May 02, 2024 10:58 Europe/Tirane
  • Vritet një komandant i Rezistencës nga elementë të Autoritetit Palestinez

Elementët e sigurisë së Autoritetit Kombëtar Palestinez qëlluan një makinë në tentativë për të vrarë një prej komandantëve të Batalionit Tulkaram, të quajtur Ahmad Abul-Ful, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjë që çoi në martirizimin e tij.

Në të njëjtën kohë me këtë incident, raportohen përleshje të ashpra midis luftëtarëve të Batalionit Tulkaram (i lidhur me "Saraya al-Kuds", degën ushtarake të Xhihadit Islamik) dhe forcave të sigurisë së Mahmud Abbasit në qytetin Tulkaram.

Lidhur me këtë, edhe komandanti i "Batalionit Tulkaram", Abu Shuxha', në një deklaratë tha: "Heshtja jonë nuk do të zgjasë shumë dhe agresionet e këtyre aparateve të sigurisë na detyrojnë t'i japim fund kësaj heshtjeje".

Në reagim ndaj martirizimit të Ahmad Abul-Ful, një prej komandantëve të "Batalionit Tulkarem" të lidhur me "Saraya Al-Kuds" (dega ushtarake e Xhihadit Islamik), në duart e forcave të sigurisë së Autoritetit Kombëtar Palestinez, lëvizja Hamas e konsideroi atë një 'turp politik' për këtë institucion politik.

Hamasi tha se veprime të tilla i shërbejnë vetëm Izraelit.

Në këtë deklaratë thuhet: "Secili duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij për t'u dhënë fund këtyre veprimeve të paligjshme dhe për të ndryshuar procesin e institucioneve të sigurisë në drejtimin e duhur".

 

 

Tags