May 10, 2021 12:44 CET

Në këtë program ne do të flasim mbi zakonet palestineze gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Qëndroni me ne.

Palestina është një vend i njohur si Toka e Shenjtë. Popullsia e Palestinës është rreth tetë milion banorë. Palestina dhe Kodsi si vendi i profetëve, vendi i shfaqjes dhe përhapjes së feve hyjnore dhe kibla e parë e myslimanëve kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së kombeve të botës. Toka e Palestinës është pika lidhëse e civilizimeve.

Myslimanët në territoret e okupuara Palestineze kanë zakonet e tyre për muajin e shenjtë të Ramazanit, madje as pushtimi sionist nuk i ka bërë ata të braktisin traditat e tyre të Ramazanit. Ata përballen me sfida të panumërta gjatë gjithë kohërave të vitit, veçanërisht gjatë Ramazanit dhe ata duhet të merren me to.

Unë jam Ahmedi. Një luftëtar i ri mysliman palestinez ... Atmosfera e Ramazanit në vendin tim është e ndryshme nga vendet e tjera. Nëse doni të dini për zakonet e vendit tim, së pari duhet të them se toka e vendit tim për vite dhe dekada përjeton mizorinë dhe krimin e sionistëve. Por, pavarësisht nga dhuna e vazhdueshme dhe prania në rritje e regjimit sionist në Palestinë, ne palestinezët, burra dhe gra, fëmijë dhe adoleshentë, gjatë Ramazanit zbukurojmë rrugët tona me flamuj dhe drita shumëngjyrëshe duke krijuar në një atmosferë të lumtur.  Ne i fillojmë këto festime para mbërritjes së muajit të shenjtë, veçanërisht kur shohim hënën.

Nga fillimi i agjërimit, palestinezët fillojnë lutje dhe adhurime speciale të Ramazanit në xhami. Fëmijët mbajnë fenerë të llojeve të ndryshme, shkojnë në rrugë dhe gëzohen në lagje. Edhe pse temperaturat e nxehta e ka bërë agjërimin të vështirë në disa vite, miliona myslimanë palestinezë përpiqen të durojnë edhe diskriminimin sistematik të sionistëve në territoret e tyre të okupuara.

Gjatë Ramazanit, ne myslimanët palestinezë i kushtojmë kohë lutjes, si në shtëpi ashtu edhe në xhami. Fatkeqësisht, ne duhet të marrim leje nga regjimi sionist në mënyrë që të mund të shkojmë në qytetin e vjetër të Kodsit dhe të lutemi në Xhaminë Al-Aksa.  Xhamia Al-Aksa është kibla e parë e myslimanëve dhe ne jemi të privuar nga hyrja lirisht në këtë vend të shenjtë. Ky është një trishtim i madh, si për ne ashtu edhe për të gjithë myslimanët në botë. Ne duhet të qëndrojmë në radhë për orë të tëra që inspektimet sioniste të na lejojnë të ushtrojmë të drejtën e besimit.

Palestinezët besojnë se Ramazani është si një lule e rrallë që çel një herë në vit dhe zhduket për një vit tjetër sapo aroma fillon dhe për këtë arsye ata duhet të jenë mirënjohës për Ramazanin. Kjo është arsyeja pse mënyra e jetës së njerëzve në Palestinë ndryshon gjatë këtij muaji. Ditët e punës shkurtohen dhe punonjësit kalojnë shumë orë në ditë duke pushuar. Disa i zbukurojnë shtëpitë e tyre me gjysmëhëna. Rrugët zbukurohen me yje dhe fenerë dhe ka shumë drita shumëngjyrëshe.

Në qytetin e Gazës, fëmijët ndezin fenerë shumëngjyrësh dhe marrin lodra dhe dhurata nga prindërit e tyre për të festuar Ramazanin. Por tani, varfëria është aq e përhapur saqë familjet nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Tradicionalisht, familjet palestineze japin lëmoshë dhe bamirësi për ata janë në nevojë gjatë Ramazanit, por tani shumë njerëz nuk mund të sigurojnë nevojat as për veten e tyre. Por ne qëndrojmë gjallë me shpresë dhe këtë ndjenjë shprese ia detyrojmë muajit të Ramazanit, i cili shfaqet në situatën e dëshpëruar të Palestinës dhe bëhet i gjallë natën. Në mbrëmje, në muzg dhe iftar, rrugët janë të mbushura me dyqanet e hapura deri në mesnatë. Njerëzit për një moment harrojnë makthin e pushtimit sionist, por nuk kalon shumë  dhe ndokush prej nesh përballet me një realitet të lig pas kalimit të një koloni sionist ose një pike kontrolli ose një muri sionist.

Në agim(sahar, ne nuk e humbasim bekimin e saharit. Saharisti është dikush që ecën në rrugët e qyteteve dhe fshatrave palestineze dhe i zgjon myslimanet për mëngjes duke luajtur me daulle dhe duke kënduar këngë të veçanta të Ramazanit. Dëgjohen ende tinguj e daulleve dhe këngëve të agimit që zgjojnë njerëzit për mëngjes dhe për të kaluar saharin, tinguj që thonë; "Zgjohu! Është sahar!" ka ardhur koha e Saharit.

Të shtënat me topa gjatë Iftarit të Ramazanit ka qenë një praktikë e zakonshme në Palestinë. Banorët e Kodsit kanë dëgjuar qitje me topa gjatë Ramazanit për qindra vjet, deri në pikën që ajo u bë trashëgimi e qytetit. Në Kods, disa topa janë të vendosura në Varrezat Islame Mojahedin në zonën e Portës Al-Sahira në Rrugën Salahuddin në qendër të qytetit. Qytetet e tjera, të tilla si Kalkilya, përdorin iftarin Zamur në xhami. Iftari Zamour është një sirenë agjërimi që duke dëgjuar sirenën, besimtarët informohen për kohën e perëndimit të diellit për të prishur agjërimin e tyre.

Një nga zakonet më të bukura të popullit palestinez është iftari familjar. Aty ku fëmijët dhe gjyshërit mblidhen për të përgatitur një vakt të shpejtë të agjërimit. Shumica e familjeve palestineze janë me të ardhura të ulëta, por të shumtë në numër. Sidoqoftë, gratë e tyre gjithmonë arrijnë të përgatisin ushqime të shijshme dhe të llojeve të ndryshme, që mbushin tryezën e Iftarit.

Qyteti i Nablus në Bregun Perëndimor, me një popullsi prej njëqind e tridhjetë e pesë mijë palestinezë, është një nga qytetet më të rëndësishme palestineze. Myslimanët që jetojnë në këtë qytet, si të gjithë bashkatdhetarët e tyre, këto ditë po përjetojnë atmosferën e Ramazanit. Të gjitha llojet e arrave, turshive, ëmbëlsirave dhe sandeviceve fala-fel në "Qytetin e Nablus", nuk gjejnë shembull në asnjë vend tjetër. Palestinezët, veçanërisht ata në Gaza në të kaluarën, kur rajoni ishte më i sigurt, festonin netët e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe i kaluan ato me ëmbëlsira, ndezjen e fenerëve, fishekzjarrëve dhe duke vizituar miqtë dhe të afërmit. Por sot në Rripin e Gazës, palestinezët po vuajnë nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë. Për këtë arsye, ata priren ta kalojnë natën buzë detit gjatë Iftarit. Gjatë Ramazanit, bujaria dhe vullneti i mirë. Marrëdhëniet shoqërore po përmirësohen dhe njerëzit janë më të etur për të ndihmuar njëri-tjetrin se kurrë më parë. Palestinezët gjatë muajit të Ramazanit gjithashtu ftojnë njëri-tjetrin që të bashkohen me të afërmit dhe miqtë e tyre për Iftar. Ata ndajnë ushqime dhe ëmbëlsira si shenjë bashkëpunimi, dashurie dhe bamirësie.

Ne palestinezët e fillojmë Iftarin me hurma, një zakon që është i zakonshëm në mesin e të gjithë arabëve. Pastaj hamë një tas me supë me thjerrëza ose supë me grurë të thyer dhe pastaj hamë gjellën kryesore, e cila zakonisht përbëhet nga orizi dhe mishi. Sidoqoftë, edhe pas një vakti të gjatë, gjithmonë ka vend për ëmbëlsirat. Ramazani është i njohur për ne për ëmbëlsirat e tij, veçanërisht Kataifin. Kjo ëmbëlsirë si petulla është e mbushur me arra dhe kanellë. Kataif gatuhet dhe shërbehet vetëm gjatë Ramazanit, kështu që është e zakonshme për familjet myslimane dhe të krishtera që ta shijojnë atë pothuajse gjatë  gjithë muajit të Ramazanit. Por ajo që na bën të ndryshëm nga pjesa tjetër e botës është buka jonë palestineze. Era e bukës sonë të ngrohtë dhe të këndshme dhe ëmbëlsirat speciale gjatë Iftarit nuk mund të krahasohen me askund tjetër.

Palestinezët kanë shumë ushqime gjatë Ramazanit dhe lloje të caktuara të tij preferohen në disa zona më shumë sesa të tjerat. Në Gaza, zakonisht hahen Samagie dhe maftul. Në Bregun Perëndimor, palestinezët preferojnë Mosakhanin dhe Masnufin. Ëmbëlsira të tjera kryesore që përfshijnë Harisa dhe Babusa dhe ëmbëlsirat Kanafe, janë bërë një simbol i qytetit të Nablusit. Për pije, palestinezët preferojnë pije të veçanta të tilla si Kherab (ujë karbohidratesh), Kamar al-Din (lëng kajsie të thatë), ujë i ëmbël Bian dhe çaj i kuq ose çaj i thartë, të cilat i kanë dhënë bereqet tryezave të Iftarit të agjëruesve palestinezë.

Por fatkeqësisht, të gjitha këto ëmbëlsira nuk mund ta ëmbëlsojnë qiellzën tonë. Ajo që është e këndshme është ëmbëlsia e lirisë. Ne po kalojmë periudha të vështira deri në pikën ku me qindra palestinezë në Gaza përballen me kushte të vështira dhe pengesa të rënda kur hyjnë në zona të tjera. Ne dëshirojmë që me orë të gjata dhe shumë ditë të jemi në gjendje të hamë iftarin me familjen tonë; Mirëpo, për shkak të masave të rrepta të sigurisë, ende nuk është arritur ajo që ne të shkojmë në shtëpitë tona dhe iftarin ta hamë bashkë me familjet tona.

Dita Botërore Kodsit është një rast global që është mbajtur të Premten e fundit të Ramazanit, një vit pas fitores së Revolucionit Islamik, në mbështetje të Palestinës. Imam Khomeini(ra) në një mesazh drejtuar myslimanëve të Iranit dhe botës më 13 të Ramazanit 1399 hixhri e quajti të Premten e fundit të Ramazanit Ditën e Kodsit dhe u bëri thirrje myslimanëve të botës dhe shteteve islamike të bashkojnë duart për të prerë dorën e qeverisë izraelite dhe mbështetësve të saj. Ai për Ditën e Kodsit tha: Dita e Kodsit nuk është vetëm dita e Palestinës, por është dita e Islamit; Është dita e pushtetit Islam. Është një ditë kur flamuri i Republikës Islamike duhet të ngrihet në të gjitha vendet. Ashtë një ditë për t'ua bërë të qartë superfuqive se ata nuk mund të përparojnë më në territoret islame. Unë e konsideroj Ditën e Kodsit si ditën e Islamit dhe ditën e Profetit të Shenjtë dhe ajo është një ditë kur ne duhet të pajisemi me të gjitha forcat tona.

Prandaj, çdo vit në Iran dhe në shumë vende islamike si Turqia, Indonezia, Bahrejni, Libani dhe Pakistani dhe madje edhe disa vende jo islamike si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, organizohen demonstrata në disa qendra islamike me praninë e një grupi të madh myslimanësh dhe jomuslimanësh. Në këto rrethana, palestinezët dëshirojnë të jenë në gjendje të kalojnë një muaj të Ramazanit pa pushtim, pa plaçkitjen e tyre nga Izraeli dhe pa masa të forta sigurie.

Ne, populli palestinez, festojmë Fiter Bajramnin, pavarësisht nga të gjitha pushtimet dhe nënat në shtëpi pjekin ëmbëlsira. Në ditën e Fiter Bajramit, ne shkojmë tek varret e të vdekurve dhe dëshmorëve tanë dhe lexojmë Kuranin për ata. Fiter Bajrami në Palestinë është një festë gjashtë ditore. Momenti më i ëmbël për ne është lutja e festës së Fiter Bajramit në oborrin e xhamisë Al-Aksa. Palestina është shtëpia jonë dhe xhamia Al-Aksa është drita e kësaj shtëpie. Uroj që së shpejti të rrethohemi rreth kësaj xhamie dhe të festojmë Fiter Bajramin lirisht në tokën tonë.

Tags