Nëntor 24, 2021 08:30 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth shqyrtojmë një intervistë të Harun Khan, sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Myslimanëve në Britaninë e Madhe dhe veprimet e Britanisë së Madhe si pioniere në Islamofobinë në perëndim si dhe takimin e liderëve të partive të ekstremit të djathtë të Evropës në Pragë.

Një prej qendrave të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Evropë dhe në përgjithësi në shtetet perëndimore, është Britania e Madhe. Britania ka një të kaluar të zezë në propagandën dhe përhapjen e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit. Selman Rushdi, një britanik me origjinë nga India, është një prej pionierëve të lëvizjes së Islamofobisë në Evropë. Ai duke shkruar një libër ofendues me titull "Ajetet Djallëzore" në lidhje me librin e shenjtë Kur'anin dhe Profetin e nderuar të Islamit Hazretin Muhamed s.a.v.s. në fund të viteve 1980-ta, e filloi një valë të re të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në botë. Publikimi i këtij libri ofendues lëndoi ndjenjat e 1.5 miliardë myslimanëve në botë dhe ngjalli një valë të madhe të protestave në të gjithë botën kundër këtij veprimi të Selman Rushdi. Shtetet perëndimore me pretekst të lirisë së shprehjes, mbështeten ofendimet që u bënë ndaj librit të shenjtë Kur'anit dhe ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Lëvizja e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në tre dekadat e fundit ka vazhduar nga ana e shteteve dhe mediave perëndimore. Kanali televiziv NHK i Japonisë ka publikuar një intervistë me Harun Khan, sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Myslimanëve të Britanisë së Madhe e cila përmban çështje shumë të rëndësishme në këtë drejtim. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve në Britaninë e Madhe në këtë intervistë ka thënë: "Shumë prej materialeve që publikohen në mediat e Britanisë së Madhe në lidhje me myslimanët, vetëm bëhen shkak të forcimit të Islamofobisë". Harun Khan në këtë intervistë ka folur edhe për përpjekjet e myslimanëve të Britanisë së Madhe për të prezantuar imazhin e vërtetë të Islamit dhe ka dënuar ashpër veprimet terroriste që bëhen në emër të Islamit. Kjo figurë aktive e myslimanëve të Britanisë së Madhe ka kërkuar t'i jepet fund diskriminimit ndaj myslimanëve dhe deklaroi: "Ne, myslimanët në Britaninë e Madhe njihemi si një komunitet minoritet fetar në këtë vend dhe bëjmë përpjekje që të gjithë të tregojmë se ne duhet të trajtohemi ashtu siç trajtohen besimtarët e feve të tjera". Me shtimin e veprimeve dhe kërcënimeve terroriste në Britaninë e Madhe dhe në vendet e tjera evropiane, janë shtuar në masë të madhe edhe sulmet raciste dhe përhapëse të urrejtjes kundër myslimanëve. Prej qendrave më kryesore që janë bërë objekt i sulmeve raciste të lëvizjeve islamofobiste në Evropë, janë xhamitë.

Myslimanët e Evropës në reagim ndaj këtyre sulmeve islamofobiste, në ditët e fundit të muajit, kanë hapur dyert e xhamive dhe kanë organizuar programeve për prezantimin e fesë islame për jomyslimanët dhe për ata që janë të interesuar për ta njohur fenë Islame. Harun Khan në lidhje me këtë ka thënë: "Ajo çfarë ne dëshirojmë është kjo që t'i japim një identitet kombëtar xhamisë në Britaninë e Madhe. Ne në këtë drejtim kemi krijuar edhe një faqe të internetit. Sipas statistikave të mbledhura, mbi 450 mijë persona nëpërmjet kësaj faqe të internetit kanë kërkuar informacione në lidhje me xhaminë. Ata kanë kërkuar të vizitojnë një xhami. Shumë njerëz në Britaninë e Madhe kanë qëndrim tërësisht negativ në lidhje me xhaminë dhe kjo është rezultat i informacioneve që publikohen në mediat e këtij vendi. Krijimi i një faqe në internet speciale për xhamitë, ka krijuar një rast të mirë që qytetarët britanikë të mund të shikojnë se çfarë është realiteti. Ata mund të shikojnë nga afërt se brenda në një xhami nuk organizohet dhe nuk planifikohet kurrfarë veprimi terrorist ose ekstremist. Ne në xhami i mirëpresim të gjithë qytetarët pavarësisht qëndrimeve dhe përkatësisë fetare". Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve në Britaninë e Madhe në lidhje me sulmet terroriste në Britani, ka thënë: "Këshilli i Myslimanëve në Angli në mënyrë të hapur ka dënuar veprimet terroriste si ato që bëhen kundër myslimanëve dhe si ato që bëhen kundër jomyslimanëve. Në të vërtetë duhet të them se terroristët nuk bëjnë kurrfarë dallimi mes individëve që bëhen objekt i sulmeve terroriste. Veprimet e tyre janë verbale dhe të menduarit se një individ kryen një krim në emër të besimit dhe Islamit, është një të menduar shumë i gabuar. Përsëritja e shprehjeve dhe nocioneve si "terrorist islamik" në mediat perëndimore mund të shkaktojë shumë probleme. Roli i im është ky që të them se këto veprime janë të gabuara. Unë po them se këta individë (terroristët) nuk janë përfaqësues të fesë dhe besimit tonë. Prandaj ekziston nevoja që ne në kohë të përshtatshme të sqarojmë opinionin publik duke i dhënë informacione të sakta". Harun Khan në lidhje me atmosferën e islamofobisë në Britaninë e Madhe, ka thënë: "Islamofobia përgjatë shumë viteve, gjithnjë ka qenë në rritje dhe është përhapur në përmasa shumë të mëdha. Individë të painformuar bien nën ndikimin e materialeve të publikuara në mediat dhe rrjetet sociale dhe pastaj kryejnë sulme kundër xhamive. Ne po vërejmë thyerjen e xhamave të xhamive. Ne po vërejmë se femrave myslimanëve të mbuluara me hixhab, i tërhiqet me dhunë shamia nga koka e saj. Ne gjithashtu kemi vërejtur edhe kryerjen e vrasjeve të myslimanëve nga individë nën ndikim të kësaj propagande. Të gjitha këto veprime bëhen për shkak se individët bien nën ndikim të propagandës dhe informacioneve të pavërteta të mediave në lidhje me myslimanët".

Pavarësisht përpjekjeve të myslimanëve të Britanisë së Madhe dhe të komuniteteve të myslimanëve në vendet e tjera evropiane për të prezantuar Islamin e vërtetë dhe burimor, lëvizja e Islamofobisë gjithashtu po përhapet me intensitet shumë më të madhe duke vazhduar aktivitetin e vet. Geert Wilders, islamofobi i njohur holandez, në disa deklarata të fundit, ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta ndjekin metodën e Donald Trump për t'u përballur me valën e islamizimit të Evropës dhe të ndalojnë hyrjen e emigrantëve myslimanë në Evropë. Ky politikan isalmofobist ka thënë: "Ne duhet të ndjekim një strategji të re dhe në vend të zhvillimit të emigracionit, duhet të kemi guximin për ta kufizuar emigracionin e ligjshëm. Edhe nëse ndonjëherë do të detyrohemi të ndërtojmë mure dhe pengesa për t'u përballur me hyrjen e emigrantëve". Geert Wilders këto deklarata i ka bërë gjatë fjalimit të tij në takimin e partive të ekstremit të djathtë dhe islamofobiste të Evropës. Partitë e ekstremit të djathtë në Evropë janë shndërruar në një lëvizje të fuqishme politike në vendet evropiane. Me lëkundjen e pozitës së partive të majta dhe të djathta moderatore dhe tradicionale të Evropës, lëvizja e ekstremit të djathtë si një lëvizje e tretë politike, ka hyrë në ekuacionet politike të vendeve evropiane. Pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti në vendet evropiane është endur mes partive të dy lëvizjeve, të krahut të djathtë ose të majtë moderator. Për shembull në Gjermani mbi 80% e votave janë ndarë mes partive të së djathtës dhe të majtës moderatore. Në Francë dhe në vendet e tjera evropiane me përmasa më të mëdha ose më të bogla, situata ka qenë në këtë mënyrë, mirëpo në disa zgjedhje të fundit parlamentare në Evropë janë ndryshuar tërësisht ekuacionet politike. Në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë në muajin shtator, dy partitë e mëdha të së majtës dhe djathtës moderatore ajo demokristiane dhe socialdemokrate në përgjithësi kanë marrë 54 % të votave.

Geert Wilders

Në zgjedhjet presidenciale të Francës, kandidatët e të dy lëvizjeve të së djathtës dhe të së majtës tradicionale për herë të parë në zgjedhjet e pesta presidenciale nuk janë kualifikuar për raundin e dytë të zgjedhjeve. Në zgjedhjet parlamentare të Austrisë, partia e ekstremit të djathtë "Liria", u pozicionua në vendin e dytë në Parlamentin e këtij vendi dhe me partinë e së djathtës moderatore "Populli" hyri në qeverinë e koalicionit. Në Republikën e Çekisë gjithashtu situata u zhvillua në mënyrë të njëjtë dhe partitë politike të ekstremit të djathtë morën qeverinë në dorë. Një prej karakteristikave të këtyre partive, është politika kundër emigracionit dhe qëndrimet islamofobiste që ndjekin këto parti. Këto parti politike emigrantët myslimanë i konsiderojnë kërcënim për shoqëritë e tyre dhe kërkojnë dëbimin e emigrantëve dhe ndalimin e hyrjes së tyre në Evropë. Rritja e rolit të partive të ekstremit të djathtë si lëvizje politiket e tretë në vendet evropiane, ka shkaktuar shqetësime shumë të mëdha në mesin e myslimanëve të Evropës, për arsye se hyrja e ekstremistëve të së djathtës në strukturat e pushtetit ose pozicionimi i tyre në pozitën e partisë më të madhe opozitare të qeverisë, bëhet shkak për forcimin dhe shtimin e politikës kundër emigracionit dhe qëndrimeve islamofobiste në mbarë Evropën.