Nëntor 24, 2021 08:49 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth përhapjen e Islamofobisë në Austri.

Viti 2018 për myslimanët e Austrisë ka filluar me frikë dhe brengosje të mëdha. Kanali televiziv Euronews ka përgatitur një raport në lidhje me frikën e myslimanëve nga fjalori islamofobist i koalicionit të qeverisë së re të Austrisë. Në këtë raport thuhet se në planprogramet e koalicionit të qeverisë së re të Austrisë, mbi 21 herë është përdorur fjala “Islam” që kryesisht është përdorur në projektet e sigurisë. Koalicioni qeveritar i Austrisë është një përbërje e konservatorëve dhe ekstremistëve të djathtë. Motoja kryesore e kësaj qeverie është “Të gjithë së bashku për Austrinë tonë” dhe është përqendruar në shprehje si “Islami politik” dhe “Ekstremizmi Islamik”. Në vitin 2017, partitë e ekstremit të djathtë dhe islamofobiste të Evropës fituan një pozitë të konsiderueshme në tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik, mirëpo vetëm në Austri arritën të hyjnë në qeveri. Partia e ekstremit të djathtë “Liria” dhe Partia e Popullit e drejtuar nga Sebastian Kurtz, formuan koalicionin qeveritar. Ata aktualisht janë duke prezantuar politikat e tyre sidomos në fushën e emigracionit dhe për krijimin e kufizimeve për myslimanët. Fjalori i qeverisë është në atë mënyrë që ka brengosur myslimanët e Austrisë më shumë se në të kaluarën sepse ky fjalori qeverisë së re të Austrisë i konsideron myslimanët si kërcënim kundër sigurisë kombëtare dhe shoqërore. Në kohën kur Austria përkundër Francës dhe Britania e Madhe, është një prej vendeve evropiane i cili në dy vitet e kaluara nuk ka qenë objektiv i sulmeve terroriste në mënyrë që të ketë një arsyetim për qasjet islamofobiste të qeveritarëve të Austrisë, mirëpo përkundër kësaj emigrantët kryesisht myslimanë në këtë vend janë bërë objektiv i llojeve të ndryshme të keqtrajtimeve raciste. Vetëm në vitin 2015, forcat e sigurisë së Austrisë kanë regjistruar rreth 1700 raste të keqtrajtimeve dhe sulmeve kundër myslimanëve dhe emigrantëve të kryera nga ekstremistët e djathtë në këtë vend. Zakonisht me dhjetëra raste të keqtrajtimeve të tilla nuk raportohen fare. Mirëpo pavarësisht shtimit të veprimeve kundër myslimanëve, në politikat e sigurisë së qeverisë së kancelarit të ri të Austrisë, Sebastian Kurtz, nuk është paraparë kurrfarë plani për t’u përballur me sulmet kundër myslimanëve. Qasja islamofobiste ka vendosur hijen e rëndë mbi myslimanëve të Austrisë, ndërkohë që myslimanët e këtij vendi qytetarët më të harmonizuar dhe që respektojnë më së shumti ligjin e Austrisë.

Depërtimi i ekstremistëve të djathtë në qeverinë e Austrisë

Përqendrimi i qeverisë së Austrisë mbi Islamin është i paparë në historinë moderne të Austrisë. Për këtë arsye organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këtë vend shumë herë kanë shprehur shqetësim në lidhje me këtë çështje. Myslimanët kanë rrënjë të thella dhe historike në Austri. Natyrisht për ta kuptuar këtë të vërtetë nuk ka nevojë që të kthehemi në vitet e largëta, sepse perandoria Austro-Hungareze kishte pranuar Islamin si një fe zyrtare në territorin e vet. Islami që nga viti 2012 nga ana e perandorit Franc Josef të Parë dhe pas aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në territorin e Austro-Hungarisë, u shtua në mesin e feve zyrtare të këtij vendi. Popullata myslimane e Austrisë supozohet se është rreth 900 mijë persona. Në vitet e 1960-ta është shënuar kulmi i emigrimit të myslimanëve në Austri. Myslimanët kanë luajtur rol efikas në zhvillimin dhe progresin e Austrisë gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore. Myslimanët e Austrisë duke ruajtur identitetin islam të tyre, janë harmonizuar edhe me ligjet e Austrisë. Myslimanët e Austrisë mësojnë gjuhën, punojnë, paguajnë taksat dhe kanë dëshirë të jenë qytetarë të mirë të Austrisë. Megjithëkëtë, myslimanët sipas Ibrahim Olgun, kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë, në dhjetë vitet e fundit po vërejnë shtimin gjithnjë e më tepër të valës së islamofobisë. Në zgjedhjet parlamentare të fundit në Austri përveç partisë ekstremiste dhe islamofobiste “Liria”, edhe partia konservatori “Populli” gjithashtu po ndjek një rrugë të ngjashëm dhe myslimanët i ka bërë objektiv të sulmeve propaganduese gjatë fushatës elektorale të saj. Kjo parti para zgjedhjeve parlamentare ka theksuar ndalimin e burkës dhe mbulesës islame të zonjave të mbuluara myslimanëve. Sebastian Kurz, lideri i partisë “Populli” dhe kancelari më i ri në historinë e Austrisë, njeh shumë mirë komunitetin mysliman të vendit të tij, sepse karrierën politike të tij e ka filluar me drejtimin e Ministrisë së Brendshme të Austrisë. Karla Amine Baghaxhati, zëdhënësja e organizatës së myslimanëve të Austrisë e cila për një kohë ishte bashkëpunëtore e Sebastian Kurz, thotë: “Më kujtohet një herë në një mbledhje një grup i femrave myslimane për një kohë të gjatë kanë zhvilluar takim me atë dhe kanë kërkuar mënjanimin e një problemi. Me çudinë më të madhe pasditen e asaj dite nga zyra e Kurz i kanë kontaktuar ato dhe u kanë thënë se është zgjidhur problemi i tyre. Mirëpo siç duket z. Kurz gradualisht pas ngritjes së pozitës së tij në karrierën politike, ai arriti të ketë qasje islamofobiste. Jusef Hutchell, ish-anëtari i partisë “Populli”, thotë se metodën tënde të politikbërjes duhet rregulluar gjithnjë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodheni dhe siç duket Sebastian Kurz në bazë të kësaj po bënë politiken e tij.

Animi i Sebastian Kurz drejt ekstremit të djathtë

Evropa në vitin 2015 është përballur me një valë të gjerë të emigrantëve të ikur kryesisht nga vendet i futur në krizë, Siria. Në vitin 2016 dhe 2017, si pasojë e masave që kanë marrë autoritetet evropiane për të mbyllur rrugën e emigrantëve qysh në fillim të udhëtimit të tyre, është reduktuar në masë të madhe numri i emigracioneve që shkonin drejt Evropës. Një prej destinacioneve të emigrantëve në Evropë, ishte Austria. Në vitin 2015 rreth 90 mijë emigrantë kanë hyrë në Evropë dhe kjo shifër është e barabartë gati me 1% të të gjithë popullsisë së këtij vendi. Një vit më vonë, Sebastian Kurz në pozitën e ministrit të punëve të jashtme të Austrisë, ka luajtur rol kryesor në mbylljen e rrugës së Ballkanit për emigrantët drejt Evropës. Jusef Hutchel, anëtar i partisë “Populli” thotë: “Nëse do të vazhdonim t’i pranonim emigrantët, ata jo vetëm do të na shkatërronin sistemin tonë kulturor, por do të zhduknin edhe sistemin e sigurimit tonë social. Po. Duhet bërë dallim mes Islamit të zakonshëm dhe Islamit fondamental dhe ky i dyti duhet dëbuar nga vendi”. Ndarja e Islamit në atë moderator dhe fondamental është një novacion i evropianëve për të arsyetuar politikat islamofobiste të tyre. Individët të cilët Evropa i quan ata myslimanë fondamental, kryejnë krime çnjerëzore dhe sulme të egra terroriste që nuk kanë kurrfarë lidhje me Islamin. Islami nuk është përhapës i ekstremizmit. Islami është fe e paqes, e drejtësisë dhe bashkëjetesës mes të gjithë besimtarëve të shkollave fetare dhe të feve në përgjithësi. Historia e myslimanëve të Evropës e konfirmon këtë të vërtetë. Prania e minoriteteve fetare në vendet islame dhe liria për të jetuar në bazë të mësimeve të tyre fetare, është një anë tjetër e kësaj të vërtete. Shtetet perëndimore dëshirojnë një version të Islamit në bazë të mësimeve sekulariste dhe laicizmit. Për këtë arsye, kohë pas kohe duke krijuar kufizime të caktuara nën petkun e luftës kundër islamit politik dhe ose fondamental, po ngushtojnë gjithnjë e më shumë sferën e jetës për myslimanët. Kjo politikë është në kundërshtim me mësimet e liberalizmit ku liria e besimit dhe shprehjes është prej parimeve kryesore.

Politika islamofobiste e shteteve perëndimore, është sikur vendosja në rrezik e jetës paqësore të miliona myslimanëve në Evropë përkrah qytetarëve të tjerë evropianë. Shenja të pasojave negative të kësaj politike të shteteve evropiane, po bëhen gjithnjë e më të qarta. Në Austri për çdo vit publikohet emri i foshnjave të cilat lindin në minutat ose në orët e para të vitit të ri dhe urohen familjet e tyre për lindjen e këtyre foshnjave. Në vitin që kaloi, në Austri gjatë minutave të para të vitit 2018, ka lindur një foshnje myslimane. Babai dhe nëna e asaj foshnje kanë publikuar fotografinë e foshnjës së tyre sapo të lindur në sferën virtuale. Disa kanë treguar sjellje raciste me këtë fenomen duke përdorur shprehje të pamerituar si “Lindi edhe një terrorist tjetër” në sferën virtuale. Në një prej këtyre mesazheve të dhunshme, një person duke vë në dukje Herbert Kikel, ministrin e ri të brendshëm të Austrisë nga partia e ekstremit të djathtë “Liria”, ka thënë se ai do ta dëbojë këtë foshnje dhe familjen e tij nga Austria. Ngjarje të tilla tregojnë se në Austri po përballemi me një qasje islamofobiste shumë serioze dhe shumë të rrezikshme. 

Tags