanksionuese të Uashingtonit, sanksionuan rreth 300 institucione në Rusi, Kinë dhe shtete të tjera me pretekstin se mbështesin Moskën në luftën me Ukrainën.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, të mërkurën me orën lokale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën këto sanksione të gjera lidhur me luftën në Ukrainë. Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur 200 sanksione për 200 subjekte dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, në aksionin më të gjerë ndaj kompanive kineze, njoftoi sanksione ndaj 80 subjekteve që kanë lidhje me Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe Janet Yellen, Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, njoftuan sanksionet kundër 20 kompanive me bazë në Kinë dhe Hong Kong, pas paralajmërimeve të shumta të Uashingtonit drejtuar Kinës për mbështetjen që i jep Rusisë për luftën në Ukrainë.

Në këtë kontekst, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione kundër afro 60 subjekteve të vendosura në Republikën e Azerbajxhanit, Belgjikë, Kinë, Rusi, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sllovaki.

Ky institucion amerikan i ka akuzuar institucionet dhe kompanitë e synuara se "i mundësojnë Rusisë të sigurojë teknologjinë dhe pajisjet e nevojshme nga jashtë shtetit".

 

Tags