Islamofobia në perëndim
Në këtë edicion do të shqyrtojmë një pjesë tjetër dimensioneve të ndryshme të islamofobisë në vendet perëndimore.
Një prej figurave të njohura islamofobe në perëndim është Geret Vilders, lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Liria” të Holandës. Ai në disa deklarata të tij që ka bërë në një intervistë me gazetën angleze “Daily Telegraf”, pretendoi se Islami nuk është një fe, por një ideologji e rrezikshme dhe e dhunshme. Kjo figurë islamofobiste holandeze kërkon nga përfshirja në ligjet për liritë fetare.
Geret Vilders
Në Kushtetutën e Holandës janë theksuar liritë fetare. Vilders edhe më parë ka premtuar se në rast se do të marrë pushtetin në Holandë, do të ndjekë politikën për mbylljen e xhamive, për ndalimin e mësimit të Kur’anit të shenjtë në Holandë dhe për anulimin e lejeqëndrimit për emigrantët. Partia “Liria” e Vilders në zgjedhjet parlamentare të marsit të kaluar në Holandë, ka fituar 20 kursi nga gjithsej 150 kursi të Parlamentit të Holandës dhe zuri pozitën e dytë në mesin e partive politike të Holandës në Parlament. Kjo konsiderohet një fitore e madhe për këtë parti islamofobiste në Holandë. Një prej kritikave serioze ndaj qeverive perëndimore, është krijimi i kufizimeve për myslimanët sepse kjo është shkelje e ligjit të lirive fetare në Kartën e Evropës dhe në Kushtetutën e vendeve evropiane. Liria fetare është një prej vlerave më të rëndësishme dhe normave të Bashkimit Evropian, mirëpo shtetet evropiane në trajtimin e myslimanëve, po anashkalojnë këtë ligj. Geret Vilders, lideri i partisë islamofobiste të ekstremit të djathtë “Liria” e Holandës, duke kërkuar heqjen e Islamit nga ligji i lirive fetare, synon t’i ndjekë dhe t’i zbatojë politikat islamofobiste të tij në shoqërinë e Holandës. Geret Viders për shkak të sjelljeve dhe veprimeve islamofobiste, ka dosje të hapura në gjykatat e Holandës dhe në disa raste është edhe i dënuar. Natyrisht se qeveria e Holandës disa veprime ofenduese dhe islamofobiste të Vilders i ka arsyetuar nën petkun e lirisë së shprehjes. Një prej veprimeve më të ashpra islamofobiste të Vilders ka qenë prodhimi i një filmi me titull “Intriga”. Ky film në fillim tregon një kopje të Kur’anit të shenjtë dhe më pas tregohet skena e sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë. Ky film 15 minutash është prodhuar në vitin 2008 dhe Islamin e ka quajtur “armik të lirisë”. Qeveria e Holandës në reagim ndaj protestës së vendeve islamike ndaj prodhimit dhe transmetimit të këtij filmi ofendues, ka paraqitur pretendimin për respektimin e lirisë së shprehjes në Holandë dhe ka deklaruar se nuk pajtohet me përmbajtjen e filmit të Vilders, por në asnjë mënyrë nuk do ta ndalojë transmetimin e këtij filmi.
Posteri i filmit “Intriga”
Një prej sjelljeve të dyanshme të qeverive dhe mediave perëndimore në mbrojtje ndaj lirive fetare, është krijimi i kufizimeve të ndryshme për myslimanëve. Në dy dekadat e fundit qeveritë evropiane me pretekste të ndryshme, si me pretekst të luftës kundër ekstremizmit ose me pretekst të vendosjes në rrezik të vlerave sekulariste, kanë krijuar kufizime të shumta për myslimanët në fusha të ndryshme të jetës së tyre në bazë të mësimeve islame. Franca është një prej vendeve pioniere në këtë drejtim. Franca është shteti i parë perëndimor që ka ndaluar hyrjen e nxënëseve myslimane të mbuluara në shkollat e këtij vendi. Franca e cila e konsideron veten pioniere e demokracisë dhe lirisë në botë, është vendi i parë që ka krijuar kufizime fetare për myslimanët. Në kohën kur hebrenjtë që për shkeljen e të drejtave të tyre flitet shumë në mediat e shteteve perëndimore, shumë lehtë gëzojnë të gjitha liritë duke përfshirë edhe mbajtjen e veshjes së tyre të veçantë. Kjo sjellje hipokrite, është rezultat i përpjekjeve të qeverive dhe shteteve perëndimore për t'i paraqitur mësimet islame si ekstremiste. Sjellja diskriminuese ndaj myslimanëve buron nga mungesa e informimit të politikanëve perëndimor dhe mediave perëndimore në lidhje me Islamin. Deklaratat e shumë politikanëve perëndimore gjatë viteve të fundit për të bërë dallim mes mësimeve islame dhe perceptimeve ekstremiste të grupeve takfiriste dhe terroriste rreth Islamit, tregojnë më së miri këtë të vërtetë se ata nuk janë të informuar siç duhet me mësimet paqedashëse dhe drejtësidashëse të Islamit. Shkuarja e terroristëve takfiristë nga vendet e përfshira nga kriza dhe lufta në rajonin e Lindjes së Mesme në qytetet e Evropës, i ka detyruar politikanët perëndimorë që vetëm në deklarata dhe jo në veprim të bëjnë dallim mes Islamit burimor të vërtetë dhe Islamit të devijuar nga grupet takfiriste dhe terroriste. Qeveritë dhe shumë media perëndimore me plotë vetëdije po mundohen që t'i paraqesin dhe prezantojnë ekstremiste dhe të dhunshme mësimet e Islamit me qëllim që t'i arsyetojnë politikat e tyre islamofobiste në Evropë dhe jashtë këtij kontinenti.
Shtimi i islamofobisë në Francë
Kufizimet kundër myslimanëve në Evropë bëhen me pretekste të ndryshme. Në Zvicër, moslejimi i ndërtimit të minareve të xhamive të cilat janë një simbol i arkitekturës islame, është vendosur në referendum dhe u shpall veprim i ndaluar. Në shumë vende të Evropës nuk i jepet leje myslimanëve për të ndërtuar xhami ose vende të veçanta për organizimin e ritualeve të tyre fetare dhe për tubimin e myslimanëve. Pikërisht për këtë arsye, myslimanët janë të detyruar t'i shfrytëzojnë vendet si parkingjet për organizimin e ceremonisë së namazit. Në shumë vende evropiane, kufizimet për myslimanet e mbuluara në vendet publike, kanë marrë formë legjitime. Partitë e ekstremit të djathtë dhe islamofobiste në Evropë, janë duke u përhapur në përmasa të mëdha. Përhapja dhe zhvillimi i këtyre partive, është rezultat i politikave dhe i ligjeve islamofobiste të shteteve evropiane në disa dekada të fundit. Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit është një prej karakteristikave të përbashkëta të të gjitha partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Duke marrë parasysh faktin se pjesa më e madhe e emigrantëve dhe refugjatëve të cilët shkojnë në Evropë janë nga vendet islamike në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore, Islamofobia është lidhur ngushtë edhe me urrejtjen ndaj emigrantëve dhe refugjatëve. Partitë e ekstremit të djathtë nuk dëshirojnë të bëjnë dallim në këtë drejtim, për arsye se në këtë mënyrë më pak bëhen objektiv i kritikave nga ana e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare dhe në këtë mënyrë më lehtë i sulmojnë myslimanët me pretekst të urrejtjes ndaj refugjatëve. Partia e ekstremit të djathtë dhe kundër emigrantëve "Alternativa për Gjermaninë", është partia më e re e ekstremit të djathtë në Evropë e cila ka arritur një sukses të madh në zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Fituesi i madh i zgjedhjeve parlamentare të ditës së diele më 24 shtator të vitit të kaluar në Gjermani, ishte partia e ekstremit të djathë "Alternativa për Gjermaninë". Kjo parti ka fituar mbi 13 % të votave dhe ka marrë 89 kursi në Parlamentin e Gjermanisë. Kjo është për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore një parti me prirje të ekstremit të djathtë ka hyrë në Parlamentin e Gjermanisë. Me këtë fitore, duhet pritur përhapjen e sjelljeve të urrejtjes kundër emigrantëve dhe refugjatëve dhe gjithashtu veprimeve më të gjera islamofobiste në Gjermani. Në të gjithë Evropën, statistikat e keqtrajtimit të myslimanëve, sidomos të femrave myslimane të mbuluara, shtohen për çdo të ditë e më tepër.
Frauke Petry, liderja e partisë "Alternativa për Gjermaninë"
Agjencia e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian ka zhvilluar një sondazh duke anketuar 1027 myslimanë nga 15 vende evropiane dhe në një raport ka deklaruar se 53 % e myslimanëve të Evropës po përballen me diskriminim racor gjatë procesit për të kërkuar shtëpi për banim dhe 39% e myslimanëve për shkak të pamjes së jashtme po përballen me diskriminim racor gjatë kërkimit të punës. Femrat përbëjnë gati 35 % të kësaj shifre. 94 % e femrave myslimane të anketuara në këtë sondazh, kanë deklaruar se për shkak të mbajtjes së hixhabit, janë bërë objektiv e sulmeve dhe keqtrajtimeve gojore dhe fizike që nga mesi i tyre 31 % janë bërë objektiv i sulmeve gojore, 39 % e tyre janë përballur me lëvizje të këqija dhe 22 % e tyre janë sulmuar me fjalë dhe shprehje të papërshtatshme. Në bazë të informacioneve të një qendre për hulumtim dhe analizim të mediave shoqërore në Britaninë e Madhe, raportohet se pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë, është shtuar në masë të madhe përdorimi i gjuhës së ashpër dhe armiqësore kundër Islamit në rrjetin social Twitter.