Nëntor 24, 2023 16:24 CET

"Sa i përket çështjes së Palestinës, nëse shtetet islame që nga dita e parë do të qëndronin dhe rezistonin fuqishëm dhe të palëkundur, me siguri se sot gjendje e rajonit të Azisë Perëndimore, do të thotë rajonit tonë, do të ishte një gjendje më ndryshe. Sot ne do të ishim më të fuqishëm, do të ishim më të unifikuar dhe nga aspekte të ndryshme, sot gjendja ime do të ishte shumë më ndryshe".

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takimin e fundit të tij me funksionarët shtetëror të Republikës Islamike si dhe me ambasadorët e vendeve islame të akredituar në Teheran, më 18 shkurt të vitit 2023, ka deklaruar se çështja e Palestinës është një prej çështjeve të rëndësishme dhe parësore të botës islame dhe gjendja e sotshme e Palestinë është rezultat i neglizhencës dhe heshtjes së disa vendeve islame. Në programin serial me titull "Palestina, çështje parësore e Umetit Islam", do ta shqyrtojmë çështjen e Palestinës, historinë, pozitën dhe arsyet e rëndësisë së saj në botën islame.

"Sa i përket çështjes së Palestinës, nëse shtetet islame që nga dita e parë do të qëndronin dhe rezistonin fuqishëm dhe të palëkundur, me siguri se sot gjendje e rajonit të Azisë Perëndimore, do të thotë rajonit tonë, do të ishte një gjendje më ndryshe. Sot ne do të ishim më të fuqishëm, do të ishim më të unifikuar dhe nga aspekte të ndryshme, sot gjendja ime do të ishte shumë më ndryshe".

Çështja e Palestinës që nga ditët e para pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit gjithnjë ka qenë prej çështjeve strategjike të shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Ajetullah Khamenei gjatë viteve të kaluara, gjithnjë ka deklaruar se çështja parësore e Umetit Islam është çështja e Palestinës. Ai në takimin e fundit të zhvilluar me funksionarët shtetëror të Republikës Islamike dhe me ambasadorët e vendeve islame të akredituar në Teheran me rastin e ditës së profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s. më 27 rexheb 1444 hixhri kameri që përkon me 18 shkurt të vitit 2023, edhe një herë e quajti çështjen e Palestinës, çështje të rëndësishme dhe parësore të botës islame dhe deklaroi se dhuna dhe padrejtësia që është kryer gjatë viteve të kaluara ndaj popullit të Palestinës, është rezultat i bobësisë së botës islame dhe mosekzistencës së unitetit të nevojshëm mes vendeve islame.

Ajetullah Khamenei duke thënë se përgjatë shumë vite me radhë, para syve të të gjithë botës po bëhet padrejtësi dhe dhunës ndaj popullit të shtypur të Palestinës, ka kritikuar qëndrimet dhe veprimet e vendeve islame në lidhje me çështjen e mbështetjes ndaj Palestinës dhe goditjen ndaj Palestinës e cilësoi si goditje ndaj të gjithë botës islame dhe tha se për fat të keq vendet islame kanë heshtur përball një agresioni dhe padrejtësie të tillë, agresion ky i cili është agresion ndaj vetë atyre dhe agresion ndaj të gjithë Umetit Islam, ndërsa në disa raste dhe sidomos në këto kohë të fundit për fat të keq disa prej vendeve islame edhe kanë filluar bashkëpunime zyrtare me regjimin sionist. Kjo çështje është bërë shkak që vendet islame të dobësohen më shumë, të mos marrë formë uniteti i nevojshëm mes tyre dhe armiku të dominojë mbi ata.

Ajetullah Khamenei duke thënë se sot fuqitë e mëdha të botës e konsiderojnë të drejtë të tyre që secila prej tyre në çfarëdo mënyrë të ndërhyjë në vendet islame, theksoi se në kohën kur kanë mbetur pa zgjidhje në administrimin e problemeve brenda në vendet e tyre dhe akoma nuk kanë arritur të zgjidhin problemet në vendet e tyre, sipas iluzionit të tyre, dëshirojnë të vijnë dhe të dominojnë mbi vendet islame dhe sipas pretendimeve të tyre, të zgjidhin problemet e këtyre vendeve! Ajetullah Khamenei këtë çështje e konsideroi rezultat të dobësisë së botës islame dhe dobësisë së shteteve islame për shkak të çështjes së Palestinës. Prandaj ai në këtë takim deklaroi: "Sa i përket çështjes së Palestinës, nëse shtetet islame që nga dita e parë do të qëndronin dhe rezistonin fuqishëm dhe të palëkundur, me siguri se sot gjendje e rajonit të Azisë Perëndimore, do të thotë rajonit tonë, do të ishte një gjendje më ndryshe. Sot ne do të ishim më të fuqishëm, do të ishim më të unifikuar dhe nga aspekte të ndryshme, sot gjendja ime do të ishte shumë më ndryshe. Qysh në atë kohë personalitet që i donin të mirën botës islame kanë bërë shumë vërejtje. Autoritetet dhe dijetarët fetarë të shkollës së Naxhafit ishin ndër më të zëshmit në këtë drejtim. Autoritetet dhe dijetarët fetarë të shkollës së Nxhafit kanë shkruar shumë letra në lidhje me çështjen e Palestinës dhe pushtimin e Palestinës dhe në lidhje me çështje të tjera përkatëse. Ata kanë mbajtur ligjërata e kanë bërë kritika të ashpra dhe kështu kanë vepruar edhe shumë personalitetet të tjera dashamirëse".

Megjithatë, pse çështja e Palestinës është e rëndësisë parësore për botën islame? Pse çështja e Palestinës duhet të jetë në krye të të gjitha çështjeve dhe brengave të përbashkëta të vendeve islame? Në edicionet e ardhshme të këtij programi do të mundohemi që deri diku t'i japim përgjigje këtyre pyetjeve. Mirëpo para se të hyjmë në shtjellimin e këtyre pyetjeve, është me rëndësi që të flasim pak për historinë dhe rëndësinë e vendit të Palestinës. Prandaj, na ndiqni në vazhdim të programit që të njihemi më shumë me historinë, rëndësinë dhe pozitën e vendit të Palestinës në mesin e feve monoteiste, sidomos për fenë Islame.

Një hartë e hershme e Palestinës

Vendi i Palestinës është djep i feve monoteiste dhe vendi ku kanë lindur, jetuar dhe vepruar shumë profet dhe të dërguar të mëdhenj të Zotit. Ky vend ka një lashtësi mijëra vjeçare dhe është një prej vendeve në të cilin ka lindur dhe është zhvilluar një prej civilizimeve të para njerëzore. Vendi i Palestinës ndodhet në fund të pjesës perëndimore të kontinentit të Azisë dhe në lindje të Detit Mesdhe. Ky vend nga veriu kufizohet me vendin e Libanit, nga lindja kufizohet me lumin Jordan dhe Sirinë dhe nga jugu kufizohet me ishullin Sina i cili është pjesë e territorit të shtetit të Egjiptit. Vendi i Palestinës gjatë historisë, ka qenë vend në të cilin kanë jetuar myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë. Arkeologët gjatë gërmimeve të tyre në disa rajone të Palestinës, kanë gjetur kocka të njerëzve primitivë që me studimet që janë bërë mbi ato, supozohet se ato i përkasin një periudhe disa mijëra vjet para erës së re. Për shembull, në zonën Udejdije që ndodhet rreth 3 kilometra në jug të liqenit Tabarije (Liqeni Xhalil) në Palestinë, janë zbuluar mbetjet e skeletit të një njeriu për të cilat arkeologët konsiderojnë se i përkasin periudhës  Pleistocene e cila është një periudhë arkeologjike që përfshinë një historia nga 2.5 milion vjet deri në dhjetë mijë vjet më parë. Ndoshta, pikërisht për këtë arsye disa nga qytetet e Palestinës, konsiderohen prej qyteteve më të vjetër në botë, të tillë janë qytetet Ariha, Maxhd dhe Gaza.

Pozita gjeografike e vendit të Palestinës

Emigrimi i njerëzve drejt vendit të Palestinës ka filluar që nga disa mijëra vite më para erës së re, për shkak të pozitës gjeografike, zhvillimit të punës, tregtisë dhe bujqësisë. Në burimet historike rreth Palestinës thuhet se rreth 3500 vite para erës së re, disa fise arabe nga gadishulli Arabik dhe nga zemra e Hixhazit kanë emigruar në drejtim të disa rajoneve siç është Palestina. Ata ishin arabë të fisit Kan'ani. Në këtë mënyrë banorët e parë që njihen sipas burimeve historike në Palestinë kanë qenë arabët e fisit Kan'ani dhe vendi i Palestinës sipas këtyre banorëve në disa burime është njohur me emrin "Toka e Kan'anëve". Kan'anët ishin nga fisi Kan'an që rrjedh nga familja e Sam-it, djalit të profetit Nuh a.s.. Ata nëpërmjet bujqësisë dhe blegtorisë në rajonet me toka të begatshme të Palestinës, plotësonin nevojat e tyre të jetës dhe duke krijuar marrëdhënie tregtare me fiset e tjera, ndërtuan themelet e para të një civilizimi njerëzor. Arabët e fisit Kan'an të cilët kishin emigruar nga Gadishulli Arabik në vendin e Palestinës, kanë themeluar dhe ndërtuar shumë qytete siç është një qytet me emrin Jabus. Ky qytet më pas u zhvillua dhe u zgjerua nga Fenikasit 2500 vite para erës së re dhe e ndryshoi emrin në "Jerusalem", që do të thotë qytet i paqes dhe miqësisë. Në realitet qyteti Jerusalem është po ai "Urashalim" në gjuhën hebraike i cili sot quhet me emra "Kuds" dhe "Bejtul-Mokades.  

Palestina pas pushtimit izraelit

Palestina për shkak të pozitës së dalluar gjeografike, tokës pjellore dhe vendeve të shenjta që ndodhen në këtë vend, gjatë gjithë historisë ka qenë një rajon i konflikteve dhe luftërave të shumta. Në një prej këtyre konflikteve dhe luftërave të ashpra që ka ndodhur në shekullin 13 para erës së re, disa fise luftarake nga ishulli i Kretës dhe nga Deti Egje kanë hyrë në Palestinë ato fise gjuheshin me emrin "Pelest". Në mbishkrimet të cilat kanë mbetur që nga koha e sundimit të Ramses të III-të, këto fise janë quajtur me emrin "Pulasti" që në realitet përbënë edhe rrënjët kryesore të emrit të sotshëm të vendit të Palestinës. Këto fise në shekullin 13 ose të 12 para erës së re, nga ishujt e Detit Egje (sipas shumë gjasave nga ishulli Kret) dhe nga rajone të tjera të Detit Mesdhe, kanë emigruar në rajonet e Palestinës dhe janë vendosur në brigjet mes Jafa dhe Gaza. Sipas disa burimeve dhe transmetimeve, qytetet dhe qendrat e para të banimit të këtyre fiseve kanë qenë portet dhe qytetet Ashdud, Asekelon, Gaza, Akerun dhe Xhet.

Kods (Jerusalem)

Bejtul-Mokades sot

Është interesant të dihet se në këtë rajon janë zbuluar enë prej dheu të cilat i kanë prodhuar palestinezët (Pulastinët) duke imituar artizanalet dhe mjeshtrit e Greqisë. Figurat e vizatuar mbi enët prej dheut tregojnë këtë se palestinezët (Pelest) ishin fise luftarake. Ata shumë shpejtë pranuan besimin dhe bindjet e arabëve Kan'an dhe ata adhuronin perëndi si "Dajgun", "Ba'l" dhe "Ashtar". Banorët Pelest kishin aftësi të mëdha në nxjerrjen e xeheve të hekurit dhe në përpunimin e tyre dhe në realitet nuk kishin rival në prodhimin e mjeteve të ndryshme luftarake nga hekuri. Ata kanë bërë një vetëmbrojtje të fortë përball sulmit të Jushe'e nga fiset "Beni Israil" i cili synonte të pushtonte vendbanimet e tyre. Mbrojtja e tyre ishte aq e rëndësishme sa që është përmendur disa herë edhe në librin e shenjtë Teoratin.

Bejtul-Mokades në histori

 

Tags