Nëntor 27, 2023 16:50 CET

Palestina është një vend i shenjtë për të gjitha fetë hyjnore dhe esencialisht historia e këtij vendi ka filluar me profetët e Zotit të madhëruar. Në bazë të mendimit të historianëve, Palestina që nga epoka e gurit ka qenë një vendbanim i njerëzve dhe ka qenë dëshmitare e fazave të zhvillimit të jetës së njeriut nga epoka e jetesës endacake e deri te epoka e bujqësisë.

Në këtë edicion do të vazhdojmë me shqyrtimin e historisë së vendit të Palestinës deri para shfaqjes së Islamit.

Palestina është një vend i shenjtë për të gjitha fetë hyjnore dhe esencialisht historia e këtij vendi ka filluar me profetët e Zotit të madhëruar. Në bazë të mendimit të historianëve, Palestina që nga epoka e gurit ka qenë një vendbanim i njerëzve dhe ka qenë dëshmitare e fazave të zhvillimit të jetës së njeriut nga epoka e jetesës endacake e deri te epoka e bujqësisë. Ky vend gjithashtu është vendi i lidhjes së civilizimeve dhe vendi në të cilin janë shfaqur dhe përhapur fetë hyjnore, prandaj gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes dhe respektit të besimtarëve të feve të mëdha të botës si dhe të të gjithë popujve të botës. Në këtë program serial synojnë të flasim për arsyet e rëndësisë së këtij vendi për fenë Islame dhe për besimtarët myslimanë dhe rreth kësaj se për çfarë arsye çështja e Palestinës është një prej çështjeve parësore dhe të rëndësishme të botës islame. Në kuadër të këtij qëllimi dhe në vazhdim të dy edicioneve të mëparshëm, në këtë edicion do të flasim për pozitën dhe rëndësinë historike të këtij vendi në mënyrë që njihemi më shumë me historinë e këtij vendi të lashtë. Iu lutemi na ndiqni në vazhdim.

Në edicionin e kaluar thamë se paraqitja e preteksteve të ndryshme dhe rebelimi i popullit Beni Israil ndaj urdhrave të Hazreti Musait a.s., u bë shkak që ata për 40 vjet të mbeten të humbur në shkretëtirë dhe të mos gjejnë mundësinë dhe të mos lejohen të futeshin në vendin e Palestinës. Në këto rrethana vdiq edhe Hazreti Musai a.s.. Populli Beni Israil pas vdekjes së Hazreti Musait a.s. në udhëheqjen e Jusha'e, pasuesit të Hazreti Musait a.s., kaluan lumin Jordan dhe arritën në qytetin Ariha (Jericho), do të thotë hyjnë në territorin e vendit të Palestinës. Beni Israil pas qytetit Ariha, gradualisht pushtuan dhe morën nën kontroll edhe qytetet e tjera të Palestinës dhe në këtë mënyrë mbreti Talut (Sha'ul), pastaj Hazreti Davud a.s., Hazreti Sulejman a.s. dhe profetët e tjerë të Zotit dhe mbretët e tjerë të popullit Beni Israil me radhë sunduan në këtë vend deri 500 vite para erës së re.

Në kohën e profetit Hazreti Davud a.s. dhe pas tij në kohën e profetit Hazreti Sulejman a.s., populli Beni Israil arriti në një zhvillim dhe madhëri të jashtëzakonshme. Profeti Davud a.s. arriti të sundojë mbi një pjesë të gjerë të vendit të Palestinës dhe rreth vitit 1000 para erës së re, arriti ta pushtojë qytetin e Jerusalemit dhe ta çlirojë atë nga fiset emigruese që quheshin "Palest" dhe në këtë qytet filloi ta ndërtoi "Bejtul-Mokades" (Shtëpinë e Shenjtë) si dhe këtë qytet e bërë kryeqytet të mbretërisë së tij. Nga aspekti politikë, periudha e sundimit të Hazreti Davud a.s. konsiderohet një periudhë e artë e historisë së popullit Beni Israil. Pas vdekjes së profetit Hazreti Davudi a.s., i biri i tij Hazreti Sulejman a.s. morri në dorë mbretërinë e trashëguar nga babai dhe plotësoi ndërtimin e "Bejtul-Mokades" në Jerusalem. Në kohën e Hazretit Sulejman a.s., vendi i Palestinës përjetoi një zhvillim urban shumë të gjerë. Gjatë kësaj periudhe, populli Beni Israil morri nën kontroll një pjesë të gjerë të vendbanimeve të zhvilluara në atë kohë. Pas profetit Sulejman a.s., mbretëria e shtetit hebre u futën në mosmarrëveshje dhe konflikte për zgjedhjen e pasuesit të Hazretit Sulejman a.s.. Dy fise nga populli Beni Israil nuk pranuan të bëjnë besëlidhje me djalin e Hazretit Sulejman a.s. i cili quhej Rahbe'am vetëm dy fise me emrin "Jehuda" dhe "Benjamin" pranuan të bëjnë besëlidhje me mbretin e ri. Këto mosmarrëveshje e përçarje u bënë shkak që kjo mbretëri të ndahet në dy shtete, Mbretëria e Jehudas dhe Mbretëria Veriore. Përçarjet dhe konfliktet dhe gjakderdhjet që ndodhen mes të dy shteteve arritën kulmin dhe ky konflikt përfundoi me pushtimin e Asirianëve mbi Mbretërinë Veriore. Mbretëria e Jehudas gjithashtu u shkatërrua nga ushtria e mbretit Bakht Al-Nasr të Babilonisë, i cili ishte një mbret shumë gjakderdhës dhe në këtë mënyrë vendi i Palestinës u aneksua në mbretërinë e Kaldeasve dhe hebrenjtë u robëruan dhe u bënë skllevër.   

Agresioni i Asirianëve ndaj Bejtul-Mokades

Shpërngulja e hebrenjve vazhdoi deri në sulmet ushtarake të Kirit, mbretit të Iranit dhe shkatërrimin e mbretërisë babilonase. Mbreti Kiri i Persisë e pushtoi Babiloninë dhe i lejoi hebrenjtë të ktheheshin në Jerusalem. Me përmbysjen e mbretërisë babilonase nga Kiri i dinastisë Akamenide, Palestina ra nën sundimin e Perandorisë Akamenide dhe mbretëria e Iranit i ndihmoi shumë hebrenjtë për të rindërtuar Jerusalemin dhe pothuajse e rindërtoi këtë qytet. Siguria dhe qetësia në Jerusalem vazhdoi deri në fund të sundimit të mbretit Dario i III-të, një nga mbretërit e dinastisë Akamenide të Iranit (381 deri në 330 para erës së re) deri në sulmin e ushtrisë së Aleksandrit të Madh, rreth vitit 323 para erës së re. i cili sulmoi Iranin, Egjiptin, Sirinë dhe Palestinën dhe shkaktoi shumë shkatërrime, vrasje dhe plaçkitje. Që atëherë, Jerusalemi dhe Palestina u pushtuan plotësisht nga grekët.

Mbreti Kiri në Babiloni

Pas Aleksandrit, pasardhësit e tij sunduan Palestinën, por sundimi i tyre mbi këtë vend nuk zgjati shumë dhe pas disa kohësh, romakët sulmuan atje dhe pushtuan shumë pjesë të Palestinës gjatë luftërave në dekadën e shtatë dhe të tetë të erës sonë. Në këtë periudhë kohore, Jerusalemi u plaçkit; Tempulli i Dytë, i cili ishte rindërtua gjatë sundimit të dinastisë Akaemenide, u shkatërrua tërësisht dhe nga ai mbeti vetëm muri perëndimor. Me sundimin e romakëve mbi Jerusalemin dhe me gjithë atmosferën e favorshme që mbizotëronte në Palestinë në vitet në vijim, hebrenjtë iu kthyen sërish zakonit të tyre të rebelimit, mosnështrimit dhe komploteve duke filluar një komplot kundër sundimit të Perandorisë Romake, dhe kjo bëri që pushtetarët romakë t'i ndëshkonin ata. Prandaj, në vitin 135 të erës së re, Hadriani, mbreti i Romës, i dëboi hebrenjtë nga Jerusalemi dhe i ndaloi ata të hynin, të vendoseshin dhe madje edhe t'i afroheshin këtij vendi. Gjatë kësaj periudhe kohore, Palestina u bë pjesë politike dhe ekzekutive e territorit të Perandorisë Romake.

Agresioni romak në Palestinë

Gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Romak mbi tokën e Palestinës, Hazreti Isai (a.s.) lindi në qytetin e Bejt Lah, një nga qytetet historike të vendit të Palestinës, dhe u bë lajmëtari i fesë së re. Klerikët hebrenj e shihnin fenë e Hazretit Isa a.s. dhe profetin e ri si një kërcënim për sundimin dhe dominimin e tyre fetar, politik dhe ekonomik. Në të njëjtën kohë, shumë arabë të fiseve Kan'an dhe palestinezë "Pelest" që besonin në fenë e Hazreti Isait a.s. u torturuan dhe u shtypën. Për t'u përballur fenë e re dhe për të parandaluar përhapjen e saj, kleri hebre bëri komplote kundër Hazreti Isait a.s., apostujve dhe ndjekësve të tij në oborrin e sundimtarëve romakë. Në fund, sundimtari romak e pranoi mendimin e klerit hebre për të kryqëzuar Hazreti Isain a.s. dhe e vendosi në zbatim këtë dënim. Bazuar në këtë transmetim, Hazreti Isai a.s. u kryqëzua në Jerusalem dhe në Malin e Ullinjve dhe më pas u ngjit në qiell. Natyrisht, Kur'ani Famëlartë, libri i shenjtë i myslimanëve, mohon kryqëzimin e Hazretit Isa a.s., por në të njëjtën kohë paraqet konspiracionin dhe komplotin e hebrenjve dhe nxitjen e tyre për të kryqëzuar Hazretin Isa a.s..

Sundimi romak mbi Palestinën

Me bashkimin e romakëve me fenë e krishterë dhe ndarjen e Perandorisë Romake, Kostandinopoja u bë kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore, e cila u quajt Bizant. Mbretëresha Helena, nëna e perandorit Kostandinopojë, vizitoi Palestinën në vitin 326 të erës së re dhe ndërtoi Kishën e Ringjalljes në Jerusalem dhe Kishën e Al-Mahd në Bejt Lahm të Palestinës. Më vonë, gjatë Perandorisë Bizantine, rreth vitit 390 të erës së re, Palestina u nda në tre rajone: Palestina e Parë, Palestina e Dytë dhe Palestina e Tretë. Palestina e parë përfshinte Judenë, Samare, Bregdetin dhe Tokën e Shenjtë. Palestina e dytë përfshinte shtetin e Xhelil, Xhezrilin, zonat lindore të shtetit Xhelil dhe pjesën perëndimore të ish-Dekapolit. Palestina e tretë përfshinte gjithashtu Jordaninë Jugore, e cila dikur ishte pjesë e rajonit arab. Një tjetër emër për Palestinën e tretë ishte Palestina Salutaris. Kjo ndarje e vendosi rajonin arab si pjesë të Jordanisë veriore në lindje të Tokës së Shenjtë.

Kisha e Ringjalljes në rajonin historik të Kudsit të shenjtë

Sundimi bizantin mbi Palestinën u përfundua përkohësisht gjatë pushtimit të persianëve në vitin 614, sepse në këtë kohë, Khosrov Parvez, mbreti dinastisë Sasanid, mposhti trupat ushtarake bizantine dhe pushtoi Jerusalemin (Palestinën) me udhëzimin e hebrenjve që bashkëpunonin me Iranin. Por pas vdekjes së mbretit Khosrov Parviz të Iranit, kjo tokë ra përsëri në duart e të krishterëve.

Shtrirja e perandorisë Sasanide

Në këtë kohë, feja islame ishte shfaqur në tokën e Arabisë dhe në Gadishullin Arabik dhe me shfaqjen e Islamit në Gadishullin Arabik, në botë po ndodhnin zhvillime të reja, veçanërisht në tokën e Palestinës, të cilat ne do diskutojmë në edicionet e ardhshme.

 

Tags