Nëntor 24, 2021 08:42 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth fillimit të ndryshëm të vitit të ri 2017 për myslimanët në dy vende evropiane, Britani dhe në Austri.

Disa myslimanë në Evropë me ardhjen e vitit të ri 2017, kanë mare iniciativa të bukura për të prezantuar fenë Islame për bashkëqytetarët evropianë të krishterë. Një prej iniciativave të myslimanëve në Evropë ishte kjo që me qindra të rinj myslimanë në Britaninë e Madhe kanë organizuar një fushatë për mbledhjen e mbeturinave dhe për të pastruar rrugët e qyteteve. Kjo fushatë që nga fillimi i saj po kalojnë tre vite, është zhvilluar në qytetet Londër, Glasgou, Kardif, Birmengam, Manchester, Lester, Newcastle dhe në disa qytete të tjera të Britanisë. Të rinjtë myslimanë duke ftuar të gjithë qytetarët, në mëngjesin e ditët së parë të janarit, kanë dal me qese të mbeturinave në rrugët e qyteteve dhe në bazë të ndjenjës së detyrës dhe përgjegjësisë fetare dhe qytetare, kanë pastruar qytetin e tyre. Kelim Ahmed, një prej organizatorëve të këtij programi në Kardif, ka thënë: “Hazreti Muhamed s.a.v.s. na ka mësuar neve se pastërtia është pjesë e fesë tonë. Ne me këtë veprim, u mësojmë edhe të rinjve se si të jenë qytetarë shëmbëlltyrë”. Ami Ahmed, lideri i fushatës së të rinjve myslimanë në qytetin Lester, gjithashtu ka theksuar: “Islami kërkon nga të gjithë njerëzit që të marrin pjesë në veprimet e mira dhe Islami e vlerëson shumë edhe një bamirësi të vogël që bëhet ndaj të tjerëve”. Farhad Ahmed zëdhënësi i kësaj fushate, ka thënë: “Nga aspekti fetar, pastërtia dhe përkujdesja ndaj shoqërisë në të cilën jetojmë, është pjesë e rëndësishme e fesë tonë”. Fushata “Dita e pastrimit të rrugëve në të gjithë vendin” është pjesë e fushatës pesëvjeçare “Mëshirë për Njerëzimin” e cila përfshinë mbjelljen e 10 mijë fidanëve dhe organizimin e 10 mijë programeve për pastrimin e rrugëve. Myslimanët me iniciativa të tilla synojnë të prezantojnë imazhin e vërtetë të Islamit në Evropë përball përhapjes së imazhit të keq dhe të dhunshëm rreth Islamit që po bëhet nga lëvizjet islamofobiste në perëndim.

Islami është fe e paqes, e dashurisë dhe pastërtisë. Në mësimet e Islamit nuk ekziston asgjë me emrin detyrim dhe dhunë. Një prej virtyteve më të larta morale në Islam, është besimi dhe ky besim arrihet nëpërmjet pranimit të Islamit duke lexuar dhe menduar. Myslimanët mund të arrijnë në një shkallë të besimit dhe perceptimit të thellë të koncepteve të mësimeve të Islamit vetëm atëherë kur të kenë arritur në perceptimin e plotë të moralit të mëshirës, moralit paqësor dhe dashurisë ndaj njerëzve dhe të kenë praktikuar atë në jetën e tyre individuale dhe shoqërore. Një Islam i tillë përkundër asaj që përhapet në mediat perëndimore, nuk mund të jetë përhapës i dhunës dhe ekstremizmit. Përkundër myslimanëve të Anglisë dhe Uellsit të cilët janë munduar ta fillojnë vitin e ri duke pastruar rrugët për të treguar një prej karakteristikave të rëndësishme të fesë Islame, do të thotë pastërtinë, myslimanët e Austrisë e kanë filluar vitin e ri me shqetësimi shqetësim serioz për të ardhmen. Viti i ri në Austri ka filluar në rrethana kur partia e ekstremit të djathtë kundër emigracionit dhe isalmofobiste “Liria” ka hyr në koalicionin e qeverisë me partinë së djathtës moderatorë e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të fundit në këtë vend. Islamofobia në perëndim nuk ndalet vetëm me krijimin e kufizimeve ose me shtimin e keqtrajtimit të myslimanëve. Një prej aspekteve të Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në vendet perëndimore, është krijimi i atmosferës së frikës dhe shqetësimit në mesin e myslimanëve. Kjo frikë dhe shqetësim është rezultat i punës dhe politikës së funksionarëve shtetërorë dhe mediave në këto vende. Me hyrjen e partisë së ekstremit të djathtë “Liria” në koalicionin qeveritar, një atmosferë e tillë është krijuar në Austri. Në qytetin Vjenë pas “Fris Will”, rrota rrotulluese më e madhe në botë, ndodhet xhamia “Shura” në të cilën mblidhen shumë myslimanë ditën e premte për të marrë pjesë në ceremoninë e namazit me xhemat. Xhamia “Shura” është një prej 300 xhamive dhe qendrave fetare të myslimanëve në Austri. Që nga viti 1012, kur Islami për herë të parë në Austri u njohë zyrtarisht, myslimanët kanë gëzuar të drejta të barabarta me besimtarët e krishterë dhe hebrenjtë në këtë vend. Një numër i vogël i xhamive si qendra islame të Vjenës janë të heshtura gjatë kësaj kohe dhe heshtja e këtyre xhamive është shenjë e përshtatshme për të zbardhur gjendjen e shumë myslimanëve të cilët nuk po ndjehen mirë në Austri dhe po mundohen të kenë një jetë të qetë dhe pa zhurmë.

Omar Al-Ravi, është një mysliman anëtar i këshillit të qytetit të Vjenës i cili në përshkrimin e kësaj heshtje, thotë: “Myslimanët sidomos emigrantët myslimanët në Vjenë, kanë frikë të shkojnë në xhami. Myslimanët deklarojnë se nuk shkojmë në xhami për arsye se të tjerët mund të mendojnë se ne jemi ekstremistë dhe radikalë. Prandaj më mirë është që të mos marrim pjesë në ceremoninë e namazit me xhemat derisa të stabilizohet gjendja e emigrantëve”. Shqetësimi më i madh i myslimanëve në Austri lidhet me qeverinë e re të këtij vendi, për arsye se të partitë në koalicionin qeveritar, kanë qëndrime të ashpra kundër myslimanëve. Hains Fasman, ministri i ri i arsimit në Austri në një intervistë me një gazetë lokale, ka deklaruar se arsimtaret nuk duhet të mbajnë hixhabin islamik. Në këtë intervistë, pasi është pyetur në lidhje me qëndrimin e tij rreth ndalimit të hixhabit islamik, Fasmen ka thënë: “Unë jam mbështetës i një shteti sekularist dhe besoj se arsimtaret nuk duhet të mbajnë hixhab islamik. Pikëpamja e anëtarëve të qeverisë së re të Austrisë në lidhje me llojin e mbulesës dhe bindjet e myslimanëve, jep një pasqyrim të qartë në lidhje me të ardhmen e myslimanëve të Austrisë. Myslimanët e Austrisë qysh tani duhet të përgatiten për t’u përballur me vendimet anti-islamike të qeverisë së këtij vendi dhe të shtojnë aktivitetin e tyre në institucionet gjyqësore dhe në media. Ibrahim Olgan, lideri i Bashkësisë Islame të Austrisë, në reagim ndaj deklaratave të ministrit të ri të arsimit të Austrisë, ka thënë: “Hixhabi është vijë e kuqe për ne myslimanët. Prandaj, për këtë arsye ne nuk lejojmë një gjë të tillë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të penguar një politikë të tillë dhe në rast se do të shihet e nevojshme, do ta paraqesim çështjen në gjykatë. Së shpejti disa përfaqësues të Bashkësisë Islame do të takohen me ministrin e arsimit dhe do të bisedojnë në lidhje me këtë çështje. Ne mendojmë se ajo që ndodhet në prapaskenën e vendimit për ndalimin e hixhabit islamik, është Islamofobia”. Natyrisht edhe më parë, janë krijuar kufizime për myslimanët e Austrisë nëpërmjet miratimit të ligjeve anti-islame në Parlamentin e këtij vendi. Gjatë muajve të fundit Austria ka miratuar ligjin për ndalimin e burkës. Para miratimit të ligjit për ndalimin e burkës, në Austri u ndalua pranimi i investimeve dhe kapitaleve për mbështetjen e qendrave dhe institucioneve islame. Kjo është në kohën kur një ligj i tillë nuk ekziston për institucionet fetare të krishtera dhe hebreje.

Farid Hafiz, shkrimtar dhe studiues i Austrisë dhe anëtar i departamentit të sociologjisë dhe shkencave politike në universitetin e Salzburgut, ka thënë se jeta për myslimanët e Austrisë sot është shumë më e vështirë se në periudhën e viteve 2000-2005. Partia e ekstremit të djathtë “Liria” edhe më parë në periudhën 2000-2005 kishte formuar koalicion qeveritar me partinë popullore. Kësaj radhe partia e ekstremit të djathtë “Liria” për të fituar më shumë vota, në vend të hebrenjve ka sulmuar më shumë myslimanët. Në atë kohë, partia e ekstremit të djathtë “Liria” duke sulmuar komunitetin e hebrenjve, kishte fituar votat e mjaftueshme për të hyrë në koalicionin e qeverisë së Austrisë. Natyrisht kjo parti në vazhdim u akuzua për antisemitizëm dhe Bashkimi Evropian miratoi rezoluta të përkohshme kundër qeverisë së Austrisë për shkak të veprimeve të kësaj partie. Mirëpo më pas ndryshoi situata dhe aktualisht kjo parti ekstremiste ka marrëdhënie të ngushta me grupet ekstremiste dhe radikale të sionizmit. Qeveria aktuale e Austrisë po mohon se në qendër të sulmeve të saj ka vendosur myslimanët dhe në mënyrë sipërfaqësore një prej qëllimeve të kësaj qeverie siç duke është të shtojë sigurinë në Austri dhe integrimin sa më të mirë të emigrantëve dhe refugjatëve të pranishëm në territorin e Austrisë me shoqërinë austriake. Një prej këtyre masave të qeverisë së Austrisë, është mësimi i detyruar i gjuhës gjermane në shkollat e këtij vendi. Farid Hafiz, shkrimtar dhe studiues i Austrisë dhe anëtar i departamentit të sociologjisë dhe shkencave politike në universitetin e Salzburgut, thotë: “Masat e rrepta për zbatimin e normave austriake bëhet shkak që të mos njihet zyrtarisht larmia fetare dhe kulturore dhe as minoritetet fetare në shoqërinë e Austrisë”. Ai shton: “Kjo është vetëm një pjesë e lojës raciste dhe nuk ka kurrfarë lidhje me të vërtetën e jetës tonë, por thjesht është një diskurs racist që mundohet të privojë individët joaustriak që të gëzojnë të drejta të njëjta dhe të barabarta me qytetarët e tjerë”.