Dhjetor 13, 2020 18:39 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth neglizhencës së shteteve dhe qeverive islamofobiste perëndimore ndaj vrasjes së myslimanëve të Mianmarit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Islamofobia në Perëndim".

Myslimanët në të gjitha vendet e botës, si në ato vende ku janë shumicë si në ato vende ku janë minoritet, kanë zhvilluar një bashkëjetesë paqësore përkrah ndjekësve dhe besimtarëve të feve të tjera. Kjo bashkëjetesë paqësore po vazhdon të zhvillohet në shumë vende të tjera të botës. Mirëpo vala e islamofobisë e cila ka filluar dhe është zhvilluar në përmasa të gjera gjatë dy dekadave të kaluara në vendet perëndimore, është përhapur edhe në rajone të tjera të botës. Anglia, Amerika dhe disa vende të tjera perëndimore për shkaqe të ndryshme pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe me intensitet më të madh pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe shembjes së regjimeve komuniste, janë munduar të prezantojnë një imazh ekstremist, radikal dhe të dhunshëm ndaj mësimeve paqedashëse dhe drejtësidashëse të Islamit. Islamofobia dhe duke u pasuar me politikë islamofobiste, zhvillohet në kuadër të qëllimeve afatgjate për të arsyetuar politikat e shteteve perëndimore në vendet islame. Perëndimi me shembjen e Bllokut të Lindjes kishte nevojë për një armik të ri për të çuar përpara qëllimet e veta afatgjate në vendet islame, prandaj Islamofobia dhe urrejtja ndaj islamit u vendos bazë e politikës së shteteve perëndimore me qëllim të paraqitjes së një armiku të improvizuar. Kjo politikë e shteteve perëndimore ka ushtruar ndikim destruktiv edhe në rajonet e tjera të botës, sidomos mbi jetën e myslimanëve në ato vende në të cilat ata janë minoritet. Aktualisht myslimanëve Rohingia në Mianmar vriten për të vetmin faj që ata janë myslimanë.

Nëse myslimanët Rohingia do të kishin një fe tjetër përveç Islamit, me siguri se reagimi i shteteve perëndimore dhe i institucioneve pretenduese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, do të ishte shumë më i ndryshëm. Edhe pse vala e fundit e vrasjes së myslimanëve të Mianmarit dhe shpërngulja e dhjetëra mijëra personave për të ikur nga dhuna, përkundër në të kaluarën është shoqëruar me një valë të gjerë të shprehjes së solidaritetit nga ana e vendeve të ndryshme të botës. Mirëpo kjo valë e shprehjes së solidaritetit nuk shkoi më larg se kaq dhe qeveria e Mianmarit dhe figura e njohur në qeverinë e Mianmarit, Aung San Suçi që mban çmimin Nobel për Paqe, në mënyrë zyrtare nuk është kritikuar nga ana e asnjë qeverie dhe institucioni ndërkombëtar. Përveç kësaj, disa funksionarë dhe liderë të shteteve të botës në takim me Aung San Suçi, në një farë mënyre ata janë munduar që vet myslimanët t'i bëjnë fajtorë për vrasjen e myslimanëve.

Narendra Modi, kryeministri i Indisë, pas bisedimeve me Aung San Suçi, ka mbështetur qëndrimet dhe politikën e qeverisë së Mianmarit kundër myslimanëve Ruhingia. Qeveria e Mianmarit pretendoi se sulmi i një grupi rebel i komunitetit Ruhingia ndaj forcave të policisë më 26 gusht, të vitit 2017, është shkak për ofensivën e shtetit të Mianmarit kundër komunitetit mysliman Ruhingia. Sipas statistikave zyrtare, si rezultat i ofensivës së fundit kundër myslimanëve Ruhingia, janë vrarë mbi 400 persona. Natyrisht se sipas statistikave jozyrtare, numri i personave të vrarë është me mijëra persona. Disa raporte tregojnë se ushtria e Mianmarit ka djegur me mijëra trupa të myslimanëve të vrarë për t'i mbuluar gjurmët e një krimi të tillë.

Vrasja e pamëshirshme dhe djegia e myslimanëve të Mianmarit

Myslimanët Ruhingia pasi që nuk kanë kurrfarë karte identiteti, nuk mund të kryhen kurrfarë hetime në lidhje me personat e vrarë. Qeveria e Mianmarit nuk i njeh zyrtarisht pjesëtarët e komunitetit mysliman si qytetarë të këtij vendi dhe në veprim, minoriteti i myslimanëve Rohingia nuk gëzojnë kurrfarë të drejta qytetarësh. Budistët e Mianmarit i konsiderojnë myslimanët si njerëz të huaj dhe çfarëdo lloj veprimi çnjerëzor dhe diskriminues kundër myslimanëve e konsiderojnë të ligjshëm dhe të lejuar. Nuk ekzistojnë informacion të sakta rreth numrit të myslimanëve Rohingia, mirëpo numri i tyre supozohet se është 1.100.000 persona. Gati të gjithë myslimanët Rohingia jetojnë në provincën Rakhin në brigjet perëndimore të Mianmarit. Provinca Rakhin është një prej provincave më të privuara dhe më të pazhvilluara të Mianmarit dhe shumica e myslimanëve Rohingia jetojnë në kampe refugjatësh dhe pa lejen e qeverisë qendrore, nuk lejohen të largohen nga provinca Rakhin. Në bazë të dokumenteve historike, myslimanët Ruhingia që nga shekulli 12 jetojnë në rajonet e tyre aktuale në Mianmar. Shumica e myslimanëve Ruhingia rreth 100 vite më parë, do të thotë mes viteve 1824 deri në vitin 1948, në periudhën e sundimit të Britanisë së Madhe në nënkontinentin e Indisë, kanë emigruar nga këto rajone në vendin i cili sot njihet me emrin Mianmar për punë. Në atë kohë, Mianmari ishte një provincë e Indisë e cila ndodhej nën sundimin e Britanisë së Madhe dhe emigrimi i myslimanëve Ruhingia, konsiderohej një emigrim i brendshëm.

Djegia për së gjalli e myslimanëve në Mianmar

Minamari në vitin 1947, u çlirua nga sistemi kolonialist i Britanisë së Madhe dhe shpalli pavarësinë e vet. Në mesin e budistëve ka ekzistuar një islamofobi dhe një urrejtje ndaj myslimanëve në nivel shumë të gjerë. Pas pavarësisë së Mianmarit, shumica e myslimanëve u privuan nga marrja e shtetësisë së Mianmarit dhe qeveria e Mianmarit emigrimin e tyre nga India dhe Bangladeshi në kohën e sundimit të Britanisë së Madhe, e konsideron si veprim të paligjshëm. Edhe pse në fillim myslimanëve Ruhingia i është dhënë kartë identiteti si dhe statusi i qytetarit dhe disa prej tyre gjetën rrugën edhe të hyjnë në parlamentin e këtij vendi, mirëpo grusht shteti i ushtrisë në vitin 1962, ndryshoi çdo gjë. Në atë kohë të gjithë qytetarët ishin të obliguar që të kenë kartë kombëtare të identitetit. Në këtë mes, pjesëtarëve të komunitetit mysliman Ruhingia i është dhënë vetëm një kartë identifikuese e cila i prezantonte ata si të huaj. Në vitet e fundit me fillimin e një vale të gjerë të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në perëndim, në Mianmar vala e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit u përhap dhe zhvillua në një formë tjetër në mesin e budistëve ekstremistë të Mianmarit dhe myslimanët e këtij vendi më shumë se në të kaluarën u bënë objektiv i sulmeve raciste dhe të dhunshme të budistëve ekstremistë. Mirëpo vala e fundit e vrasjes së myslimanëve të Mianmarit, qeveria e këtij vendi në mënyrë zyrtare ka marrë pjesë në vrasjen e myslimanëve. Para kësaj, ushtria e Mianmarit ishte vetëm vëzhguese e veprimeve të dhunshme të budistëve ekstremistë ndaj myslimanëve. Aktualisht me pretekst të luftës kundër grupeve ekstremiste myslimane, ka filluar vrasjen e myslimanëve Ruhingia në nivel të gjerë. Fshatarët e myslimanëve të cilët kanë ikur nga provinca Rakhin dhe kanë hyrë në territorin e Bangladeshit ose  kanë mbetur dhe janë ngujuar në kufirin e këtij vendi, thonë se forcat ushtarake dhe paramilitare të ushtrisë së Mianmarit kanë djegur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë kursyer asgjë për vrasjen e myslimanëve Rohingia. Sipas raportit të organizatës HRW që janë siguruar nëpërmjet filmimeve satelitore mbi fshatrat e minoritetit Ruhingia, tregojnë se 99 % e fshatrave janë shkatërruar dhe djegur shumë prej tyre. Sipas raportit të gazetës "The Guardian", me mijëra persona në provincën Rakhin ose në zonat kufitare mes Mianmarit dhe Bangladeshit, janë të uritur dhe po vuajnë nga mungesa e kushteve shumë të këqija duke mos patur mundësi t'i plotësojnë as nevojat elementare për medikamente dhe ujë të pijshëm.

Fotografi satelitore të bëra nga djegia e plotë e fshatit Kharli me 700 banorë në Mianmar

Shumë njerëz mendonin se me përfundimin e regjimit ushtarak në Meianmar dhe me ardhjen në pushtet të Aung San Suçi, një figurë e njohur në nivel ndërkombëtar dhe fituese e çmimit Nobel për paqe, do të përfundojë diskriminimi racor dhe veprimet raciste dhe të dhunshme kundër myslimanëve Ruhingia. Mirëpo jo vetëm që nuk ndodhje një gjë e tillë, por për kundër kësaj, myslimanët Ruhingia po përballen me politikën e dëbimit të plotë dhe pastrimit etnik nga ana e ushtrisë së këtij vendi. Aung San Suçi jo vetëm që nuk ka treguar reagim të përshtatshëm ndaj kritikave për mosveprim përball vrasjes së myslimanëve të shtypur Rohingia, por ka akuzuar edhe grupet e organizatave humanitare për bashkëpunim me terroristët në vendin e saj. Qeveria e Mianmarit pikërisht me këtë pretekst, ka penguar dërgimin e ndihmave humanitare nga ana e institucioneve të OKB për mijëra myslimanë Rohingia. Edhe pse në nivel medial dhe në nivel të vendeve islame po bëhen lëvizje të konsiderueshme për të penguar vrasjen dhe dëbimin e myslimanëve të Mianmarit, mirëpo deri në kohën kur nuk ekziston një vullnet serioz ndërkombëtar për të ushtruar presion ndaj qeverisë së Mianmarit, duket se qeveria e Mianmarit nuk do të heqë dorë nga vrasja e myslimanëve të Mianmarit dhe nga dëbimi me dhunë i tyre nga vendbanimet e veta. Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për përkeqësimin e gjendjes së myslimanëve Ruhingia, nuk vërehet asnjë shenjë që tregon se qeveritë e shteteve perëndimore mbështetëse të Aung San Suçi të bëjnë një kërkesë më të madhe se kritika ndaj qeverisë së Mianmarit.

 

 

Tags