Nëntor 24, 2021 08:44 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth gjendjes së myslimanëve në Uells dhe rreth deklaratave islamofobe të qeveritarëve të Hungarisë dhe Republikës së Çekisë si dhe do të flasim për themelimin e qendrës për vëzhgimin e islamofobisë në Luksemburg.

Sot nga Britania e Madhe një prej vendeve të njohura si djep i demokracisë dhe lirive fetare në botë, po publikohen lajme të cilat tregojnë një diskriminim të konsiderueshëm fetar në këtë vend. Në këtë edicion do të flasim rreth gjendjes së myslimanëve në Uells si një vend nën sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë.

Gjendja e myslimanëve  në Uells

Historiku i Islamit në Uells daton që nga shekulli 12. Myslimanët përbëjnë 46 mijë banorë nga gjithsej 3 milionë banorë të popullsisë së këtij rajoni. Saktësisht 45.950 myslimanë jetojnë në Uells dhe nga aspekti i përqindjes relative, çdo i 60-ti qytetar i Uellsit është mysliman. Myslimanët në Uells në krahasim të gjithë myslimanët e Britanisë së Madhe ku çdo i 20-ti qytetar është mysliman, ka një popullsi më të vogël të myslimanëve. Në Kardif, kryeqyteti i Uellsit, kjo përqindje është çdo i 14-ti qytetarë është mysliman. Gjysma e myslimanëve të Uellsit jetojnë në rajonet më të privuara dhe më të varfëra ndërsa vetëm 1.7% e tyre jetojnë në zona më të pasura dhe më të zhvilluara. Niveli i papunësisë në Uells është shumë i lartë dhe statistikat e sëmundjeve në mesin e personave të moshuar, janë shumë të larta. Një prej problemeve të femrave myslimane në Uells, është mungesa e balancimit mes kërkesave dhe kushteve të ambientit të punës dhe zakoneve tradicionale të ambientit familjar. Davud Selman është një 69 vjeçar i cili që 27 vite është drejtor i Qendrës Islamike të Kardifit. Ai flet në lidhje me ndryshimet të cilat po ushtrojnë ndikim mbi komunitetin e myslimanëve në Uells. Selman ashtu sikur myslimanët e tjerë të Uellsit, ndjen se niveli e keqtrajtimit të myslimanëve në këtë vend, është shtuar në masë të dukshme. Ai në lidhje me këtë deklaroi: "Femrat e myslimane të mbuluara me hixhab kur të dalin në rrugë, përballen me kërcënime të këqija, ndërkohë që femrat myslimane nuk kanë krijuar kurrfarë problemi për shoqërinë e këtij vendi". Rahime Zaman, një nënë myslimane, në lidhje me diskriminimet në vendin e punës së saj dhe ndaj vajzës së saj 12 vjeçare në shkollë, thotë: "Fjalët që dëgjojnë nxënësit myslimanë në shkolla, janë shumë të tmerrshme. Në të shumtën e raste hidhen gjëra të ndryshme në drejtim të tyre dhe për t'i përqeshur nxënësit myslimanë, të tjerët prodhojnë zërin e shpërthimit. Ata si mund t'i përgjigjen këtyre sjelljeve të tilla?!"

Pamje nga vitet 1940-1950 kur myslimanët zhvillonin një jetë me plotë aktivitete në Bot Town dhe organizonin parada, festonin festat islame dhe pikërisht në ato vite u formua identiteti i parë i vërtetë i myslimanëve uellsian.

Deri më tani me mijëra femra të bardha kanë pranuar Islamin në Britaninë e Madhe. Vetëm në vitin 2010, janë bërë myslimanë 100 mijë femra me moshë mesatare 27 vjeç. Rahime Zaman në lidhje me diskriminimin ndaj femrave të bardha që kanë pranuar Islamin, thotë: "E njoh një femër të bardhë  që ka pranuar Islamin e cila vetëm për shkak të diskriminimit dhe keqtrajtimit u detyrua të shpërngulet në një jashtë Kardifit dhe pavarësisht se ngjyra e lëkurës së saj ishte e njëjtë me atë fqinjëve, por për shkak se mbante hixhab, ajo kërcënohej dhe urrehej nga të tjerët". Amanda Morris, një shtetase kanadeze e cila në moshën 25 vjeçare ka pranuar Islamin, në lidhje me diskriminimin ndaj vajzave që kanë pranuar Islamin, thotë: "Unë njoh vajza të cilat faktin se kanë pranuar Islamin, e kanë fshehur nga familje tyre sepse nëse do ta kuptojnë këtë gjë prindërit e tyre, ato do t'i dëbojnë nga shtëpia". Ajo shtoi: "Një prej mësuesve të shkollës ka zhvilluar një program për të vizituar xhaminë dhe sinagogën e hebrenjve ku 30% e prindërve nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre që të shkojnë e të vizitojnë xhaminë". Statistikat e drejtorisë së banimit në Uells tregojnë se 2941 krime të kryer në bazë të urrejtjes ndaj myslimanëve janë regjistruar gjatë vitit 2016 dhe 2017 nga policia e Uellsit. Që nga viti 2001, myslimanët e Uellsit po vuajnë nga keqtrajtimet dhe nga veprimet e bazuar në urrejtje. Ana Mijah, sekretare e xhamisë "Shah Xhalal" në Kardif e cila ndodhet në qendër të tensioneve raciste, thotë: "Një prej metodave më të shpeshta të keqtrajtimit që vet kam qenë dëshmitare e kryerjes, ishte në kohën kur ne largoheshim nga xhamia dhe njëkohësisht një burrë uellsian uli xhamin e makinës së tij dhe na ofendoi neve". Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në mënyrë zyrtare ka hyrë edhe në fjalorin e shumë vendeve evropiane.

Shtimi i rasteve të krimit të kryer në bazë të urrejtjes ndaj myslimanëve në Uells

Qeveritarët dhe funksionarët shtetëror të vendeve evropiane nëse në të kaluarën prirjet e tyre anti-islame i paraqisnin nën mbulesa të ndryshme, aktualisht ata nuk kanë kurrfarë frika nga akuzimet si islamofobist. Viktor Orban, kryeministri djathtist dhe kundër emigrantëve në Hungari, në qëndrimet e tij më të fundit në fillim të vitit 2017, ka refuzuar pranimin e emigrantëve duke thënë: "Këta individë nuk i konsiderojmë si refugjatë myslimanë, por si okupatorë myslimanë". Sipas bindjes së këtij funksionari evropian, refugjatët janë emigrantë ekonomik të cilët janë në kërkim të një jete më të mirë. Viktor Orban duke hedhur poshtë idenë për shoqëri multikulturore në Evropë. Theksoi: "Hyrja e një turme të myslimanëve me siguri se do të rezultojë me formimin e komuniteteve paralele në Hungari dhe këtë nuk e dëshiron Hungaria dhe nuk duhet të detyrohet ta bëjë një veprim të tillë".

Urrejtja ndaj emigrantëve në shumë vende evropiane është lidhur me islamofobinë. Islamofobët në Evropë me pretekst të pasojave negative të pranisë së emigrantëve për ekonominë, kulturën dhe përbërjen e popullsisë së vendeve të tyre, synojnë të krijojnë kufizime të ashpra për myslimanët. Një prej politikanëve islamofobë të njohur në Evropë është edhe Milosh Zaman, presidenti i Republikës së Çekisë. Ai njihet si kundërshtar i madh i Islamit dhe emigrantëve në Evropën Lindore. Milosh Zaman është një islamofob i ashpër dhe krizën e emigrantëve në vitin 2015, e ka përshkruar si "okupim të organizuar të Evropës" dhe ka insistuar që myslimanët nuk kanë mundësi të integrohen në shoqërinë e Evropës. Republika e Çekisë është një prej vendeve evropiane ku roli i ekstremit të djathtë në ekuacionet politike të këtij vendi është bërë shumë i madh. Në mes të dhjetorit të vitit 2016, Praga ishte nikoqire e liderëve të ekstremit të djathtë dhe kundërshtarë të emigracionit dhe islamofobë të 9 vendeve evropiane. Ata shfrytëzojnë çdo rast për ta shndërruar programin e tyre islamofobist nga niveli i motove në nivelin e hartimit dhe miratimit të ligjeve kufizuese për myslimanëve. Heng Van Dun, drejtuesi i fushatës elektorale të partisë islamofobiste "Liria" në Holandë, në qëndrimet e tij më të fundit ka kërkuar djegien e xhamive. Partia e ekstremit të djathtë "Liria" në zgjedhjet parlamentare të fundit në Holandë, ka fituar pozitën e dytë në Parlamentin e këtij vendi. Lideri i kësaj partie Geert Vilders është një islamofobist i njohur. Heng Van Dun, drejtuesi i fushatë elektorale të partisë islamofobiste "Liria" të Holandës gjatë një interviste në një program radio, kur një pjesëmarrës në atë program tha se ka dëshirë që të gjithë të krenohen me ekzistencën e një xhamie në qytet në përmasa të "Kullës së Dytë" Utrakht; ai reagoi duke thënë se ne preferojmë që të digjen të gjitha xhamitë. Kur realizuesi i programit e pyeti atë se a dëshiron ta tërheqë deklaratën e tij, ai u përgjigj duke theksuar se është kundër të gjitha xhamive dhe preferon që të mbyllen të gjitha xhamitë.

Zgjerimi i Islamofobisë në Republikën e Çekisë

Ndoshta mund të thuhet se në Evropë nuk ekziston asnjë vend në të cilin të mos publikohen lajme për sjellje diskriminuese fetare dhe islamofobiste. Luksemburgu është një prej shteteve të vogla dhe të zhvilluara të Evropës. Në këtë vend evropian emri i të cilit shumë pak dëgjohet në lajme, përveç kur mbahen mbledhjet dhe takimet e Bashkimit Evropian, myslimanët përballet me sjellje islamofobiste dhe diskriminim fetar. Një grup i myslimanëve në Luksemburg për ta luftuar racizmin dhe islamofobinë në rritje e sipër, kanë themeluar një qendër për vëzhgimin e sjelljeve islamofobiste, qëllimi i së cilës është mbledhje e informacioneve dhe dokumentimi i veprimeve islamofobiste. Kjo qendër për vëzhgimin e islamofobisë, është përuruar në fillim të vitit 2018 në Institutin për Studime Kulturore në Luksemburg. Një burrë mysliman i cili personalisht, gruaja e tij dhe miqtë e tij, të gjithë janë bërë viktimë e sjelljeve islamofobiste. Ai ka vendosur që të themelojë këtë qendër për vëzhgimin e islamofobisë me qëllim që t'i dokumentojë veprimet islamofobiste në Luksemburg me fakte dhe dëshmi të ndryshme. Sipas përgjegjësit të kësaj qendre, anëtarët e grupit 4 personash themelues të kësaj qendre për vëzhgimin e islamofobisë, me specializime në fusha të ndryshme kanë kërkuar që të mbesin anonim, për arsye se në rast se ata bëhen figura të njohura në media, me padyshim se do të bëhen viktimat e para të Islamofobisë në këtë vend. Themeluesi i kësaj qendre për vëzhgimin e Islamofobisë, në lidhje me këtë ka deklaruar për gazetarët: "Unë personalisht disa herë kam përjetuar sjellje islamofobiste dhe vet personalisht, gruaja ime dhe miqtë e mi të gjitha kanë qenë objektiv i sjelljeve dhe sulmeve islamofobiste në mënyrë të drejtpërdrejtë. Unë e konsideroj detyrë timen që t'i mbështesë myslimanët në këtë drejtim". Sipas supozimeve më të fundit, në Luksemburg jetojnë 10 mijë deri në 15 mijë myslimanë.

 

Tags