Islamofobia në perëndim
Në këtë edicion do të flasim rreth disa lajmeve për islamofobinë në Evropë me temë Ashura dhe lidhja e vrasësve të Imam Husejnit (a.s.) me grupet takfiriste dhe terroriste.
Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në perëndim po shtohet paralel me aktivizimin e myslimanëve për të dënuar dhunën, ekstremizmin dhe terrorizmin. Gazeta “Indipendent” në një raport të saj në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Forcat policore të Britanisë së Madhe kanë regjistruar 110 raste krimeve të kryera si pasojë e urrejtjes ndaj vendeve fetare islame gjatë periudhës pranverë-verë të vitit 2017. Kjo shifër në periudhën e ngjashme të një viti më parë, ishte 47 raste. Ofezat raciste, veprimet destruktive dhe prishja e portave të xhamive dhe kërcënimi me shpërthimin e bombave; përbëjnë numrin më të madh të sulmeve kundër vendeve fetare islame. Thyerja e dritareve të xhamive, dëmtimi i makinave rreth xhamive, shkrimi i motove të urrejtjes mbi mure, sulmimi fizik kundër myslimanëve gjatë kohës kur dalin nga xhamia, dy raste të vënies së zjarrit dhe vendosjes së mishit të derrit para portës së xhamive; gjithashtu përbëjnë sulmet e tjera me natyrë islamofobiste. Dajana Abut, ministrja e brendshme e qeverisë nën hije në Angli, këto statistika i ka quajtur “thellësisht shqetësuese”. Ajo ka thënë: “Sulmi kundër një grupi ose minoriteti fetar është i papranuar. Të gjithë njerëzit e ndershëm i dënojnë këto sulme anti-islame”. Fajad Makal, lider i një organizate e cila vepron për afrimitetin e komuniteteve në Angli, në një intervistë me gazetën “Indipendent”, ka thënë: “Kompanitë përgjegjëse të rrjeteve sociale duhet të ndjejnë përgjegjësi, sepse me përhapjen e urrejtjes dhe islamofobisë, po përhapin sulmet kundër xhamive. Individët dhe organizatat kundër emigrantëve dhe grupet raciste në Angli janë shumë aktive në rrjetet sociale dhe po organizojnë urrejtjen ndaj myslimanëve dhe Islamofobinë”. Sipas statistikave të policisë së Britanisë, pas çdo sulmi terrorist, shtohet edhe numri i sulmeve kundër xhamive në këtë vend. Me fjalë të tjera, grupet takfiriste dhe terroriste si ISIS me veprimet e tyre terroriste, po përgatisin më shumë rrugën për kryerjen e sulmeve kundër xhamive dhe qendrave islame dhe në sulmin kundër myslimanëve, po veprojnë në mënyrë të njëjtë si individët racistë dhe anti-islam. Natyrisht se gjatë viteve të fundit edhe myslimanët kanë bërë përpjekje për të dërguar mesazhin e vërtetë të mësimeve ndërtuese të njeriut, paqedashëse dhe drejtësidashëse të Islamit për shoqëritë perëndimore. Në disa ngjarje në këtë drejtim mund të përmendet tubimi i madh i myslimanëve në Londër për të dënuar ekstremizmin dhe veprimet e dhunshme. Organizata joqeveritare “Rezistenca përball racizmit” në reagim ndaj marshit të heshtjes së ekstremit të djathtë në Londër, ka organizuar një tubim në shenjë proteste ndaj islamofobisë dhe racizmit. Pjesëmarrësit në këtë tubim protestues mbanin në dorë pankarta me shkrime që dënonin diskriminimin racor dhe islamofobinë.
Vlen të theksohet se edhe myslimanët nuk kanë qëndruar pasiv përball këtyre veprimeve raciste dhe në çdo rast që krijohet mundësia për ata, mundohen që shfrytëzojnë sa më shumë këto raste për të prezantuar mësimet liridashëse të Islamit. Në muajin Muharram, në muajin e zimbajtjes së dashamirësve të Ehli Bejtit të Profetit të nderuar të Islamit, myslimanët zhvillojnë aktivitete edhe për prezantimin e mësimeve të Islamit burimor. Në këtë muaj, Imam Husejni (a.s.), nipi i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., u martirizua nga një grup që kishte perceptime të pavërteta dhe të devijuara nga mësimet e Islamit. Imam Husejni (a.s.) dhe besnikët e tij janë martirizuar në rrugën e liridashjes dhe luftës kundër dhunës dhe padrejtësisë. Kokat e tyre ishin këputur nga trupat dhe ishin vendosur mbi shtiza ndërsa familja e Imam Husejnit (a.s.) ishte kap rob. Aktualisht gjithashtu rrënjët e ideve ekstremiste dhe veprimeve të dhunshme të grupeve takfiriste dhe terroriste si ISIS janë pikërisht në këto perceptime të interesave të vrasësve të Imam Husejnit (a.s.) dhe besnikëve të tij rreth mësimeve liridashëse të Islamit. Që nga 140 vite më parë, myslimanët dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) në ditën e dhjetë të muajit Muharram që njihet me emrin Ashura, organizojnë ceremoni të zimbajtjes dhe përkujtojnë dhe mbajnë gjallë kryengritjen e Imam Huhsejnit (a.s.) kundër dhunës dhe despotizmit të pushtetit të asaj kohe. Në brendësinë e këtyre ceremonive të zimbajtjes, janë të fshehur me mijëra mesazhe. Përkundër ideve ekstremiste dhe të dhunshme të grupeve takfiriste dhe terroriste si ISIS, feja Islame është një fe e luftës kundër pushteteve të dhunshme dhe despotike dhe një fe e mbështetjes ndaj të shtypurve. Mesazhi i fesë Islame që beson në një Zot, është dëshira dhe kërkesa për liri dhe drejtësi. Kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) kundër pushtetit të Jezidit, ishte e bazuar mbi këto themele. Imam Husejni (a.s.) ka bërë kryengritje me qëllim të ringjalljes së mësimeve të fesë Islame të cilat ishin shtrembëruar. Myslimanët për çdo vit në muajin Muharram organizojnë ceremoni të zimbajtjes dhe mbajnë gjallë qëllimet e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.).
Edhe tani Islami dhe shoqëria myslimane po përballen me lëvizje ekstremiste dhe të dhunshme të cilat duke devijuar mësimet e Islamit, në realitet po prishin imazhin e vërtetë të Islamit. Për fat të keq qeveritë dhe mediat perëndimore duke dalluar në mënyrë të veçantë veprimet dhe krimet e këtyre grupeve në emër të Islamit, po propagandojnë në opinionin publik se feja Islame është fe ekstremiste dhe e dhunshme. Pavarësisht sulmeve të tilla propaganduese, myslimanët në shoqëritë perëndimore janë më të unifikuar dhe më të vendosur për t’u përballur me lëvizjet islamofobiste në perëndim. Tubimet e myslimanëve me raste të ndryshme në qytete të ndryshme të Evropës, tregojnë më së miri këtë unifikim të myslimanëve. Në ditën e Ashurasë, gati të gjithë kryeqytetet dhe qytetet e rëndësishme evropiane janë arena të pjesëmarrjes së myslimanëve në ceremonitë e zimbajtjes për Imam Husejnit (a.s.). Kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) nuk është e kufizuar me një kohë dhe vend të caktuar sepse mesazhi i saj është për të gjithë botën dhe për të gjitha periudhat historike. Sekreti i pavdekshmërisë së kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) qëndron në universalizmin e mesazhit të kësaj kryengritje për të gjithë popujt në të gjitha periudhat historike. Kris Hijur, islomolog dhe mendimtar i krishterë nga Irlanda, bënë një përshkrim të bukur në lidhje me tragjedinë e Qerbelasë dhe madhërinë e sakrificës së Imam Husejnit (a.s.) dhe besnikëve të tij. Ky islamolog irlandez thotë: “Nëse dëshirojmë të kuptojmë konceptin e Qerbelasë, atë duhet ta shikojmë si një ngjarje më të gjerë se sa territori i Irakut dhe më të gjerë se sa një çështje përkatëse me myslimanët shiitë ose me myslimanët në përgjithësi. Qerbelanë duhet ta shikojmë si një ngjarje të fatitë dhe të së kaluarës së njerëzimit. Ne, njerëzit kemi një histori kolektive, ne nuk jemi gjenerata e parë e njerëzimit. Ne mund të shikojmë në të kaluarën dhe në mënyrën e jetesës së njerëzve të tjerë dhe të marrim model nga ata. Ky vështrim mund të jetë mësimdhënës për neve”. Ky mendimtar irlandez beson: “Kjo mënyrë që një ushtri e tërë në rrethana të caktuara kanë kryer atë veprim të shëmtuar dhe Imam Husejni (a.s.) në ato rrethana, ka vepruar në këtë mënyrë të shkëlqyeshme dhe të ndershme, është bërë shkak që unë si një besimtar i krishterë, ta dua atë dhe duke kujtuar ngjarjet e Qerbelasë, të marrë mësim nga ajo ngjarje. Të gjithë pajtohen në këtë mendim se Jezidi ishte një model i një myslimanë shumë të keq dhe në radhë të parë, ai ishte një lider shumë i keq. Ai në mënyrë të hapur, vepronte në kundërshtim të urdhrave të Zotit dhe në mënyrë të hapur ka shkelur dispozitat e fesë Islame. Në këtë mënyrë është krijuar një krizë e lidershipit dhe ajo është kjo që në çfarë mënyre duhet përballur me dhunën dhe rebelimin kundër urdhrave hyjnor”.
Kris Hijur në analizën e tij për tragjedinë e Ashurasë, thotë: “Kemi një hadith nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. që tregon rëndësinë e kësaj çështje. Profeti Muhamed s.a.vs. ka thënë: lufta më e madhe është thënia e të vërtetës përball një sunduesi ose sulltani tiran. Sfida më e madhe çdo njeri është kjo që të qëndrojë përball një individi të dhunshëm dhe të mos dorëzohet. Në mendjen e Imam Husejnit (a.s.) kalonin këto gjëra dhe ai e dinte se nuk do të kalojë shumë kohë dhe Jezidi do të kërkojë nga ai që të bëjë besëlidhje me atë, ndërkohë që ai e di se Jezidi është një person plotësisht i pamerituar për të qenë lider i shoqërisë dhe pikërisht këtu ndodhë një ngjarje tronditëse për shoqërinë islame. Akoma nuk kishin kaluar 50 vite nga vdekja e Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe ndodhë tragjedia e Ashurasë dhe vrasja masive e nipit të Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe besnikëve të tij”. Ky islamolog irlandez në analizën e tij rreth kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) vë në dukje ngjarjet e natës së Ashurasë dhe thotë: “Një natë para betejës së luftës, Imam Husejni (a.s.) mbledh shokët e tij besnikë dhe u thotë atyre se nesër do të na sulmojnë neve. Ata kanë armiqësi me mua. Iu lutem largohuni nga këtu dhe ikni nga ky vend! Mirëpo besnikët e Imam Husejnit (a.s.) i përgjigjen atij: “ne nuk do të shkojmë. Ne do të qëndrojmë dhe do të vritemi së bashku me ty”. Këtu përballemi me një dimension të madh të kësaj çështje se nëse ju do të ishit mbrojtës të një njeriu fisnik, të devotshëm dhe të ndershëm ndaj të cilit ushtrohet padrejtësi dhe dhunë, çfarë do të kishit bërë? A do të qëndronit përkrah tij, edhe nëse do të duhej të sakrifikoni jetën tuaj? Apo do të kishit ikur për të shpëtuar veten”?