Islamofobia në perëndim
Në këtë edicion do të flasim rreth formave të ndryshme të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Evropë.
Islamofobia dhe urrejtja ndaj myslimanëve në vendet evropiane, ekziston në forma të ndryshme dhe është shndërruar në një fenomen të përhapur në këto vende. Myslimanët me qëndrim në Evropë duhet të presin për çdo ditë vendosjen në zbatim të kufizimeve të reja për ata. Mjekra e fytyrës së burrave dhe mbulesa e grave por edhe emri mysliman, është i barabartë me sjellje raciste. Edhe ata të cilët nuk janë myslimanë, por mbajnë mjekër si myslimanët ose ngjyra e lëkurës së tyre nuk është e bardhë ose janë të ngjashëm me myslimanët, të gjithë këta përballen me sjellje dhe veprime diskriminuese. Gazeta “Indipendent” në një raport të saj shkruan: “Rezultatet e një hulumtimi që është kryer në bazë të anketimit me burrat anglezë që janë të ngjashëm me myslimanët, tregojnë se këta individë janë përballur me veprime islamofobiste si hedhja e plehrave të bagëtive në shtëpitë e tyre ose thyerja e xhamave të dyqaneve ose etiketimi i tyre me emra si terrorist dhe ISIS”. Në këtë hulumtim, hulumtuesit anglezë kanë intervistuar rreth 20 burra anglezë të moshës 19 deri 59 vjeç të racës së zezë dhe të bardhë dhe aziatikë me përkatësi të feve të krishterë, hindo, sik dhe të pa fe dhe rezultatet kanë treguar se veprimet islamofobiste pas sulmeve terroriste dhe organizimit të referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, janë shtuar në masë të madhe. Në konferencën e prezantimit të rezultateve të këtij hulumtimi e cila është organizuar në javën e informimit në lidhje me krimet e urrejtjes në Parlamentin e Anglisë, Imran Avan dhe Ireni Rampei, profesorë të kriminalistikës në universitetin Birmenga të Britanisë së Madhe, kanë raportuar për eksperiencën e burrave jomyslimanë nga islamofobia për shkak se ata kishin pamje të jashtme të ngjashme me myslimanët. Imran Avan ka thënë: “Ky hulumtim ka treguar se si autorët e krimeve të urrejtjes sulmojnë viktimat e tyre vetëm në bazë të paragjykimit dhe paramendimit të gabuar. Avan dhe Rampei kanë propozuar që të organizohet një fushatë publike për të raportuar krime të urrejtjes që janë shkaktuar në bazë të paragjykimeve të tilla dhe të krijohen grupe punuese për trajnimin e njerëzve se si duhet përballur me krime të tilla.
Në një raport në lidhje me këtë çështje të cilin e ka publikuar gazeta britaneze "Standard", thuhet: "Kompania e transportit dhe policia e Londrës në bashkëpunim me njëra-tjetrën, realizon 200 programe në të gjithë Londrën në kuadër të javës për njohjen e krimeve të shkaktuara në bazë të urrejtjes në mënyrë që të rikujtojnë se sistemi i transportit publik duhet të jetë i sigurt për të gjithë qytetarët. Myslimanët në autobus dhe në metro të Londrës shumë herë janë sulmuar dhe në rrjetet sociale janë publikuar shumë filma dhe video që paraqesin skena nga këto sulme. Pjesëtarët e policisë në kuadër të këtij programi duke vizituar një xhami në lindje të Londrës dhe u dislokuar në stacionet e autobusit dhe metrosë, kërkojnë nga qytetarët që të raportojnë krimet e shkaktuara si pasojë e urrejtjes. Sipas statistikave zyrtare në Britani, vetëm gjatë periudhës kohore pranverë deri në verë të këtij viti, janë shtuar me 25 %. Në Britani, përsëri është publikuar edhe një lajm tjetër në lidhje me organizimin e një konference rreth përhapjes së urrejtjes me pjesëmarrjen e Jeremy Corbyn, lideri i partisë laburiste të Anglisë. Jeremy Corbyn është deputet i zonës zgjedhore Izilingtoni Verior në Parlamentin e Britanisë së Madhe. Ai ka akuzuar mediat si faktorë që përhapin islamofobinë dhe është ankuar nga ato. Jeremy Corbyn deklaroi: "Duhet organizuar takime dhe mbledhje në kuadër të fushatës për t'u përballur me kryerjen e krimeve në sistemin e raportimit të mediave në lidhje me lajmet për Islamin dhe myslimanët". Richard Whats, kryetari i këshillit të zonës zgjedhore Izilington, gjithashtu ka thënë: "Unë po i jap një rast mediave lokale që të kryejnë detyrën e tyre në kuadër të përballjes me islamofobinë. Ne presim nga mediat që të kenë sjellje të logjikshme". Në këtë konferencë femrat myslimane kanë paraqitur eksperiencat e tyre që kanë përjetuar nga krimet e shkaktuara në bazë të urrejtjes dhe kanë theksuar se për çdo ditë ato ofendohen dhe sulmohen vetëm për shkak se mbajnë në kokë hixhabin mysliman.
Edhe pse mediat në perëndim konsiderohet të lira dhe pretendojnë se janë mbrojtëse të lirisë së shprehjes, mirëpo pjesa më e madhe e qasjeve të tyre dhe strategjitë propaganduese të mediave në perëndim janë nën ndikim të partive dhe politikave të qeverive të tyre dhe nën ndikim të mënyrës së tyre në trajtimin e myslimanëve. Urrejtja ndaj emigrantëve dhe Islamofobia në Evropë, janë përzier mes vete. Për fat të keq gjatë viteve të fundit secila parti që jep moto më radikale dhe më të ashpra në trajtimin ndaj emigrantëve dhe myslimanëve, kanë patur përkrahje më të madhe popullore dhe mundësi më të mëdha për fitore. Në zhvillimin më të ri në këtë drejtim, partia anti-emigrante me emrin "Liria" në Austri, arriti që në zgjedhjet parlamentare të 15 tetorit, të fitojë rreth 27% të votave dhe të pozicionohet si partia e dytë në Parlamentin e Austrisë. Sipas shumë gjasave, kjo parti do të marrë pjesë në koalicionin e ardhshëm qeveritar të Austrisë. Duhet të presim vendosjen e më shumë kufizimeve në Austri për emigrantët dhe myslimanët. Në lidhje me këtë çështje, partia "Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë" në Republikën e Çekisë gjithashtu po ndjek një plan për ndalimin e ndërtimit të xhamive dhe për ndalimin e burkës dhe faljes së namazit në rrugë. Jaruslav Xhulik, një prej anëtarëve të lartë të kësaj partie, ka thënë: "Ata të cilët emigrojnë në vendin tonë, duhet të adoptohen me stilin e jetës tonë dhe nuk duhet që ne të jetojmë sipas metodës së jetës së tyre". Që nga viti 2000, disa vende evropiane morën iniciativën për miratimin e ndalimit të përdorimit të burkës dhe Franca ishte vendi i parë i Bashkimit Evropian i cili në vitin 2011 e shpalli të ndaluar përdorimin e burkës. Franca është pioniere në Evropë sa i përket islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit dhe ajo e ka ruajtur këtë pozitë në këtë drejtim deri më tani. Zakonisht çfarëdo lloj kufizimesh të reja në Evropë, në fillim vendosen në zbatim në Francë.
Në zhvillimet më të reja në këtë fushë mund të veçojmë miratimin e ligjit të ri kundër terrorizmit në Francë, në bazë të të cilit myslimanët më lehtë do të dyshohen për veprimtari terroriste. Në bazë të këtij ligji, nuk ekziston distancë dhe as dallim mes lirive fetare dhe mbrojtjes së sigurisë kombëtare. Myslimanët e Francës kanë disa vite që janë nën vëzhgim të ashpër të qeverisë së Francës dhe masat të cilat zbatohet kundër atyre si masa të sigurisë, më nuk kanë gjendje të përkohshme, por janë shndërruar në çështje të përhershëm. Autoritetet franceze në mënyrë të ligjshme i kanë dhënë leje policëve që të hyjnë dhe bastisin shtëpitë dhe ata persona që i konsiderojnë si të dyshimtë, t'i arrestojnë dhe ose të mbyllin xhamitë. Shumë prej myslimanëve francezë dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shumë herë kanë paralajmëruar se këto ligje kundër terrorit kanë pasoja të rrezikshme. Në bazë të këtyre ligjeve, vetëm pse konsiderohet i dyshimtë, edhe pa ekzistencën e dokumenteve dhe dëshmive të nevojshme, individi përballet me arrestim dhe vendet fetare përballen me masat për mbyllje dhe çdo aktivist i shoqërive civile mund të ndodhë që vetëm me pretekst të bindjeve "ë rrezikshme", të konsiderohet kriminel. Vendosja e këtyre ligjeve është bërë shkak që të ushtrohet një presion i madh edhe mbi myslimanët francez. Kjo është në kohën kur akuzimi i të gjithë myslimanëve për shkak të sjelljeve të një numri të vogël të terroristëve me emra myslimanë, është vetëm në favor të interesave të terroristëve dhe reagimet e ngutshme të liderëve politikë ndaj veprimeve të terroristëve dhe akuzimi i të gjithë myslimanëve, vetëm është bërë shkak për izolimin e myslimanëve ndërsa parandalon luftën e gjithanshme me ekstremizmin e dhunshëm. Ligje të tilla në realitet janë bërë zëvendësim i hetimeve të gjithanshme dhe të plota për identifikimin e terroristëve dhe faktorëve të tyre. Sulmet e myslimanëve dhe masat shtypëse ndaj të të gjithë myslimanëve, jo vetëm që nuk realizon qëllimet e qeverive, por dëmton edhe unitetin shoqëror të shoqërive dhe përhap më shumë urrejtjen dhe fanatizmin mes njerëzve. Ngjarjet terroriste të viteve të fundit që janë kryer në disa qytete evropiane dhe përgjegjësinë për shumicën e tyre, e ka marrë grupi terrorist takfirist ISIS, janë bërë shkak që shumë vende evropiane të miratojnë dhe vendosin ligje të caktuara të quajtura ligje kundër terrorizmit ose ligje për të luftuar kundër terrorizmit, të cilat për shkak të joefikasitetit që kanë në strukturën e tyre, po ushtrojnë presion mbi të gjithë myslimanët në Bashkimin Evropian nga Parisi e deri në Berlin. Organizata Amnisty International kohë më parë në një raport, ka deklaruar: "Ligjet e reja për të luftuar kundër terrorizmit në të gjithë Evropën duke ushtruar diskriminim kundër myslimanëve dhe emigrantëve, kanë përhapur ndjenjën e frikës dhe të të qenit i huaj". Kjo organizatë ndërkombëtare ka paralajmëruar që vendimet e marra në fushën e sigurisë gjatë viteve të fundit në 14 vende evropiane, sidomos në fushën e shtimit të kompetencave dhe kapaciteteve për spiunazh dhe përgjim, në asnjë mënyrë nuk do të kenë pasoja të mira.