Nëntor 27, 2023 19:24 CET

një çështje tjetër e cila forcoi edhe më shumë lidhjen shpirtërore dhe emocionale dhe të besimit të myslimanëve me Palestinën, me Kudsin dhe me Xhaminë Al-Aksa ishte fakti se shumë prej ajeteve të Kur'anit të shenjtë në të cilët ritregohej jeta dhe vepra e profetëve të Zotit duke përfshirë Hazretin Ibrahim, Ja'kub, Zekeria, Jahja, Davud, Sulejman dhe Isa etj., paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ata, thuhej se vendi dhe territori gjeografik i rëndësishëm i tyre ka qenë vendi i Palestinës.

Në këtë edicion do të flasim për çlirimin dhe marrjen nën kontroll të Palestinës dhe qytetit Bejtul-Mokades nga myslimanët.

Është thënë më parë se vendi i Palestinës për shkak se ishte kibla e parë e myslimanëve dhe gjithashtu për shkak se ishte vendi i Mi'raxhit të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., fitoi një rëndësi shumë të veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë. Mirëpo pikërisht në këtë kohë u shfaq edhe një çështje tjetër e cila forcoi edhe më shumë lidhjen shpirtërore dhe emocionale dhe të besimit të myslimanëve me Palestinën, me Kudsin dhe me Xhaminë Al-Aksa. Ajo çështje ishte fakti se shumë prej ajeteve të Kur'anit të shenjtë të cilët i shpalleshin Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe në të cilët ritregohej jeta dhe vepra e profetëve të Zotit duke përfshirë Hazretin Ibrahim, Ja'kub, Zekeria, Jahja, Davud, Sulejman dhe Isa etj., paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë ata, thuhej se vendi dhe territori gjeografik i rëndësishëm i tyre ka qenë vendi i Palestinës dhe pikërisht kjo çështja përveç ngjarjes së kibles së parë, Mi'raxhit dhe ajeteve të Kur'anit që flisnin për shenjtërinë dhe bekimin e vendit të Palestinës, rezultuan në forcimin e lidhjes shpirtërore dhe emocionale dhe bindjeve fetare të myslimanëve me Palestinën, me Kudsin e shenjtë dhe me Xhaminë Al-Aksa. Kështu që ishte shumë e natyrshme që me përhapjen e fesë së pastër Islame, myslimanët të tregojnë interesim dhe dëshirë më të madhe ndaj Shamit dhe Palestinës dhe për t'i ftuar banorët e këtyre rajoneve që të pranojnë fenë e pastër islame dhe për t'i liruar ata nga pushtimi i Bizantit.

Në këtë kuadër, nëse beteja e Mutah që ndodhi në vitin 8 hixhri kameri (629 të erës së re) nuk kishte ndonjë rezultat të veçantë për myslimanët për të marrë nën kontroll territoret e Shamit dhe Palestinës, por në vitin e 9-të hixhri (630 të erës së re) dhe në luftën e Tebuk-ut, myslimanët arritën ta marrin nën kontroll rajonin Tebuk i cili ndodhej në afërsi të territorit të Shamit dhe në vazhdim duke forcuar pozitën e vet, morën nën kontroll edhe rajone të tjera si Dumat Al-Xhandal dhe popullata e këtij rajoni arriti marrëveshje me myslimanët në lidhje me pagesën e taksave te myslimanët që quheshin "Xhizje".

Vendi ku ndodhi beteja e Tebuk

Në vazhdim dhe pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s, ushtria e Shtetit Islam nën komandën e Usama ibn Zejd në vitin 11 hixhri kameri që përkon me vitin 632 të erës së re, gjithashtu arriti ta stabilizojë fuqinë dhe madhërinë e Islamit në kufijtë e përbashkët me Shamin dhe forcoi pozitat a myslimanëve. Ushtria e Shtetit Islam gjatë muajve dhe viteve të tjera, gjithashtu arriti fitore të rëndësishme dhe të mëdha në këtë rajon dhe çliroi dhe mori nën kontroll shumë qytete. Derisa në vazhdim të këtyre zhvillimeve, myslimanët për të marrë nën kontroll territoret e Shamit dhe Palestinës, zhvilluan disa luftëra dhe beteja në fronte të ndryshme me ushtrinë e Bezantit. Në Palestinë, ushtria e myslimanëve arriti ta mposhtë ushtrinë e Bizantit në jug të qytetit Ramle. Mirëpo beteja vendimtare e ushtrisë myslimane kundër ushtrisë së Bizantit për të çliruar territoret e Shamit, quhet beteja e Jermuk-ës. Beteja e Jermuk-ës u zhvillua pranë lumit që quhet Jermuk, në vitin 635 hixhri kameri. Lufta e Jermukës konsiderohet lufta më kryesore e territoreve të Shamit dhe konsiderohet beteja më e madhe që është zhvilluar për lirimin dhe marrjen nën kontroll të atyre territoreve. Kjo luftë gjithashtu konsiderohet edhe humbja e dytë më e vështirë e Perandorisë së Bizantit të cilën e pësoi nga ushtria myslimane në territorin e Sirisë si dhe kjo u bë shkak që ushtria e Bizantit të largohej nga rajoni i Shamit dhe në përgjithësi të humbë kontrollin që kishte mbi ato territore të Azisë dhe në këtë mënyrë myslimanët arritën ta rrethojnë edhe qytetin Bejtul-Mokades.

Vendi në të cilin ka ndodhur lufta e Jermukës dhe shkaku kryesor i avancimit të myslimanëve drejt çlirimit të qytetit Bejtul-Mokades dhe qyteteve të tjera.

Çlirimi i vendit të Palestinës nga ana e myslimanëve vazhdojë qytet pas qyteti dhe fazë pas faze derisa myslimanët në vitin 16 hixhri kameri (637 të erës së re) arritën në qytetin e Bejtul-Mokades. Duke marrë parasysh rrethimin e qytetit Bejtul-Mokades nga ushtria e Shtetit Islam, banorët e këtij qyteti i dërguan një letër komandantit të forcave ushtarake që kishin rrethuar qytetin e Kudsit dhe me anë të kësaj letre kërkuan vendosjen e paqes me kusht që çelësat e Kudsit të shenjtë t'ia dorëzojnë khalifit të myslimanëve, do të thotë personalisht Omer bin Khatab. Omer bin Khatab i cili kishte ardhur nga qyteti i Medinës në atë rajon për të vëzhguar situatën dhe për të shqyrtuar çështjen e punës së komandantëve dhe gjeneralëve të ushtrisë së Shtetit Islam, e pranoi kushtin e banorëve të Bejtul-Mokades dhe po aty u nënshkruar traktati i paqes mes Shtetit Islam dhe parisë së qytetit Bejtul-Mokades. Omer bin Khatab në këtë traktat të paqes ua garantoi sigurinë e banorëve të Bejtul-Mokades duke përfshirë sigurinë e jetës, pasurisë, mbrojtjen e faltoreve dhe kryqeve si dhe lirinë manifestimit të besimit të tyre dhe në bazë të kërkesës së banorëve të këtij qyteti, u vendos që asnjë hebrenj të mos ketë të drejtë të qëndrojë në Bejtul-Mokades dhe në shkëmbim të këtyre kushteve, të krishterët pranuan të paguajnë taksa (xhizje) për Shtetin Islam. Në këtë mënyrë, në vitin 17 hixhri kameri (në fund të vitit 637 të erës së re), qyteti Bejtul-Mokades zyrtarisht iu dorëzua myslimanëve në mënyrë paqësore dhe pa kurrfarë gjakderdhjes dhe sundimi i Shtetit Islam mbi këtë qytet ka vazhduar për 400 vite me radhë në Bejtul-Mokades, do të thotë deri në kohën e zhvillimit të luftës së parë të Kryqëzatave në vitin 1099 të erës së re dhe gjatë gjithë kësaj periudhe të krishterët dhe banorët e tjerë të qytetit Bejtul-Mokades kanë jetuar në qetësi dhe paqe e siguri të plotë nën flamurin e Khalifatit Islam në Kudsin e shenjtë.

Çlirimi i Bejtul-Mokades nga myslimanët në vitin 16 hixhri kameri

William Fitzgerald, autor anglez, në lidhje me çlirimin e Bejtul-Mokades nga ana e myslimanëve, thotë: "Gjatë gjithë historisë së çlirimeve dhe ekspansionit deri para çlirimit të Bejtul-Mokades nuk ka ndodhë që një ngadhënjimtar të shpreh ato ndjenja të pastra dhe fisnike të cilat i kanë shprehur myslimanët ndaj Bejtul-Mokades. Myslimanët ashtu sikur "Shtëpisë së Zotit" të cilën e quajtën "Bejtul-Haram", edhe qytetin e Kudsit e quajtën me emrin "Bejtul-Mokades". Myslimanët falën namazin në Xhaminë e Al-Aksa dhe Belal bin Rijah (Belal Habeshi) për herë të parë pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., e këndoi ezanin në Kuds dhe myslimanët filluan të ndërtojnë një xhami të thjeshtë në atë vend".

William Fitzgerald

Në vazhdim të sundimit të myslimanëve mbi vendin e Palestinës, dinastia Emevite (41-132 hixhri kameri/ 661-750 të erës së re) i ka kushtuar vëmendje të veçantë Palestinës dhe qytetit Bejtul-Mokades deri në atë masë sa që Abdulmelik bin Mervan, khalifi i pestë i dinastisë Emevite, ndërtoi një xhami të madhe në afërsi të Xhamisë Al-Aksa e cila njihet me emrin Xhamia a Shkëmbit. Kjo xhami është ndërtuar mbi një shkëmb nga lartësia e të cilit Hazreti Muhamed s.a.v.s. filloi rrugëtimin e tij në qiej. I biri i tij, do të thotë Velid bin Abdulmelik gjithashtu ka rindërtuar Xhaminë Al-Aksa dhe që nga ajo kohë ambienti rreth kësaj xhamie quhet me emrin "Haram Sharif". Hisham bin Abdulmelik ka treguar vëmendje të veçantë ndaj qytetit Ariha dhe atë qytet ka ndërtuar një xhami madhështore. Gjithashtu Sulejman bin Abdulmelik, khalifi i shtatë i dinastisë Emevite, themeloi qytetin Ramle në Palestinë dhe e bërë atë qendër dhe seli të pushtetit të vend dhe shtoi vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kudsit dhe Xhamisë Al-Aksa. Gjatë kohës së shpalljes së pavarësisë së Abdulla bin Zubejr në Meke dhe Medine gjatë sundimit të khalifit Abdulmelik bin Marvan dhe pamundësisë së myslimanëve të Shamit për të shkuar në Meke dhe për të kryer ritualet e Haxhit, ai e bëri si zëvendësim të këtij rituali të madh vizitën e Kudsit dhe Xhamisë Al-Aksa.

Xhamia Kupola e Shkëmbit

Gjatë sundimit të khalifëve të dinastisë Abaside (750-1258 të erës së re) pavarësisht se qendra e Shtetit Islam u transferua në Bagdad, sundimtarët e dinastisë Abaside i kanë kushtuar vëmendje të madhe Palestinës dhe Bejtul-Mokades dhe në lidhje me këtë çështje, Abu Xhafer Mansur i njohur me epitetin Xhafer Davanighi, khalifi i dytë i dinastisë Abaside, (sundoi: 136-158), dy herë e ka vizituar qytetin Bejtul-Mokades dhe urdhëroi rindërtimin e objekteve që ishin shkatërruar si pasojë e një tërmeti të madh që e kishte goditur këtë rajon. Al-Mehdi, khalifi i tretë i dinastisë Abaside, gjithashtu ka vizituar qytetin Bejtul-Mokades. Khalifi i shtatë abasid Al-Ma'mun gjithashtu ka bërë rindërtime dhe meremetim të mëdha në Xhaminë Kupola e Shkëmbit dhe gjatë kësaj kohe dhe më pas, shumë dijetarë dhe personalitete të shquara të botës islame kanë qëndruar dhe jetuar në qytetin Bejtul-Mokades dhe në krye të tyre mund të përmendet Abu Hamid Ghazali i njohur me epitetin Imam Muhamed që është një prej filozofëve më të mëdhenj myslimanë të shekullit të pestë hixhri kameri. Në vazhdim, dinastia Fatimite (909 – 1171 të erës së re) morri nën kontroll Egjiptin dhe Palestinën që e nxori atë jashtë pushtetit të dinastisë Abaside. Mirëpo gjatë kësaj kohe u shtua armiqësia e dinastisë Fatimi me dinastinë Selxhuke (sundimi 1037 – 1210 të erës së re) dhe ky konflikt u bë shkak për përçarjen dhe dobësimin e forcës ushtarake të myslimanëve. Prandaj, në kohën kur filluan luftërat e kryqëzatave në vitin 1095, dhe ushtria e kryqëzatave pas një varg sulmeve dhe luftërave, arriti të hyjë në vendin e Palestinës dhe në territoret lindore, disa qytete të Palestinës si Ramle dhe Kuds u vendosen nën rrethim për përgjatë një muaji dhe pas disa një varg luftimesh të gjata, më në fund më 15 korrik të vitit 1099, forcat e ushtrisë së dinastisë Fatimite u dorëzuan në qytetin Bejtul-Mokades dhe ushtria e kryqëzatave përveçse e pushtoi qytetin Bejtul-Mokades, vrau dhe masakroi edhe popullatën myslimane të këtyre rajoneve dhe sipas burimeve historike, ushtria e kryqëzatave vrau rreth 70.000 qytetarë myslimanë.

Lufta e Kryqëzatave

 

 

Tags